Qė nga fillimi i kohėrave, njeriu ėshtė subjekt
i fenomeneve qė arsyeja njerėzore nuk di ti shpjegojė. Deja vu ėshtė njė
prej kėtyre. Njė kokėrr rėrė qė duket se pengon mekanizmat e logjikės
njerėzore. Vende qė nuk i kemi parė kurrė mė parė, e qė megjithatė i kemi
vizituar. Situata tė papėrjetuara asnjėherė, e megjithatė tė njohura.
Ndonjėherė njė dije pėr tė ardhmen qė nuk mund tė shpjegohet. Ēfarė ėshtė ky
fenomen i ēuditshėm, i njohur qysh prej lashtėsisė dhe megjithatė po qė prej
lashtėsisė i mbėshtjellė me mister? A ekziston njė shpjegim i vetėm dhe i
pangatėrrueshėm? A ėshtė njė gropė e memories sonė, apo njė mesazh qė na
vjen nga realitete paralelė, qė janė ende tė panjohur pėr ne?
Kontradikta
Realiteti ėshtė njė trekėndėsh katėrkėndor,
domethėnė diēka kontradiktore, nėse nuk specifikohen parametrat brenda tė
cilėve ne lėvizim. Kjo gjė mė ka ndodhur njėherė. Nė kėtė vend mė duket
se kam qenė. Janė kėto format mė tipike nė tė cilat manifestohet fenomeni i
deja vu-sė. Edhe pse mė pas, po tė vėresh mirė e me kujdes, pėrtej njė
ndjesie tė fortė reminishence fillestare, pothuajse asnjėherė nuk pasohet
nga njė kujtesė e detajeve. Tamam sikur njė pjesė e jona e di mirė se gjėrat
nė tė vėrtetė nuk janė tamam kėshtu. Po ēfarė mendon nė lidhje me fenomenin
Arthur Funkhouser, ekspert, njė prej psikologėve mė tė mėdhenj botėrorė i
deja vu-sė, i cili rrėfen pėr fenomenin. Kur isha shumė i ri, pata njė seri
eksperiencash shumė tė fuqishme, tė cilat dukej se i pėrkisnin kategorisė sė
paranormales. Kam qenė gjithmonė i apasionuar pas shkencave dhe pas fizikės
e megjithatė nuk arrija asnjėherė qė tė shpjegoja se ēfarė kishte ndodhur. I
pėrsėrisja vetes sime se kjo gjė ishte e pamundur. Mė duhet tė pranoj se e
gjitha mė vinte nė siklet shumė tė madh, kėshtu qė nisa tė flas nė lidhje me
kėtė me persona tė ndryshėm, por askush nuk dinte tė mė thoshte asgjė. Mė nė
fund, njė person mu pėrgjigj: Aha, ti je duke folur pėr deja vu-nė. Dhe mė
dha nė dorė njė libėr tė vogėl qė fliste pikėrisht pėr kėtė argument. Nė
kėtė mėnyrė nisi udhėtimi im nė kėtė botė misterioze.
Funkhouser, ashtu si shumė psikanalistė tė
tjerė, nė punėn e tij eksploron lidhjet e ndryshme mes realitetit tė
ėndrrave dhe memories, mes botės sė mistershme tė ėndrrave dhe mė tej botės
edhe mė misterioze tė deja vu-sė.
Ėndrrat na shfaqen nė struktura dhe fizionomi
gjithmonė tė ndryshme, secila me domethėnien e saj tė fshehur. A mund tė
pohojmė tė njėjtėn gjė edhe pėr deja vu-nė? Disa kėmbėngulin se janė madje
nė gjendje qė tė parashikojnė tė ardhmen, ashtu si nė ėndrrat parashikuese.
