Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegëza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZËRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRË

ZËRI I AMERIKËS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHËNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturë 5 - DIALOG NDJENJASH E ËNDRRASH

Shkruan: Kasam SHAQIRVELA

      

DIALOG NDJENJASH E ËNDRRASH

 

 

Librin me poezi të autorit Kasam Shaqirvela, "Dialog ndjenjash e ëndrrash"  mund ta shkarkoni falas në sektorin

 

„Literaturë“

  

 

 

            Filozofemë....

 

            Ëndrra dhe ëndërrimi janë dy kontraste që dalin nga i njëjti burim, ashtu sikurse dita me natën. E para është prodhim i trurit kur fle, ndërsa i dyti është prodhim i trurit të zgjuar....!

Kasam ShAQIRVELA

 

 

 

 

DIALOG NDJENJASH E ËNDRRASH

 

Në natën e qetë, e pyes un, Muzën vetë !

Përse vallë, më fton në kuvendime ?

I them asaj prerë, tmë lë të qetë !

Se, mi ka do halle kjo jeta ime !

Shpejt, ma kthen Muza pa hidhërime ,e

Mthot: zbrit nga Pegasi ti, më parë !

Të ti them vet unë, dy fjalë

nuk të grishi unë për dëfrimet

Por, zemra yte më puth me mallë

E pastaj, ndjeshëm mi jep sublimet !

Po të them, jepi udhë ti dorës sate!- me

Pendën e Artë le ti qëndisë shkrimet

***

Mbrëmë vonë, natës me hënë

Seç bredha malit dhe lumit pranë

Aty pashë hënën tek lahej

Nujë të burimit, si po shpërlahej

Nlivadhin e kadifenjtë, un pushova,

Një tufë lulesh të bukura i përqafova

Mes tyre, gjatë, unë qëndrova

Muzën dhe Zanën sërish i takova

Në gjumë të thellë unë rrashë

Shum ëndrra të bukura pashë

Anembanë historiesë sime i rrashë

Nprozë e npoezi gjërat ia thash

I këndova, madje edhe i vajtova

Brez pas brezit ua përcolla

Nshpirt e nzemër ua mbolla

Dëshirën për dije ua dhash

***

Mbrëmë, një natë e bukur thënë,

edhe pse ishte e errët, pa hënë

sikurse e bukura nuse,- shtatzanë

Përsëri mkaloi mua, Zanë-Muza pranë

Ajo mpërshëndeti e ma dha përqafimin

Edhe unë e perkëdhela, se lash pa e puthur,

Vetëm ndjeshëm dhe ashtu lehtë

Ajo, si peshqesh ma dha inspirimin

***

Ndrërkaq, Pegasit të shaluar si për ditë dasme

i përshpëriti diçka të rendësishme nvesh ?!

pastaj, ia përkëdheli jelet Kalit tBardhë

I ra vitheve paksa rëmbyeshëm

Eh!-çmori përpjetën Gjoku, rrufeshëm !

Mbahu!- më tha, or thinjosh plak!

Për jelebardhë kapju Pegasit

Bashkë me nusen në duvak

Ti për Muzën mos ki merak

Se, atë, e takon hareshëm dhe shum lehtë

Ajo t„vjen sa herë që zemra e fton nkonak

Po qe se spari, i përgatitur të jeshë vetë

E pastaj dijen, ndër libra ta keshë nxënë

Dhe varg të pakëputur ngjarjesh ta kesh vënë

Tamam, sikur brumi që pret për tu gatuar

Pritëm, se vij vetë aty, hiç pa u hetuar

Unë, me kënaqësi, do ta jap inspirimin

Që Pena e Artë, ta qëndisë shkrimin.

 

 

SYTË E TU TË BUKUR

 

Sytë e tu të bukur, dy shkëndija ndezur

Rrezatojnë shikim aq depërtues, nbehar

Stolis fëtyrën tënde, kjo bukuri e rallë?!

