Ishte ora edhe njė ēerek para 24-shit. Pakės i
lodhur, edhe nga puna, por edhe nga orari i zgjatur qė na ishte imponuar, i
hodha njė shikim repartit ku punoja... dhe sėrish ishe pėrplot material qė
priste pėr t'u paketuar. Nė atė moment seē u (ri)ktheva me mendje njė vit mė
parė - m'u kujtuan ato ēaste kur kriza ekonomike kishte pėrfshirė mbarė
globin dhe secili prej nesh bartte nė shpirt njė dozė sado tė vogėl ankthi
pėr mundėsin e humbjes sė vendit tė punės! Asokohe ky repart shpeshherė
ishte plotėsisht i zbrazur dhe na duhej ta ndėrprisnin punėn edhe mė
herėt... megjithėse, nganjėherė edhe krizat ekonomike janė tė mirėseardhura,
ato e kanė njė fund, si ēdo proces tjetėr kozmik... edhe krizat shpirtėrore,
po ashtu, pavarėsisht zgjidhjes dhe pasojave pėrfundimtare.
Njė puhizė e lehtė nė orėt e vona tė kėsaj
mbrėmje, kur po lėvizja pėrmes uzinės, ma freskoi shpirtin dhe trupin, e
bashkė me kėtė freski unė ndjeva edhe shkėlqimin (edhe pse vagėllues) tė
rrezeve tė artė tė hėnės - rreze qė shpėrthenin butėsisht errėsirėn dhe mė
shoqėronin duke mė falur pak ngrohtėsi hyjnore... Tek porta dalėse, ndalova
pėr njė ēast! Aroma e kėndshme e trėndafilave me ngjyra tė lloj-llojshme qė
po shpėrndahej anė e mbanė asaj hapėsire mė dehu si magji...
...E kėputa, pas shumė vitesh, njė gonxhe
trėndafili qė sapo i kishte hapur petalet dhe nga brendia e saj gufonte ajo
aromė e mrekullueshme qė ta joshte dhe relaksonte shpirtin pas kėtij turni
tė stėrzgjatur tė pasdites. Dhe gjersa e mbaja nė duar, nėpėr ekranin e
memories sime kalonin sekuenca tė ndryshme tė pjesėve tė jetės... por tė
atyre mė ngjyrat mė tė bukura, nga ēastet mė tė gėzuarat... qė asokohe i
sillnin shpirtit dhe qenies sime aq shumė kėnaqėsi sa qė e lumturonin atė
pafundėsisht...
Sonte nuk e kėputa pėr t'ia dėrguar ndokujt -
jo, nuk e meriton kush kėtu njė dhuratė kaq hyjnore! Shpirti i ēiltėr i asaj
qė dikur ia dėrgoja tashmė ėshtė kthyer nė njė yll qė, me shkėlqimin e tij,
i bėnė shoqėri hėnės pėr t'i falur pakės rreze ngrohtėsia qenies sime...
Sonte e kėputa pėr t'i sjellė pakės aromė gėzimi zemrės sė pėrvuajtur...
Qėndrova aty, bashkė me kujtimet por edhe me
mallin, pėr ca ēaste!.... Eeeh ēastet! Kisha lexuar diku njė thėnie: "Jeta
nuk matet me sekonda, por me ēaste - ēaste qė mbesin nė pėrjetėsi."
Dhe
ėshtė shumė e vėrtet se janė ēastet ato qė siglohen pėrjetėsisht nė memorien
tonė, e jo sekondat, qė me ēdo tik-tak tė tyre na grabisin njė pjesė tė
kėsaj dhurate kaq tė ēmuar tė quajtur jetė... as minutat, as orėt... qė ikin
pėr tė mos u kthyer kurrė mė! E po: a ka mė mirė se sa njeriu tė pėrjetoj
ēaste tė kėndshme, ēaste qė mbesin nė pėrjetėsi?... Nė jetė ka ēaste, kur
njeriu ka aq shumė nevojė pėr dikė, sa qė mundohet ta nxjerr edhe nga
ėndrrat, pėr ta pėrqafuar pafundėsisht!... Pra: a nuk ėshtė vėrtet hyjnore
tė dhurosh ēaste tė kėndshme? Gjithsesi se po, prandaj, dhuroju ēaste tė
tilla mbresėlėnėse tė gjithė atyre qė e meritojnė: atyre qė kanė ditur tė
formojnė ylber buzėqeshjesh, me ngjyrat mė tė bukura tė jetės, nė buzėt e
tua; atyre qė kanė arritur tė krijojnė ngrohtėsi tė pafundme nė zemrėn
tėnde; atyre qė kanė ditur tė nxisin shkėlqim gėzimi nė sytė e tu; atyre qė
kanė arritur tė mbjellin fidanė lumturie nė shpirtin tėnd... tė gjithė
atyre qė i do dhe tė duan, sepse janė ēastet ato qė mbesin nė pėrjetėsi!...

