Duke filluar nga shekulli XIX, botėkuptimet
shkencore mbi botėn nė pėrgjithėsi kanė pėrjetuar ndryshime shumė tė thella.
Njohjeve tė materies dhe energjisė si dhe tė shumė ligjeve tė fizikės
klasike, iu bashkėngjitėn edhe njohuri tė reja, qė, si pasoj, sollėn edhe
vėshtrim krejtėsisht tė ri dhe ekspansion tė madh tė horizontit.
Herci zbuloi vibracionet elektrike; Rėntgeni,
dukuritė e panjohura tė rrezatimit; ēifti Curie, radioaktivitetin; pastaj,
Ajnshtajni bėri tė njohur se materia pėrmban energji tė pamatur (gjė qė
solli deri te fizika nukleare, qė nė anėn e saj pozitive mundėsoi
shfrytėzimin e energjisė pėrmes elektranave nukleare, kurse nė anėn tjetėr,
negative, e ballafaqoi njerėzimin me tmerrin e armės atomike).
Pastaj: telefoni, radioja, televizioni,
automobilat, aeroplanėt etj. u bėnė dukuri tė pėrditshme. U zbulua
radio-teleskopi, qė na mundėsoi shikim nė botėn makrokozmike, ndėrsa
mikroskopi elektronik na i shpalosi thellėsitė e mikrokozmosit. Nėpėr
frigorifer me ngrirje tė thellė u vendosėn pjesė rezervė pėr trupin e
njeriut, ndėrsa kirurgėt iu pėrveshėn punės pėr transplantimin e organeve tė
rėndėsishme pėr jetė. Kompjuterėt (trurėt elektronik) depėrtuan nė shkencė,
industri, bujqėsi etj. Sakaq, amerikanėt lansuan anijen e parė kozmike, me
njerėz pėr nė hėnė: pastaj satelitė tė tjerė pėr planete mė tė largėta, si
dhe satelitė tė shumtė qė pandėrprerė i sillen rreth e pėrqark planetit tonė
Tokės. Zbulimet dhe prodhimet e ndryshme, tė panumėrta ēuditėse, qė deri
mė dje ishin science fiction u bėnė realitet i kohės.
Megjithatė, pėrkundėr gjithė kėtyre shpikjeve,
gjithė kėtij pėrparimi, njė pjesė tė konsiderueshme tė njerėzimit e ka
kapluar njė fobi e pakuptueshme. Trandjet psikike (streset), sėmundjet
psikosomatike (psikofiziologjike), neurozat, psikozat si dhe vetėvrasjet
janė nė rritje e sipėr...pra, lind pyetja: ku ėshtė arsyeja e gjithė kėsaj?
 |
Njė kohė tepėr tė gjatė shkenca ishte e drejtuar
vetėm nė njėrėn anė tė medaljonit. Nė anėn materiale tė njeriut dhe natyrės
nė pėrgjithėsi, pra nė mikro dhe makrokozmos, duke e drejtuar shikim vetėm
nė paraqitjet dhe dukjet e jashtme fizike. Ajo filloi tė masė e tė analizoj,
pra tė studioj njeriun dhe natyrėn, duke u nisur vetėm nga pikėpamjet
materiale dhe duke besuar se nė atė mėnyrė do tė mund ti zbulojė tė gjitha
sekretet dhe misteret e tyre. Kurse si masė e vetme vlente vetėm introdukta
fizike me konceptet e pastra mekanike. Pėrfytyrimi pėr botėn, qė nė kohė dhe
hapėsirė zhvillohet sipas ligjit tė shkakut dhe veprimit, u bė udhėheqės i
shkencės bashkėkohore dhe me kėtė ajo zgjodhi rrugėn njėanėsore.
Duke e ndjekur kėtė rrugė, shkenca ka arritur
pėrparime qė smerren me mend nė kėrkimet teknike, nė industri etj. Por,
shtrohet pyetja: Cilat nevoja i plotėsojnė ato? A nuk janė vetėm nevoja tė
pastra materiale, fizike etj? A mund tė jemi tė lumtur vetėm me plotėsimin e
nevojave tė tilla, materiale e fizike, duke lėnė anash nevojat shpirtėrore?
Pra, pėr shpirtin ajo u interesua shumė pak, pėr
tė mos thėnė gati aspak.
Shpirti dhe tė gjitha dukurit tjera paranormale
mbeti nė prapavijė. Gjithashtu, nė prapavijė mbeti edhe ana etike e njeriut,
sikurse tė mos kishte ekzistuar fare. U harrua formula e ser Artur Edington-it
nė New Path - Ways of Science (Rrugėt e reja tė shkencės) se bota
fizike nuk ėshtė e vetme dhe nė Psysics and Philosophy se bota e njohur
pėr fizikėn paraqet vetėm njė prerje nga i gjithė realiteti. Ajo gjithashtu
harroi se pranė kuazalitetit fizik, ekziston edhe ai psikik dhe ai ėshtė
shumė i rėndėsishėm pėr jetėn e njeriut.
Duke e lėnė prapa kėtė drejtim shkenca, dhe duke
e pėrdorė pėr nevoja tė veta manipuluese grupe fetare, sekte tė ndryshme
etj., ndodhi qė njerėzit, duke mos qenė tė kėnaqur me realitetin dhe duke
kėrkuar harmoni shpirtėrore, tė bėnin pėrpjekje pėr ta shpėrthyer kėtė
errėsirė teknologjike dhe pėr tė kėrkuar rrugė tė reja kah vetėvetja. Por,
duke kėrkuar kėto rrugė, shpesh silleshin nėpėr shtigje tė gabuara, rėndom
duke iu dhėnė drogės, alkoolit etj., qė nė instancėn e fundit kishin pasoja
tė rėnda, shpesh edhe vdekjeprurėse. Shumė prej tyre shkuan edhe nė Indi e
vende tė tjera pėr tė gjetur atė harmoni shpirtėrore tė humbur, kryesisht
nėpėr,mjet meditimeve tė jogistė tė ndryshėm, guru etj., ku disa prej tyre
edhe mbetėn pėrgjithmonė nėpėr tempuj e faltore tė atjeshme.
Dhe tė gjitha kėto dilema hapėn rrugė pėr njė
alternativė tjetėr. Alternativė qė shumė seriozisht do ju qasej mu kėtyre
dukurive pėr ti zhveshur pėrfundimisht nga velloja misterioze qė
mbizotėronin pėr to, dhe pėr tiu dhėnė vlerėsim tė merituar logjik e
shkencor. Kjo lėmi e re do tė marr nocionin Parapsikologji.
Hipnoza dhe sugjestioni, tė cilat shkenca
bashkėkohore sot i ka pranuar nė gjirin e vet, vėrtetojnė se nė nėndijen
tonė ekzistojnė forca dhe aftėsi, pėr tė cilat vetėdija jonė nuk di
pothuajse asgjė. Kjo ėshtė edhe njė dėshmi e fuqishme se njohuritė tona pėr
ligjet e natyrės janė tė mangėta, posaēėrisht ato mbi jetėn shpirtėrore tė
njeriut.
Fatmirėsisht, me pranimin e psikologjisė si degė
shkencore, kohėve tė fundit edhe parapsikologjia filloi tė zhvillohet dhe tė
pranohet edhe nga pikėpamjet shkencore, sakaq shkollat e tilla tė pėrhapen
kudo nėpėr qendra tė ndryshme tė botės. Kjo bėri qė sadopak tė zbutet ky
tension dhe, mė nė fund tė fillojmė ti kthehemi mė shumė vetės, pra UN-it
tonė.
|