Teuta, Mbretėresha ilire, ruan ditė e natė tė paprekshėm
kaltėrsinė e Adriatikut, qė dielli dhe rėrėpėrvėluesja i ftojnė pushuesit nė
skenėn mahnitėse, tė ndėrtuar nga piktorėt e qiellit, qė i kanė falur me tė
tepėrt gjithė ngjyrat e ylberit. Kurse skulptorėt hyjnor u dhanė forma nga
mė magjepset gjireve, kepeve dhe bregut, qė presin magjinė mbrėmjesore apo
mbajnė frymėn derisa tė vdiret hėna dhe tė dashuruarit ti vidhen syrit
lakmiqar apo gjuhėgjatėve. Bregdeti, vala, shkėmbinjtė e gjiri, ruajnė nė
ēdo qelizėqenieje dashurinė e pėrjetshme, sepse lindėn, u rritėn vunė kurorė
dhe u thinjėn sė bashku.
Aty..., zhegu i vapės nuk ndihet, pasi flladi... lajkatar i
dashurisė dhe qetėsues i brazdbrengave tė tė moshuarėve, nėn tisin e puhizės
e dallgėlozonjares, kreshtat e tė cilės i prekin pulėbardhat, puth e
ledhaton gjithė dashuri Tė Ujtėn e pamatė qė pa frikė mund ta quash
pasqyrė e sedeftė.

Nė pritje tė Festivalit Pranvera poetike durrsake Vilhelme Vrana & poeti
Xhevahir Cirongu
E gjithė kjo larmi formash, ngjyrash dhe sa e sa lloje
materjesh e objektesh, qė tok me ngjyrat e meloditė, bashkohen edhe zėrat
mistik tė natės, ngjason me njė skenė teatri apo baleti nė akull. Pushuesit
e panumėrt pėr muaj me rradhė ēdo pragmbrėmjeje tė bronztė, ndjekin gjithė
ėndje teatrin qė luan vetė jeta. Kurse tingujt e jetės, qė janė simfoni pa
nota, pa muzikantė e vegla muzikore, madje tė pashkruara nė asnjė pentagram,
bashkė me aromat e veēanta qė ka kjo tokė e bekuar, joshin e ftojnė nė atė
skenė prrallore Dyrrahun, birin e Melisės dhe Hyut tė detit qė tė ēelin
mbrėmjen me valsin e dashurisė sė pėrjetshme.
Janė tė gjitha kėto risi qė e bėjnė atė sa jetėsor e plot
gjallėri,dhe po aq joshės e tė parezistueshėm nga ēdo udhėtar apo vizitor,
qė nėse shkel njėherė, kėrkon tė rikthehet me ēdo kusht. Bukuria qė ngulitet
nė mendjet e banorėve dhe vizitorėve, i tėrheq ata me magji, ndaj kėrkojnė
ta rishohin pėrsėri, si dallėndyshet qė pas shtegtimit tė largėt si nė kohė
e hapėsirė, rikthehen prapė nė fole.
E dini se cila mrekulli njerėzore, tokėsore apo hyjnore ofron
kėtė kėnaqėsi tė jashtėzakonshme? Ky ėshtė Epidamni parahelen, i lindur me
rrėnjė autoktone pellazgo-iliro-arbėre. Ėshtė Dyrrahu i lashtė, qė e shtrin
shikimin tejpamės nė Adriatikun e kaltėr, i cili di ti falė kujtdo, paqe,
qetėsi shpirtėrore dhe dėshirė pėr ta jetuar jetėn , ashtu si ta ofron koha.
Si gjithēka qė ndodhet mbi tokė, dhe qytetet kanė vlerė e bėhen
mė tė bukur kur kanė edhe njerėz tė bukur. Janė pikėrisht njerėzit ata qė
bėjnė kohėn, qytetin dhe gjithė vendin, duke i shndėrruar ata nė tė
dobishėm, pasi duarartėt venė nė punė mendjen, vullnetin e mirė, kurse
risitė me menēuri e maturi i kthejnė nė vepra arti tė bukura dhe nė vlera
tė admirueshme nga tė gjithė. Qė tė njohėsh qysh nė embrion njė qytet dhe ta
duash e tė flasėsh pa droje pėr tė, mė parė duhet tė njohėsh njerėzit, ata
qė bėjnė kohėn dhe historinė. Njerėzit janė ata qė ndėrtojnė tė bukurėn dhe
janė po ata qė shkatėrrojnė ēdo vlerė tė ngritur me mund e djersė.
