Disa prindėr thjesht
nuk dėshirojnė apo nuk kanė kohė (shkaku i garės pėr tu pasuruar,
prestigjit dhe respektit nė shoqėri) tė flasin dhe tė shoqėrohen me fėmijėt
e tyre, kėshtu kontakti i tyre krijohet vetėm atėherė kur duhet tė
persekutohen fėmijėt. Prindėrit e kėtillė nuk e kuptojnė se fėmijės nė rend
tė parė duhet ti ofrohet ngrohtėsia, dashuria dhe butėsia pėr ta pėrjetuar
shtėpinė e vet si fole tė ngrohtė pėr tė cilėn kujdesen prindėrit e mirė.
Nė kėtė rast, persekutimet eventuale, tė cilat kurrsesi nuk guxojnė tė jenė
fizike, duken ndryshe edhe fėmija do ti kuptoj si shprehje tė brengės sė
prindėrit pėr tė mirėn e tij, respektivisht si ndihmė pėr superegon
(ndėrgjegjen) e tij akoma tė dobėt qė mė suksesshėm tė ballafaqohet me
instinktet e pasocializuara.
Ata tė cilėt i
keqtrajtojnė fėmijėt zakonisht vonė zbulohen, sepse keqtrajtimi, siē e
thamė, mė sė shpeshti ngjanė nė sferėn intime tė jetės familjare, pa
dėshmitar, por edhe pėr shkak se mjedisi (para se gjithash fqinjėt)
mbyllin sytė kur pėr ēdo ditė dėgjojnė ulėrimėn dhe vajtimin e fėmijės sė
fqiut. Gjithashtu i mbyllin sytė kur takohen po me atė fėmijė i cili i tėri
ėshtė i mavijosur, pjesėrisht i vraguar, madje edhe me flokė tė shkulura apo
djegie. Ata heshtin, nė vend se menjėherė rastin tia paraqesin organeve
kompetente, pėr tu mbrojtur dhe ruajtur njė jetė e re. Me paraqitjen e
rasteve tė keqtrajtimit tė fėmijėve bėjmė me tė vėrtetė njė gjest shumė
human, respektivisht mė nuk jemi dėshmitar pasiv tė dhunės. Nga organet
kompetente mund tė kėrkojmė qė identiteti ynė tė mos regjistrohet nė
fletėparaqitje. Edhe mjekėt patjetėr duhet ti paraqesin rastet e
keqtrajtimit tė fėmijėve tek organet kompetente, pasi qė nė tė shumtėn e
rasteve prindėrit janė ata tė cilėt i dėrgojnė pėr shėrim fėmijėt e
keqtrajtuar, edhe pse mundohen ta gėnjejnė mjekun me pohimin se fėmija iu
ėshtė lėnduar nė kacafytje me fėmijėt e tjerė apo ka ra nga shkallėt etj.
Dominon mendimi se
prindėrit tė cilėt janė tė prirur me veprime sadiste ndaj fėmijėve tė tyre
duhet patjetėr ti nėnshtrohen tretmanit psikiatrik me qėllim tė korrigjimit
tė personalitetit tė tyre, sepse me dėnime administrative nuk mund tė
arrihet ndonjė rezultat. Kėtu mund tė ndihmojė shumė shėrbimi social, duke
iu ndihmuar familjeve tė tilla ti zgjedhin kushtet dhe situatat e tyre tė
vėshtira sociale.
Shumė fėmijė shkaku i
keqtrajtimeve e braktisin shtėpinė. Nėse fėmija kthehet nė shtėpi, prindėrit
nuk duhet ta persekutojnė pėr braktisje. Kėrcėnimet, qortimet apo thumbimet
duhet me ēdo kusht mėnjanuar, sepse tė gjitha kėto mund ta nxisin fėmijėn qė
pėrsėri ta braktisė shtėpinė. Prindėrit duhet ti shohin tė gjitha ato
gabime tė cilat i kanė bėrė nė edukimin e fėmijės dhe tė pėrpiqen ta gjejnė
formulėn e re pėr jetė tė pėrbashkėt. Nė tė vėrtetė, nėse nė shtėpi
vazhdohet me tė vjetrėn atėherė mund tė parashihet braktisja e serishme.
Respektimi i personalitetit tė fėmijės dhe marrėdhėniet e harmonizuara nė
familje janė parandalimi mė i mirė qė fėmija mos ta braktisė shtėpinė.
Nė tė vėrtetė, duhet
pranuar se edukimi i arsyeshėm nėnkupton inkuadrimin e dashurisė dhe frikės.
