
Pėrgatiti: Jeton KELMENDI
ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE
EDI SHUKRIU
Hyrje
Edi Shukriu lindi nė Prizren mė 22 tetor
1950. Shkollėn fillore dhe gjimnazin e kreu nė Prizren, ndėrsa studimet pėr
arkeologji nė Universtitetin e Beogradit (1972). Magjistroi nė Universitetin
e Beogradit (1979) dhe titullin Doktor i Shkencave Historike e mori nė
Universitetin e Prishtinės (1990). Ėshtė profesor ordinar nė Fakultetin
Filozofik tė Universitetit tė Prishtinės.
Ėshtė arkeologja e parė dhe shkrimtarja e parė
shqiptare nė Kosovė qė botoi pėrmbledhjen me poezi Sonte zemra ime feston
(1972). Anėtare e PEN qendrės sė Kosovės (2004-), Shoqatės sė Shkrimtarėve
tė Kosovės (1973-). Mori pjesė nė International Writing Program 2005,
University of Iowa, USA (2005). Pėrfaqėsohet nė antologjitė e autorėve
shqiptarė e tė huaj.
Deputete e Kuvendit tė Kosovės (1992-1998,
2002-2004), Bashkėdrejtuese e Departamentit tė KulturėsUNMIK (2000-2001),
Kryetare e Komisionit pėr Kulturė, Rini dhe Sport tė Kuvendit tė Kosovės
(2001-2004), Nėnkryetare e Alternativės Demokratike tė Kosovės (2004-).
Ishte themeluese e Forumit tė Gruas tė LDK (1990) dhe kryetare e saj
(1995-2000), si dhe organizatore dhe lidere e demostratave tė shumta tė
grave kundėr regjimit serb.
Vepra letrare
2004
Ancient Kosova, Museum of Kosova, Prishtina
2004
Kosova antike, Muzeu i Kosovės, Prishtinė
2000, 2003 Gra tė shquara shqiptare, Teuta, Prishtinė
1996
Dardania protourbane, Dukagjini, Peje (Ēmimi Gani Bobi)
1995
Historia e Kohės sė Vjetėr Lindja e lashtė, Prishtinė
Libra poetik
2001
Pėrjetėsi, Dukagjini, Pejė
1990
Nėnqielli, Rilindja, Prishtinė (Ēmimi i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės)
1985
Syri i natės, Rilindja, Prishtinė
1980
Legjenda e Hasit, Naim Frashėri, Tiranė
1978
Gjakim, Rilindja, Prishtinė
1972
Sonte zemra ime feston, Rilindja, Prishtinė
Drama
1998
Kėsulėkuqja e rrokaqiellit, Prizren
1992
Lkeni i Hasit, Rilindja, Prishtinė
1986
Kthimi i Euridikės, Rilindja, Prishtinė
1995
Video-documentar: Prevent the war in Kosova
Ko-autor
1995
Kosova - National Report, Women's IV World Conference, Bejing, Prishtina
1996
Kosova - The Hungry Future, Food Summit Rome, Prishtina
1997
Kosova and other Albanians outside Albania
(http://sq.wikipedia.org)
Poezi
Edi Shukriu
KTHIMI NĖ PRIZREN
Ec pėrgjoj
nė skuta kėrkoj nė ajėr
diku janė strukur
e frymojnė
dėgjoheshin denbabaden
rrugėve tė moshuara
hapėronin
deri te dyqani nė Arastė
pėrreth Shatėrvanit
e nxitonin tutje
Sėshtė e mundur tė zhduken
tė gjitha llapashitjet e kėmbėve
tė zbathura
trake-truket e nallėnave
e gjurmėt e kėpucėve me shoje
gjallėrojnė
shtresumet e karabojės
te rrėzėt e ledheve
frymojnė nga kalldėrmi i ērrėnjosur
e rikthehen nga pullazet e pėrgjumura
vrujojnė nga arkadat e rempujve
e hapėrojnė nė kohė
gurėt e hamamit
i thithin nė vete
e motohen
LIGJI I HAMURABIT
Neni 226: Nėse kirurgu... e shlyne damkln nga robi, le
ti priten duart.
Neni 282: Nėse robi i thotė tė zotit: Ti nuk je zotėria im, le tja prejnė
veshin.
Neni 231: Nėse ėshtė mbytur robi, le tė ipet robi pėr rob.
Nė mbėshtetje tė nenit 226
tė Ligjit tė Hamurabit,
ditėn e djeshme
gishtėrinjtė mi shkurtuan
se damkėn e mjerimit
tentova ta bėj tė kaluar
Nė mbėshtetje tė nenit 226
tė Ligjit tė Hamurabit,
mbrėmjen e djehsme
mė gjymtuan,
se kėngėn e zogjve
desha nga e nesėrmja
ta sjell nė tė sotmen
Mė vranė nė mėngjezin e sotėm
dhe nė mbėshtetje tė nenit 231
tė tė njėjtit ligj
mė zėvėndėsuan sipas tyre
me njė rob tjetėr
Tė mjerėt, nuk e dinė se ai jam pėrsėri Unė,
me njėmijė gishtėrinj,
me njėqindmijė veshė
dhe
me njė tė vetme
dėshirė tė ēelniktė
tė kalitur ndėr brezni
QERREJA E ZJARRTĖ
Sado qė na bindin
se qerrja e zjarrtė
ėshtė imagjinatė
Ne e vendosim nė tė
Diellin e flakėt
dhe i shtrijmė duart
tė pėrflakemi
PĖRTEJ VETES
Pėrtej vetes me flatra ngrihem
zdirgjem errėsirave tė ferrit
nga thellėsitė e kohės
njomem e ngopem me urtėsi
e rrėnjėt kalben
therra shkurra e egėrsirė ngel
shēirrem pa frymė sy zgurdulloj
pėrtej vetes me flatra ngrihem
se si mė rrėmben marri e kohės
DEMI I GJOLIT
Nuk shkuam te Livadhet e Gjolit
Nuk shkuam asnjėherė -
aq mė keq,
as qė e dinim se e kishim pranė
Ishte aty diku,
para se ta shkel atė Dri plak
e tė hapėron nė Hasin e moteve
Nuk dinim pėr livadhet e bekuara
as tė shkonim atje,
tė thellonim njohuri
nga uji i Gjolit.