Ky ėshtė Durrėsi qė flet me gjuhėn antike, me gjuhėn mesjetare,
me gjuhėn e Rilindjes dhe me gjuhėn e kohėve moderne. Ky ėshtė Durrėsi me
njerėzit e tij tė mrekullueshėm, njė nga portet kryesor tė Mesdheut, qė ruan
nė kujtesė dhe lėēit papushim historinė me gjuhėn e sė vėrtetės pėr tė
gjitha kohėrat. Ndaj Mbretėresha Teutė ashtu stoike, qėndron zgjuar qė tu
tregojė brezave tė vėrtetat historike , qė e bėjnė vital dhe krenar kėtė
qytet e kėtė komb.
Festivali "Pranvera poetike durrsake"-2017- Edicioni i tetė
Klubi i shkrimtarėve dhe i artistėve Durrės,me festivalin
Pranvera poetike durrsake-2017 feston 10 vjetorin e krijimit tė tij dhe
promovon edicionin e tetė tė konkursit tė poezisė .
Nuk kisha marrė pjesė nė asnjė edicion para Pranverės Poetike Durrsake
2017 Ishte hera e parė qė mė ftuan tė merrja pjesė nė kėtė festival
poetik durrsak. Ishte vonė si kohė sepse donte vetėm 6 ditė qė tė mbylleshin
pranimet pėr festivalin poetik. Gjithsesi u paraqita me njė poezi tė re , tė
pabotuar dhe tė pareklamuar mė parė, vetėm 2-3 ditė para afatit .
Mė 13 maj u nisėm herėt bashkė me bashkėshortin tim, Fitim
Haxhiraj, qė njėkohėsh e kam menaxher, reklamues tė krijimtarisė sime tė
vonuar, si dhe fotograf personal. Pėr shkak tė mohimit tė sa e sa tė
drejtave tė mia, nisa tė shkruaj shumė vonė. Njė femėr e zakonshme, apo e
ēdo lloj profesioni veē artit dhe letėrsisė, kur arrin moshėn 52 vjeēe, siē
isha unė, e quan veten tė moshuar, tė padobishme. Ėshtė e vėshtirė tė
fillosh krijimtarinė letraro-artistike nė moshė tė madhe dhe tė mos harrojmė
se ¾ e kohės sime tė punės kam qenė punėtore . Por mė e vėshtira ėshtė tė
bindėsh veten se mund tė bėsh diēka tė pėlqyeshme apo tė duhurėn pėr
shoqėrinė nė moshė tė madhe,sepse unė isha jo vetėm bashkėshorte e nėnė,
por dhe gjyshe. Nė kėtė rrugė tė vėshtirė, por tė bukur e mjaftė fisnike tė
krijimtarisė sime, jo vetėm mė nxiti tė shkruaj, por qysh nė hapat e parė 20
vjet tė shkuara pata pėrkrahjen dhe ndihmėn e bashkėshortit tim, Fitimit. Pa
pasur atė nė krah, emri im si krijuese, nuk do tė kishte dalė tej lumit
Vjosa apo tej Llogarait. Fal mbėshtetjes, publikimit dhe kėmbėnguljes tė
tij, jam ajo qė jam sot dhe bashkė me Fitimin kam arritur deri kėtu
,gjė qė
se kisha imgjinuar kurrė, pasi mė shumė se gjysmė shekulli tė jetės sime,
kam qenė ėndrravrarė e shpresahumbur. Unė isha nga ajo shtresė qė e kisha tė
ndaluar tė ėndėrroja e ta pėrfytyroja tė nesėrmen ndryshe
Si pjesė e pandashme e jetės dhe e aktiviteteve tė mia letrare,
si brenda dhe jashtė kufijve tė Shqipėrisė, ai dhe unė mbėrritėm nė Durrės.
Im shoq ka debulesė pėr Durrėsin sepse nga 1952-1956 ka jetuar nė kėtė
qytet, ku ka kryer arsimin e mesėm nė politeknikumin e qytetit. Ai ka pasur
mundėsi tė njohė jetėn, traditėn e njerėzit e mrekullueshėm tė kėtij qyteti
dhe jo vetėm ruan respect, por edhe kėrkon tė ndalojė shpesh herė nė kėtė
qytet.
