- A keni qenė ndonjėherė nė njė situate kur keni qenė tė
shqetėsuar me rastin e asaj qė ju kalon nėpėr mendje? Ēfarė ide tė ēmendura
ju vijnė nė mendje? Tė gjitha vetėm gjėra tė shėmtuara, se diēka e tmerrshme
mund tė ndodhė, juve apo familjarėve tuaj? Sikur mund ti bėni keq vetes apo
tjetrit? Sikur mund tė humbni kontrollin dhe tė ēmendeni? Ndoshta keni
mendime tė liga nga tė cilat vazhdimisht jeni pėrpjekur tė ēliroheni, e tė
cilat nė tė vėrtetė edhe mė shumė ju kanė xhindosur? Ēfarė mendime bizare
mendja juaj ua servon pėr ēdo ditė? Dhe kur e ktheni filmin prapa, kur pėr
tė parėn herė jeni bėrė tė vetėdijshėm se nuk jeni miku mė i mirė i vetes
suaj dhe se mendja juaj flet tregime tė shėmtuara? Dhe ju flet se edhe ju
jeni tė shėmtuar, budalla, tė trashė, se nuk do tė keni sukses, se jeni tė
dobėt dhe tė mjerė, se jeni dėshtak dhe se asgjė nuk ėshtė mjaftueshėm e
mirė?
- A e keni vėrejt se si nganjėherė befas e humbni humorin, e tė
mos jeni tė sigurt se cila mund tė jetė arsyeja? A e keni zėnė vetėn
ndonjėherė duke analizuar, vlerėsuar, gjykuar veten, jetėn dhe njerėzit e
tjerė dhe se frikshėm kapeni me tė gjithė kėto procese? Nuk e di se a ju ka
thėnė mendja juaj ndonjėherė gjėra tė tilla, mendja ime sigurisht se po! Pėr
ēdo ditė. Dhe ēdo ditė kur e filloj ditėn, dyshoj se do tja dal, mendoj se
do tė sėmurem, i them vetes se ajo qė bėj nuk ėshtė mjaft e mirė. E jo vetėm
se i kam tė gjitha kėto mendime, por ato seriozisht ndėrhynė nė funksionimin
tim tė pėrditshėm. Ndikojnė nė arritjet e mia, nė vetėbesimin tim,
marrėdhėniet e mia me veten dhe pėr njerėzit e tjerė. Dhe ja kėtu ėshtė njė
tjetėr mendim: "Tė gjithė kėta njerėz e tjerė tė mrekullueshėm, lum pėr ta,
ata nuk do tė kalojnė nėpėr kėtė. Kėta njerėz tė tjerė qė ne i shohim nė
rrugė, nė autobus, nė punė, nė ashensor ... aq stabil, pėrplot vetėbesim, me
jetė tė rregulluar ". Megjithatė, pasi qė kam mundėsi qė pėr ēdo ditė tė
dėgjojė njerėzit dhe rrėfimet e tyre intime, pėrvojat e tyre, gjatė gjithė
kėtyre viteve unė vėrej se nuk ekzistojnė ata tė tjerėt, qė janė stabil, dhe
tė cilėt nuk kalojnė nėpėr tė gjitha kėto gjėra.
- Dhe pastaj, krejt natyrshėm, shtrohet pyetja, nėse prapė
ekzistojnė njerėz qė nuk kanė pėrvoja me kėto, atėherė a ėshtė prapė kjo
normale dhe e natyrshme? Po, secili kėtė e tejkalon apo e bartė nė mėnyrėn e
vet, e ndryshon, mbrohet, i shmanget, e maskon, e mbulon
por ato janė aty,
apo jo? Aty janė pėr ēdo ditė. Dhe nganjėherė kurthurohemi. Por atėherė
pėrse recepti i vjetėr i dėshmuar: Mos mendo pėr tė! apo Mendo
pozitivisht!, nuk funksionon? pėrgjigja ėshtė e thjeshtė, mendimet nuk janė
nėn kontrollin e vullnetit, Kurrfarė urdhri apo kėrkese apo dėshirė e madhe
kėtė nuk mund ta ndryshojė. Kurrfarė stop teknike nuk do tė na ēlirojė
pėrhershėm nga procesi i kėtillė i tė menduarit. Po, mund ta orientojmė
vėmendjen nė diēka tjetėr, mund tė zhvillojmė lloj-lloj strategjish pėr tu
ēliruar. Por nė fund, ja ato prapė paraqiten. Aty janė dhe vazhdojmė
prapė
prej fillimit.
- Pra, nėse kthehemi nė supozimin se tė gjitha kėto procese
psikike janė normale dhe tė natyrshme tė mendjes normale, herėt apo vonė,
ato procese normale tė mendjes sonė normale pashmangshėm do tė na ēojnė nė
vuajtje. Duke menduar keq pėr diēka qė do tė ndodhė, apo diēka tė keqe qė do
tė mund tė ndodhė, pėr ne paraqet njė lloj vuajtje. Duke menduar pėr gjithė
kėtė, ne e ngjallim kėtė, pėrshkruajmė, gjejmė nocione adekuate dhe
shfrytėzojmė gjuhėn qė gjėrat ti emėrtojmė me emėr tė pėrshtatshėm dhe pėr
ne kjo bėhet pėrnjėherė realitet. Mė nuk ėshtė e rėndėsishme se ēfarė ėshtė
e vėrtetė, e rėndėsishme ėshtė ajo qė ne pėrjetojmė, ēfarė ndjejmė duke
menduar pėr to.
