Kėtė tregim (ngjarjen e njoh prej kohėsh dhe
ėshtė krejt e vėrtetė), e sjell enkas me rastin e festės sė
KRISHTLINDJEVE,
sado qė dy besimtarėt e mi janė tė dy myslimanė. Kanė qenė
myslimanė (tani nuk rrojnė mė, se kanė qenė tė moshuar) dhe besonin tek
ZOTI. Unė vėrtet nuk jam ithtar i asnjė feje, por, megjithatė, them qė ka
njė ZOT dhe ky ėshtė mbi gjithė fetė, kėshtu qė po e sjell sot kėtė ngjarje
qė ka lidhje me besimin tek Zoti.
* * *
Rrapo Radostina, burrė reth tė gjashtėdhjetave,
kėtė dimėr (ėshtė aty nė vitet '50-tė shekullit qė iku), ėshtė si mbi
gjemba. Shkurt: nuk i ka punėt nė terezi. Ka filluar zi e madhe buke dhe
ky shėndre e ka ēuar bereqetin ku nuk mban mė. Muaji shėndre ėshtė i gjatė,
pas tij vjen kollozheku dhe gjeēim ishalla shkurti qė, sado i shkurtėr, por
"drutė" i pret gjatė. Aha, - thotė Rrapo Radostina, - po ngjaci kėshtu si
shėndreu dhe kollozheku, shkurti mė dėrgoi nė atė botė. Hambari u zbrazti,
kuleta pa kacidhe dhe hidhu pėrdridhu pėrmbi qyramidhe, - shpotiti, nė vend
qė tė rėnkonte. Shpotiti se Rrapoja, nga natyra, ėshtė fjalė e gas. Pastaj,
e la shpotinė veē dhe, pasi u kthjellua, tha: - Po kam qetė una. Kam Zylon
dhe Balashin. Tė martėn (tė martave bėhej pazari nė Fier) njė t'i nxjerrė
nė pazar, paratė nė kuletėz dhe, nė mos i bėj si ajo plakėza e marsit, mos
mė thėnēin Rrapo Radostina. Do shes qetė dhe i them dimrit pirdhu me shėndre
e me kollozhek. Qe i fjalės Rrapo Radostina dhe, sa thoshte, aq edhe bėnte.
Pėr tė qenė nė rregull me atė qė bėnte, molloiste me vete: i shes qetė se
kėshtu ka bėrė ymėr Zoti. Se pa Zotin, - thoshte Rrapoja, - as nuk ka ēfarė
bėn ropi.
Aq besimtar qe, sa nuk linte tė xhuma (tė
premte) pa shkuar nė xhami. Ca thėnie nga Kuh'ani i kish mėsuar si
pėrmendėsh dhe, sa herė qė niste njė muhabet, do ta niste po me Zotin. Nė
mbrėmjen e tė hėnės porositi tė shoqen, Salushen: - Kur tė ngrihesh nė sabah
(gjithmonė ajo ngrihej para tė shoqit), njė karroqe me tėrshėrė ua ndaj
qeve, se do t'i shpie nė pazar pėr t'i shitur, ndryshe na hėngri ky dimėr.
Bereqeti u sos dhe ka vajtur tek nuk mban mė.
E shoqja kurrė nuk ai bėnte fjalėn dy, se i a dinte huqin:
nuk ia hante qeni shkopin Rrapo Radostinės dhe ajo jo vetėm e kish pranuar
kėtė "huq" tė tij, por i rrrinte si me lepe-peqe.
U ngrit dhe vet Rrapoja mė heret se zakonisht
dhe, pasi e drodhi cigaren me terezi, shkrepi dhe tymosi. E shoqja vrapoi
t'i sillte mėngjesin, por ai tymosi esėll. I dhimbej qė do shiste qetė, por
e kishte shtrėnguar keqas kėpuca. Nuk vuri gjė nė gojė dhe i tha tė shoqes:
- Kafesė mos i hidh sheqer. Salushja e njihte mirė dhe, u mundua, ta zbuste:
- Po nuk pihet kafeja farmak. Farmaku me farmak del,- i dha fund Rrapoja. Ia
solli duke u dridhur dhe, tek doli nga dhoma, lėshoi njė drithėrimė: -
Korba, na ruajė nga e keqja, o ZOT qė tė qofshim fal!

E gjerbi kafenė si, inatēe, dhe e la atje mbi
tavolinė filxhanin me njė gisht blozė, bėri "bismilah" tek doli nga shtėpia
dhe hyri nė kasolle. Shkoi, i fėrkoi tė dy qetė nga qafa dhe, pasi i
zgjidhi nga grazhdi, hyri mes tyre. Me dy litarėt nė duar, u priu qeve pėr
nė pazar. Zuri njė vend tė mirė (qe nga tė parėt) dhe e dinte mirė: pazari
i shtrenjtė ėshtė nė sabah, nė inqindi (pasdite) pazari ėshtė i lirė. Pas dy
orėsh, i shiti dhe i dha me kaullė (me garanci). Blerėsit i tregoi dhe
letėrnjoftimin qė, nėse qetė e tij kishin ndonjė "broēkull", ai, Rrapo
Radostina, i kthente paratė. Apo nuk qenė goxha para pėr atė kohė: gjysėm
milioni lekė, or babam. Por nuk janė qe, - tha Rrapo Radostian, - por buaj e
shkuar buajėve. Vetėm qetė e mi nė tėrė fshatin, tėrhoqėn makinėn shirėse.