Ēfarė marrėdhėnie ekziston ndėrmjet deja vu-sė dhe ėndrrės dhe, mė tej,
ekziston njė lloj i vetėm i deja vu-sė, apo format qė ajo mund tė shfaqet
janė tė shumėfishta? Mendoj se ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė bėjmė
dallimin ndėrmjet pėrvojave tė ndryshme qė zakonisht ne i quajmė deja vu,
thotė psikologu Funkhouser. Pėr mua ėshtė e ndarė nė tre pjesė. Ajo qė e
quaj deja vu ėshtė kur koha luan njė rol tė rėndėsishėm nė eksperiencėn e
pėrjetuar, ndodh njė gjė dhe e dimė tashmė se ēfarė ėshtė duke ndodhur. Mė
pas ėshtė deja visite, apo mė saktė tė vizitosh njė vend pėr herė tė parė
duke e ditur ndėrkohė se ēfarė do tė gjesh aty, pėr shembull tė gjesh se
ēfarė ka pas qoshes sė rrugės. Nuk ėshtė njė ēėshtje kohe, por ėshtė njė
njohuri paraprake e hapėsirės gjeografike. Dhe ėshtė eksperienca e tretė qė
unė e quaj ē, ose mė saktė e ndierė mė parė, domethėnė qė ta kesh provuar
njė herė njė emocion tė caktuar, njė ndjesi tė caktuar.
Shkaqet
Ēdo rast i deja vu-sė duket i ndryshėm nga tė
tjerėt. Por ēfarė ka pėr tė thėnė njė tjetėr ekspert, qė ndodhet nė anėn
tjetėr tė oqeanit, nė Amerikė, nė Seattle. Mė shumė se sa llojet e ndryshėm
tė deja vu-sė, ne duhet tė analizojmė shkaqet, sepse duhet tė dini qė nuk ka
njė shkak tė vetėm, por janė plot 71 tė tillė, thotė Vernon Neppe,
neurolog. Pėr ta thjeshtėsuar, mund ta ndajmė deja vu-nė nė pak kategori tė
mėdha. E para pėrfshin deja vu-nė qė ne e quajmė tė tipit shoqėrues, qė vjen
pėr shkak tė stresit, tė ankthit. Ajo sjell trazime tė shkurtėr tė kujtesės
dhe tė perceptimit. Ose mė saktė, bėhet fjalė pėr probleme komunikimi
ndėrmjet kujtesės afatshkurtėr dhe kujtesės afatgjatė. Ka pastaj eksperienca
qė shkojnė nė kufijtė e paranormales, si parandjenjat e kėqia, apo gjėra tė
tjera si kėto. Ka persona qė e dinė se ēfarė do tė ndodhė nė tė ardhmen, nė
kėtė rast ka njė shtrembėrim tė qartė tė perceptimit tė kohės. Lobi temporal
i trurit pėson luhatje qė janė vėshtirė tė shpjegohen dhe njė prej kėtyre
luhatjeve prodhon deja vu-nė.
E dyta ėshtė deja vu-ja psikotike, apo mė saktė
kur interpretohet keq realiteti. Kjo ėshtė ajo qė e quajmė deja vu
skizofrenike, e cila ėshtė shpesh herė e lidhur me atakėt e panikut, apo
edhe format mė tė rėnda tė epilepsisė.
Kujtesa njerėzore ėshtė njė mekanizėm kompleks
qė pėrfshin zona tė ndryshme tė trurit, si neokorteksi dhe amigdali, por
organi kryesor kur flasim pėr kujtesėn ėshtė hipokampusi, zona qė ėshtė
direkt pėrgjegjėse pėr kujtesėn, ndjenjat dhe mė nė pėrgjithėsi pėr
perceptimin tonė mbi realitetin. Po ēfarė ndodh nėse hipokampusi, i
aktivizuar nga njė ndjesi e gabuar familjariteti bie nė gabim? Ndoshta ndodh
qė realiteti nuk ėshtė mė realitet? Deja vu-ja vė nė njė provė tė vėshtirė
ēdo lloj bindjeje shkencore. A mundet njė qenie njerėzore qė tė
eksperimentojė telepatinė? Pra, a mundemi qė tė parashikojmė tė ardhmen?