E sikur tmos ishe ti, kjo që je vallë ?

Ata, do të shndrijnë si dy Yje bashkë?! Që,

Nhënën e plotë, e puthin qiellin me ashk !

Ngjyrat e detit në to, ëmbël janë shkrirë

Bashkë me tqiellit, puthen nharmoni

Dashuria jote është dashuri e dlirë

Ëndrra e mëndafshtë të përkund në gji

Seç e pyet poeti realitetin tash ?!

Pse zgjohet Afërdita nPranverë ?

A thua vallë mosha mos i ka vakur ?!

A Muzat e grishin dhe i bëjnë nder?!

Edhe Thinjosh ti hypë Kalit me Flatra

Zemrën poetit për tia përflakur ?!

Akoma ka, them, do tthem e thash

Për miqësi ska zemër të plakur !!!

As që ka pasur dikur, as që ka dhe tash!

Eh! -sa do të kisha pasur dëshirë !

Që të isha unë, pikërisht ai

I cili me afsh do ta shuante zjarrin

E atij shpirti të ndezur në dashuri ?! Thuan që, bukuria fizike bëhet e fortë atëherë,

Kur e ushqen fisnikëria e shpirtit- të afshët ! Në djepin e përshëndetjeve të mia, ngrohtë !

Le të përkunden ëndrrat e tua të mëndafshta,

Deri në zhgjëndërrimin e vet, të ëmbel e tfortë

Tetovë, 20-tin, e marsit, 2008

 

 

JAM AI QË ISHA

 

Unë jam i njëjti

Po ai që isha

Përkundër kohës

Përplot me tufane

Si atëherë kur kasha e isha

Edhe tani kur skam a jam

Dhe vazhdoj të jem

Ai që sot jam

Për disa melhem

I shpirtit, qetësues.

Sa here t më kërkojnë

Më gjejnë dhurues.

Ca tjerëve nu bëhem

Ferrë në sy

Shqetësues unë jam,

Madje pengesë për zemra

Të zeza sterrë

Dimër e verë,

Përballë rrebesheve

Qëndroj e spërkulem

Rri këmbën përmbi këmbë

Unë jam boem edhe poet

Që shkel rrugën me stil të vet

Nuk pyes për sfida

As dhe për ngritje, e

Kukurekje gjelash

Që koha, lehtë i tret.

 

 

SHENJTËRESHA

 

Muaji tetor, vjeshta e tretë

Atje në Romë gjallëri e vërtetë

Sheshi Shën Pjetër me gëzim po pret Një ditë të madhe ai lajmëron

Dita e shenjtërimit shpejt po afron

Nëna jonë do të shenjtërohet

Nga vetë Papa ajo do të bekohet

Është kjo e jona, Nëna Tereze

Që eci Globit si dielli me rreze

E la Shkupin, në Kalkutë zuri vend

Kujdesi për hallexhinj e bëri të shenjtë.

Nëna Tereze-Gonxhja e jonë

Shën Tereze tani do t'i thonë

Shpirti dhe puna i vunë kurorë

Nga dora e saj, kudo që afrohej

Dhembja,e keqja shpejt harohej

Në bamirësi jeta asaj i shkoi

Tërë jetën e vet ajo sakrifikoi

Për jetimë, skamnorë dhe të pastrehë

Për ato që jeta i priste në teh

Të sëmurë e të shtrirë në letargji

Mundohej t'i kthente në lumturi

Sot ne mburemi me plot pietet

Për nënën tonë shenjtëreshë e vërtetë

E populli shqiptar, le të ndihet krenar

Si popull i lashtë edhe bujar

Që ia dhuroi botës njerëzore

Këtë yll të rallë me zemër hyjnore

Bota mbarë sot e përkujton

Lotët nga gëzimi për të i lëshon

Thellë në shpirt e përjeton

Që i erdhi dita edhe shenjtërimit

Nëna Tereze, nënë e njerëzimit.

Shpresa për jetë e gjithë rruzullimit.