Shpesh herė na rastisė tė pėrballemi me vėshtirėsi tė natyrave
tė ndryshme dhe na atakojnė pikėrisht atėherė kur gjendemi tė dobėt pėrpara
sprovave qė sjellė jeta. Por pėrse tė gjendemi tė dobėt?!
E tillė ėshtė jeta, sprovat asnjėherė nuk
pushojnė sė ardhuri dhe sė shfaquri, nė ndėrkohė mbrojtja mė e mirė do tė
kishte me qenė tė pėrballurit me to nė mėnyrėn e duhur dhe mė tė mirė tė
mundur. Variabla kėto, qė aludojnė tė ju sjellin deri te suksesi, pėr tė mos
ju lėnė tė zhyteni nė dėshtim. Ėshtė e njėjta sikur tė rrezikoheni tė
pėrmbyteni nė baltėn e gjallė, duke e pasur mundėsinė tė kapeni nė degėn e
njė peme, qė papritur e vėreni se e keni fare pranė, kapuni, varuni nė tė..,
mos e mendoni gjatė, ėshtė e vetmja rrugė qė ju shpėton nga ajo pėrmbytje,
ju nxjerrė nga humbja, ju ēliron nga dogma dhe kur tė gjitha kėto tė mbesin
prapa jush, atėherė do e gjeni veten fitimtarė, triumfues dhe tė shpėtuar.
Me njė fjalė ndjeheni "tė suksesshėm", subjekt ky qė tė gjithė e dėshirojnė
dhe e pretendojnė, ashtu siē njė klub i futbollit e dėshiron fitoren dhe
pozicionimin nė vendin e parė tė tabelės.
E ditur qoftė, qė suksesi nuk vjen vet. Edhe po ta presim tėrė
jetėn, duke menduar se fati do tė na sjellė suksesin.., si do tė
pėrfundojmė?!
(Kėtė po qė e them me bindje tė thellė) Tė
zhgėnjyer, po, po.., pikėrisht kėshtu do tė pėrfundojmė, tė zhgėnjyer, qoftė
me jetėn, qoftė me familjen, qoftė me njerėzit e tjerė tė rrethit shoqėror
dhe, papritmas fillojmė e i kritikojmė tė tjerėt, i fajėsojmė tė tjerėt,
sikur ata tė jenė pėrgjegjės pse ne jemi tė dėshtuar, e ē'ėshtė mė e keqja
tashmė tė zhgėnjyer edhe me vetveten.
Sociologu amerikan W.G.Samner, ishte ndėr
pėrkrahėsit e doktrinės qė pohonte mbijetesėn e mė tė adoptuarve nė shoqėri.
"Ata qė kanė pasur sukses, kėtė e kanė merituar, ndėrsa ata qė nuk kanė
pasur, kanė merituar tė dėshtojnė", kėshtu thoshte ai.
Por pėrse nė tė vėrtetė ndodhė kjo?! Pėrse disa
fitojnė mė shumė se sa duhet, ndėrsa tė tjerėt jetojnė nė mjerim duke pritur
lėmoshė?! Pėrse disa kanė famė dhe janė tė dėshiruar nė shoqėri, ndėrsa tė
tjerėt janė tė vetėm dhe askujt nuk i bėhet vonė pėr ata?! Pėrse, pėrse,
pėrse dhe shumė pėrse tė tjerė?!!!
Kėto janė disa pyetje, pėrgjigjet e tė cilave janė shumė tė
kėrkuara, po aq sa janė filozofike dhe enigmatike nė tė njėjtėn kohė. Askush
nuk mundet tė jap pėrgjigje konkrete pėr kėto pyetje, them konkrete pasi qė
shumė njerėz janė orvatur tė japin pėrgjigje, por qė nė kundėrvėshtrimin tim
nuk kanė qenė konkretuozė, nga ana tjetėr, sa ka prej tyre aq ka edhe
mendime, jo rrallė herė edhe tė kundėrta. Sido qė tė jetė, nuk dua tė bėhem
llomotitės i pavlerė nė lidhje me kėtė, duke e ditur qė "pėrse-ja" nuk ka tė
mbaruar, edhe sikur tė jepen njėqind pėrgjigje prapė do tė ketė njė "pėrse"
pėr t'u parashtruar, e si tė jetė konkrete?!!! (Shihni ē'po kėrkoj...! Mė
mirė t'i kthehem temės dhe tė mos futem nė rrugė pa kthim). E filozofisė
ėshtė t'i bėjė kėto pyetje, pėrgjigjet e tė cilave tė ēojnė drejt zgjidhjes.
Unė do tė mundohem tė pėrgjigjem, nė njė mėnyrė
tė tillė, qė mė tepėr pėrkon tė jetė njė formė e tė kėshilluarit apo tė
udhėzuarit.

