Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - DUDUMI

Shkruan:Kalosh ĒELIKU

      

DUDUMI

gėrhet pėr Liri

 

 

Librin e autorit Kalosh Ēeliku, "Dudumi gėrhet pėr Liri" mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

 

„Literaturė“

 

 

(E falėnderojmė pėrzemėrsisht autorin)

 

 

 

            Prolog

 

            LAVDI “heronjve” tė Xhadisė

 

            Njė popull qė t’i arrijė qėllimet e tija kombėtare, patjetėr i duhen rrugės pėr nė Baba Tomorr: njerėzit e ditur, pas tyre vijnė tė pasurit. Dhe, nė fund populli.

            Populli, qė i ka me vete kėto tre faktorė tė rėndėsishėm, a mund tė ketė probleme pėr t’i realizuar qėllimet e tija shekullore? Jo. E them kėtė se, njė populli i duhen kėto tre faktorė tė rėndėsishėm pėr tė Nesėrmen.

            E, a i ka populli shqiptar kėto tre faktorė pėr tė Nesėrmen? Jo. E them me plot gojėn. E ka vetėm faktorin e tretė, popullin. Po, jo edhe njerėzit e ditur dhe tė pasur, tė cilėt i prijnė nė ballė popullit.

            Popullit shqiptar, nė ballė duhet t’i pri Truri e jo B-ja e Madhe e shtypit. Fatkeqėsisht, deri mė tani (hiq Rilindasėt), populli shqiptar nė ballė e ka pasur B - nė e Madhe tė shtypit. E, jo Trurin. B -nė e Madhe tė shtypit e ke nė Qeveri. B- nė e Madhe tė Shtypit e ke nė Parti Politike. B - nė e Madhe tė shtypit e ke nė Ministri. B - nė e Madhe tė shtypit e ke gjithkund: nė internet, gazetat e tyre partiake, emisione televizive, debate. B - ja e Madhe e shtypit ka edhe “Facebook -un” me mė shumė miq tė regjistruar edhe me liderėt e partive politike. B - nė e Madhe tė shtypit e duan partitė politike. E do Qeveria. E do Shteti. Vetėmse, fatkeqėsi kombėtare: B - nė e Madhe tė shtypit nuk e do vera, poezia. Dhe, gratė.

            Ditėn e Madhe, kur ky popull legjendar do tė ketė nė ballė Trurin e jo B - nė e Madhe tė shtypit, besoj se nuk do tė ketė probleme politike t’i realizojė aspiratat e tija shekullore brez pas brezi.

            Edhe Manifestimin Kulturor Tradicional Ndėrkombėtar: TAKIME NĖN RRAP, ne e organizojmė falė vullnetit tė poetėve. Fuqi mendore kjo, nė ballė tė popullit, qė mė sė shumti ėshtė goditur nė kėtė kohė “demokratike” nga B -ja e Madhe e shtypit.

            E, pėr sa u pėrket Partive Politke Shqiptare, Ministrisė sė Kulturės nė IRJ tė Maqedonisė, ky Manifestim Kulturor Tradicional, ėshtė pėrpjekur tė ngulfatet moti kohė me tė dyja duart. Shkaku, se: e ka rrokur pėr fyti B - ja e Madhe e shtypit.

            Megjithatė, ne jemi poetė qė kemi dalė nė ballė tė popullit. Nuk lejojmė qė ky Manifestim Kulturor Tradicional Ndėrkombėtar, qė e futi i pari vargun shqip edhe nė kohė tė vėshtira lufte nė Ēarshinė e Bit - Pazarit (1997), nė zemėr tė Shkupit, tė shuhet pėr tekat e dikujt me brekėt nėpėr kėmbė dhe partive politike qė na e sjellin koēinė nga malet pa Nuse nė Katund.

