Rastėsisht, edhe halla e muar rrugėn e mėrgimit, jo pėr tė ikur
nga atdheu i vet pėr ndonjė telashe, por pėr tė jetuar mė mirė me familjen e
saj tė ngushtė, e cila kishte mbetur e vetme nė shtėpi. Kush tė kujdesėt pėr
tė, edhe pse ajo i kishte gjashtė djem e tri vajza, tė gjithė kishin krijuar
familje, por tė gjithė u shpėrndanė nė botėn e perėndimit. Dy djem i kishte
nė Australi dhe tė tjerėt nė Zvicėr, ndėrsa kur i vdiq burri, ajo i kishte
rrafshuar tė shtatėdhjetat dhe nuk ishte mė nė gjendje tė gatuaj as bukė pėr
vete dhe mosha e saj kishte nevojė pėr njė pėrkujdesje tė veēantė.
Pas vdekjes sė burrit, jeta e hallės dukej ndryshe dhe ndodhej
para njė enigme qė e mundonte shumė dhe zgjedhja e saj do tia merrte kohėn.
Vendosi tė thėrret djemtė e saj nė Zvicėr, qė ta marrin atje, e cila nė
kėtė mėnyrė, ndoshta do tė mund tė jetojė edhe ndonjė ditė.
Mendja e saj ishte akoma e kthjelltė dhe i kujtohet fare mirė
kur flisnin djemtė e saj, se nė Zvicėr punohet shumė. Dhe nė ditėt nė vijim,
halla u largua papritmas nga vendlindja e saj dhe e muar rrugėn e mėrgimit,
pakėz e befasuar kur arriti nė qytetin Santgallen (St. Gallen) tė Zvicrės,
sepse tani, kur pėr herė tė parė ishte nė njė ambient tjetėr, pėr tė cilin
as qė kishte menduar ndonjėherė mė parė.
Halla, i kaloi afėr 20 vjet nė Zvicėr, nė qytetin e bukur tė
Sangallenit, ajo nuk punoj, por nuk e kaloj kohėn kot, pėr derisa ishte e
fortė, ajo i rriti disa nipa dhe mbesa. Disa herė kisha rastin ta vizitoja
dhe me kureshtje i dėgjoja kėshillat e saj dhe herė pas herė fjalėt e saj i
rrokullisja nėpėr kokė, sidomos fjalėt e urta tė saj, tė cilat mė ndiznin
pėr t'i studiuar, lidhur me domethėnien e tyre. Kur erdhi nė Zvicėr, nė
fillim nuk e zinte gjumi, ēdo gjė i luante para syve, i kujtohet vendi i
vet, tė cilin e kishte lėnė tė boshatisur, gjitha ato ndėrtesa dhe mallra,
pa asnjeri brenda, duke e ndjerė vetėn fajtore, sepse mendonte se gjithė ajo
boshatisje ka lidhje mė tė, duke mos ditur pėrse
? Mėzi priste tė agonte
dita, e bindur se ajo do ta qetėsonte dhe shėronte dhembjet e saja.
Tė gjitha ngjarjeve halla u jepte peshė, duke kaluar nėpėr
gjitha ndėrrimet e kohėve, duke ndikuar edhe nė fatin e saj. Ajo shpesh mė
thoshte: - ēfarė janė kėta zviceranėt, qė nuk ndalen duke punuar dhe njė
ditė nuk e bėjnė pushim, por vetėm punė, punė pa pushue fare!...
Sa herė qė zgjohen djemtė e saj herėt nė mėngjes pėr tė shkuar
nė punė edhe hallės i del gjumi, e cila mundohet t'i pėrcjell dhe pėr t'i
uruar njė ditė tė mbarė. Ajo thoshte: - sa po mė dhimbsen. Trupi i tyre i
pa pushuem e i lodhur, nganjėherė kur e kujtojė mundin e tyre, as buka nuk
mė bėnė mirė. Edhe granimi shkojnė nė punė, edhe fėmijė e rritur shkojnė nė
shkollė... e halla mbetej e vetme, vetėm me fėmijėt e vegjėl, tė cilėt e
njomin jetėn e saj. - I dua shumė tė vegjlit, - thotė halla, - ata mė
shoqėrojnė nė ēdo hap, dhe po i mbajė rreth vetės dhe po mundohem me i
rritė, mos me ua humbė kohėn e punės nėnave tė veta.
Sa herė qė vie fundi i muajit, halla i vėren djemtė e saj me
njė llogaritje nė dorė, tė cilėt i bėjnė llogaritė e shpenzimeve tė muajit
dhe ajo befasohej me ato shuma marramendėse qė duhet ti paguanin, e cila
shpesh u thoshte djemve tė vet: - djemtė e lokes, mos harxhoni pa nevojė
edhe pėr mue mos bleni asgjė qė kushton, sepse kjo rroga e juaj po shkon
dhe po harxhohet shumė shpejt.