Fal kėtij aktiviteti tė mrekullueshėm letrar, arrita ti njoh
sadopak edhe unė Durrėsin e durrsakėt dhe i dhashė tė drejtė tim shoqi. Sa
mėsuan se ne kishim mbėrritur, erdhėn me radhė anėtarėt e Klubit tė
artistėve shkrimtarėve Durrės. I pari priu Xhevahir Cirongu bir nga
Tomorrica e Skraparit, miku i shokut tim tė klasės poetit brilant,
Akademik Xhevahir Spahiu. Me z. Cirongu kemi kėmbyer letėrkėmbime dhe
mendime internetike apo pėrmes librave, por ishte hera e parė qė takoheshim
nė njė tavolinė e nė njė aktivitet. Mė pas mbėrriti kryetari i klubit
Nikoll Spathari, i ngadaltė, i matur, i ngrohtė nė biseda dhe me kulturė
tė trashėguar, ashtu siē janė shkodranėt, se ai ėshtė bir i kryeqėndrės apo
i djepit tė kulturės shqiptare, Shkodrės Loce. Paēka se jeton dhe vepron nė
Durrės, ai nuk e harron Malėsinė e Madhe. Jo vetėm nuk harron por edhe mban
lidhje me Shkodrėn e veēanėrisht me Malėsinė e Kelmendit. Nė kėtė aktivitet
Nikolla dhe kryesia e klubit kishin ftuar mikun e letrave shqipe, kritikun
Kadri Ujkaj, njė zotėri me kulturė letrare dhe gjuhėsore qė vlen tė
admirohet. Me ne u bashkua nėnkryetari i klubit tė shkrimtarėve, poeti,
shkrimtari dhe kritiku Vladimir Muēa. Mė pas erdhi biri i Thesprotisė
Agim Bajrami, poet dhe analist shumė i zoti. Me mbėrritjen e
krijuesit prej Drenice, Bedri Tahiri mėsuam se sapo kishin mbėrritur
poetėt nga trojet mbarėkombėtare.
Mbėrriti ora tė fillonte festivali. U nisėm pėr nė Pallatin
Kulturės. Salla nė katin e tretė ishte mbushur plot e pėrplotė me poetė nga
tė gjitha viset shqiptare, nga Kosova, Maqedonia,Mali i Zi, si dhe nga
diaspora.Takime dhe pėrshėndetje dhe njohje tė rastit. Ishte bukur kur
takoje pėr herė tė parė ata qė i njihje vetėm pėrmes veprave. Sapo ishim
ulur Fitimi , unė dhe Kadri Ujkaj, dėgjohet zėri kumbues i tim shoqi:Ku
je more Adem Zaplluzha dhe ai Dardan i gjatė, elegant, me njė ēantė dhe
njė dėng librash nė dorė, tha: Kėto libtra i m sjell enkas pėr Nermin Vlora
Falaskin-kėshtu e quaj Vilhelmen,- dhe mė dhuroi 10 nga librat e tij,botime
tė fundit, mes 130 botimeve tė tij tė vyera.
-Adem, por Vilhelmja ka emrin e saj
-Tė lutem, unė ekam pėr nder tė mė quaj Nermin Vlora se ėshtė
njė zonjė me vlera tė rralla nė fushėn studimore mbi lashtėsinė e gjuhės
shqipe,- u pėrgjigja nė vend tė z. Zaplluzha.
Shumė tė pėrpiktė dhe nėn kujdesin e shpirtit tė klubitqė
e mban peshė gjendjen nėnkryetarit, z.Daut Hoxha, sidomos sekretarit
tė klubit, kėngėtarit tė muzikės sė lehtė qė u dėnua pas festivalit tė X tė
kėngės, Naim Kėrēuku, nėn tingujt e njėrės prej kėngėve tė tij, u
ngjit nė pod konferencierja, poetja Habi Hoxha, e cila pasi e
deklaroi tė hapur festivalin, ftoi kryetarin e Klubit, z.Nikoll
Spathari.
Pasi uroi mirėseardhjen, z.Nikolla falenderoi pjesėmarrėsit dhe miqtė e tij
organizatorė, uroi mbarėvejtjen dhe foli pėr vlerat e festivalit poetik.
