Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - DĖSHMI TĖ KRIMIT TĖ PANDĖSHKUAR

Shkruan: Prof. Dr. Eshref YMERI

      

DĖSHMI TĖ KRIMIT TĖ PANDĖSHKUAR

 

 

 

Librin e autorit Flori Bruqi "Dėshmi tė krimit tė pandėshkuar"  mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

 

„Literaturė“

 

 

(E falėnderojmė pėrzemėrsisht autorin)

 

 

 

            NJĖ PLAGĖ E HAPUR QĖ S’PO GJEN SHĖRIM

 

            Libri “Dėshmi tė krimit tė pandėshkuar” i akademik Prof. dr. Flori Bruqit, qė po vihet nė dorėn e lexuesve, shėrben si njė “ekranizim” i fateve tė popullit shqiptar tė Kosovės nė veēanti dhe tė mbarė kombit shqiptar nė tėrėsi. Ai ėshtė dėshmi e gjallė e tragjizmit tė fqinjėsisė sė kombit shqiptar me kombin serb, i cili, gjatė njė harku kohor prej mė shumė se njė shekull e gjysmė dhe deri nė ditėt tona, nė qėndrimin ndaj kombit shqiptar, ka nxjerrė nga gjiri i vet tufa tė tėra egėrsirash politike, me nxitjen dhe me mbėshtetjen e fuqishme tė akademikėve tė krimit dhe tė kishės kriminale serbe. Kėta akademikė tė krimit, autori i ka nxjerrė lakuriq nė faqet e kėtij libri. Kėto egėrsira politike serbe me prejardhje ruse, Perėndimi evropian i ka pasė trajtuar gjithmonė me tėrė pėrkujdesjen e vet, ēka solli si pasojė qė edhe nė fundin e shek. XX, t’i lejojė tė organizojnė atė kasaphanė tė tmerrshme kundėr popullit boshnjak dhe kundėr popullit shqiptar tė Kosovės.

            As nė kohėt e largėta tė inkuizicionit mesjetar nuk kanė pasė qenė organizuar masakra tė atilla, si ato qė egėrsirat politike serbe organizuan nė Bosnjė dhe nė Kosovė.

            Nėse Perėndimi europian do tė jetė nė gjendje qė, nė shekujt pasardhės, tė nxjerrė ndonjėherė nga radhėt e veta mendje tė ndritura, qė do tė kenė si yll karvani vetėm tė vėrtetėn, kam bindjen se banjat e tmerrshme tė gjakut qė egėrsirat politike serbe organizuan nė Evropėn Juglindore nė fundin e shek. XX, ato do t’i vlerėsojnė si njė damkė turpi nė ballin e qytetėrimit europian.

            Skenat e masakrave tė tmershme qė pėrshkruhen nė faqet e kėtij libri, janė tej pėrfytyrimit tė mendjes njerėzore: njerėz tė pafajshėm tė tė gjitha moshave, deri te fėmijėt e vegjėl, tė masakruar, tė pėrēudnuar, tė vrarė dhe tė groposur nė varre masive, tė djegur me benzinė, tė karbonizuar nėpėr konteniere fabrikash, tė mbyllur nėpėr kamionė frigoriferikė dhe tė flakur nė lumin e Danubit, nuk do t’i trajtonin nė kėtė mėnyrė as tigrat e egėr qė enden pyjeve dhe brigjeve tė Amurit siberian nė kulmin e urisė sė tyre shtazore nė piskun e dimrit. Kur u njoha me ato skena tė tmerrshme krimesh nė pėrshkrimin e akademikut Flori Bruqi, kujtesa me ēoi larg.