Duket se ėshtė ky rasti i njė gruaje belge 40-vjeēare, e cila, e ftuar nga
njė miku i saj pianist pėr tė dėgjuar melodinė e re qė ai sapo kishte
kompozuar, me tė dėgjuar notėn e parė, nė mėnyrė tė pashpjegueshme ishte nė
gjendje qė tė fėrshėllente tė gjithė pjesėn tjetėr tė melodisė. Ai i gruas
belge ėshtė nė rast normal, por duhet thėnė se shumica e rasteve janė
absolutisht normalė. Nuk ka asnjė lloj arsyeje qė tė shqetėsohemi nėse herė
pas here na ndodh qė tė kemi njė deja vu. Pėr fat tė keq, shumė njerėz
tremben. Shtatėdhjetė pėrqind e popullsisė, kur janė pak nė ankth apo tė
shqetėsuar e provojnė, ndonjėherė edhe nė mėnyrė tė shpeshtė, thotė
Funkhouser.

Origjina
Kjo gjė mė ka ndodhur njė herė, nė kėtė vend
unė kam qenė mė parė. Termi ėshtė pagėzuar nga njė psikolog francez, Meile
Boirac, nė vitin 1876. Para tij, fenomeni njihej me emrin paramnezia. Dėshmi
tė tilla ka edhe nė veprat e Platonit. Edhe dishepulli mė i madh i Frojdit,
Gustav Jung ka lėnė dėshmi tė kėtij fenomeni. Ėshtė njė fenomen ky qė tė
gjithė e kemi pėrjetuar nga njė herė. Kush nuk e ka patur asnjėherė ndjesinė
qė ka qenė njė herė nė njė vend tė caktuar edhe mė parė?
Kemi dashur qė tė pėrfshijmė nė kėtė artikull
njė person qė ka dėrguar njė letėr e cila rrėfente nė fakt njė letėr qė
kishte lidhje pikėrisht me fenomenin e deja vu-sė. Cili ėshtė raporti i saj
me deja vu-nė? Unė nuk kam menduar asnjėherė pėr deja vu-nė, thotė
Stefania (ky ėshtė emri i personazhit). Por, disa vite mė parė, mė ndodhi
diēka qė mu duk goxha e ēuditshme. Shkuam nė Venecia me disa miq tė mi dhe
menjėherė sapo mbėrritėm nė qytet, u ndieva shumė e lodhur. Mendova nė
moment pėr faktin qė e kishim kaluar tė gjithė natėn nė tren dhe qė nuk
kisha pushuar. Shkova pra nė hotel dhe nisa tė ndihem keq. Pata njė
takikardi. Isha nė moshėn 28-vjeēare dhe nuk mendoja aspak pėr kėto gjėra.
Mė pas, dola nga hoteli, hodha njė sy rreth e rrotull dhe mė dukej sikur
kisha qenė njė herė nė atė vend. Mendova pėr njė film qė e kisha parė
tashmė. Megjithatė, nė tė njėjtėn kohė vazhdoja tė ndieja kėtė takikardi dhe
ndihesha pėrsėri keq. Pėr fat tė mirė, mes grupit tonė ishte njė mjek dhe ai
mė dha njė qetėsues. Mendova me vete: epo nė darkė do tė shtrihen dhe do tė
pushoj. Por, gjatė tė gjithė natės nuk vura gjumė nė sy.
