Pėrderisa mė tregonte pėr llojet e ndryshme
mjekuese tė bimėve, nė majat e mrekullueshme tė Sharrit, xha Ademi krenohej
pėr shėndetin e tij.
Asnjėherė nuk mė ka dhimbur dhėmbi. Asnjėherė
nuk kam pasur probleme me lukth e tretjen e ushqimit. Duke buzėqeshur me
krenari i tregonte dhėmbėt e bardhė nė numėr dhe bėnte me gisht drejt
bimėve, duke thėnė: Unė kurrė nuk pi ujė. Gjithnjė pi ēajėra nė vend tė
ujit. Nuk ėshtė e thėnė qė ēajėrat gjithmonė tė jenė tė nxehta. Unė pi edhe
ēajėra tė ftohta deh tė akullta, sidomos nga bari i hajdutit (barpezmi),
ēaji i egėr (trauma ose trumza, angjelika)... vazhdonte ti numėronte tė
tjera bimė xha Ademi, pėrderisa mua mė shkoi mendja te dhėmbėt e mij.
Mu kujtua edhe tregimi i njė mjeku zyrtar pėr
njė familje mbretėrore tė shekullit tė kaluar, qė kishte vdekur ngase kishte
pėrdorur vetėm ushqime tė botės shtazore, nga mungesa e vitaminave qė
organizmi e merr nga bota bimore. Madje dhe ma bėnte me dije i njėjti mjek
se shumė sėmundje kancerogjene dhe ērregullime tė qarkullimit tė gjakut dhe
zemrės, vijnė nga ushqimi kryesisht shtazor. Edhe pse nė vende perėndimore
gjithnjė e mė tepėr zhvillohen tė gjitha degėt e mjekėsisė dhe tė
farmakologjisė, mjaft shpesh mund tė hasen edhe barnatore popullore, shitore
tė specializuara pėr makrobiotikė ku mund ti gjejmė gati tė gjitha llojet e
bimėve tė kėrkuara pėr nevoja shėndetėsore. Me shumė pak pėrkushtim, secili
njeri mund tė gjej mjaft bimė edhe nė barnatoret tona, p.sh.: kamomilen,
mendrėn, trumzėn, kaēėn, rrėnjėn e mugallės sė bardhė, etj. Bimėt tjera, si
bliri, bar blete, bar pezmi me njėmijė gjethe, bar ethesh (kantarioni),
hudhra, majdanozi, kopra, hithi, kalendula mjekėsore, gjethe dielli, etj.
ndodh ti kemi nė oborr apo aty pranė nė ndonjė livadh. Mjafton qė secila
shtėpi ti ketė vetėm kėto bimė dhe ti pėrdor gjatė ditės sipas nevojės.
Nė vazhdim do tju njoftojmė me disa bimė, qė do
tju shėrbejnė, mjekojnė dhe freskojnė.

Kaēa (Resa canina L.)
Kjo bimė ėshtė fryt i trėndafilit tė egėr.
Veēanėrisht ėshtė i pasur me vitaminėn C. Po ashtu pėrmban sasi tė
mjaftueshme edhe tė vitaminave: B, E, K, A, etj.
Bimėt mund ti gjeni nė natyrė, apo ti bleni tė
gatshme nė barnatore nė paketim me filtėr qeske. Infuzi me kėtė bimė
pėrgatitet kur nė 200 ml ujė (nė enė) vendoset nė tė 1 filtėr apo 5-10 fruta
tė thara tė kaēės dhe zihen 2 minuta. Ēaji pėrgatitet kur nė ujė valė
vendoset njė qeskė dhe pas dy minutash pihet lėngu. Kryesisht infuzi i
kaēės, qė merret 3-4 herė nė ditė nga 200 ml, pėrdoret nė rastet e dobėsimit
tė organizmit gjatė sėmundjeve, pėr forcimin e imunitetit, kundėr diarresė,
gjakderdhjeve, si diuretik, kundėr gripit nė rrugėt urinare, avitaminozėn,
sekrecionet e tepėrta vagjinale, lodhjet, askariaza (krimbat nė zorrė),
kundėr gripit, kundėr anemisė etj. Infuzi i kaēės po ashtu pastron gjakun
nga materiet e tepėrta.
Majdanozi (Petroselinum Sativum L.)
Kjo bimė zakonisht nė shumė raste pėrdoret si
mėlmesė e tharė apo e freskėt, nė shumė gjellėra dhe sallat.
Kėtė bimė mė sė lehti mund ta gjejmė nė secilin
treg tė perimeve. Ėshtė bimė qė kultivohet. Pėrdoret kryesisht e tharė. Nė
tė shumtėn e rasteve pėrdoret e tėrė bima: gjethet, rrėnja dhe fara. Kjo
bimė i stimulon funksionet trupore, bėnė pastrimin e gjakut, ėshtė diuretik
i mirė, me ērast ndihmon nė largimin e materieve tė dėmshme pėrmes
urinimit, rregullon menstruacionet, rregullon tonusin e fijeve tė lėmueshme
muskulore (zorrėt, kanali urinar, mitra, idhėza etj.). Kjo bimė kryesisht
pėrdoret kundėr pagjakėsisė, lodhjes sė pėrgjithshme, reumės,
menstruacioneve me dhembje, etj.
Dekokti nga kjo bimė bėhet ashtu qė marrim tėrė
bimėn dhe e ziejmė 10 minuta. Nė 200 ml ujė vendoset njė lugė gjelle
majdanozi. Nė ditė duhet pirė 3 gota ēaji tė tillė. Megjithatė nuk bėnė tė
teprohet doza, ngase kjo bimė ka substanca tė forta aktive qė mund tė
ērregullojnė funksionin e veshkave.
|