Fėmijėt, nė rend tė parė, duhet tė duhen dhe tė mbrohen, por ata gjithashtu
duhet tė mėsohen tė kenė frikė nga veprimet asociale nėse dėshirojmė tė
bėhen persona mirė tė adaptuar. Frika nga moslejimi prindėror (qortimi) dhe
dėnimi ėshtė supozimi i parė dhe i domosdoshėm pėr adaptim social. Por,
persekutimi fizik duhet dhe mundet tė mos aplikohet.
Nėse fėmija patjetėr
duhet tė persekutohet(por kurrsesi fizikisht), atėherė prindėrit duhet ti
njohin kėto fakte:
·
Persekutimi nė tė
shumtėn e rasteve i lufton simptomat, derisa shkaktarėt e vėrtetė tė
sjelljes sė padėshiruar mbesin tė paprekur.
·
Ai i cili e shqipton
dėnimin duhet tė ketė forcė ta ēoj deri nė fund (pėrjashtime ka nėse shihet
se dėnimi ka qenė jo adekuat, e kjo fėmijės duhet ti tregohet).
·
Pėr kundėrvajtje
serioze (gėnjeshtėr, vjedhje dhe ikja nga shkolla) persekutimet nuk janė
mėnyra tė pėrshtatshme edukative, sepse shkaktarėt e kėtyre kundėrvajtjeve
janė tė thellė.
·
Persekutimi arrin
rezultate vetėm nėse marrėdhėnia prind-fėmijė ėshtė e mirė. Sa ma e mirė qė
ėshtė kjo marrėdhėnie, po aq efekti i dėnimit ėshtė mė i madh. Nėse kjo
marrėdhėnie ėshtė e keqe, atėherė persekutimi nuk ka efekt apo madje mund tė
ketė kundėr-efekt nga ajo qė dėshirohet tė arrihet. Nėse kjo marrėdhėnie
ėshtė e shkėlqyer, atėherė shpesh bie nevoja pėr persekutimin e fėmijės.
Fėmija i cili ėshtė i dashur, i do prindėrit e tij dhe nuk dėshiron ta humbė
kėtė dashuri, kėshtu qė do ti respektojė ndalesat dhe kėrkesat e tyre,
natyrisht nėse prindėrit janė tė denjė dhe ambicioz. Kėshtu fėmija i dashur,
nėse prindėrit janė tė denjė dhe ambicioz nė kėrkesat e tyre, do ti
nėnshtrohet kėrkesave tė prindit, pėr tiu shmangur ndjenjės sė papėlqyeshme
tė fajėsisė. Nėse prindėrit janė tė padinjitetshėm, fėmijėt do ti shikojnė
si njerėz tė dobėt tė cilėt sė shpejti do tė shihen nga tė gjithė.
Shumė prindėr as nuk
janė tė vetėdijshėm se marrėdhėniet me fėmijėt nuk iu janė tė mira,
respektivisht shumica e prindėrve janė tė prirur qė kėtė raport ta shikojnė
nė kėndin e dritės sė larmishme, edhe pse kjo nė realitet nuk ėshtė ashtu.
Kur na lajkaton, apo na miklohen, qajnė kur i braktisim dhe ngjashėm., nuk
ėshtė kurrfarė dėshmie se marrėdhėnia jone me ta ėshtė e mirė. Marrėdhėnia e
ērregulluar prind-fėmijė manifestohet nė shumė mėnyra: si xhelozi ndaj
motrės apo vėllait, si sjellje provokuese ndaj prindėrve pėr ta tėrhequr
vėmendjen e tyre (nėse ndihet i anashkaluar). Ky ėshtė rast i veēantė kur
prindėrit e anashkalojnė fėmijėn pėr shkak tė preokupimit me problemet e
tjera (probleme nė punė, ndėrtimin e shtėpisė etj.), kėshtu qė jetojnė nė
stres dhe nervozė dhe si rrjedhojė e kėsaj, kontakti me fėmijėt pėrmblidhet
vetėm nė mallkime, persekutime dhe ndalesa tė shprehura, ndėrsa lavdėrimet i
harrojnė krejt. Nė kėso raste fėmijėt bėhen tė padėgjueshėm dhe ziliqar,
sepse dėshirojnė qė krejt tė jetė mirė dhe nė harmoni si mė parė.
Nėse dėnimet nuk kanė
mė kurrfarė efekti, atėherė ekziston dyshimi i arsyeshėm se marrėdhėnia
prind-fėmijė mė nuk ėshtė e mirė apo edhe se dėnimet janė tė pakuptimta. Nė
familjet ku persekutimi ėshtė bėrė praktikė e pėrditshme prindėrit duhet tė
mendohen mirė nė vend tė persekutimit tė mėtutjeshėm tė kėrkojnė shkaktarėt
e sjelljes sė padėshiruar tė fėmijės. Fėmijėt duhet ti dėgjojnė prindėrit e
tyre jo nga frika por nga dashuria qė kanė pėr ta dhe se pėr atė se pranė
tyre ndihen mirė, dhe se tė jenė tė vetėdijshėm se me mos dėgjim ky raport
me prindėrit mund tė prishet.