Po ēfarė ka nė tė vėrtetė interesante kjo
histori? Rrėfimi i Stefanias vazhdon: Nė mėngjes u zgjova dhe dola, bėmė
shėtitje nėpėr Venecia dhe unė praktikisht i dija dhe i njihja tė gjithė
vendet ku shkonim. Kaluam nga pallati i famshėm Ca doro. Shikoja gondolat
dhe mė shkaktonin siklet, ndieja pėrbrenda gjėra tė cilat nuk i kam kuptuar
asnjėherė. Isha tamam si nė njė gjendje ekstaze. Nė Venecia qėndrova pėr tre
ditė dhe ēdo ditė ndihesha mė keq se nė ditėn paraardhėse, aq sa nė ditėn e
fundit miqtė e mi vendosėn tė bėjnė njė vizitė tek Murano dhe Burano. Por
edhe kur mbėrritėm atje, unė praktikisht njihja dhe dija gjithēka pėr
Muranon dhe Buranon. Njėri prej miqve tė mi mė propozoi qė tė shkonim dhe tė
shikonim Ferraran. U thashė qė pėrderisa unė ndihem keq, nuk kemi pse tė
shkojmė nė Ferrara, shkojmė mė mirė nė Romė. Por ata kėmbėngulnin nė tė
tyren dhe miku im doktor mė jepte qetėsues. Dhe mė nė fund vendosa tė shkoj
nė Ferrara, ku pėr ēudi u ndieva shumė mirė. Nuk e kisha parė asnjėherė
Ferrarėn, pėrveēse nė televizor apo kartolina, dhe ndihesha shumė, shumė
mirė. Dhe duke qenė se kur ndodhesha nė Venecia isha nė ankth dhe ndihesha
keq gjatė tė gjithė kohės ndėrkohė qė nė Ferrara bėhesha menjėherė mirė,
atėherė mė ngeli nė mendje njė pikėpyetje e madhe nė lidhje me kėtė gjendje
timen?
Misteri
Ēfarė tė habit nė rastin e zonjės Stefania?
Zakonisht, kur ne kujtojmė diēka, kur mendojmė se kemi qenė njė herė nė njė
vend tė caktuar, kjo ndodh pėr pak minuta dhe mė pas fenomeni zhduket. Disa
thonė se kjo nėnkupton qė kemi kujtime tė cilėt truri ynė i bashkon vetė nė
mėnyrė automatike. Ndėrkohė qė rasti i Stefanias ėshtė pak mė shumė i
ndėrlikuar. Pėr kėtė arsye, rasti iu parashtrua profesorit tė Seattle,
Vernon Neppe.
Ky ėshtė njė rast i jashtėzakonshėm. Tė kesh
tre ditė me radhė deja vu ėshtė vėrtetė e veēantė, shumica e njerėzve kanė
deja vu vetėm pak herė gjatė tė gjithė jetės sė tyre. Mund tė jetė normale
qė tė shkosh nė Venecia dhe tė tė duket sikur ke qenė njė herė aty, po, por
kjo vetėm pėr disa sekonda, dhe jo ashtu si i ka ndodhur Stefanias. Kjo
histori vė nė krizė ēdo lloj shpjegimi univok nė lidhje me kėtė fenomen.
Ngrihet pyetja, pėrse vetėm atje, pėrse vetėm ato tre ditė dhe, mė pas, pas
Venecias, asgjė?
Pėr mė shumė se njė dekadė, tezat e Vernon
Neppet dukeshin mė prestigjozet nė skenėn ndėrkombėtare. Kjo, deri nė vitin
2006, kur njė artikull qė u botua nė revistėn autoritare Science ka
shkartisur letrat dhe ka shkundur nga themelet komunitetin shkencor.
Ne nuk e njohim tė gjithė mekanizmin e deja
vu-sė, por vetėm njė pjesė tė tij, thotė fituesi i Ēmimit pėr Mjekėsinė nė
1997, Susumu Tonegava. Ajo qė ne besojmė se ndodh ėshtė: nė trurin tonė
kemi qė njė qark qė proceson dhe arkivon informacionet qė ne marrim dhe qė
shkojnė dhe formojnė kujtesėn. Kur takon dikė, kur sheh njė vend pėr herė tė
parė e njeh, e kujton, apo e di qė nuk e ke parė asnjėherė mė parė atė
hapėsirė apo atė person. E bėjmė kėtė gjė gjatė tė gjithė kohės, edhe tani
qė jemi duke folur madje. Por ndonjėherė, skena tė caktuara janė kaq tė
ngjashme, dhe informacionet qė tė vijnė nga realiteti tė kujtojnė njė tjetėr
skenar tė cilin nuk jemi mė nė gjendje qė ta dallojmė. Njė pjesė e trurit,
hipokampusi, tė thotė: kjo nuk ėshtė hera e parė qė ti je kėtu, sepse kujton
nė fakt njė vend tė ngjashėm dhe hyn nė njė lloj qarku tė shkurtėr. Por
pjesa tjetėr e trurit, i quajtur neokorteks ka njė hapėsire mė tė madhe tė
tė gjithė situatave tė pėrjetuara mė parė dhe tė thotė: Jo, kjo ėshtė hera e
parė qė ti je kėtu. Pikėrisht kėtu lind edhe konflikti.
