Letėrsia nuk duhet marrė shumė seriozisht; pėrndryshe, ti
tharton trutė e tė nxit tė fluturosh me mjete rrethanore... Ajo krijon
armiqėsira e kundėrshtarė simbiotikė, por tė le edhe tė varfėr, tė mbyll
edhe murg e pastaj? Pastaj vjen dita qė nuk pyet mė njeri pėr ty, kurse ti o
hyjnor, kruan kokėn nė ndonjė udhėkryq... Vėshtron qiellin ose numuron yjet
dhe mėrmėrit me vehte unė kam humbur, kush mė gjen?
..Kaq e shkurtėr dhe e
trishtė, por heroike e fisnike, ėshtė jeta e krijuesit tė letėrsisė.
Thani Naqo
Mikro-esse pėr krijuesit e letėrsisė
Eh ēditė e paharruar qe ajo, kur financieri nė pension Filip
Aleksi, pruri nė shtėpi romanin e sapo botuar E ėma e zeqos nė majė tė
thanės, u gėzuan i madh e i vogėl, qeshėn edhe muret e shtėpisė. E shoqja,
Xhina, pėrgatiti njė darkė pėr shokė e miq, rakia e vera u derdhėn lumė, u
mbajtėn fjalime, u ngritėn dolli dhe u dhuruan libra me autograf. Ēaste
vėrtet tė lumtura, tė papėrsėritshme, ngazėllyese. Filipi u bė me krahė, sa
sfluturonte. Mė pas njė pėrurim nė sallėn e Muzeut Historik Kombėtar, tė
mbushur plot, buqeta me lule, vlerėsime, urime, duartrokitje. Mė pas
emisione radiofonike e nė televizione dhe artikuj lavdėrues nė mediat dhe
portalet elektronikė. Fama po i trokiste nė derė. Atė e konsideruan si njė
yll nė ngjitje, penė e artė, si rast tė veēantė nė fushėn e letrave tė pas
viteve 2000. Ai tashti pa ndrojtje e plot gojėn, mund ta quante veten
shkrimtar. Nuk e jepte veten, por ndjehej i mikluar dhe i perkėdhelur nė
sedėr dhe besonte se tani ai ishte dikushi.
Muza e Filipit qėlloi shumė e begatė. Shkruante e shkruante,
zbrazte nė letėr ato qė si njė burim i pashterrshėm rridhnin nga mendja
zemra dhe shpirti, jetonte, gėzonte, qeshte e qante, vuante apo lumturohej
me personazhet e tij. Ishte nje bote sureale, fantazmogorike qė e perjetonte
me gjith qėnien e tij. Dhe buruan si lumė i pashterrur librat me tregime,
novela, ese, jetėshkrime, udhėpėrshkrime, studime. Mos po kthehej nė
grafoman? Jo. Grafomanėt shkruajnė broēkulla e kodra pas bregu. Ai shkruante
prozė tė fisme e cilsore, tė paktėn kėshtu thoshin kompetentėt. Nė dhjetė
vjet katėrmbėdhjetė libra! Ato gėlltitėn kursimet e njė jete tė tėrė. Dy
libraritė e mėdha merrnin nga dhjetė kopje dhe i degdisnin nė njė kthinė ku
po tua kėrkoje si gjenin dot as vetė. Tė tjerat, nė shtėpi. Shtėpia
botuese, ku ai shtypte librat, nuk merrte pjesė nė panirin e librit. Dhoma e
gjumit u kthye nė depo librash, u ngushtua sa skishe ku vije rrotull. Qė tė
mos zverdheshin nga drita, i mbuluan me ēarēafė. Ishin si ca tė sėmurė nė
koma. Shtėpia mbante erė letre tė vjetėr.
