Ka qenė njė interes i pėrhershėm kėrshėria e
lexuesit pėr tė ditur nėse ka apo jo ndryshim mes studimit dhe kritikės
letrare, meqenėse tė dyja fushat merren me evidentim vlerash tė njė vepre
arti. Nė tė vėrtetė, a ka diēka qė i dallon ato midis tyre dhe a pėrbėjnė
ato dy kėndvėshtrime tė ndryshme apo janė e njėjta gjė?
Kritikut, si njė lexues me shije nuk i
interesojnė anėt teorike tė njė vepre e as episodet e ligjėrimit, por
krijimi i njė versioni leximi, shprehet profesori kanadez, Northrop
Fraj, nė librin e tij Anatomia e kritikės, duke theksuar se, ajo ēfarė
dimė ne pėr letėrsinė, duhet medoemos tė shoqėrohet me dijen se ēfarė ėshtė
ajo. Pėrafėrsisht, kėsaj teorie mund tė themi se i afrohet edhe shkrimtari
Mark Twain, i cili shprehet se ēdo njeri nė njė vepėr arti merr atė
qė ka brenda vetes.
Meqenėse edhe studimi, edhe kritika merren me
evidentim vlerash artistike, mė shumė se sa rruga qė ndjekin, besojmė se
mund ti dallojė destinacioni i tyre, pra kujt dhe si i drejtohen audiencės
(Nė marrėveshje besoj se njė vepėr arti mund ta konsiderojmė njė ngjarje
si pėr lexuesin, ashtu edhe pėr ata qė merren me anėn komentuare tė saj,
pasi vetėm duke e parė si njė ngjarje, mund tė shpjegojmė edhe mė mirė
shkaktimin e reagimit).
Studimi i referohet veprės pėrmes gjuhės, duke
pasur parasysh jo vetėm atė qė ėshtė pėrshkruar, por edhe krahasimin mbi
terminologjitė e pėrdorura, duke rreshtuar logjikisht rrethanat qė sundojnė
veprėn. Kėshtu, studimi, duke iu referuar gjėrave tė evidentuara pėr
ngjarje qė rrėfehen nė libėr, krijon fjalėn sot pėr veprėn. Pra studimi
tenton shpjegimin e strukturės sė veprės dhe stilistikės gjuhėsore tė saj.
Ndėrkohė, logjika e kritikės ndėrtohet mbi
pėrjetimin dhe i referohet situatės sė ngjarjes, duke synuar njė mekanizėm
shijues pėr tė. Pra, pėr kritikėn nuk ėshtė e rėndėsishme analogjia e
evidentuar dhe as pretendon tė nxjerrė pėrfundime tė besueshmėrisė
shkencore, siē ndodh rėndom me studimin. Kritika i referohet situatės
artistike pėr tė krijuar njė analogji psikologjike tė vetėn pėr lexuesin.
Duke qenė se studimi merr shembuj nga vepra pėr
tė shpjeguar veprėn, ndėrsa kritika i merr ato pėr tė shpjeguar fenomene
jetėsore qė na i kujton vepra, del se, nė njė vepėr, ajo qė mund tė jetė
vlerė pėr studimin, mund tė mos jetė e tillė pėr kritikėn, dhe anasjelltas.
Pėr studimin, vepra ėshtė njė mori ēastesh
ngjashmėrie, ndėrsa pėr kritikėn vepra ėshtė e tėra njė ēast. Logjika na
kėrkon tė besojmė se befasinė e vėrtetė e ruan njė ēast i vetėm, me kushtin
qė tė na paraqitet i tillė. Kėshtu, shembujt pėr kritikėn janė nė funksion
tė ndėrtimit tė njė situate psikologjike, shpesh edhe jashtė veprės. Ndėrsa
studimi i pėrdor shembujt pėr kuptime kontekstuale tė veprės dhe tenton
sintetizimin e veprės, kritika nga ana tjetėr pėrdor shumėllojshmėrinė e
kuptimeve tė veprės.
Nėse Urtėsinė do ta ndanim nė dy llojesh: Urtėsi
Mendore dhe Urtėsi Shpirtėrore, besoj se studimi do ti takonte sė parės,
ndėrsa kritika sė dytės. Pra, studimi duket se kėrkon profesionistėt, ndėrsa
kritika amatorėt (Shijet nuk janė profesion!).

Pavarėsisht se studimi dhe kritika janė rrugė
drejt evidentimit tė vlerave (pasi bazohen tė dy nė pėrvojat artistike),
duket se ato shkojnė nė kahe tė ndryshme. Studimi e pėrdor pėrvojėn
artistike si njė lloj kodi rrugor pėr tė zbėrthyer veprėn. Ndėrkohė qė
kritika pėrdor tė njėjtėn pėrvojė pėr tė dalė nga vepra, pėr tė ndėrtuar njė
rrugėtim tė vetė lexuesit me veprėn, duke e futur nė mekanizmin e filozofisė
dhe jetės sė lexuesit.
Pikėrisht kėtu vijmė te njė pyetje tjetėr: A
rrezikon vetė kritika tė shihet si vepėr artistike, ose njė imitim dytėsor
i fuqisė krijuese, siē shprehet Fraj nė librin e tij Anatomia e kritikės?
Unė besoj se kritika mund tė ketė shumė elemente artistike, por pa tė
drejtėn pėr tė qenė vetė njė vepėr arti, pasi nė fund tė fundit ajo luan
brenda hapėsirave qė janė rrėfyer mė parė nga njė tjetėr autor.
Kritika, nė logjikėn e vet fillestare,
shfrytėzon dėshirėn e ēdo lexuesi pėr tė dėgjuar diēka tjetėr rreth
ngjarjes qė ka lexuar/pėrjetuar vetė. Kjo e bėn kritikėn qė tė qėndrojė nė
kufijtė e pyetjes retorike: A mundet qė lexuesi tė pėrftojė edhe njė
kėndvėshtrim tė ri leximi? Pohimi apo mohimi i kėsaj pyetjeje mbetet edhe
fati i kritikės.
Gjithsesi as arti, as kritika nuk operojnė me
lexuesin si individ, por me individin-lexues, i cili ėshtė gati tė
bashkėbisedojė pėr shumėllojshmėrinė e mundshme tė tė parit tė njė
ngjarjeje, siē ndodh me fabulėn e njė rrėfimi. Veprat letrare na
ftojnė pėr liri interpretimi, sepse na propozojnė njė bisedė nga shumė
rrafshe leximi dhe na vėnė pėrballė dykuptimėsive tė gjuhės dhe tė jetės,
shprehet Umberto Eco nė librin e tij Pėr letėrsinė.
Ndėrkaq, kritika mund tė jetė stilistike,
sociologjike, psikologjike, semiologjike, impresioniste, filozofike etj.
etj. Varet nga qasja qė vetė lexuesi (kritiku) kėrkon tua sugjerojė edhe
tė tjerėve shijet e tij. Por vetė kritiku duhet tė pranojė pafundėsinė e
leximeve, duke synuar qė tė zbulojė caqe tė reja leximesh, tė cilat lidhen
ne etikėn, estetikėn, me vlerat e kohės dhe ato tė pėrhershme. Mbi tė
gjitha, me Njeriun dhe Njerėzoren, qė mbeten dy shinat mbi tė cilat gjithnjė
mund tė ecė me njė lloj sigurie njė tren gjykimesh.
|