Nuk e di se kohė qėndrova ashtu i thelluar nė
botėn e kujtimeve tė gėrshetuara bashkė me imagjinatėn, e pastaj e afrova
atė gonxhe trėndafili pranė hundės dhe morra frymė thellė, thellė duke i
mbushur gjithė mushkėritė me kėtė aromė dehėse e cila u shpėrnda nė ēdo pore
tė trupit tim... e pastaj drejtova shikimin kah hėna, e cila nė shoqėri tė
yjeve po mė sodiste me aq butėsi nga lartė sikur po e kuptonte edhe ajo
lojėn e ndjenjave tė mia... dhe kėtė aromė ia dhurova asaj! Ia dhurova hėnės
sepse m'i pėrkujtoi engjėjt, ata qė pėrkundėn nė shtratin pėrrallor tė saj,
buzėqeshjen e tyre hyjnore... po "...engjėjt banojnė nė buzėqeshje!"
- sa bukur e kishte thėnė nė njė tregim tė saj Suzana Kuqi. M'i kujtoi ato
krijesa qė kanė njė shpirt tė pastėr si kristal, njė zemėr tė pafund
mirėsie, qė shpėrndajnė pėrherė vetėm farėn e dashurisė... M'i kujtoi ato
krijesat mbrojtėse, qė me kujdesin e tyre hyjnor dhe me puhizat e lehta qė
krijojnė pėrmes flatrave tė arta, miklojnė shpirtrat e trazuar e tė
vuajtur, i sjellin freski atyre... dhe secilit nga ne, fatmirėsisht,
Madhėshtia ia ka pėrcaktuar nga njė shpirt tė ndritur engjėllor!
...E mua hėna ma kujtoi kėtė shkėlqim tė artė,
prandaj ia dhurova atė aromė dhe e luta qė ta bartė deri tek ai shpirt
engjėllor qė gjendet diku larg, shumė larg nga kėtu... por padyshim, edhe
afėr, shumė afėr, me mendje e zemėr... Pėr mua largėsi e madhe, pėr Hėnėn jo
- ajo e ka kėtė mundėsi, e ka kėtė fat, t'i sodis tė gjithė shpirtrat
engjėllor nė tė njėjtėn kohė!... andaj e luta ta bartė kėtė aromė edhe tek
ai shkėlqim i artė, pėr ta ndarė bashkėrisht, sikurse sa e sa ndjesi tė
tjera... sa nektar jete...
E vendosa gonxhen e trėndafilit mbi timonin e
biēikletės sime, aty ku e vendosja me aq dashuri dikur, dhe lėviza pedalet
pėr ta vėnė nė marshim kėtė mjet qė mė bėnė shoqėri qė sa vite me radhė si
njė ndėr miqtė mė besnik... Bashkė me aromėn e lules qė rigjeneronte
pandėrprerė ēaste tė kėndshme nga njė kohe lumturie, ndjeja edhe rrezet e
vagėta, por tė arta tė hėnės, e cila mė pėrcillte nė vazhdimėsi - herė duke
u fshehur pas reve e here duke e shpalosur buzėqeshjen e saj, m'u sikurse
njė fėmijė lozonjar qė ka dėshirė tė llastohet pėr dėfrim... E unė e
vėshtroja me plot dashamirėsi dhe bisedoja nė heshtje me tė! Bisedoja me
hėnėn me gjuhėn e ndjenjave dhe njėkohėsisht lundroja gjurmėve tė sė
kaluarės, duke u pėrplasur me sa e sa ēaste... deri te ēasti fillestar...
Ishte, po ashtu, edha ai njė ēast, kur unė kisha
ardhur nė kėtė botė... Dhe, derisa unė qaja, tė gjithė tė tjerėt rreth
meje, buzėqeshnin tė gėzuar... Dhe njė zė i
fuqishėm nga brenditė mė tė pastra shpirtėrore mė urdhėronte: "Vazhdo
tė jetosh ashtu.... Qė
kur tė vije ēasti, qė ti tė ndahesh nga kjo botė, tė ndahesh me buzėqeshje,
e tjerėt rreth teje tė
qajnė!"
|