Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Parapsikologji - Esenca e magjisė

Shkruan: Sabir KRASNIQI

 

       ESENCA E MAGJISĖ

 

    Magjia (qė nėnkupton mrekulli, ēudi etj.) ėshtė tėrėsi veprimesh qė bėhen pėrmes lėvizjeve tė sendeve ose pėrmes fjalėve, lutjeve etj., e tė cilat kanė fuqi tė ndikojnė mbi njerėzit dhe dukurit e natyrės. Pra, thėnė shkurt, magjia ėshtė aftėsi e pazakonshme, qė ka dikush, pėr tė ndikuar tek tjetri, individualisht apo nė mėnyrė kolektive.

Magjia (qė nėnkupton mrekulli, ēudi etj.) ėshtė tėrėsi veprimesh qė bėhen pėrmes lėvizjeve tė sendeve ose pėrmes fjalėve, lutjeve etj., e tė cilat kanė fuqi tė ndikojnė mbi njerėzit dhe dukurit e natyrės. Pra, thėnė shkurt, magjia ėshtė aftėsi e pazakonshme, qė ka dikush, pėr tė ndikuar tek tjetri, individualisht apo nė mėnyrė kolektive.

Sipas mėsimeve tė hermetizmit, jeta ėshtė njė dhe e pandarė, por format nė tė cilėn ajo paraqitet janė pambarimisht tė shumėllojshme dhe tė ndryshme. Materia, energjia dhe jeta janė tri shikime tė manifestimit ekzistencial. Nuk ka materie tė vdekur. Ndarja e botės nė materie tė gjallė dhe tė vdekur ėshtė koncept i rrejshėm. Pasi nuk ka materie tė vdekur atėherė, nuk ka as materie tė palėvizshme. Sakaq ēdo lėvizje ėshtė jetė, kėshtu qė i gjithė universi fizik vibron nė jetė. P.sh.: a ėshtė plumbi materie e vdekur? Nė shikim tė parė duket se po, por nė formėn e jashtme tė pandryshueshme ē’thuren energji lemeritėse tė atomit. Elektronet, duke lėvizur nė rrethe dhe nė mėnyrė harmonike rreth bėrthamės, me shpejtėsinė e tyre tė madhe, paraqesin ngurtėsinė e metalit tė plumbit. Nė mes tė kėtyre lėvizjeve tė vazhdueshme, tė afrimeve dhe tė dėbimeve tė pjesėve tė materies, ekziston harmoni universale dhe e plotkuptimshme.

Tė gjitha format e jetės u janė nėnshtruar ligjeve tė evolucionit, gjithēka lėviz drejt formės mė tė lartė dhe mė tė pėrsosur tė ekzistencės. Synimi i natyrshėm i njeriut pėr deponimin e pėrpjekjeve pėr zbulime (nė mikrokozmos) paraqet pasqyrimin e ligjit tė pėrgjithshėm tė evolucionit (nė makrokozmos). Ato lėvizje, thėnė shkurtimisht, janė pėrparime kah format mė tė larta dhe mė tė pėrsosura tė dijės.

Nė traditat e hermetizmit nė perėndim gjithēka ėshtė dije. Gjithēka qė lėviz, qė ekziston, qė manifestohet nė cilėndo mėnyrė, pėrmban nė vete dije spirituale.

Gjatė evolucionit, dija spirituale mbetet vazhdimisht e njėjtė dhe e pandryshueshme, ndryshon vetėm forma e jashtme e saj. Nė universin fizik, shkallėn mė tė ulėt tė zhvillimit e pėrbėn bota minerale.

Valėt e materies, tė koncentruara deri nė shkallėn e jashtėzakonshme tė dendėsisė dhe tė izolimit, mbėshtjellin dhe bartin dijen nė vete, dijen e cila u referohet strukturave tė ligjshme dhe lėvizjeve harmonike tė elektroneve.

Prandaj, evolucioni kozmik nuk mbaron me njeriun. Njerėzimi nė tėrėsi pėrparon ngadalė dhe shkallė-shkallė. Sakaq, nė spiralen kozmike ka forma mė tė larta tė dijės, qė thirren „dije kozmike“ si: Satari, Samadhi, Mbidije etj. Ata njerėz qė bėjnė pėrpjekje mė tė mėdha kah pėrsosmėria, mund tė pėrparojnė mė shpejtė. Kėtu vlen parimi i njėjtė, i cili vlen pėr lėvizjet mekanike tė trupave – sa mė e madhe shpejtėsia, rezistenca duhet tė jetė mė e fortė. Pra, shpejtėsia nė tejkalimin e valėve tė mosdijes dhe nė mėnjanimin e pengesave, varet nga rezistenca qė haset nė rrugėn kah „uni“ ynė i vėrtet ose dija jonė spirituale.

Ky ėshtė qėllimi i evolucionit psikik: arritja kualitative e njė shkalle tė re tė dijės dhe funksionimi i dėshirueshėm nė atė nivel. Ose me fjalė tė tjera: qėllimi i evolucionit, kah anojnė tė gjitha disiplinat dhe mėsimet hermetike, ėshtė shikimi total nė natyrėn personale, nė botėn dhe nė marrėdhėniet me to. Disa atė e quajnė „dije kozmike“, sepse nė tė nuk ekzistojnė kufij midis subjekteve dhe objekteve, andaj, atėherė gjithēka ekziston dhe gjithēka ėshtė gjithēka. Pra, nuk ekziston objekt i izoluar, i cili vėrehet dhe pėr tė cilin mendohet. P.sh.: nuk ekziston vetėm gishti, gishti njėkohėsisht ėshtė edhe dora. Dora ėshtė trupi e trupi ėshtė gjithė njerėzimi, e kaluara, e tanishmja dhe e ardhmja njėkohėsisht.

Nga kėndvėshtrimi i psikologjisė dinamike, kjo gjendje mund tė shėnohet si bashkim i tė gjitha arketipave nė kolektivitetin e dijės (Teoria e Jungut). Kjo gjendje ėshtė vėshtirė tė pėrshkruhet ose tė kuptohet, sepse ėshtė transcendentale. Ndoshta krahasimi mė adekuat do tė ishte krahasimi me orgazmėn. Gjatė pėrjetimit tė orgazmės humbin kufijtė midis objektit dhe subjektit. Njeriu nuk ka kurrfarė kuptimi nė dije, por di gjithēka. Gjendje tė ngjashme provokojnė edhe disa lloje drogash, por me efekt tė shkurtėr dhe me pasoja tė dėmshme.

Kėtu pra, qėndron edhe esenca e magjisė. Mirėpo, edhe magjia, si ēdo lloj tjetėr i energjisė, ėshtė neutrale. Orientimi i veprimeve tė saj pėrcakton qėllimin e paraparė. Prandaj, „Magjia e Bardhė“ si rezultat ka produktin e sė mirės nė cilėndo mėnyrė. Operimet e llojit tė saj janė: shėrimet psikike, lutjet, largimet e vetive tė paqėndrueshme tė karakterit, zhvillimi i aftėsive mentale etj. Ndėrsa, nė krahasim me  “Magjia e Bardhė“, „Magjia e Zezė“ si rezultat ka produktin e sė keqes...

Ėshtė interesant tė cekim se shumė organizata qė merren me „Magji tė Zezė“ , arsyetimin pėr ekzistimin dhe veprimin e tyre e gjejnė nė moralin e kohės sė re. E keqja, thonė ato, ėshtė universale. Nė qoftė se ka Zot, Ai ėshtė personifikimi, si i tė mirės ashtu edhe i tė keqes, sepse bota ėshtė ashtu se e ka krijuar Ai.