Njė ndėr krijimtaritė mė tė
lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku
bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor... shprehen pėrmes
shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime,
mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė
cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim
dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė jetės.
Qė nga Lekė Matrėnga e
Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės,
duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik
tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e
shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u
bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi...
nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni,
Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė
kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė
nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...
Dua ta falėnderoj nga zemra
mikun tim dhe poetin e mirėnjohur,
ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė
jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do tua
prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e
plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.
(www.sa-kra.ch)

Pėrgatiti:
Adem ZAPLLUZHA
ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE
FLORA
BROVINA
Hyrje
Flora Brovina u lind mė 30 shtator 1949 nė Skenderaj.
Studimet nė Fakultetin e Mjekėsisė i mbaroi po nė Prishtinė.
Ka botuar disa vėllime me poezi:
- "Vėrma emrin tim" (1973)
- "Bimė e zė" (1979),
- "Luleborė" (1988)
- "Mat e ēmat" (1995)
- "Thirrje e Kosovė" (1999, nė kohėn kur ajo ishte nė burgun e
Pozharevacit nė Serbi).
Nė vitin 1999, nė njė kohė kur fati i Flora Brovinės pas
arrestimit ishte i panjohur, ajo mori Ēmimin Tucholsky pėr vitin 1999 "in
absentia" nga PEN Klubi Suedez.
LIRIA
Liria
Fluturim zogu
Nė dritare
Zgjim mėngjesi
Duar hapur
Ėshtė
Hėnė
Prapa grilave
Liria
Erėgruri
I porsakorrur
Lojė e fėmijėve
Gaz e vaj
Ėshtė
Grua
E ēliruar nga barra
Liria
Foshnjė kuqėrreme
Nė parzėm nėne
Si duket oh si duket
Liria
GRUAS
ēruan
nė zbehtėsinė e fytyrės
nė aneminė e fjalės
ēfsheh
barrėn e dhjetė
apo vitet e tua
ēruan
nė zbehtėsinė e fytyrės
zėrin e tyt shoq
apo nė pėrkėdhelje tė humbur
ēruan nė aneminė e fjalės
kėngėn e heshtur
apo njė pranverė tė sosur
ēruan
kur pėrkund kohėn nė djep
ēruan
ēfsheh
THIRRJE KOSOVĖS
Ē'do tė bėj une pa ty
Pa ardhjet e shkuarjet e tua
Do tė harroj tė flas
Me vetveten
Ē'do tė bėj une pa ty
Pa shikimin nė bar
Si t'i ngroh gjymtyrėt
Tė ngrira akull
Do tė mė lėsh tė bėhem plakė
Me dhembje duarsh
Me dhembje eshtrash
Kam frikė kur shkon
Ē'do tė bėj une pa ty
Po nuk erdhe
Do tė bėhem gurpragu
Kallkan do tė bėhem
Ē'do tė bėj unė pa ty
SKĖNDERAJ
Kujtim as ėndrra
Pėr erėn e ftoit
Mė tha nėna
Sa herė tė zu nė gojė
Dhėmbėt mu mpinė
Hape dritaren
Merr frymė thellė
Sa herė he shtatzėnė
E ndien mė mirė
Erėn e ftoit
Tė vendlindjes
Mė tha nėna
ORA E PARĖ
Jusufi
Jusuf Kanjushė e verdhė
Jusuf Gėrvalla... mungon
Teuta Iliri Agroni Ylli
Fadi Fadil Talla... mungon
Ylfetja Ylfete Humolli... mungon
Shukrija Shukrije Obėtinca... mungon
Kimetja Arsimi Kujtimi
Halimi... Halimi... mungon
Shpresa Besa Kastrioti
Fatmiri Fatmir Kėrleshi... mungon
Afrimi Afrim Zhita... mungon
Vazhdojmė
Valbona Shkurta Gjoni
Xhevati... Xhevati... mungon
Mungon Nesimi Bekimi
Afrimi... Afrim Prebreza... mungon
Mos mė sillni
Certifika mjekėsore
Prindore policore shtetėrore
Thoni vetėm mungon
Me lule do t'ua mjekojmė plagėt
Do t'i presim
Do t'i presim
Thoni vetė mungon
Do tė ēelin lule gjaku
ora vazhdon...
MERRE VESEN TIME
Kur jashtė bije shi
Me lejo si fėmijė
Tė dėgjoj,
pėrrallen tende pėr shiun
(pikat, rrėkenė dhe lumin)
Kur jashtė bije shi
Me dorė ngadalė
Ma merr vesen prej syrit
Para se te marr rrugėn e shiut
VERMA EMRIN TIM
Nėse mė njeh e di emrin tim
ka emrin e fluturimit
nėse e di emrin tim mos mė thirr fluturim
Nėse mė ke parė e di kush jam
i kam krihet e thėllėzės
nėse e di kush jam mos mė thėrrit thėllėzė
Nėse ke dėgjuar kėngėn time e di si kėndoj
vėlla e kam bilbilin
nėse e di si kėndoj kėngėn mos ma ndal
Nėse lotėt i urren e di se unė nuk qaj
qyqen nuk e kam fis
nėse e di se nuk qaj mos mė thuaj se nuk ndjej
GJARPRI
Nė themel tė shtėpisė
I ftohtė
Nė kėmbė e dorė
Gjarpėr
Rrotull meje
Gjarpėr
Ndėrron lėkurė
Ti ndėrron lėkurė
E gjarpėr je
Rrotull meje
|