Pėr ēudi, pas berihait tė parė, nė vitet qė pasuan, Filipin
pothuajse e kishin harruar. Heshtje. Pėr tė skujtohej mė njeri, pale tė
thoshte njė fjalė tė mirė. Kishte vėnė re, qė krijimtaria e tij kishte
ngjallur te disa cmirė dhe xhelozi, nuk e thoshin, por e shfaqnin sa herė u
vinte rasti. Kjo edhe e trishtonte, por tekefundit, aq i bėnte! Kishte vėnė
njė bast me veten dhe e kishte fituar. Ja kishte dalė. Ngushėllohej se
sishte i vetmi shkrimtar pa lexues. Ishte dukuri e kohės, nga ky hall
ankoheshin edhe plot tė tjerė. Kishte bindje se dikur, nė njė tė ardhme, jo
vetėm do ta lexonin por edhe do flisnin pėr tė. I tillė ishte fati i
shkrimtarėve nė kėtė kohė tė mbrapshtė. Ata nuk i takojnė vetėm kohėsisė,
por edhe pėrjetėsisė! Shembuj tė tillė kishte boll, tė papėrfillur sa qenė
gjallė, tė famshėm e tė lavdishėm kur sjetonin mė!
Xhinės kur vuri re se i shoqi sillej si hutaq, qė ajo i fliste e
ai si pergjigjej, se kushedi ku i kulloste mėndja, u shqetėsua. Burri po i
dilte duarsh. Zot ruajna mendtė e kopkės! Boll kishte duruar e heshtur me
kėtė trill pa bereqet tė tė shoqit, qė i bėri trokė. Kishin vite qė
sshkonin kund pėr pushime, rralluan edhe daljet pėr kafe. Sua mbante
xhepi! Ai ishte mbyllur brenda, shkruaj e shkruaj, bėnte jetė murgu, ishin
ndarė nga njerėzia. Bėj e bėj durim, por edhe durimi e ka njė kufi.
-Filip, burri im i dashur! Mi hiq librat nga shtėpia dhe mos
guxo tė botosh mė. Mbaj aq kopje sa tė duhen pėr bibliotekėn e shtėpisė, tė
tjerat, bėji def, ēoi ku tė duash, falua shkollave, bibliotekave,
bukinistėve. Nuk dua ta di se ku, veē mi hiq sysh se mė zunė frymėn. Po se
bėre ti, do ta bėj unė. Do ti nxjer nė oborr dhe do tu vė flakėn. Ja
kėshtu! U hakėrrye ajo.
Filipi u befasua: po kjo ēpati? Xhina kishte vėnė duart nė mes
e shihte nė kokėrr tė syrit dhe pamja e saj dukej luftarake e gati pėr
sherr.
-Edhe ti o Brut[1]!
-Mos tė duket gjė vetja Ēezari[2]
i shkrimtarėve? Tė rren mendja zotėri, ti su bėre dot gjeneral, se kaptove
dot Rubikonin[3],
mbete ushtar dhe librat e tua janė si plaēkė lufte.
- Neroni[4]
dogji Romėn qė tė bėhej i famshėm, djegia e librave nisi me inkuizicionin.
Ti nuk je as Neron as inkuizitore.
- Nė sjam, do tė bėhem, pėr kėtė tė mos kesh hiē dyshim. Bėj si
tė tė vijė pėr mbarė, pas njė jave dhomėn e dua tė lire! Dhe mos guxo tė
botosh mė!
- Jo me ultimatum. Prit se do ta gjejmė njė zgjidhje. Me tė parė
e me tė bėrė. Im nip, ka nje magazi. Do bisedoj me tė qė t'i sistemoj atje.
Xhina nuk deshi tė dėgjonte. Mori kovėn dhe shtupėn e filloi tė
pastronte pllakat e dyshemesė. I mėshonte fort shkopit tė shtupės si tė
donte ta nxirte inatin aty. Keq puna, mendoi Filipi, Xhinės i kishin hipur
tė sajat dhe sduronte ti ktheje fjalėn, e kishte huq qė donte ti shkonte e
saja. Eh gratė,-shfryu Filipi - kjo e keqe e domosdoshme!
Pas ca ditėsh, Filipi rastėsisht takoi njė shkrimtar nga
Durrėsi, qė kishte njė biznes nė plazh te Hekurudha. Ai i dhuroi me autograf
romanin e tij te fundit Renkime, bubullima dhe shkrepėtima. Si i thonė
fjalės, gjuha vete ku dhemb dhėmbi, Filipi iu ankua mikut tė saponjohur pėr
shortin e keq: stoqet e librave. Tjetri u mendua pak; Dėgjo or mik, pse nuk
vjen tek mua, hotelin dhe restaurantin i kam mbanė bulevardit, para ėshtė
njė hapsirė qė e jap me qera tregtarėve ambulantė. Pėr ty do hap njė vend,
tė vendosim njė tryezė, hapi librat. Nga gjashta e pasditės deri nė mesnatė,
nė kėmbėsore shėtisin mijra pushues dhe bėhet treg. Eja dhe shit librat. Njė
shkrimtar Tiranas, po bėn kėrdinė. Pėr ty qė tė kam koleg, pa pagesė.