            Sė pari, mė erdhi ndėr mend njė artikull i Mihal Gramenos, me titull “Gjakpirėsit, katilėt dhe vandalėt”, i botuar nė gazetėn “Koha”mė 17 prill 1914. Autori shkruante:

            “Vetėm prej njė kombi barbar, i cili jeton pėr turp nė shekullin e 20-tė nė Evropė, mund t`i tregojė botės sė qytetėruar barbarizmin e tij tė pashembullt dhe tė veprojė vandalizmat qė ngjanė nė Korēė dhe ngjasin nė Shqipėri tė jugės! Dhe ky komb s`mund tė jetė veēse kombi grek. Njė komb, i cili ėshtė gatuar nga llojish lėngėrash nuk mund tė kuptojė ē`domethėnė turp dhe njerėzim, se ay ėshtė bėrė pėr gjakpirėsi, pėr katillėqe dhe pėr vandalizma! Kurrė nuk besojmė tė gjendet njeri, i cili tė shkruajė historinė e ngjarjeve tė fundit nė Korēė e tė tregojė hollėsisht shkaktarėt e kėsaj lėvizjeje meqenėse shkaktare e vėrtetė e kėsaj lėvizjeje ėshtė qeveria greke, e cila deshte qė t`i pėrvėlonte e t`i shuante vendet e Toskėrisė nga faqe e dheut dhe programin e saj e tregoi fort bukur se ka afėr njė mot qė kur konferenca e Londrės vendosi kufinjtė e Shqipėrisė, por qeveria greke vendosi tė shpėrndajė armė.... Gjithė lufta qė u bė nė Korēė ishte organizuar nga Greqia me oficerė dhe ushtarė grekė… qė tė mbushnin qėllimin e poshtėr dhe barbar e tė rrėzojnė themelimin e Shqipėrisė...” (Citohet sipas: Kastriot Dervishi. “Tė mos harrojmė atė qė na kanė bėrė dhe atė qė po na bėjnė grekėt”. Faqja e internetit “Forumi shqiptar”. 07 maj 2007).

            Sė dyti, m’u kujtuan krimet e bishave fashiste greke nė Ēamėri dhe m’u fanit testamenti i egėrsirės me fytyrė njeriu Napoleon Zerva:

            “Vdes i qetė se bėra atė qė doja. Pas lashė rrėke gjaku, tym, blozė, gėrmadha, ulėrima fėmijėsh, nuse dhe gra tė zhveshura, qė futeshin nė furrat e ndezura, qė tė mos pillnin mė shqiptarė, burra tė varur, shpuar me bajonetė, gjuha shqipe nuk do tė flitet mė nė tokėn helene. Kjo mė kėnaq mua, ashtu siē kėnaq tėrė shpirtrat helenė!”. (Citohet sipas: “Ja amaneti qė la Napoleon Zerva, gjenerali famėkeq qė masakroi qindra shqiptarė”. Faqja e internetit “VOAL”. 01 janar 2017).

            Akademiku Flori Bruqi nxjerr nė pah rolin e pazėvendėsueshėm qė luajtėn Shtetet e Bashkuara tė Amerikės pėr shpėtimin e popullit shqiptar tė Kosovės nga shfarosja masiveqė kishin planifikuar egėrsirat politike serbe, duke zbatuar planin e tyre barbar me emrin “Patkoi”, sipas tė cilit duhet tė kryhej spastrimi tėrėsor etnik i territorit, kurse banorėt qė mbeteshin tė fshehur nėpėr male, duhej tė shfaroseshin krejtėsisht.

            Jo vetėm populli shqiptar i Kosovės, por mbarė kombi shqiptar, duhet t’i jetė mirėnjohės nė jetė tė jetėve Presidentit Klinton (Bill Clinton - 1946), Kryeministrit Britanik Toni Bler (Tony Balir - 1953), Sekretares sė Shtetit Medlin Ollbrajt(Madeleine Albright - 1937) dhe Kryekomandantit tė forcave tė NATO-s Uesli Klark (Wesley Clark - 1944), nderimi ndaj tė cilėve e meriton tė pėrjetėsohet me shtatore hijerėnda qė duhet tė ngrihen nė kryeqendrat e trojeve tona etnike...

 

            Pjesė nga libri "Dėshmi tė krimit tė pandėshkuar"