I dhanė karar dhe, pasi i dhanė dorėn njėri-tjetrit, Rrapoja, shkoi dhe i
puthi tė dy qetė. I kam si evlat, - tha dhe, aq u ligėshtua, sa lėshoi njė
lot. Epo qan dhe burri, - tha Rrapoja. Paratė siē i mori, i bashkoi dhe me
letrėn e njoftimit dhe, pasi nxori mandilen nga xhepi, i mbėshtolli mirė e
mirė dhe me "baulen" nė dorė, u nis pėr shtėpi. Kur qe i mėrzitur,
zakonisht, ia thosh ndonjė kėnge si, pėr demek, punėt i kam saffi nė terezi.
Nuk e mbante dot dhimbjen pėr shtijen e qeve dhe, aty pėr aty, ia tha
kėngės: "Tė kafshojė mushkonja drejt e mu nė ballė/ o ē'tė gjeti, Loni,
sikur qe nuslalė". Kėnga e kishte tė pickojė, por Rrapoja qe plot nga
marazi dhe dinte vet si e ngiste avazin. Ia tha kėngės dhe, aty pėr aty, u
ndje keq nga barku. O burra tek hamėmi qė ndohej aty pranė. Hyri dhe
"baulen" e la tek parvazi i dritares. Zbrazi tė keqen qė e shtrėngonte dhe u
dha kėmbėve qė dreka ta zinte tek shtėpia. Ishte si nė njė dynja tjetėr. Sa
hyri brenda, Salushja e pyeti: - Hė, e nxjerrim dimrin me ato lekė a jo?
Rrapoja zbriti nga qielli nė tokė (donte qė ta
varte veten mu nė sy tė shoqes, se "baulja" mbeti tek hamėmi) dhe, aty pėr
aty, tha: -Dimrin dhe beharin tok. Sa doli e shoqja, tha: - E mora vesh, o
Zot! Kot nuk mallkojnė: - Ta pafsha mallin, para! Paskan qenė harram dhe,
siē thotė hoxha, harrami nuk bėhet hallall. E drodhi tėrė mllef dhe, ndėrsa
ishte gati ta hante veten me dhėmbė, dėgjoi njė zėburri qė pyeste tė shoqen:
- E Rrapo Radositinės ėshtė kjo shtėpi? - Si urdhėron, - tha Salushja.
- Ėshtė Rrapua aty?
-Kėtu, kėtu ėshtė, po ju urdhėroni brenda dhe
shkoi i hapi lesėn e oborrit. Rrapoja pa nga dritarja dhe doli tė priste
mikun e panjohur. E priti dhe, si i priu pėrpara, e futi nė odėn ku priste
miqtė. E uli nė anėn e djathė tė oxhakut dhe, pasi zuri dhe ai vend,
ballas, i uroi mirėseardhjen.
- Mirėse ke ardhur, nga tė kemi dhe pėrse je
munduar? -pyeti Rrapoja.
- Pėr tė qenė, - tha miku, - unė jam ēam, por
banoj nė njė lagje tė Fierit. Mė quajnė Ahmet Ēami!
- Qofsh shėndosh dhe mirėse tė ka prurė Zoti
kėtu nė kasollzėn time, - tha Rrapoja. Mė pyete, se pėrse jam munduar deri
kėtu? Ėshtė radha ime tė tė pyes: - Mos tė ka humbur gjėkafshė sot ty?
- Aha, - tha Rrapoja, sikur i kish punėt fjollė,
- mos e ke fjalėn pėr ca lekė qė humba sot? Po mė humbėn, or tynjatjeta, se
mė qenė harram. Dhe harrami, po nuk bėhet hallall dhe shkoi e vajti kjo
punė.
Miku, pa folur, nxori "baulen" nga xhepi dhe i
tha: - I gjeta unė dhe ja tek i ke.
Rrapoja i mori dhe ashtu siē ishit tė
mbėshtjella me shami, i la mbi buhari (mbi parvazin e oxhakut). I mori dhe
nuk i tha asnjė fjalė tjetėr. Miku po rrinte si mbi gjemba dhe, provokoi, tė
ngrihej.
- Ke ardhur nga Fieri. Tani ėshtė kohė dreke dhe
rri tė hamė drekė, - tha Rrapoja. Jo, jo, - ngulmoi miku, do iki se kam ca
punė pėr tė bėrė. Mirė, - i dha dum Rarpoja, - dhe doli ta pėrcillte. Kur po
ndahej, mikut nuk iu durua pa i thėnė: - Ore. - i tha, - paske qenė
paloburrė (burrė i keq), unė tė solla gjithė ato para, se besoj nė Zot dhe
erdha e t'i solla, kurse ti nuk mė the as tė faleminderit.
Aha, - tha Rrapo Radostina, - nė ZOT besoj dhe
unė dhe Zoti thotė: - Harrami nuk bėhet hallall. Unė i paē nė duar dhe m'u
bėnė harram, ti i gjete (u bėnė hallall pėr ty) dhe t'u bėnė harram. As mos
prit nga unė gjė, or mik, po udhė e mbarė andej nga ke rrugėn. Dhe u ndanė
tė zemėruar.
Tiranė, 23 dhjetor 2017
|