Durrėsi ja tek ėshtė dhe besoje, gjatė gushtit ke pėr tė shitur me qindra
libra. Edhe librat i heq edhe leku lek! Si thua?
U tha, u bė!
* * *
Pa rrėfyer si e qysh, nga autobuzi nė autobuz, me njė valixhe me
rrota mbushur me libra, qull nė djersė, nė gjashtė tė pasdites, Filipi u
gjend te vendi. Miku e priti krahėhapur. I hapi vendin, vendosėn tryezėn dhe
karrigen, shtrinė njė sofrabez dhe Filipi hapi librat. Ta kishte ėnda ti
shihje: mozaik ngjyrash i ballinave, dhjetė tituj impresionues, gjini tė
pasura: romane, novela, vėllime me tregime, ese, jetėshkrime, udhėprshkrime,
me formate tė ndryshme dhe nė krye tė ballinės, me shkronja tė mėdhaja emri
i autorit: Filip Aleksi!
- Tė shkoftė mbarė e paē fat! - e uroi kolegu, e uruan edhe
tregtarėt ambulantė qė kishte fqinj, njėri tregtonte parfume, tjetri pajisje
shtėpiake. Pėr tu treguar tė sjellshėm dhe mikpritės, ata e gostitėn me
kafe. Filipi u ndje mirė.
Deri nga ora shtatė, lėvizja e shėtitėsve pushues ishte e pakėt.
Pastaj dora - dorės u shtua. Njė lumė njerėzor me dy rryma: njera vajtėse
tjetra ardhėse. Filipi po i sodiste. Rryma rridhte ngadalė e ngeshme,
shushurima e bisedave, buzėqeshjet, veshjet e lehta, zbulimi i shpatullave
dhe gjokseve, tė pjekura nga dielli, lėpirja e akulloreve pėr tu freskuar
dhe ėmbėlsuar, tė qeshurat dhe shakatė qė duket se bėnin me njeri tjetrin,
ishin shfaqje e kėnaqėsisė sė tyre qė ua falte deti, rėra, dielli. Ishte njė
galeri e pazakontė, me personazhe qė edhe po ti kėrkoje me qiri, si gjeje
dot gjetkė: Bukuroshe shtathedhura, elegante qė ja dinin vlerėn bukurisė dhe
hireve tė tyre, nė to tė mbeteshin sytė, ēifte tė zėnė dorė pėr dore qė
shijonin lumturinė e tyre, burra seriozė me mjekėr e pa mjekėr, pleq tė
krrusur qė memzi hidhnin kėmbėt, invalidė nė karroca me rrota, fėmijė tė
zhurmshėm, njė rom i vogėl qė kėndonte e i binte tupanit, tė tjerė qė
shisnin fara luledielli e kikirikė. Filipi i shihte e i shihte. Kush ishin
lexuesit e tij? Cili prej tyre do tė blinte njė libėr? Kalonin para tezgės
fare tė painteresuar, bile, shpesh e kthenin kokėn mėnjanė, sikur mbi tryezė
tė mos kishte libra por peshq tė ngordhur. Hera-herės, ca burra nė moshė
qėndronin, i shihnin librat, i merrnin nė dorė, i shfletonin, shihnin
ēmimin, pastaj krahasonin fotografinė e autorit me personin prapa tryezės,
buzėqeshnin dhe pyesnin:
- Ti i ke shkruar gjithe kėpo libra?
- Po. Unė jam autori (me vete: fatkeqesisht!). Kėtu kam vetėm
njė pjesė tė librave tė mia.
- Bravo, urime! - e ulnin librin dhe vazhdonin atė shėtitjen e
tyre tė kotė.