            Pėr inat me forcat tona, ne do tė vazhdojmė t’i mbajmė dy manifestime kulturore, njėri pas tjetrit: TAKIME NĖN RRAP, nė Shkup dhe Ditėt e Humorit dhe Satirės: XHA DERALLA, nė Kėrēovė. E qartė, ne u tregojmė atyre partizanėve tė partive politike, qė e nėpėrkėmbin kulturėn shqiptare, dimė tė veprojmė edhe ndryshe, i shpallim luftė me poezi B - sė Madhe tė shtypit.

            Truri duhet tė jetė nė ballė tė popullit. E, jo B - ja e Madhe e shtypit. Fatkeqėsisht, te ne paguhet me para tė thata B - ja e Madhe e shtypit e jo Truri. Qesharake, ė?! B - ja e Madhe e shtypit tė vlejė mė shumė se Truri! E pabesueshme! Kjo nuk ndodh askund nė botė, nė shtetet demokratike. Po, ja qė ndodhė tek ne ballkanasit e vjetėr, nė IRJ tė Maqedonisė.           Popujt, qė e kanė pėrzier edhe gjakun, pjellin melezė edhe nė Ditėn e sotshme.

            Halli?! Halla, do burrė! Nė rregull, e kush do tė ishte burri?! Natėn e Madhe ta fusim me kėngė Nusen nė dhomė. Cucat pas dere copė-copė t’i bėjnė dajret. Im Atė edhe njė herė ngrihet nga varri, nxjerrė mauzerrin nga hatullat dhe tymeflakė shti nė Zogkeqin qė na kėndon natėn mbi ēati kėngė vdekjeje.

            Dhe, mė pyesin “miqtė” e mi, ku e kam vendin e punės. Qeshė. U pėrgjigjem: nė Tavernė. Nėn Rrap. Faj, nuk u kam se mua mė do vera, poezia. Dhe, gratė. E ato i do Partia. Qeveria. Shteti. I ka dėnuar edhe vetė Zoti, nė podrume. Natė e ditė ua shuan dhe ndez dritat tė dalin nė sipėrfaqe, mbi tokė. Pėrmes tė vdekurve u dėrgon shenja. Yllit tė mėngjesit. Diellit t’i dalin pėr mejdani. Natės, qė i ka kapur nė grusht. Mureve, qė i shtrėngojnė natė e ditė mes librave. Hėnės, kur del mbi mal pas mesnate. Pulės me zogj nė qiell, qė e thėrret Gjelin tė hip nė gardh. Heret, ende pa zbardh drita, ta thirrė me kėngė agimin. Diellin, qė zbret dhiareve mė kėmbė nga Ēelėvjollca.

            Tekefundit, ne bėjmė luftė kulturore me poezi: Truri me B - nė e Madhe tė shtypit. Brez pas brezi nė luftė me B - nė e Madhe tė shtypit. Tė mos keqkuptohemi, ne bėjmė luftė me tru dhe penė. Vdesim nė fushėn e betejės me armė nė dorė. Ringjallemi. Muza na jep gji mes maleve. Fuqi pėr luftė heroike.

            Pėrfundimi: Truri e vazhdon luftėn me B - nė e Madhe tė shtypit. Patriotėt e vonuar e kanė        gjetur Lėmė. E nė Lėmė sot fshi edhe Kali Shemės edhe Gomari. E rėndėsishmja ėshtė, se: Kali i Shemės dhe Gomari nuk fshijnė njėsoj nė lėmė. Era nuk fryn nga malet e Drenovės pėr ta hedhur grurin nė ajėr. Nusja me pashterkė tė kuqe, pastrojė nga byku. Halli?!        Halla, edhe kėsaj radhe, pėrsėri do burrė mejdani me mustaqet vesh mė vesh.

            O burra, nxirreni Gomarin nga Lėma se, na latė pa grurė, bukė nė Dimėr!... Edhe Kalin e Shemės!...

 

            Pjesė nga libri "Dudumi gėrhet pėr Liri"