Foli pak pėr krijimtarinė e10 viteve jetė tė klubit, gjatė tė cilave veē
botimeve, pėrurimeve tė sa e sa librave, ai theksoi : njė vlerė e
padiskutueshme pėr klubin tonė ėshtė festivali i poezisė me poetė
mbarėkombėtarė
Ky ėshtė edicioni i tetė, ku kanė marrė pjesė poetė nga
gjithė trojet shqiptare dhe nga diaspora ku jetojnė e punojnė shqiptarė. Unė
falenderoj tė gjithė ata qė e kanė vlerėsuar kėtė ballafaqim vlerash
kulturore poetike dhe kanė pranuar sfidėn. Sot, mbi tė gjitha falenderoj
gjithė anėtarėt e klubit tė artistėve dhe shkrimtarėve durrsak, qė kanė
mbajtur peshėn e ēdo aktiviteti, ku na ka munguar ndihma apo vėmendja e
shtetit, e organizmave institucionale tė kulturės si tė pushtetit lokal, dhe
aq mė tepėr i Ministrisė sė Kulturės. Pėr kėtė ju falenderoj miqtė e mi qė
keni qenė kompakt pėr realizimin e ēdo aktiviteti. Ēdo javė ditėn e mėrkurė
e kemi si ditė solemne, ku mblidhemi pėr njė kafe dhe diskutojmė librat qė
janė nė dorėshkrim, artikujt letrar tė botuar, apo librat e rinj tė autorėve
tė ndryshėm. Festivalin poetik tė pranverės durrsake 2017, e kemi ndarė nė
dy etapa:
* Nė tė parėn do tė pėrurojmė librin e njė autoreje tė re si
krijuese, jo nė moshė tė re, qė ia kushton detit, znj.Trėndafile Molla, me
banim nė Itali.
* Nė pjesėn e dytė do tė lexohen poezitė sipas listės qė do tė
thėrrasė konferencierja, znj. Habi.
Nė fund do tė shpallen fituesit e konkursit.

Juria: Gjergj Vlashi, Ibrahim Bėrjashi dhe Petrit Ruka njė poet duke cituar
poezinė e tij
Ndėrkohė Kryetari Spathari ftoi nė pod znj. Trėndafile Molla,
regjisorin e Teatrit Aleksandėr Moisiu Durrės Gjergj Vlashi dhe
para se tė ulej edhe vet, tha: Po u jap njė lajm tė mirė: Sot Presidenti ui
Republikės i dekretoi Gjergj Vlashit titullin e lartė Nder i Kombit
.
Ndėrkohė shpėrthyen durtrokitjet nė shenjė urimi pėr titullin mė
tė lartė qė jepet nė vendin tonė.
Pėr librin e autores Molla, autore e tri librave botuar
2016-2017 nė shqip dhe italisht, diskutuan analistėt Agim Bajrami dhe
redaktori i librit Vladimir Muēa. Autores Trėndafile Molla iu
dha Ēmimi special: "Muza e Adriatikut" .
Pas falenderimeve tė rastit nga zonja, nisi etapa e dytė.
*Konferencierja Habi Hoxha, veē regjisorit Gjergj
Vlashi, ftoi nė pod studiuesin e folklorit, kineastin dhe poetin, tė
mirėnjohurin Petrit Ruka dhe z. Ibrahim Bėrjashi, nga Tuzi i
Malit tė Zi, tė cilėt ishin nė Juri.
Pasi secili autor lexoi poezinė e tij e ia dorėzoi jurisė, u bė
pushimi . Ndėrkohė juria u tėrhoq pėr tė marrė vendimet. Ēdo poezi lexohej
nėn tinguj muzikor nė sfond

Ēifti Vilhelme e Fitim Haxhiraj dhe N/kryetari Vladimir Muēa
Gjatė pushimit u takuam me shumė autorė. Ndėrkohė mė afrohet njė
fytyrė tejet e njohur, duke mė pyetur: -Nėse nuk ma gjen emrin, nuk do tė ta
them. Nė atė ēast i kujtova vetėm mbiemrin Batiu, -po, jam Berat Batiu.