Tė tjertė, thoshnin se u pėlqenin librat, por su ndodheshin pare
me vete, ca tė tjerė, se do tė ktheheshin sėrish, qė tė mos i mbanin librat
me vete, por sktheheshin sėrish. Kishte dhe qejflinj qė donin tė shiteshin
si tė ditur dhe hapnin biseda pėr temat qė trajtoheshin nė librat e
shkrimtarit. Fjalė e fjalė, shitje hiē.
Dikur, aty nga ora nėntė, erdhi miku, qė ishte zot shtėpie
- E, si shkon tregu, ke shitur gjė?
- Asnjė pėr be!
- Miku im librat nuk shiten vetė. Kush bėrtet shet! Hapu andej.
Ai doli prapa tryezės dhe thirri me sa zė qė kish Urdhėroni
lexues, njihuni me romancierin e famshėm Filip Aleksi, pėrfitoni nga rasti
tė merrni librat e tij aq tė vlerėsuara pėr bibliotekat tuaja, me
autografin e autorit. Pas kėsaj thirrje pati prurje. Njė vajzė e re bleu
librin me novela Tė fshehtat e dashurisė. Pastaj njė thirrje tjetėr:
Urdhėroni djem e vajza, tė rinj e tė reja, blini njė libėr tė ri tė keni
fat nė dashuri! Plasėn tė qeshurat.
-Kėshtu shiten librat miku im. Lexuesi duhet tėrhequr, duhet ta
ndjellėsh! -tha ai dhe iku tė shihte punėn e tij, sepse klientėt po
dyndeshin pėr nė restaurant.
Kush bėrtet shet! Mendoi Filipi, praktikė e thjeshtė e reklamės
sė tregut. Epo, dreqi e mori, ai smund tė bėrtiste, por ama ftesė
kalimtarėve mund tu bėnte. Ai zgjodhi njė formulė tė thjeshtė:
- Urdhėroni, shikojini librat! Zonja e zotėrinj, shikojini
librat ju lutem! Keni romane, novela, tregime, jetėshkrime, esse, tė gjitha
tė kėndshme pėr tu lexuar nė plazh - ose: blini njė libėr qė ta keni kujtim
nga pushimet nė Durrės. Kjo e dyta u drejtohej pushuesve nga Kosova dhe
mėrgata.
Ca nga pushuesit, kur dėgjonin ftesėn, ktheheshin nga kėrshėria,
i shihnin tė heshtur librat, pyesnin pėr ēmimin, bėnin sikur mendoheshin dhe
largoheshin. Librat u dukeshin tė shtrenjta. Me aq lekė ata mund tė
mblidhnin njė vakt. Librat nuk hahen! Thonė se tė ushqejnė trurin tė bėjnė
mė tė menēur e tė ditur, por ata i kishin aq mend sa u duheshin. Dituria e
tepėrt ėshtė belaja e tė zot!

Pas ftesės, nuk mungonin edhe pėrgjigjet:
- E ndigjoni Bacėn, don me na kthye prap te librat - zot
shyqyr qė na u hoqėn qafe kėta tre muej! -thanė shkollarėt.
- Po a dimė me lexue na? -Njė nuse e re, qė tė mbyste me bukuri.
- Mos e beso o Bac, ban hajgare, se sdon me ble - partneri i
saj.
- E ku kemi kohė ne tė lexojmė, sna le puna. Natėn ikim e natėn
vijmė - nje mergimtar.
- Rroftė fejsbuku, mjafton e tepron, e ēduhen librat?!
-Pėrgjigje e tė rinjve.
Ai ishte shtatlartė, shpatulla kėrrusur, flokėrėnė, fytyrėgjerė
nofulla tė fuqishme, mjekėrdalė, sy tė future thellė nė zgavra. Mishrat tė
skuqura nga djegia e diellit. U ngul para tryezės. i mori librat njė e nga
njė, i ktheu e i stėrktheu mbarė e prapė, i shfletoi, pastaj ia nguli sytė
Filipit.
- E shoh qė paske punuar shumė, po a ke shkrue gja t hajrit nė
to - Zėri ishte bas i thellė. Filipi u trondit, nga kjo pyetje e ēuditshme.