Duhet tė ceket prapė
se nė tė shumtėn e familjeve nuk shkohet gjithmonė pa sanksione, qė nuk do
tė thotė se aty nuk ėshtė diēka nė rregull. Fėmijėt janė prapė fėmijė:
ēapkėn, tė gjallėruar, ende nuk mund ta frenojnė veten si personat e rritur.
Por, edhe pėrkundėr krejt kėsaj ėshtė shumė ma mirė qė nė edukimin e fėmijės
tė anohet kah lavdėrimet, e jo kah persekutimet, respektivisht, sjelljen e
dėshiruar duhet shpėrblyer me lėvdata dhe pėrkrahje, e sjelljen e
padėshiruar, siē e thekson psikologu austriak Lote Schenk-Danziger, duhet
butėsisht tė qortohet, lehtė tė dėnohet apo injorohet. Kjo posaēėrisht vlen
pėr moshėn deri nė 3vjeēe. Kur fėmija ka sjellje tė mira apo arrin ndonjė
sukses, duhet menjėherė tė stimulohet me buzėqeshje dhe ledhatim tė lehtė.
Nėse qortohet pėr sjellje joadekuate, qortimi duhet me qenė i shkurtėr dhe
konkret. Nėse ndonjėherė duhet tė pėrdoret persekutimi atėherė ai duhet tė
jetė i arsyeshme (kurrsesi fizike) dhe shembull pėr gabimin tė cilėn fėmija
e ka bėrė. Pėrndryshe, dėnimin gjithmonė duhet kombinuar me shtytje dhe
dėshmimin e formave tė shėndosha tė sjelljes. Pėr shembull, nėse fėmija
ėshtė dehur nė qytet, mandej pas ēdehjes (nėse kėtė e kemi arrit me
persekutim) duhet tė kurajohet qė gjatė daljes nė qytet ti vizitojė
ekspozitat, ligjėrimet, teatrot etj., dhe pėr kėtė tė lavdėrohet, kėshtu qė
nė vend tė sjelljeve joadekuate (dehjes) tė ndėrtoj njė repertor tė ri tė
formave tė shėndosha tė sjelljes tė cekura mė lart.
Persekutimi kurrė nuk
vėrsulet tė merr formėn e shkurtimit tė dashurisė apo mohimit tė fėmijės.
Pėrndryshe, dėnimi do tė jetė efikas vetėm atėherė kur fėmija e kupton si tė
arsyeshme, si shprehje e brengosjes sė prindit pėr tė (edhe pėrmes dėnimit
duhet tė kalojė rryma e dashurisė sė prindit pėr fėmijėn), respektivisht se
nuk ėshtė kurrfarė akti i armiqėsisė apo arrogancės sė prindit.
Prindėrit do tė duhej
qė nė procesin e edukimit tė fėmijėve tė pėrdorin mė shumė iniciativa
pozitive (pėrkrahjet, shembujt personal, shpėrblimet) si mjete shumė mė
efikase tė socializimit sesa persekutimi, sepse sjellja e dėshiruar mė
shpejtė dhe mė lehtė fitohet, efikasiteti ėshtė mė afatgjatė dhe pėr dallim
nga persekutimi arrihen forma tė reja tė sjelljes. Pėrpos kėsaj, mjetet
shtytėse pozitive kanė efekt pozitiv nė zhvillimin e personalitetit. Gjatė
edukimit tė fėmijėve tė vet prindėrit duhet tė jenė shumė tė durueshėm, tė
denjė dhe tė qetė. Fėmijėt duhet gradualisht tė bihen nė gjendje ta ndjejnė
lidhjen shkak-pasojė. Gjatė kėsaj, fėmijės mė mirė ėshtė ti tregohet se
ēfarė pasoja do tė ketė sjellja e tij, sesa ti lejohet tė bėj gabime e
mandej pėr kėtė tė persekutohet. Thėnė tė drejtėn, tek pas moshės tre vjeēe
aftėsia pėr tu sjell arsyeshėm dhe me vullnet, respektivisht bėhen tė
kuptueshėm pėr argumente dhe me to mund tė sillen.
