Lumenjtė qė rrjedhin pakthyeshėm
Qė tė analizohen dhe tė komentohen poezitė e Adem Zaplluzhės, duhen vėllime
qindra faqesh. Figuracioni i tij ėshtė i pambarimtė, pra, edhe zbėrthimi dhe
sqarimi i atij figuracioni do tė ishte edhe mė i pambarimtė. Pothuaj secila
fjalė e tija ėshtė njė figurė e kjo do tė thotė qė aty, secila fjalė i ka
njė apo disa kuptime tė bartur.
Natyrisht, unė sdo ti hyj kėtu njė zbėrthimi tė tillė tėrėsor. Do tė ish i
pamundur, por edhe i panevojshėm. Prandaj po ndalem fillimisht vetėm te
kori i bretkosave. Ēmė kujton ky kor bretkosash? Mos vallė
Aristofanin? Po, por kėtu skanė gjė tė pėrbashkėt, pėrveē emėrtimit, i
cili, edhe pa dashur, na e ēon mendjen te njėri nga kulmet zanafillorė tė
artit botėror.
Kėtu kemi tė bėjmė thjeshtė me kullosa tė virgjėra nė prani tė bretkosave.
Njė i dashuruar, ēfarė kullot te vajza qė ka pranė? Njė e dashuruar,
ēkullot te djali qė e do? Qė tė dy, atje ku zotat e kanė dhėnė pėr sė
mbari, kullosin virgjėrinė e njėri-tjetrit. Muaj e vite do tė kalojnė e ju
nuk do ti harroni ata ēaste.
Shtojani kėsaj edhe njė situatė pėrqafimesh nėpėr shi! O zota! Mua mė ka
ndodhur vėrtet! Kanė kaluar mbi 60 vjet dhe se kam harruar. I luteshim
qiellit qė tė mos pushonte kurrė ai shi. Ndėrsa dhentė, tufa-tufa,
strukeshin ngjitur njėra me tjetrėn, ne shtrėngoheshim dhe gėzoheshim qė po
lagemi. Trupi i saj, brenda njė fustani krejt tė hollė, nxirrte avuj. (Ka
vite qė ai trup sėshtė mė nė kėtė jetė.)
Qanim nė duet me shirat. Nė tė vėrtetė, rigat e shiut na kullonin nėpėr
flokė, rridhnin te balli dhe, mu poshtė syve, na ngjanin me lot. Por sishin
lot. Ishin stėrkalat qė ledhatonin lėkurėn e zeshkėt.
Cilit djalė tė ri nuk do ti dukej sikur ėshtė ai, qė e ka zbuluar universin
i pari? Dhe cilit djalė, nė ato rrethana ndjenjash tė pafrenueshme, nuk do
ti dukej vajza qė ka pranė, si qenia mė kryesore e gjithėsisė? Nė mos e
vetmja, e zbritur aty enkas pėr tė!?
Vajza, (kjo e kėsaj poezie), i ka xhepat tė grisur. Prej tyre rrjedhin
ēurgjet e ujit. Ēurgje uji i dalin edhe prej flokėsh, dhe djalit i duket
sikur po pikojnė yjet.
Janė ēaste qė kurrė mė nuk pėrsėriten. Kthehuni dhe rilexojeni! Poezia
titullohet Vetėm kori i bretkosave.
E kėtillė ėshtė krejt poezia e Adem Zaplluzhės. Cilindo krijim tė tijin do
ta pėrjetojmė pikėrisht kėshtu. Janė 22 krijime te ky cikėl, me titull Ti
ishe pema, dhe secili na fton ti rikthehemi nga disa herė. Hape nė cilėndo
faqe!.. Ja, u hap nė faqen 18! Nga njė puthje gjumė shkatėrruese. A mund
tė largohesh pa e lexuar disa herė?!
Nė njė vend tjetėr, pėr shembull, nė faqen 24: //U puthėm nėn ura,/ E
deshėm njėri-tjetrin/ Si ditėm vetė./ Na ndihu fati qė jemi gjallė//.
Te cikli i dytė, titulluar Pėrmendoret meritojnė mė shumė, Adem Zaplluzha
na shfaqet si njė Migjen i shekullit 21. Njė poet i mjerimit tė shqiptarėve,
edhe mbas njėqind vjetėve!? A ėshtė e arsyeshme dhe e pranueshme qė Kombi
ynė, edhe mbas njėqind vjetėsh, tė jetojė jetė lypsarėsh nėpėr lagje tė
varfra?! Jetė skamnorėsh, si njėqind vjet mė parė, ashtu edhe sot!? Pleq tė
lėnė nė mėshirėn e fatit! //Biro, lėri ata qejfet e tu!/ Unė nuk kam asnjė
lek.//. Ky cikėl ka 27 poezi. Secila mė e rėndė se tjetra.
Njė nėnė me gjinj prej rėre. A mund ta konceptojė dikush njė grua, aq mė
tepėr njė nėnė, e cila, nė vend tė qumėshtit, e ka gjoksin tė mbushur me
rėrė?! Krejt kjo pjesė e kėtij libri ka disa portrete nėnash, rėnė nė
gremina mjerimesh. Janė, nė mos gabohem, nja 15 krijime-skėterrė, qė flasin
pėr nėna tė kėtilla. Shumica e tyre kanė tė bėjnė me pėrmendoret. Janė nėna
heronjsh dhe, pikėrisht kėtu mbėshtillet mllefi i revoltės, edhe i poetit,
edhe i lexuesit. Nėnat e heronjve, tė braktisura si mos mė keq!
//E njoh mirė shpirtin e saj:/ Ėshtė njė Nėnė e Madhe,/ Tė cilėn sot/
Askush nuk e vėren.//. //
ia mbulon shpatullat/ Njė kėmishė e grisur.//
Pak mė tutje njė tjetėr nėnė, ose ndoshta po ajo, shtrin vetėm dorėn e
majtė, sepse e djathta i mungon. I biri, ndėrkaq, //Vetėm si pėrmendore/
Mund tia ofrojė/ Pėrqafimin e bronztė
//. Prapė njė nėnė, //pa asnjė
djalė! //
Tė vetmen vajzė qė e kish pasur// e ka humbur diku nė Koshare. E
tash
//Kalon ēdo ditė/ Prej njė tavoline nė tjetrėn,/ Duke u takuar/ Me
mosmirėnjohjen e njerėzve.//. Lemeri!...
|