Mė fal zotri. Pyetja juaj ėshtė mungesė takti dhe fyese. E si
mund t'i bėhet njė e tillė pyetje autorit? Ato libra kanė emrin tim. Nė to
kam vėnė me pėrgjegjėsi nderin tim, si njeri publik, qytetar e shkrimtar.
Fytyra e tjetrit vuri maskėn e njeriut tė rėndėsishėm dhe nė
cepat e buzėve njė buzėqeshje tinėzare asgjėsuese.
- Po ti a mė njeh mua?
- Se kam patur kėtė kėnaqėsi!
-Jam Mal Krasniqi, rezident prej njėzet vjetėsh nė Paris. Me
cilsinė e gazetarit dhe kritikut tė artit. Mbuloj rubrikėn e librit nė
gazetėn Figaro matin.
- Qofshi me shėndet, por kjo sju jep tė drejtėn tė fyeni njė
shkrimtar qė ka dalė nė treg me librat e veta.
- Njė kuazi[5]
shkrimtar, qė se dinė pėr tė tillė as banorėt e pallatit tė vet - dhe ja dha
njė tė qeshurit kumbues e shpotitės nga shpella e gojės dhėmbėprishur.
- Po a e dini lum miku me cilin e pi unė kafen e mėngjesit? Me
Smajl Kadaren, nė kafe Rostand, ai ka shumė respekt e vlerėsim pėr personin
tim dhe mė beson pėr shumė nga planet e tij krijuese!
- E shoh, shkrimtari i madh, paska qenė me fat qė ka gjetur njė
mik si ti.
- Sėshtė vetėm ai. Janė edhe shkrimtarėt mė tė njohur francezė
tė nderuar me ēmimin Gonkur dhe Nobel, nė ēdo rast mė venė nė krye tė
vendit. Aty mblidhen tė gjithė, se Parisi, ėshtė kryeqytet i botės! E sheh
tani me cilin ke tė bėsh?
Filipi e kuptoi qė kish tė bėnte me njė rrenacak mitoman e
mburravec, por skish si ta zbonte, ai kishte zėnė pamjen e tryezės dhe
pengonte qė tė tjerė tė afroheshin. Por ai u largua vetė.
- Me rastin e njohjes sonė, apo ma fal njė libėr?
Ky ishte kulmi!
- Jo, zotėri, skam dalė kėtu pėr bamirėsi. Natėn e mirė!
Ai ngau tutje, i krrusur dhe duke hequr zvarrė kėmbėt e mbathura
me sandale me rripa.
- Shihini librat ju lutem, urdheroni dhe merrni njė libėr...
Urdheroni zonja dhe zotėrinj... ky refren u pėrsėrit me qindra herė, me zė
lutės. Por njerėzia kalonin, lumi i larushitur njerėzor rridhte e rridhte,
hidhnin njė sy mbi tryezė dhe ngisnin tutje, nė atė ecejaken e tyre tuhafe
tė kotėsisė. Nga kjo thirrje e shpeshtė ju tha goja, ju trash gjuha, dhe po
i dhimbte fyti. Piu ujė disa herė dhe porositi njė kafe. Se desh veten. I
ngjau si papagall qė pėrsėrit njė fjalė pėrmenē, apo si tellalli qė fton
njerėzinė nė treg. Si tė mos mjaftonin kėto, ishte dhe telefonatat e herė
pas hershme tė Xhinės dhe tė vajzave qė e pyenin si po i ecte tregu. Nuk
deshi ti mėrziste, u tha se do tua tregonte kur tė kthehej nė shtėpi.
Orėt kaluan, afroi mesnata. Tregtarėt ambulantė i mblodhėn
mallėrat.
Edhe ai i mblodhi librat dhe po i sistemonte nė valixhe. Nė atė
ēast erdhen nje ēift tė rinjsh. Vajza tregoi interes dhe zgjodhi dy libra.
Djali i pagoi. Filipi u bėri njė dedikim tė ngrohtė. I pyeti nga ishin.
Ishin nga Tetova. Kėtij rasti, shitjes nė minutėn e mbrame, shitėsit i
thoshin fisheku i fundit. Mos e humb shpresėn dhe prite klientin deri nė
minutėn e fundit!
Kolegut mikpritės, qė tashmė i qe pakėsuar puna, erdhi dhe e
pyeti sa libra kishte hequr.