- Duke shfrytėzuar pikėrisht gjuhėn si sistem kompleks i
simboleve qė pėrfshinė fjalė, imazhe, tinguj, dhe tė gjitha shprehjet me
gjeste dhe fytyrė ne mbijetojmė, kemi mundėsi tė komunikojmė me njerėzit e
tjerė, punojmė dhe jetojmė. Flasim, shkruajmė, vizatojmė dhe kėndojmė. Nga
ana tjetėr, po kjo gjuhė mundėson tė gjitha ato procese tė ndėrlikuara
kognitive, e cila pėrfshinė atė qė tė merremi me vetveten dhe pėrmbajtjet
tona: tė mendojmė, imagjinojmė, tė ėndėrrojmė, tė planifikojmė, analizojmė,
krahasojmė, vlerėsojmė, brengosemi. Me njė fjalė, e gjithė kjo ėshtė mendja
jonė.
- A po e parashtroni edhe ju njė pyetje logjike, se mendja jone
a ėshtė mike apo armike e jonė? Nėse veē e shfrytėzojmė si mjet pėr
realizimin e arritjeve tė ndryshme nė jetė, ta jetojmė njė jetė kualitative,
tė shoqėrohemi, tė punojmė, dhe nga ana tjetėr, po kjo mendje di aq shumė tė
na ngarkojė dhe pėrkundrazi tė na dėmtojė kualitetin e jetės?
- Nga njėra anė, gjuha me tė cilėn shėrbehemi na ndihmon ta
hartojmė dhe planifikojmė jetėn tone, tė gjendemi dhe tė mbijetojmė, tė
fitojmė dhe shpėrndajmė njohuri, tė mėsojmė nga pėrvojat, tė imagjinojmė
gjėra qė nuk janė reale, komunikojmė me persona qė janė dhe nuk janė
prezent, mėsojmė prej tė tjerėve, Nga ana tjetėr, gjuhėn gjithashtu e
pėrdorim pėr tė gėnjyer, manipuluar, mashtruar, shpifur, pėr tė nxitur
urrejtjen, paragjykimet dhe dhunėn, apo pėr tu marrė me ngjarjet e
dhimbshme tė jetės nga e kaluara, pėr tu frikėsuar me ngjarjet tė
pakėndshme imagjinare nė tė ardhmen, pėr tu krahasuar, gjykuar, kritikuar,
dėnuar tė tjerėt dhe veten.

- Pasi qė gjuha, respektivisht mendja, njėkohėsisht edhe na e
lehtėson edhe na e vėshtirėson jetėn, atė nuk e kemi as mike as armike.
Mendja jonė nė tė vėrtetė ėshtė shpatė me ty tehe! Mund tė na jetė shumė e
dobishme, por nėse nuk mėsojmė se si tė punojmė me tė nė mėnyrė tė drejtė,
mund tė na lėndojė dhe tė na ēojė nė vuajtje.
- Mendja nė tė vėrtetė ėshtė instrument qė na mundėson ti
zgjedhim situatat problematike. Esenca ėshtė se vetė fjala problem
sugjeron diēka tė padėshirueshme, diēka qė duhet rregulluar apo zgjidhur.
Diēka tė cilės duhet shmangur, nga diēka qė duhet ēliruar! Nė botėn tone
fizike e cila na rrethon strategjitė e tilla zakonisht tregohen tė
suksesshme! Problemin praktik gjej zgjidhje largoje nga vetja! Mendja
kėtu e kryen punėn e vet shumė suksesshėm. Duke marrė parasysh se mendja
funksionon mire nė zgjidhjen e problemeve tė botės material, ėshtė e
logjikshme qė ne tė besojmė se strategjia e njėjtė mund tė funksionojė edhe
kur bėhet fjalė pėr botėn tone tė brendshme? A nuk ėshtė kjo e logjikshme
dhe e natyrshme. Ndoshta ėshtė e logjikshme, normale dhe e natyrshme, por
kur bėhet fjale pėr botėn tonė tė brendshme, botėn e mendimeve, emocioneve,
kujtimeve, sensacioneve dhe nevojave strategji me tė cilėn pėrpiqemi tė
ēlirohemi nga tė gjitha ato ngjarje tė pakėndshme dhe tė pahijshme, thjesht
NUK FUNKSIONON! Nganjėherė mund tė kemi pėrjetimin se nga diēka jemi
ēliruar, megjithatė, shumė shpejt fillojmė tė shohim se tė gjitha kėto ishin
afatshkurta. Atėherė zakonisht, me kalimin e kohės, pėrfundojmė duke vuajtur
edhe me shumė edhe mė fuqishėm.