U takuam tė pėrmalluar pas tetė vitesh, qysh kur mora ēmimin Mirėnjohje
e Prizrenit mė 3 Qershor 2009 me rastin e 131 vjetorit tė Lidhjes sė
Prizrenit, ku mbajta njė kumtesė, me temė:Roli i familjes Frashėri
nė formimin e Lidhjes sė Prizrenit. Kėmbyem libra me poeteshat dhe
poetėt qė merrnin pjesė nė festival.
Mė pas konferencierja na ftoi tė uleshim.
Profesor Petrit Ruka doli para mikrofonit e tha:
-Sot mė kanė ngarkuar rolin mė tė vėshtirė pėr tė dhėnė ēmimet
qė vendosėm si juri. Ėshtė e vėshtirė sepse midis poezive tė mira tė
pėrzgjedhėsh njėrėn apo tjetrėn, gjithmonė ka hatėrmbetje. Ka njė anė
pozitive sepse ēmimet nė Shqipėri janė pa para, se ndryshe lufta do tė ishte
mė e madhe, pasi paraja tė hap oreksin pėr tituj. Si juri vendosėm 3(tre)
ēmime tė treta, 2(dy) ēmime tė dyta dhe 1(njė) ēmim tė parė. Jemi kujdesur
qė mes dy vlerave tė barabarta letrare, kemi pėrzgjedhur nė mėnyrė tė
atillė qė shpėrndarja e ēmimeve tė jetė nė mėnyrė uniforme si brenda dhe
jashtė vendit, duke pėrfshirė gjithė trojet mbarėkombėtare nė vlerėsime.
Sipas pikėve qė kanė merituar vlerėsuam me:
Ēmimin e tretė (3): Adem Xheladini, -Kėrēovė, Maqedoni
Mimoza Rexhvelaj, -Shkodėr
Xhevat Latifi,
-Gjilan, Kosovė
Ēmimin e dytė (2): Merita Kuci, -Durrės
Arben Rrashkaj, -Prizren,
Kosovė
Ēmimi i parė (1): Lola Sheshi-Tiranė
Pasi Profesor Petrit Ruka iu uroi suksese autorėve, ia dha
fjalėn kryetarit tė Klubit tė Shkrimtarėve dhe Artistėve Durrės, Nikolla
Spathari, i cili u shpreh:-Ėmbėlsirėn e lamė pėr nė fund. Kemi dhe dy ēmime
speciale:
*Ēmimi i Karrierėsi jepet, poetit, studiuesit tė
folklorit muzikor dhe kineastit Petrit Ruka.
*Gjithashtu, Ēmimi i Karrierėsi jepet shkrimtares sė
mirėnjohur, multidimensionale dhe Mjeshtre e Madhe e Penės Vilhelme
Vranari Haxhiraj
Pas falenderimit tė z.Petrit Ruka dhe nga unė,
festivali u deklarua i mbyllur.
Ishte vėrtet njė festė e bukur, qė u zhvillua nė njė qytet tė bukur, qė u
organizua nga njerėz tė bukur, si nė pamje edhe tė bukur nga shpirti. Kur
njerėzit janė tė prirur nga dėshira e mirė, me vullnet nė vetvete bėjnė
edhe punė tė mira.
Klubi i Shkrimtarėve dhe Artistėve Durrės, i ecėn puna mbarė
sepse janė njė klub i vetėm, janė tė bashkuar, vendimet i marrin sė bashku,
kanė harmoni me njėri-tjetrin e janė tolerantė ndaj dhe puna u ecėn mirė.
Kjo ka tė bėjė me individualitetin dhe intelektin e secilit anėtar.
Nuk ka pse tė mos u shkojė puna mbarė, kur kanė tė njėjtat
synime rritjen saijore dhe cilėsore tė letėrsisė bashkėkohore durrsake nė
stade tė larta zhvillimi, e cila tė jetė nė gjendje tu bėjė ballė sfidave
tė kohės. Ky klub ka njė kryesi, qė e justifikon veten dhe njė kryetar pėr
sė mbari. Janė tė gjithė tė kulturuar dhe dashamirės, ku secili mban
pėrgjegjėsinė e vet. Kėta janė zotėrinjtė e nderuar: Kryetar: Nikolla
Spathari, dy (2) n/kryetarėt, Vladimir Muēa dhe Daut Hoxha, si dhe
sekretarin e klubt, Naim Kėrēuku. Nuk ka si tė mos eci mbarė, kur nė Durrės
ka analistė tė shquar si Vladimir Muēa, Agim Bajrami, Kadri Tarelli, Fatmir
Minguli dhe tė paharruarin Perikli Jorgoni. Ka poetė tė mrekullueshėm
si: Nikoll Spathari, Agim Bajrami, Vaso Papaj,Vladimir Muēa, Xhezo Gole,
Xhevahir Cirongu, Merita Kuēi etje
Ka shkrimtarė tė problemeve soc-politike
si Skėnder Kapiti, Bedri Tahitri si dhe prozatorėt Vaso papaj, Vladimir Muēa
etje
Durrėsi ka disa regjisor me emėr dhe shumė artistė tė skenės dhe
ekranit.