-Gjithė e gjithė tri. Hiēgjė, Gjashtė orė pėr tri libra!
-Bukuri, pse mėrzitesh, sot tri nesėr katėr, e ca me shumė ditėt
e tjera. Ky ėshtė treg i ēuditshėm. Mos pandeh qė unė shes mė shumė. Kėtyre,
mik vėllai su del kollaj leku nga dora!
Nė atė orė tė vonėt, lėvizjet u pakėsuan, rrall dukej ndonjė
kalimtar i vonuar apo ndonjė makinė e rastit.
Autobuzėt ishin prerė. As pėr Durrės as pėr Tiranė. Filipi pyeti
pėr vendqėndrimin e taksive. I thanė se kishte njė tė tillė, nja dyqind
metro mė tej, tek hotel Gostivari.
- Jam pėr Tiranė.
- Mirė se erdhe zotni. Lym Maknori nė dispozicionin tuj. Vetėm
je? Ma jep valixhen ta ve nė bagazh.
-Prit njė herė, nuk mė the, sa koston rruga?
- Tri mijė lekė, lum zotnia.
- Sa, saaa? Tė reja apo tė vjetra?
- Tridhjet tė vjetra, tri tė reja.
- Nuk bėn mė pak.
- Mos e fol or burrė, njėzet mė bėn vėtėm karburanti. Gjej edhe
dy shokė dhe qeraja ulet vetiu.
-Faleminderit pėr gatishmėrinė, por, sma mban xhepi. Sa pėr
bashkudhėtarė, e ku gjenden nė kėtė orė tė natės! Andej nga ishte ai, kėsaj
i thoshin Mė i shtrenjtė bukaniku se djali!
I uroi natėn e mirė. Nata ishte e qetė, e kthiellėt por pa hėnė.
Dritat e dobėta tė rrugės i jepni errėsirės ngjyrėn e muzgut. Reth ndriēesve
silleshin fluturat e natės. Nga bregdeti vinte zhurmėrima monotone e
dallgėve. Njerėzia bėnin gjumin e parė. I mbetur nė udhėkryq, mori njė
rrugicė qė ishte midis pallateve dhe tė nxirte nė det. Rėra ishte ende e
ngrohtė, por nata nisi tė freskohej. Ai veshi trikon qė e kishte marrė me
vete. Ēau midis sheslongėve dhe doli te rėra buzė ujit. Aty, pranė ndriēesit
ishte njė stol. E mbėshteti valixhen nė anė tė stolit. U ul nė tė dhe i
hodhi shpatullat nė shpinore.
Cicėriu telefoni. Xhina e pyeti pse po vonohej. I tha tė mos e
prisnin se do tė flinte kėtu, nė hotelin e mikut.
Ishte i lodhur, i humbur, i harruar. I vinte gjumė. Hodhi sytė
nga qielli, yllėsitė e pafund regėtinin zbehtė. Aty pari kaloi njė qen. U
afrua dhe nuhati valixhen, pastaj, si tė mos kish vend tjetėr, ngrit kėmbėn
dhe e pėrmori! Filipi ju gėrmush,qeni eci ca ēape dhe qėndroi. Nė mugėtirė
sytė fosforeshentė i ndrinin si llamba me reflekse mavi.
-Shko, mor qen, shih punėn tėnde - i tha ai me zė tė lartė,
pastaj me vete veē shkrimtar mos tė tė shkojė mendja tė bėhesh!. Qeni iku
duke tundur bishtin miqėsisht.
Ishin katėr: deti, qielli, shkrimtari dhe muza. Qiellit i erdhi
keq, i hodhi sipėr mbulesėn e kubesė madhėshtore tė stolisur me yje.
Shkrimtari shikonte yjet. Thoshin se diku, nė galaktikat duhet tė kishte
jetė. Po tė ketė jetė mendoi ai, ka edhe shkrimtarė dhe nė pastė, qofshin mė
me fat se ne nė tokė. Deti percillte valėt nė breg, me atė kėmgė qė i
ngjante njė ninulle. Ai qė sflinte vetė, donte ta vinte shkrimtarin nė
gjumė: llap-shllap, vu vu, nina- nana, fli se gjumi tė bėn mirė. Dhe ai,
nėn mbulesėn e qiellit dhe perkundjen e detit ra nė gjumė.
