- Shtėpia e familjes Spahiu gjendej nė pjesėn mė
tė bukur tė qytetit, mu nė zonėn e lashtė tė tij, qė vizitohej thuajse
gjithė vitin nga turistėt. Ishte njė vilė dykatėshe, jo fort e madhe, e
futur nė fund tė njė rrugice tė ngushtė, tė shtruar me pllaka prej guri tė
lėmuara nga kėmbėt e ecarakėve pėr vite e dekada me radhė. Vila kishte
pamjen e njė kulle fort tėrheqėse, tė ndėrtuar me shijen e hollė tė njė
artisti, nė njė stil disi tė kombinuar midis klasikes dhe modernes. Nė tė
gjitha anėt e saj kishte dritare tė mėdha me korniza tė drunjta, qė dilnin
mes mbulesės me pllaka dhe qė dukeshin sikur copa shkėmbinjsh tė ngjitura nė
mur. Nė krye, shtėpia mbulohej nga njė pullaz i lartė, qė pastaj ndahej nė
disa tė tjerė mė tė vegjėl, tė cilėt mbulonin ballkonet e bukura me rrethoja
hekuri tė punuara me dorė; nė ballkonet derdheshin lule nga tė gjitha llojet
e nga tė gjitha ngjyrat. Nga sytė kureshtarė, shtėpinė e ruante njė mur i
gurtė, pak mė i lartė sesa ishin zakonisht muret rrethues tė shtėpive nė atė
qytet. Pas atij muri, kush mund tė kishte sy pėr tė parė, do tė zbulonte njė
oborr tė bukur nė formė parku.
Shtėpia kishte edhe njė kopsht tė vogėl prapa
saj, ku binin dritaret e disa apartamenteve tė ndėrtuara rishtas nė rrugėn
tjetėr. Nė kopsht dilej veē nga kuzhina. Aty ndodhej njė tavolinė e vogėl
dhe njė ndenjėse fort e rehatshme, qė kreu i shtėpisė, Bujari, i pėrdorte si
vend pune gjatė gjithė verės; po edhe gjatė vjeshtės sė parė, kur bėnte mot
i mirė. Kishte aty qetėsinė e duhur pėr tė lexuar a pėr tė shkruar.
Gjelbėrimi i oborrit, lulet e bukura qė i kishte mbjellė dhe i pėrkujdeste e
shoqja, Besa, krijonin njė mjedis shumė ēlodhės, ku Bujari, si lexonte shumė
apo pasi shkruante faqe tė tėra me formula, i hidhte sytė e i linte ti
pushonin pak. Aty buzė asaj tavoline Bujari ndjehej njėherėsh edhe nė kopsht
edhe nė shtėpi; pėrpara kishte gjithė atė bukuri tė natyrės, me lule e
gjelbėrim, ndėrsa pas shpinės kishte kuzhinėn, me atė erėn ndjellėse tė
gjellėve, qė zienin mbi shporet. Apo me rrjedhėn e ujit, kur Besa lante
zarzavatet pėr sallatėn jeshile, qė ai e donte shumė. Dhe kur koka i ishte
rėnduar e sytė zinin ti shponin nga formulat e pabindura, ai linte pėr njė
ēast gjithēka, i vinte duart mbi tavolinė dhe shikimin e treste atje mbi
jaseminėt e bardhė a mbi manushaqet erėmira. I shėtiste pastaj sytė lule mė
lule, derisa ndjente se i qetėsoheshin diēka. Atėbotė Besa e kishte gati njė
kafe sade, fare pa sheqer, siē e pinte ai; ajo afrohej lehtė-lehtė nga pas
shpinės sė tij, dhe veē kur ia qaste filxhanin pėrpara mbi tavolinė e i
thoshte me zė tė butė: Kafen, Bujar, se tė ftohet. Ai niste atėherė ta
rrufiste kafenė e rėndė allaturka dhe ashtu lodhshėm, pėrmes formulash a
nėpėr vargje ekuacionesh qė i lėvrinin nė sy, ndodhte qė ti pėrvijohej jeta
e tij. Herė njė pjesė, herė njė tjetėr, si paragrafėt e njė romani qė
shkruhej e prishej sa herė, po qė, gjithsesi, ai ia dinte lidhjen.
Vendlindja e Bujarit ishte disa dhjetėra
kilometra larg qytetit ku ai banonte; ishte njė qytezė fare e vogėl qė
pėrkundej mes dy qytetesh tė mėdha. Njėri nga qytetet e mėdha ishte
kryeqyteti i vendit; tjetri, i dyti pėr nga madhėsia, kishte njė histori tė
bujshme mijėvjeēare. Kėsisoj, njėri me madhėsinė e tjetri me madhėshtinė, tė
dy qytetet e mėdha dukej se e kishin futur nė mes qytezėn e vogėl dhe e
tėrhiqnin sa njėri, sa tjetri, sikur donte sekush ta merrte pėr vete. Qyteza
ishte vendosur nė njė bregore tė bukur, gjithė gjelbėrim, por, mbase tamam
pse ishte nė mes tė dy qendrave mė tė mėdha tė vendit, kishte mbetur fare pa
zhvillim. Por banorėt e saj e donin, ndonėse iu duhej tė largoheshin pėr njė
perspektivė mė tė mirė. Duke mos gjetur nė vendin e lindjes mundėsitė pėr
njė jetė mė tė gjallė e mė tė duhur, e braktisnin qytezėn dhe shpėrnguleshin
nė njėrin nga dy qytetet e mėdha. Mė tė shumtėt yshteshin nė kryeqytet. Sė
pari shkonin aty pėr studime, pastaj, po tė gjenin punė, qėndronin pėr
gjithė jetėn. Tė tjerė pėrgjonin ndonjė vajzė dhe, me dashuri a me mblesėri,
krijonin martesė gjithė e gjithė pėr tė vėnė kėmbė nė kasaba, siē thuhej
motit. Kryeqyteti, pavarėsisht rrėmujės e kaosit qė mbretėronte brenda tij,
gjithsesi ofronte mė shumė mundėsi pėr njė jetė mė tė mirė.
Pjesė nga romani "Engjėjt vdesin ndryshe"
|