Mbase na kishte llahtarisur Demi -
Demi i Gjolit,
mė i forti i tė gjithė demave tė ruzullit
Mbase vėllai i i atij Demi qė rri nė qendėr tė botės
si na flisnin tė moēmit
e ne veshėt i kishim nė lesh
Demi i Livadheve tė Gjolit
frikėson me duritje veshshpuese,
por mbase njė trimėreshė o trim
do tė mund tia merrte zemrėn
e tė merrte pikė uji -
vetėm njė pikė,
pėr ta na e drejtuar rrugėn
Po ne, nuk arritėm as tė dinim pėr Livadhet e Gjolit
as pėr Demin qė mrizonte nė hijen e Lismadhit,
e lėre mė tė niseshim atje
nė qendėr tė Labyrinthit
Aty pellazgėt na lanė peng Demin
si e lanė nė Kretė -
E kishim para hundės tė mjerėt,
e nuk e pamė tė verbėr
se nuk u rritėm sa duhet
dhe nuk na lanė
ta shohim Livadhin e Gjolit
e Demin qė na pret atje
pėr ta njohur veten
O, po tė kishim shkuar mė parė
sa mė tė fortė do tė ishim,
mė tė fortė se qė qemė
duke bredhur shtigjeve tė gjakosura
tė Labyrinthit tė Jetės
Kur nis tė shkruhet Libri mbi Livadhin e Gjolit
e forcėn e Demit qė e ruan ujin e menēurisė
do tė prehem e qetė,
do tė prehem e qetė.
/Prishtinė, 20.3.09/
RRI ANASH NĖ MUNDSH
Derisa kohė e trazuar
spastron detin
dhe ua zė frymėn brigjeve
Rri anash nė mundsh
Nėse
ndėrkohė
stė vrasin brigjet
BUSTI ILIR
Sodis me ditė
me natė
bukuria mė magjeps
Nė pėrqafim tė kohės
tė solla unė
o
mė more me vete
Buzeqeshja e vrarė
nė mermer skalitur
Shikimi i zėnė
vuajtjen ringjall
Sillet valle e fatit
Sy mė sy soditemi
ti e veshur nė mermer
unė mermer
Nė ballin tėnd pa rrulla
zhduken tė miat
Syri i natės / Nights Eye, Rilindja, Prishtinė, 1986
RINGJALLJA
Bini daulle tė fisit bini
jeni bėrė nga lėkurė e trupit tim
prandaj bini fort e mė fort
le tė pėlcasė pėlhurė e shpirtit
dhe zemra me tė
mbase sjellin ringjalljen
Dua tė vallėzoj
nė ritmin e tingujve paganė
sa tė prėgjaken thembrat
nga thepat e gurėve tė zhvendosur
e trupi tė pėrplaset
nė muret e mendjes sė mykur
Pastaj
le tė mė quajnė bishė
dhe le tė qeshen gjarpėrinjtė
aq mė bėn
Dua tė bien daullet
TAKIM ME DETIN
(pas luftės nė Kosovė)
Kur e sheh detin
vėshtroje me dashuri
si pėr herė tė fundit
Nėse e sheh pėrsėri
herdokur
kujto se ndėrkohė
ke mundur
tė mos jesh
PALEOANTOPI
Kushėrinj nė tė djeshmen
Kushėrinj nė tė pėrditshmen
njeri tėrheq prapa
tjetri nuk lė para
Sa herė qė ngrihej
diēka i binte kokės
po
sdo tė bėhej N j e r i
tė mos provonte sėrish
NGA MITRA E DHEUT
Dhembja e ringjallur vrujon
nga mitra e dheut
Shungullojnė thellėsitė:
Durim... Durim...
tė mos erret udha
tu hapė shtigje tė paudhėve
Durim! Uturin thirravajshėm Nėna
Durim tej durimit
se nata ėshtė e stėrgjatė
e drita e agut ka zėnė diku nė thua
Durim! Pėrbejnė ninulat
Pėrben Syri i Mirė
qė lė shtigje tė ndriēuara
ti theqafė tė pabesėt
Durim! Kullon qumėshti
i gjirit tė gulēuar
tė mos gufojė gjaku nga dejt
Nga mitra e dheut
gulon urtia:
Durimi ka kufi
LARG VETES
Mes lisave qė lėshojnė hije
nga dritė e perėndimit
simfoni gjethesh nė qetėsinė e amshueshme
Njė puhi ndjell ndjenjėn
e rehatisė vetmake
Mes thanave e pemėve dardhane
larg sybiruesve e veshbiruesve
larg vetes sė shitur qytetėrimit
Sa kohė duhet tė ikėn njeriu
qė tė jetė i lirė me veten?
Nėpėr kokė pėrvidhen dhėmbė,
arrijnė gjarpėrinjė e lidhen rreth fyti
Zogjve u rriten krahėt,
pas ēdo druri lugetėrit zėnė pritė
Frika kėmbėve ua jep vrapin
andej nga kanė ikur,
larg vetes kah vetja
|