Muza e poezisė, Efterpi[6],
qė kishte zbritur nga Parnasi[7],
e pa dhe ndjeu keqardhje pėr tė. Ishte njė nga kanakarėt e saj. Qe ajo qė sė
pari i dhuroi penen e artė dhe e nxiti tė shkruante. Ashtu eterike siē
ishte, u ul bri tij dhe i foli ca fjalė tė ėmbla. Bėri qė ėndrrat e tij tė
ta ēonin nė Parnas, mes nėntė nimfave valltare e lozonjare qė frymėzojnė
artet, e shėtitėn nė livadhet e lulėzuar, e gostitėn me pijet e hyjnorėve:
ambroz e nektar, e argėtuan duke i rėnė lirės dhe me kėngė qiellore qė
gazmojnė tė pavdekshmit. Nė sishte i lumtur nė jetė, tė lumturohej nė
gjumė.
Ashtu pėrgjumėsh, ndjeu njė tė shkundur nga supet. Brofi i
tromaksur se mos po binte tėrmet. Ishte ende me pamjen e nimfave hyjnore ne
sy dhe pa, qė para tij qėndronte njė person, me siguri endacak, trupmadh
flokėgjatė e mjekėrzi, i zgjyrosur qė qelbej si gjiriz. Filipi rrudhi
hundėt.
-Tė kalli krupėn era ime, do thuash: ja tek ėshtė deti, pse
slahem. Deti smė qas mua se e fėlliq!
- Kush je ti? Ēkėrkon prej meje, pse mė zgjove?
- Jam Skifteri. Unė gdhihem nėn urė, ka vite. Per dyshek kam
kartonat, pėr mbulesė kubenė e betonit. Gjumi mė del shpejt. Mė grryen barku
nga uria dhe thashė tė kėrkoj fatin qė pa gdhirė mirė anės detit. Pėr tė
hedhur grepat, se ku ta dish kap ndonjė peshk tė madh. Kur tė shoh ty, mor
bablok, qė duhet tė jesh nga ata qejflinjtė qė flenė buzė detit pėr hava, si
i thonė pėr ajėr tė pastėr, qė tė zgjerohen mushkritė. Bashkė kemi njė hesap
qė duhet ta lajmė sakaq. Hape valixhen- urdhėroi ai dhe fytyra e tij u bė
kėrcėnuese.
Filipi pa rrotull. Xhan-xhin. Ishin vetėm ata tė dy. Keq puna.
-Jo tha Filipi- ec e shiko punėn tėnde.
-Kjo ėshtė puna ime. Hape valixhen, me tė mirė, nė mos e di unė
si e bėj!
Filipi sėrish e kundėrshtoi. Endacaku ngutej. Hodhi sytė rrotull
dhe kur pa qė skish njeri, i mbėrtheu duart nė fyt. U pėrpoq tė shqitej se
po mbytej dhe i kėrcyen sytė, por duart e tij ishin si ganxha.Tjetri, ja
ēliroi fytin, u tėrhoq pak prapa dhe i dha njė grusht nė stomak dhe njė
shkelm nė kupė tė gjurit. Kishte dorė tė rėndė. Filipi u mblodh kruspull, i
dhėmbi shpirti, lėshoi njė oh dhe rėnkoi. Endacaku befas nxori njė thikė
majėmprehtė dhe ja tundi para fytyrės.
Filipi hapi valixhen. Endacaku klithi i zhgėnjyer.
-Pa shiko, shiko, babushi e ka mbushur me libra. Mos durofsh o
zot! Po librat si hanė as qentė. Sbėjnė as pėr tė fshirė menderen se e kanė
letrėn tė trashė dhe pėr tu shfryrė, i dha njė shkelm valixhes. Librat u
pėrhapėn mbi rėrė.
-Paratė, hajde shpejt, nxiri paratė!
- Nuk kam, veē ca para xhepi!
-Ore, do tė vesh mend ti apo si e ke hallin - dhe vringėlliu
thikėn - hajd, sa tė kesh!