E reja mė e madhe qė sjellin studimet e Susumu
Tonegavės, ėshtė se ai merret me trurin e kavieve, tė cilėve pėrmes
manipulimeve gjenetike u ndryshohen disa celula cerebrale. Tek minjtė e
ndryshuar gjenetikisht ėshtė e vėshtirė qė tė dallojnė, me fjalė tė tjera
ėshtė njėsoj si tė jenė viktima tė njė deja vu-je kronike, ngatėrrojnė gjėra
qė u kanė ndodhur me gjėra qė nuk i kanė ndodhur asnjėherė mė parė. Kemi
parė veprimtarinė e minjve tė angazhuar nė njė aktivitet eksplorues, kemi
parė sjelljen e mutantėve nė dy vende tė ndryshėm, i kemi vėnė nė njė vend,
mė pas nė njė tjetėr dhe mė pas kemi bėrė tė njėjtėn gjė me minjtė normalė.
Nė tė dy ambientet, mutantėt ndjekin tė njėjtėn skemė sjelljeje, ndėrkohė qė
minjtė normalė e ndryshojnė atė. Nga kjo mund tė supozohet se njė kategori e
minjve arrijnė qė tė bėjė dallimin dhe tjetra jo.
Truri
Nė vitet tetėqind, kompleksiteti i trurit
krahasohej me centralin e telefonit. Ndėrsa sot flitet mė shumė pėr njė
kompjuter tė sofistikuar, por sa mė shumė qė kėrkohen krahasime, aq mė shumė
bėhemi tė vetėdijshėm se kėto nuk janė veēse hije tė fuqisė cerebrale. Po
sikur truri i njeriut tė jetė shumė mė tepėr se sa ajo qė ne mendojmė? Njė
entitet i pafundėm ashtu si universi? Teoritė e reja tė Susumu Tonegavės
megjithatė nuk kanė bindur studiuesit e shumtė qė merren prej vitesh me kėtė
ēėshtje. Ashtu si mund tė pritej, kur flitet pėr deja vu-nė, dera mbetet
ende e hapur.
Do tė doja tė dija, minjtė a mund tė flasin?
Sigurisht qė ata kanė njė gjuhė tė tyren, por qė ne nuk na japin
intervista, thotė njė kundėrshtar i profesorit Tonegava: Unė nuk mendoj se
minjtė janė nė gjendje tė na thonė nėse kanė patur apo jo njė deja vu, pėr
kėtė arsye mendoj se tė gjithė kėto teori nuk kanė asnjė bazė, pikėsėpari se
nuk ėshtė askush qė tė na thotė se ēfarė ka provuar, dhe sė dyti sepse truri
i njė miu nuk ėshtė i zhvilluar aq sa duhet.
Mbėrrijmė kėshtu nė hipotezėn pėrfundimtare pėr
fenomenin misterioz tė deja vu-sė.
Kemi parė se bota shkencore ėshtė e ndarė mė
dysh nė lidhje me zgjidhjet e mundshme qė kanė tė bėjnė me fenomenin e deja
vu-sė, kemi parė mendimin e shkencėtarėve, psikiatėrve dhe psikanalistėve.
Duket qartė se zgjidhjet nuk konkordojnė me njėra tjetrėn, por nga ana
tjetėr as nuk mundemi qė tė themi se ky fenomen nuk ekziston. Jemi pėrpjekur
kėshtu qė thjeshtė tė krijojmė njė ide, por tashmė duke iu qasur nga njė
tjetėr kėndvėshtrim. Duke hyrė nė botėn e paranormales.