Dhe nuk ishte e ēuditshme, pse hallės nuk i pėlqenin disa
shpenzime tė pa nevojshme, sidomos disa ahengje qė bėheshin nė fund tė
javės, duke pritur e pėrcjellur mysafir tė shumtė. Halla shpesh herė e
pėrsėriste: - mos harroni djemtė e lokės, mos bėni shpenzime tė
panevojshme, edhe pse ėshtė djersa e juaj, por kujtoni edhe ata njerėz, qė
gėzimi i jonė i tepruar, i pėrbuz fytyrat dhe lotėt e atyre qė nuk e kanė
kafshatėn e gojės
Halla ishte edhe kėshilltare e mirė, sa herė u shpjegonte nipave
dhe mbesave tė veta, se martesat mos i bėni pėr letra, por duhet tė jeni tė
vėmendshėm, sepse martesa ėshtė e ēmueshme, nėse atė e bėni me vullnet tė
mirė dhe me dashuri tė sinqertė.

- Mua nuk po mė pėlqejnė disa muhalife tė sotme, kur dėgjoj
se, shumė tė rinj po martohen vetėm pėr letra, me shkue nė Zvicėr, Gjermani,
Austri, apo dikund tjetėr dhe pastaj po ndahen pas njė kohe tė shkurtė.
Ēfarė martese i thojnė kėsaj, kur ndahesh prej kurorės tėnde pa i mbushė as
tre muaj, apo tre vjet, pa e llogaritur jetėn dhe dashurinė martesore, si
dhe ato shpenzime qė janė marramendėse. Jo, pasha hallėn, nė kohėn time nuk
kemi pasė shumė pasuni dhe jemi martuar me pak harxhime, mirėpo dashuria ka
qenė ndryshe, ka qenė mė jetė gjatė, apo deri nė vdekje. Ndėrsa sot, nuk
mundesh me i kuptue kėta tė rinj, ndahen pėr asgjė
Para disa ditėve dėgjova se njė qift u nda pas tre jave tė
martesės, sepse djali qė kishte ardhė te vajza pėr tu martuar nė Zvicėrr,
nuk dėshironte qė kjo tė punojė nė vendin e punės ku punojnė edhe meshkuj.
Ndėrsa njė qift tjetėr, djali qė kishte ardhė nė Zvicėr dhe letrat i kishte
nė procedurė tė rregullimit, ditė pėrditė qėndronte para vendpunimit tė
vajzės dhe nėse kjo vonohej nga puna pėr pak minuta, ky e qortonte dhe i
thoshte fjalė tė rėnda dhe kishte tentuar ta sulmojė
Njė ditė e kishte
vėrejtė ngjarjen edhe punėmarrėsi, sa qė e kishte lajmėruar policinė, tė
cilėt e dėbuan djaloshin nga kishte ardhė. Dhe nė anėn tjetėr, shumica e
djemve po ndahen se, vajzat qė po i marrin nė Kosovė, ato kur po vijnė kėtu,
nuk po dinė tė sjellėn edhe nė shitore po duhet me i pėrcjellė si qurat.
Dhe ēka ju thotė halla: - traditat tona shqiptare nuk duhet tė
nėnēmohen, ato duhet t'i ruajmė dhe, ju qė jeni kėtu, mirė ėshtė ta ndihmoni
ndonjėrin nga atdheu pėr rregullimin e letrave dhe ta nxjerrni nga situata,
por jo tė bani martesa vetėm pėr letra, tė bėni njė martesė pa dashuri.
- Po ēka thua pėr mua, - iu drejtue mbesa e vet Fėllenza, qė
ishte ardhur dhe martuar pėr Fatonin kėto ditė nė Santgallen tė Zvicrrės.
- Unė ju kuptoj. - thotė halla, - ju jeni dy qifta tė bukur dhe
tė bekuar dhe dashuria e juaj ėshtė e lumtur, sepse kur ke ardhė ti,
Fėllenza, nė Zvicėrr edhe pse nė fillim ishe pakėz xheloze, ishe edhe
tolerante. Shpesh herė Fatoni vonohej nga puna, kurse ti e pritėshe me
buzėqeshje e pėrqafime. Pas njė kohe edhe ti u punėsove dhe punojshe deri nė
orėt e vona, kurse Fatoni tė pritėte krahėhapur, qė do tė thotė se dashuria
e juaj ishte e ėmbėl dhe besimi ishte i sinqertė te njėri tjeri, dhe ky
besim i mund tė gjitha thashethemet dhe xhelozinė, qė tė kaloni njė jetė tė
lumtur nė martesė dhe jetesė.
|