Vėrtet, ai kishte vetėm lekėt e atyre tre librave qė shiti, dhe
ato pak , qė kishte marrė pėr udhėtimin vajtje - ardhje.
Ja dha. Ai i numėroi. Iu dukėn pak.
- Tė tjerat!
- Ska tė tjera!
Mosbesues, i kontrolloi xhepat dhe kur sgjeti gjė, u zgėrdhi
shėmtueshėm:
- Burrė muti! Po ti qenke trok fare, mė keq se mua. Tė rruaēin
librat! Celularin, shpejt, tundu se skemi mė vakt! Celulari njė Alcatel,
sja mbushi syrin -Svlen gjė, po tė ishte ndonjė Ajfon hajde de - dhe ja
ktheu.
- Zoti Skifter, mund tė mė japėsh dyqind lekė, sa tė paguaj
autobuzin pėr nė Tiranė?
Skifteri, veēoi njė kartmonedhė me atė vlerė dhe ja dha
- Po tė ishe mė i ri, do tė lija ta bėje rrugėn mė kėmbė, nga
Ndroqi, po ti je burrė i vjetėr. Na edhe dyqind tė tjera tė pish njė kafe.
Mos pandeh qė jam zemėrkazmė, por halli im ėshtė mė i madh nga yti. Duam tė
rrojmė tė gjithė e sikush, nė kėtė jallane, gjen mundėsitė e tij.
- Vėrtet do tė mė vrisje pėr kaqė para!?
Jo, mor burrė. Vetėm sa pėr tė tė trembur, se si i thonė, frika
ka dalė nga xheneti! Atė qė sta japin me hir, mere me pahir!
Nė largėsi u dėgjua zhurmėrima e makinės qė sillte puntoret e
pastrimit tė plazhit. Skifteri fluturoi e u bė erė dhe humbi midis
pallateve. Filipit qė i dhimbte gjuri dhe stomaku. U ul nė stol qė tė
mblidhte veten. Ishte bėrė ditė. Deti, plazhi i shkretė, valixhia, librat, e
shpėrndara nė ranishte e sollėn nė vehte, pėrse gjendej aty dhe ēfarė i
kishte ngjarė. Ēalė-ēalė, dhe duke tėrhequr zvarrė valixhen, doli nė rrugė
tė madhe. Nė lokalin e parė qė hasi piu njė kafe tė fortė. Aty pranė ishte
stacioni i autobuzėve. Hipi dhe mori rrugėn pėr nė shtėpi. Nga dritarja pa
atė vendin ku kishte qėndruar gjashtė orė, i tallur e i papėrfillur, I
rrahur e I grabitur. Nė mė pafshi mė, -tha ai, - mė vėnēi qentė!
Autobuzi rrėshqiste nė autostradė, zukatja ritmike e motorrit
dhe troshitja e lehtė e rrugės i ndollėn gjumė. Mbylli sytė. Ashtu gjysmė
pėrgjumėsh, nėnvetėdija bėri tė buisnin nė mendje ca motive e subjekte qė
prisnin tė shkruheshin. Shkundi kryet dhe i largoi, por ato kryeneēe,
tinėzisht ktheheshin sėrish. Kuptoi dhe besoi qė prej vitesh, ishte vėrtet i
sėmurė. Vuante nga sėmundja e tė shkruarit, nga ajo sėmundje qė smund ta
shėronte askush, por qė, ashtu siē kishte thėnė njė shkrimtar i njohur, edhe
vetė nuk donte kurrsesi tė shėrohej prej saj! Ishte bėrė pėr tė qarė hallin,
por kėtė se kuptonte askush, as Xhina e tij e dashur, as vajzat. Ishte e
thėnė e vjetėr: profetin askush nuk e beson nė fshatin e vet!
Ēt'i bėsh, mendoi ai, hiq ca tė pakėt, i tillė ėshtė fati i
shkrimtarit! Mjeran, i papėrfillur, mosbesues, i pėrqeshur dhe i harruar. I
ngjitet golgotės sė jetės duke mbartur mbi shpinė kryqin e librave tė veta
dhe nė vend tė kurorės me dafina, kurorėn me gjemba tė kritizerėve.
Aleluja! E dimė ēkemi hequr, por se dimė ēna pret.
Tiranė, shtator-tetor 2017
|