Pėr tė kujtuar pėrkthyesin qė na ka lėnė kryevepra tė letėrsisė
botėrore, poetin dhe analistin, shpirtēiltrin Perikli Jorgoni, nga poezia e
tij e fundit shkruar mė 1 nėntor 2012 me titull Kujtimi i njė nate
dimri, shkėputa vargjet Nė u kujtofsh pėr mua gjallė,a nė dhe
tretur/ ti ngrima njė dolli, pėr tė mė pėrshėndetur. Dhe sot pėr tė
plotėsuar amanetin e tij tė fundit, unė bashkė me miqtė e tij tė
mrekullueshėm, pas vargjeve tė pezisė sė tij, po ngre kėtė dolli qė mė del
nga zemra: Tė ndrittė shpirti, o shpirtēiltri vlerė kombėtare, miku im e i
tė gjithė krijuesve dhe lexuesve , Perikli Jorgoni!

Nikoll Spathari, Habi Hoxha & Vilhelme Vrana Haxhiraj gjatė marrjes sė
ēmimit
Mirėnjohje pėr Durrėsin dhe Durrsakėt
Sė fundmi shpreh mirėnjohjen time dhe tė bashkėshortit, pėr
vlerėsimin qė mė bėri Klubi i Shkrimtarėve dhe Artistėve Durrės duke mė
dhėnė Ēmimin e Karrierės, ēmim, tė cilin e mora pėr tė tretėn herė, pas
Bashkisė sė Vlorės dhe ShB Nacional. Ju faleminderit!
Me konsideratė Vilhelme Vranari Haxhiraj-
Vlorė, mė 17-5-2017
Poezi pėr festivalin Pranvera poetike durrsake-Durrės 13 maj
2017
Vilhelme Vranari Haxhiraj
E GJITHĖ SHQIPĖRIA
Dardani pallazgo-ilir
u kthye nga Troja,
i drobitur
pas betejash tė pėrgjakshme
ulet i lodhur nė Dodonėn thesprote,
gjunjėzuar
,
betohet para Zotave
falje kėrkoi pėr lumenj gjaku tė pafaj,
derdhur si kurrherė mė parė
E bekuan Hyjnitė:
Dea, Diona e Diora.
Ashtu, fjalarta, urte butė,
i kujtuan jetėn e tij
-Nuk e mban mend ti, foshnja kėrthi,
qumėsht gjiri pive nė Thesproti.
Gjyshja pellazge ninulla tė kėndoi,
nėna ilire me dashuri e ėmbėlsi tė mėkoi.
Tė morėm pėrdore e galopuam mė nė veri,
nė vendin prrallor me emrin Arbėri.
Hapat e parė ēaplove nė Labėri e Shashicė,
ku Urani
kish ngritur folenė pėr Perėnditė.
Shėtite nė fushė, nė kodėr, det e mal
vendlindjen tėnde me bukuri tė rrallė.
I mirėpritur,
shqiptove fjalėt nėnė e babė.
Shėtite Shkup, Tetovė e Manastir,
Vrapin ndale nė Shkodėr e Dragobi,
Tivar, Shėn Stefan e Ulqin,
Hot, Grudė, tė Madhen Malėsi.
Shtathedhur mbėrrite nė Deēiē.
Me flamur vrapin burrėror more
pėr Prizren, Prishtinė e Mitrovicė.
Puthe dhembshėm truallin dardan
krenar pėr identitetin tėnd kombėtar.
Nėse m pyesin
se cilėt janė viset e mia?
Gjegjem:E gjithė Shqipėria!
Vivra
|