- Strategjia e dobishme tė cilėn do tė kishim mundur ta zbatojmė
pėr tė gjitha ngjarjet e brendshme tė pakontrolluara qė na shkaktojnė neve
problem ( e kur janė tė pakėndshme ne i vlerėsojmė si problematike), ėshtė
pranimi i tė gjitha atyre ndodhive, si plotėsisht tė natyrshme dhe normale,
qė ngjajnė dhe ekzistojnė nė secilin prej nesh.
Pra, ēka janė mendimet nė tė vėrtetė?
- Mendimet janė njė lloj i atyre ngjarjeve tė brendshme,
gjithmonė prezentė, janė vetėm grumbuj fjalėsh dhe imazhesh nė kokat tona!
Kur lidhemi pėr to, i japim rėndėsi, bėhet problematike pikėrisht vet
pėrmbajtja e mendimeve. Por, pse do tė merreshim fare me pėrmbajtjen e
mendimeve? Pėrse ato i evoluojmė dhe i vlerėsojmė? Pėrse i karakterizojmė si
tė bukura, tė kėqija, tė kėndshme dhe tė pakėndshme apo edhe mė keq si tė
drejta apo tė gabuara, respektivisht tė lejuara dhe tė ndaluara (kush ėshtė
nė tė vėrtetė ai i cili i peshon dhe flet kėshtu)? Kur kemi bindjen se disa
mendime janė tė ndaluara se janė tė tmerrshme dhe tė kėqija, ndėrsa kemi
thėnė se nuk kemi kontroll mbi to, si mund tė ndihemi si pasojė e kėsaj? Me
siguri do tė jemi tė zemėruar nė veten tone apo tė frikėsuar dhe tė
pikėlluar. Si do qė tė jetė, ėshtė e sigurt se nuk mund tė jemi tė qetė.
- Pra, pyetja e parė nuk ėshtė - se a ėshtė mendimi ėshtė i
drejtė apo i gabuar. Pyetja e parė ėshtė - se a janė tė dobishme pėr ne
mendimet apo jo?
Mendimet mund tė na duken si:
Absolutisht tė vėrteta,
urdhra qė duhet ti zbatojmė apo rregulla qė duhet ti pasojmė,
kėrcėnime nga tė cilat duhet tė ēlirohemi sa mė pare,
diēka po ngjanė kėtu dhe tani, pavarėsisht se ato pėrmbajtje
janė tė lidhura me tė kaluarėn apo tė ardhmen,
diēka jashtėzakonisht e rėndėsishme qė kėrkon gjithė vėmendjen
tone,
diēka qė do ti pėrmbahemi marrėzisht me ēmim edhe tė rrezikimit
tė jetės sonė.
Mendimet janė:
Mund por sdo tė thotė se duhet tė jenė tė vėrteta,
sigurisht se nuk janė urdhra qė duhet dėgjuar apo rregulla qė
duhet pasuar,
ėshtė e sigurt se nė asnjė mėnyrė nuk janė rrezik pėr ne,
nuk ėshtė diēka qė ngjanė nė botėn fizike vetėm grumbuj fjalėsh
dhe imazhesh nė kokėn tone,
munden por sdo tė thotė tė jenė tė rėndėsishme kemi
mundėsinė tė vendosim se ēfarė rėndėsie i kushtojmė,
mund tė shfaqen dhe tė zhduken nė ritmin e vet pa kurrfarė
nevoje pėr ti mbajtur apo larguar,
- Pra, duke i pasur tė gjitha kėto parasysh, veē nė situatėn
pasuese, kur e gjeni veten se jeni duke u marrė me pėrmbajtjet tuaja tė
brendshme, me mendimet tuaj, duke u pėrpjekur qė pasuksesshėm ti
kontrolloni apo ti largoni, mos e harroni se e gjithė kjo ėshtė e
natyrshme, se proceset tona mendore janė tė pakontrolluara, se ngjarjet tona
tė brendshme kanė fillimin e vet, rrjedhėn dhe fundin. Ėshtė plotėsisht e
mjaftueshme tė jenė tė vullnetshėm tė lejoni tė paraqiten dhe tė jenė aty
ju vetėm i vėshtroni, mandej ju vendosni se ēfarė ėshtė pėr ju e rėndėsishme
dhe e vlefshme. Lėreni mendjen tė punojė, tju dėrgojė porosi qė do tė jeni
apo nuk do tė jeni tė suksesshėm apo se jeni tė kėtillė apo tė atillė.
Pėrfytyroni mendjen si njė mike tė mėrzitshme e cila gjithė kohės ėshtė
pranė jush e cila ju kritikon dhe flet keq pėr ju.
- Gjatė gjithė kohės mbajeni mend se jeni tė sigurt. Thjesht
regjistroni dhe lėshonju asaj qė ngjanė kėtu dhe tani, dhe pėrqafoni kėtė
moment! Dhe pėrpiquni tė mos jeni tė rreptė ndaj vetes, kjo me siguri nuk do
tju shkoj pėr dore menjėherė. Kėnaqėsia do tė vijė mė vonė, sepse kjo ėshtė
shkathtėsi qė arrihet.
Fundi i ligjėratės
|