Suksesi i filmit Avatar nė vitin 2009 tregon se
tė apasionuarit pas kinemasė e vlerėsojnė dallimin mes 2D dhe 3D dhe janė
gati tė paguajnė pak mė shumė pėr tė dytėn.
Shumica prej nesh jemi mėsuar tė shohim 2D. Edhe
pse karakteristikat nė ekran duket sikur kanė thellėsi dhe cilėsi, nė fakta
pamja ėshtė e sheshtė. Por kur vendosim syzet 3D, shohim njė botė qė ka
formė, njė botė ku mund tė ecim. Mund tė imagjinojmė ekzistencėn nė kėtė
lloj bote, sepse jetojmė nė njė tė tillė. Gjėrat nė jetėn tonė tė pėrditshme
kanė gjatėsi, gjerėsi dhe lartėsi. Por pėr dikė qė e ka njohur jetėn vetėm
nė dy dimensione, 3D do tė ishte e pamundur tė kuptohej. Dhe sipas shumė
studimeve, kjo ėshtė arsyeja pėrse ne nuk e shohim dimensionin e katėrt, apo
ēdo lloj dimensioni pėrtej tij. Fizikanėt punojnė me supozimin se ka tė
paktėn 10 dimensione, por shumica prej nesh nuk do i shohė asnjėherė. Sepse
ne e njohim jetėn vetėm nė 3D, kėshtu qė truri ynė nuk kupton si tė shohė
pėr mė tepėr.
Nė vitin 1884, Edvin Abot botoi njė roman qė
pėrshkruan tė parit e dimensioneve pėrtej tonit. Tek Romancė e shumė
dimensioneve, ai pėrshkruan jetėn e njė katrori nė njė botė dy dimensionale.
Jeta nė 2D nėnkupton qė katrori ėshtė i rrethuar nga rrathė, trekėndėsha dhe
katėrkėndėsha, por gjithė sa sheh katrori janė vija tė tjera. Njė ditė,
katrorin e viziton njė sferė. Nė pamje tė parė, sfera i duket thjeshtė si
njė rreth katrorit tonė, dhe katrori nuk mundet ta kuptojė se ēfarė i thotė
sfera, kur i pėrshkruan atij objektet tredimensionalė. Me kalimin e kohės,
sfera e merr katrorin nė botėn tredimensionale, dhe ky nis tė kuptojė. Tani
ai nuk sheh vetėm vija, por forma qė kanė thellėsi. I inkurajuar, katrori e
pyet sferėn se ēfarė ekziston pėrtej botės tredimensionale; sfera shastiset.
Ajo nuk mundet tė kuptojė njė botė pėrtej kėsaj, dhe kjo vlen edhe pėr
lexuesin. Truri ynė nuk ėshtė stėrvitur tė shohė gjėra tė tjera veē botės
sonė, dhe do tė duhet diēka nga njė tjetėr dimension qė tė na bėjė tė
kuptojmė.

Po cili ėshtė ky dimension tjetėr? Mistikėt e
shihnin si njė vend ku jetonin shpirtrat, pėrderisa nuk ishin tė lidhur prej
rregullave tokėsore. Nė teorinė e tij tė relativitetit, Einsteini quante
dimension tė katėrt kohėn, por shtonte se koha ėshtė e pandashme nga
hapėsira. Tė afeksionuarit pas fantashkencės mund ta njohin kėtė bashkim si
hapėsirė-koha, dhe nė tė vėrtetė ideja e njė vazhdimėsie hapėsirė-kohė ėshtė
bėrė popullore pėr shekuj tė tėrė prej shkencėtarėve tė fantashkencės.
Einsteini e pėrshkruante gravitetin si njė pėrthyerje tė hapėsirė-kohės.
Sot, disa fizikanė e pėrshkruajnė dimensionin e katėrt si ēdo hapėsirė qė
bie pingul mbi njė kub problemi ėshtė se shumica prej nesh nuk munden tė
imagjinojnė diēka qė ėshtė pingule me njė kub.
Studiuesit kanė pėrdorur idetė e Einsteinit pėr
tė pėrcaktuar nėse mund tė udhėtojmė nė kohė. Ndėrkohė qė mund tė lėvizim nė
ēdo drejtim nė botėn tonė 3D, nė kohė ne mund tė ecim vetėm pėrpara. Pra,
udhėtimi nė tė kaluarėn ėshtė quajtur pothuajse i pamundur, ndonėse disa
studiues kanė ende shpresė pėr tė gjetur vrima qė lidhin pjesė tė ndryshme
tė hapėsirė-kohės.
Nėse nuk mundemi ta pėrdorim dimensionin e katėrt pėr udhėtim nė
kohė, dhe nuk mund ta shohim atė, atėherė ē'kuptim ka tė dimė pėr tė?
Kuptimi i kėtyre dimensioneve mė tė lartė ka rėndėsi pėr matematicienėt dhe
fizikanėt sepse i ndihmon tė kuptojnė botėn. Pėr shembull, teoria e fijeve
mbėshtetet mbi tė paktėn dhjetė dimensione qė mbeten pėr tu zbuluar. Pėr
kėta studiues, pėrgjigjet e problemeve kompleksė tė botės 3 D mund tė
gjenden nė dimensionin tjetėr dhe pėrtej tij.
|