Disa nėna shumė
gabojnė kur fėmijės sė tyre tė vogėl ia pohojnė kėtė porosi: Prit derisa tė
vij babai yt nė shtėpi, ai do tė tregojė se ēka ėshtė dajaku! Nėse fėmija e
nervozon nėnėn e vet, atėherė ajo nuk guxon ti kėrcėnohet nė kėtė mėnyrė,
se me kėtė e tregon pafuqinė e saj, si dhe atė se ekziston dikush mė i
pushtetshėm se ajo, kėshtu qė fėmija edhe nė tė ardhmen nuk do ta respektojė
mjaftueshėm. Nė familjen moderne ndarja e punėve ėshtė domosdoshmėri dhe e
arsyeshme, por nuk duhet tė jetė nė atė mėnyrė qė tė duket se nėna ledhaton
e baba persekuton. Me njė porosi tė kėtillė nėna e prishė marrėdhėnien
baba-fėmijė. Nė vend tė afėrsisė dhe simpatisė nė mes babait dhe fėmijės,
nėna me kėtė kontribuon nė largimin e tyre tė ndėrsjellė. Nė vend tė
porosisė sė tillė, mė mirė kishte me qenė qė nėna ta paralajmėroj ardhjen e
babės nga puna si moment tė lumtur, edhe pėr fėmijėn edhe pėr tė,
respektivisht kishte me qenė shumė mė mirė nėse thotė: Babai yt mezi pret
pėr ta pėrfunduar orarin e punės dhe me ardhur nė shtėpi, pėr tė luajtur me
ty dhe tė bisedojė.
Edukimi i fėmijės nėn
moshėn tre vjeēe me dėnime mund tė jetė shumė e rrezikshme. Ai ende nuk
udhėhiqet me arsye dhe vullnet: ai e ka tė vėshtirė qė vetėdijshėm tė
largohet nga diēka qė e joshė. Nėse zėri i brendshėm i thotė : Ndrydhe
butonin e kuq! apo ngjashėm, ai atėherė me pėrqindje tė madhe duhet ta
pėrcjellė atė thirrje, pasi qė ai tjetri, i ashtu quajturi, zėri i
ndėrgjegjes ende nuk ekziston. Kurrfarė apeli dhe kėshilla atėherė nuk
ekzistojnė, e persekutimet, gjithashtu, nuk ēojnė deri tek efektet e
dėshiruara. Mė sė mirė ēka atėherė mund tė bėj prindi ėshtė ta lavdėrojė
sjelljen e dėshiruar dhe ta injorojė tė padėshiruarėn (me pėrjashtim tė
rasteve kur fėmija bėn ndonjė veprim e cila mund tė jetė e rrezikshme pėr tė
apo pėr rrethin, atėherė prindėrit duhet me nxitim tė intervenojnė).
Nė vitin e parė tė
jetės, dhe nė gjysmėvjetorin e parė tė vitit tė dytė mė sė shpeshti
marrėdhėnia prind-fėmijė ėshtė e mirė. Fėmija nuk i duron frustrimet, e nė
veēanti persekutimet fizike tė cilat mund ta bėjnė tė ndihet i pasigurt dhe
tė nxisin tek ai dyshimin se prindėrit nuk e donė dhe nuk e dėshirojnė. Nė
gjysmėvjetorin e dytė tė vitit tė dytė tė jetės fėmija hynė nė tė
ashtuquajturėn fazėn e zilisė e cila zgjatė deri nė moshėn tre vjeēe, gjatė
tė cilės fėmija shpesh refuzon ti nėnshtrohet kėrkesave tė prindit,
respektivisht nuk i pėrfillė. Persekutimet tek fėmijėt nėn moshėn tre vjeēe
kanė pak gjasa tė kenė efekt. Posa fėmija duhet tė persekutohet, ai fillon
tė ulėrijė, tė hedhet nė dysheme apo ti injorojė kėrkesat e prindėrve. Me
qindra nėna atėherė janė tė pafuqishme. Fėmijėt i konsiderojnė prindėrit e
tyre si persona shumė tė fuqishėm, tė cilėt vetėm nga zemėrgjerėsia,
mendojnė fėmijėt, nuk e manifestojnė forcėn e tyre mbi ta. Pėr kėtė arsye,
prindėrit nuk kanė nevojė ta manifestojnė forcėn fizike ndaj tyre, sepse
nėse e bėjnė kėtė e humbin tek fėmijėt kurorėn e autoritetit tė fortė,
posaēėrisht nėse gjatė kėsaj e manifestojnė dėshpėrimin. Nė situata tė tilla
mund tė gjenden prindėrit, kėtė mė sė miri mund ta shohim nė shembullin e
instalimit tė ndalesave fėmijės kureshtar.
Fėmija i vogėl ėshtė
shumė kureshtar pėr tė gjitha qė gjenden dhe ndodhin pėr rreth tij. Ai do
ti prekė dhe ti kapė tė gjitha qė janė rreth tij dhe kėnaqet nė
eksperimentiminme mjetet qė i bijėn nė dorė, gjatė tė cilės mund tė
lėndohet (pėr shembull, nėse e ka thikėn nė dorė, apo, nėse luan me enėn nė
tė cilėn gjendet uji i nxehtė, apo, edhe mund ta shkatėrroj ndonjė gjė tė
ēmueshme).
Vazhdon...
|