E para.., - Besimi nė vetvete -
Sikur tė mos ndjeheni komod me veten tuaj (ashtu
si jeni) dhe tė mos i besoni vetes, mos pritni t'i besoni askujt dhe askush
nuk do t'ju besoj juve. Gjithmonė do tė jeni tė dobėt, tė padobishėm dhe tė
paaftė nė syrin e tė tjerėve. Thjeshtė, vetėbesimi ėshtė virtyt mbi tė cilin
ndėrtohet karakteri njerėzor, ėshtė diēka qė vėrehet, qoftė nė dukjen apo tė
shprehurit tuaj. Andaj sa i pėrket kėsaj ēėshtjeje, duhet tė ngulitemi me tė
dyja kėmbėt, me vendosmėri qė sė pari tė kemi vetėbesim. Besoni ose jo, nė
momentin qė arrijmė diēka tė tillė, vetėm sa kemi bėrė njė hap drejt
suksesit. Tė jetė vetėbesimi, e tė tjerat jemi tė sigurt qė i arrijmė, sepse
ne besojmė dhe mjafton tė besoni. Mos keni frikė tė thoni "dua tė jem i
suksesshėm"
E dyta.., - Guximi dhe vendosmėria -
Kurrė nuk do tė bėnit asgjė, sikur tė mos e
merrni guximin pėr t'a menduar dhe, prapė nuk do tė bėnit asgjė, sikur tė
mos vendosnit t'a bėni atė qė keni guxuar t'a mendoni. Kėshtu qė duhet tė
jeni tė guximshėm dhe tė vendosur nė tė njėjtėn kohė.
Unė jam njė pėrkrahės i teorisė sė tė bėrit
plane. Bėni plane dhe mos t'ju duket vetja i marrė, shkruani nė njė letėr
ato ēka pretendoni dhe synoni pėr tė arritur. Edhe do tė realizoni ėndrrat
tuaja! A ju duket e pamundur?! Jo s'ka pse ju duket ashtu. Ne po flasim
tashmė pėr hapin e dytė, pėr t'a bėrė kėtė duhet t'a kemi kaluar tė parin e
qė ishte "vetėbesimi", pra qenka e mundur, sepse ne besojmė dhe ashtu do tė
bėhet.
E treta.., - Sjellja e mirė -
Pėr tė qenė dikushi dhe ai i suksesshmi, duhet
gėzuar dashurinė dhe respektin e tė tjerėve. Nuk bėn tė jeni egoist, tė
vrazhdė dhe jo tė sjellshėm. Kėshtu vetėm sa e largoni dhe e kundėrta nuk e
tėrhiqni askėnd, si tė tillė nuk do tė mundeni tė jeni tė suksesshėm, sado
qė keni vetėbesim, guxim apo vendosmėri. Pra, ajo ēka tani kėrkohet ėshtė
altruizmi (tė qenurit tė afėrt dhe bashkėpunues) kėto shkojnė nė mėnyrė
zinxhirore, prandaj edhe mėnyra e sjelljes ndikon nė tė arriturit e
suksesit.
Pasi t'a keni bėrė edhe hapin e tretė (pra tė
sjellurit mirė) do tė fitoni dashurinė dhe respektin e tė tjerėve, qoftė tė
rrethit familjar apo shoqėror, tė cilėt mė pas, do tė jenė indikatorė tė
rėndėsishėm, nė tė arriturit e suksesit tė cilin kaq shumė e pretendoni.
E katėrta.., - Tė insistuarit -
As edhe njė herė tė vetme mos pushoni sė
insistuari. Vetėm insistimi ju mundėson konkretizimin e synimit tuaj. Ky
ėshtė hapi i katėrt, tashmė jeni njė njeri me vetėbesim, jeni tė guximshėm e
tė vendosur dhe gėzoni njė pėrkrahje (dashuri, respekt) tė cilėn e keni
fituar nga tė sjellurit mirė me rrethin, krejt ēka mbetet ėshtė tė
insistuarit, nė atė qė me tė vėrtetė doni. Edhe nėse nuk e arrijmė me tė
parėn, apo tė dytėn, ndoshta "e treta ėshtė e vėrteta".
E pesta.., pasi tė keni bėrė hapin e parė, tė dytė, tė
tretė dhe tė katėrt, ashtu si thashė unė, tė pestin do t'a bėni vet.
Tė dashur lexues, juve ju mbetet qė t'a mendoni
cila do tė kishte me qenė alternativa e radhės, qė do t'i pasonte kėtyre
katėr hapave fillestarė pėr nė rrugėtimin e gjatė, destinacioni i tė cilit
quhet SUKSES.
(Autori ėshtė gazetarė nė revistėn "Horizonti i Diturisė")
|