MĖ LĖRĖ TĖ QAJ SONTE
Sonte mund tė luftoj me tėrė botėn
Por jo edhe me zemrėn time
Mos ik e dashur
Mė lėrė ta mbėshtes kokėn
Mbi gjoksin tėnd
Mė lėrė tė prehem deri nė amshim
Nėse ti kundėrshton
Dua tė mbėshtes dhembjen time
Pėr atė dru me zgėrbonjė
Ti recitoj deri nė agullimė
Poezitė e shkruara
Enkas pėr dashurinė tonė
Kjo natė e gjatė
Kush e di se ku e harroi gjumin
Mė lėrė tė qaj sonte
Deri nė mėngjes
Mė lėrė tė dėnesi nė prehrin e ėndrrės
2.
Sonte kemi sa tė duash kohė
Udhėtimi i jonė do jetė i gjatė
Prej njė rrugė tė kalldrėmtė
Do tė kalojmė nė njė rrugė tjetėr
Pranvera nuk vjen
Nėse kafshojmė mollėn e papjekur
Tė kujtohet se sa shumė
Ecėm mbrėmė
Rrugėt ishin tė gjata
I pėrngjanin dhembjes sonė
Ti ishe vetėm njė lule
Nė varfėrinė e stinės
Tė thash kemi kohė
Mbase ėshtė pranvera
Por kallkanėt po pikojnė si lotėt
E nuseve nga ēatitė e rrėnuara
Dimri ishte i pa pėrshtatshėm
Na ngriu lotin nė sy
3
Kurse ne pėrherė kishim kohė
Blinim byrek me djathė
Ngase ty
Nuk tė pėlqente aroma e mishit
Kallkanėt shkriheshin
Diku pas maleve
Si njė zogė nga veja
Dielli e nxirrte kokėn
Nga pėrgjumja e mėngjesit
Pemėt shkundeshin nga tė ftohti
Behari kishte nisur
Me i ēelė lulet mė tė bukura
Kurse sytė e tua tė gėshtenjta
I pėrngjanin dy gurėve safiri
4.
Ti nuk e kuptove dhimbjen time
Me fashat e kujtimeve
I lidhe plagėt e kohės
Ashtu siē thoshe
Koha shėron ēdo shpirt tė vrarė
Por ja
Asgjė nuk shėroi gjėma e bagremit
Kjo natė e gjatė
Pa asnjė dalje nga dhembja
Mė rri sonte mbi kokė
Si ajo shpatė e pėrrallave
Mė rri po ai kėrcėnim
I fjalėve tė akullta tė erės
5.
Nuk ėshtė koha
Kur njerėzit dorėzohen
Unė nuk i besoj mė askujt
Ti i shembe tė gjitha urat
Si mund tė kaloj
Pėrtej bregut tė dhembjes
Si mund tė iki
Nga ky trishtim qė lėshojnė degėt
Jam shndėrruar nė gur varri
Askush nuk mė kupton
As tė vdekurit nuk mė duan
Si tė eci nėpėr kėtė sterrė
Si tė qėndroj
Pranė kėsaj ofshame
6.
Sonte dua tė luftoj
Me ēdo kė
Nėse duhet
Edhe me perėnditė
Por mė lėshoni njerėz
Largojeni kėtė kėmishė
Tė bardhė
Nga lėkura ime e djegur
Sonte tėrė botės
I kam shpallur luftė
Dua tė sfidoj ēdo kė
Por kėtė nuk mund ta bėjė
Me zemrėn time tė thyer
Prishtinė,20 dhjetor 2013
7.
Kjo ditė pėr befasinė time
I ka hapur sytė
Mė shikon si tė ishte e dehur
Dy pika lot
Ortek i bardhė bore
Rrokullisen teposhtė mollėzave
Gjethet e zverdhura
Bien nga degėt e thyera
Thyhen edhe shtrezet e kristalta
Tė njė mėngjesi tė vrarė
Dy zogj tė verdhė
Plandosen pėr tokėn e zhuritur
Nga kajsishtat po ikin lejlekėt
Kanė zėnė tė dorėzohen stinėt
Shirat e kėsaj vjeshte
Po u pėrngjajnė njerėzve tė vetmuar
Drurėt dėnesin
Me njė vajė tė pashuar
Dėnesin me lot drerėsh
Njė mall i largėt
Paska mbetur peng te korijet
8.
Dje ishte njė ditė pa ngjarje
E tejzbrazur
Asnjė fjalė nuk shėnova nė ditar
Vetėm era mbeti e gozhduar
Si njė kryq nė shpirtin tim
Ti nuk ishe askund
Mendimet e tua i lė diku tjetėr
Mbetėn jashtė mureve tė kujtesės
I pėrngjaje pendės sė njė zogu
Qė kishte pėsuar njė metamorfozė
Unė e dija
Herėt a vonė ti do tė pendohesh
Dhe sot po qan
Si mjellma nė sytė e detit tė tėrbuar
Po qan me varkat e fundosura
Poezi nga libri "Druri i pikėlluar"
 |