Paranormale
Atėherė, a mos ėshtė kujtesa pararendėse e njė
jete paraardhėse shpjegimi i vėrtetė i deja vu-sė? Por edhe nėse do tė
pranohej kjo mundėsi, a ėshtė vėrtetė e besueshme qė kujtesa jonė tė shkojė
kaq shumė prapa nė kohė, atėherė kur kemi qenė njė person tjetėr nė njė
epokė tjetėr? Duket se kėtė teori do ta konfirmonte mė sė miri ajo qė i
ndodhi shekullin e kaluar njė zotėrie me emrin Paul Videl, i cili ndėrkohė
qė ndodhej nė ceremoninė e varrimit tė njė princeshe angleze, padi ndjesinė
se kish marrė pjesė njė herė nė kėtė dhimbje tė tmerrshme.
Remo Bodei, filozof qė ėshtė marrė shumė me
fenomenin, thotė se njė mjek anglez, Artur Vigan, nė vitin 1844 kishte
shkruajtur njė libėr qė prekte temėn e deja vu-sė dhe qė nisej nga ideja se
nė dy hemisferat e trurit, nocionet mbėrrijnė ndonjėherė nė kohė qė
ndryshojnė nga njėra tjetra me njė fraksion tė sekondės, pra mė parė nė
njėrėn hemisferė dhe mė pas nė tjetrėn.
Ne kemi vendosur qė tė mos ndalemi, por qė tė
shkojmė dhe tė kėrkojmė pėrgjigjet nė vendin ku studimi i deja vu-sė ka
kryer hapat mė tė mėdhenj. Nė Universitetin e Neuropsikiatrisė nė Leeds,
doktor Kris Mourin udhėheq njė ekip studiuesish qė, nėpėrmjet teknologjive
tė sofistikuara studion deja vu-nė kronike, apo mė saktė kur deja vu
shndėrrohet nė njė sėmundje tė vėrtetė. Njėri prej rasteve mė tė
jashtėzakonshme tė deja vu-sė i ka ndodhur njė zotėrie tė moshuar anglez,
Farell, i cili kur u thirr pėr ekzaminimin e parė refuzoi qė tė shkonte nė
klinikė, sepse kėmbėngulte qė kish qenė tashmė njė herė aty dhe i kishte
kryer tė gjithė vizitat.
Farell ishte me tė vėrtetė njė rast
interesant, thotė Mourin. Kur ai erdhi kėtu nė klinikė dhe unė e vizitova,
e kuptova menjėherė se kujtonte fjalė qė nuk i ishin thėnė asnjėherė. Nė
jetėn e pėrditshme ai kishte pushuar sė pari televizorin dhe tė lexonte
gazetat. E shoqja e pyeste: Si ka mundėsi qė ti di gjėra tė cilat nuk kanė
ndodhur ende? Dhe ai i pėrgjigjej: Ėshtė e lehtė, thjeshtė sepse mė
kujtohen.
Ėshtė ndoshta nė ngjashmėrinė e kėtyre personave
qė mund tė gjendet njė shpjegim i pranueshėm pėr pėrvojėn e jashtėzakonshme
tė zonjės Stefania nė Venecia?
Herėn e parė qė shkova nė Nju Jork, e njėjta
gjė mė ndodhi edhe mua, vazhdon Mourin. Pata njė deja vu kronike. E njihja
shumė mirė Nju Jorkun e televizionit dhe gazetave dhe kisha shumė pritshmėri
tė miat. Dhe janė pikėrisht pritshmėritė qė shkaktojnė kėto lloj situatash.
Sa mė shumė qė mendon pėr njė gjė, aq mė shumė ajo ndodh. Nė fund tė
udhėtimit mund tė thuhet vetėm se nuk ekziston njė e vėrtetė e vetme.
A do tė mbėrrijė ndonjėherė dita kur qeniet
njerėzore do tė dinė gjithēka nė lidhje me deja vu-nė?
Truri ėshtė ende njė kufi i dijes sonė dhe
duhet qė ne tė dimė mė shumė, thotė Mourin, duhet qė tė bėjmė hapa pėrpara
sa i pėrket neurologjisė, psikologjisė dhe shkencės. Nė njėzetė vitet qė do
tė vijnė do tė bėhen hapa gjigantė nė kėtė drejtim, pėr kėtė unė jam i
sigurt.
New Scientist
|