(E treguar nga njė veteran i policisė qė meritoi buqetėn me
lule tė freskėta vendosur mbi trapezėn e shoqėrisė sonė letrare, e quajtur:
XINGOGRAFIA)
Blegtori, la ēelsat e makinės mbi tryezė dhe pėrpara se tė
largohej, tha: - Zoti zėvėndės shef, serbatori ėshtė plot me karburant. Nė
qoftėse nuk keni porosi tjetėr, unė po dal.
Gerti nuk u pėrgjigj menjėherė. Ai morri nga sirtari kutinė e
shkrepses, nxorri prej aty njė kunjė dhe si i kėputi kokėn e hodhi atė nė
taketuke, kurse spicėn e futi nė gojė midis dy dhėmbėve qėndrorė.
E bėnte kėtė veprim, sa herė kishte vendosur tė nisej nė njė
aksion policor kundėr keqbėrėsve. Qe mė shumė se njė gjest, si tė ishte
fillimi i njė akti luftimi. Se dhe maja e kokės sė shkrepses, tek ai njeri,
si tė ishte bajonetė e drejtonte me gjuhė pėrpara. E barazonte atė si
fillesėn e kryerjes sė detyrės dhe ndjelljen e fitores. Shkurt: qe
supersticioz, siē mbase ju pėlqen ju shkrimtarėve, t'a quani. Por, edhe siē
e njihnim tė gjithė ne, bashkėpuntorėt e tij.
Pastaj kapi ēelsat dhe shkoi te dritarja. Pulsoi butonin dy herė
dhe kur pa si u ndezėn dhe u fikėn sinjalet e furgonit, u pėrgjigj:
- Domethėnė makina ėshtė e para nė trotuarin pėrballė, kėshtu?
- Po, zotni!
- Mirė, faleminderit. E shumta tre ditė. Tė katėrtėn ejani tė
merrni ēelėsat nė vėndin ku i latė. Dakort?
Tjetri nuk u pėrgjigj me fjalė, por tundi kryet nė atė mėnyrė
kur duam tė themi: tė gjithė tė mirat, ose...,
paē fat, Buzėqeshi dhe derėn e hapi lehtė pėr tė dalė. Se e dinte:
aksioni niste qė tani. Por oficeri e ndali me njė pyetje:
- Viēat qė i dėrgoni nė grumbullim pėr mish, ēfarė
karakteristikash duhet tė kenė?
- Dėgjo, - nisi spjegimin specialisti i tyre: ato
duhet tė jenė tė shėndetshme dhe
tė kenė njė farė peshe.
Gerti buzėqeshi: - Faleminderit! E paskam tė fituar bastin me
mikun tim.
Pas kėsaj, e hoqi spicėn e futur midis dy dhėmbėve qėndrorė dhe
e hodhi nė tavėll pėr tė pėrsėritur ritualin. Ky veprim do tė thoshte se
biseda mbaroi.
Specialisti i blegtorisė qė ia njihte zakonin e pėrshėndeti me
kokė dhe doli.
Gerti ishte Zėvėndės shef i rajonit.
Ai pra, hapi sėrish dosjen.
Pėrpara kishte njė shkresė ku bėhej fjalė pėr njė urdhėr -
ndalimi policor, fotografinė e njė ish tutori femrash tė keqtrajtuara e tė
trafikuara prej tij nė Itali. Tre fotografitė e tyre, ku spikasnin
vėshtrimet jo vetėm tė njoma e tė pafajshme (mė tė vogla se njėzetė vjeē),
por edhe ai reliev i pėrbashkėt e tejet i brishtė.
Thirrja e tyre drejtuar, kujt? Mos ndofta Zotit. Po.
Se ēastin e fotografimit, nuk e kishin kėrkuar me dėshirėn e
tyre. Kurėsesi . Ato ishin sjellė aty me pėrdhunė dhe qė t'i shpėtonin
shėmtimit fizik, kishin pranuar njė tjetėr dhimbje, atė mė tė madhen:
shkatėrrimin shpirtėror. Se e kishin njehsuar si mė tė pranushėm. Prandaj,
tė shtrėnguara u detyruaran dhe i plazmuan portretit njė pamje ikone
edhe pse tanimė kishin pėrfunduar nė skllave.
Zėvėndės shefi duke ditur pozicionin e tyre, sa herė qė i
shihte, i nėpėrmendej pėrcaktimi mėse i gjetur, vetėm me njė shprehje e
psikologut nė Akademi:
Maska e njė ikone rrezikzezė
Por kėtė herė, nė vėnd tė saj, lexoi vetėm pak rreshta.
E kishte shkruar njėra nga Ato, nėpėrmjet klientit tė saj tė
rradhės (i cili, pėr fat tė mirė, kishte qėnė bashkatdhetari ynė dhe se, jo
pa rrezik, e kish pranuar njė pusullė pėr t'ia shpėnė babait tė saj nė
Tiranė).
Le t'a lexojmė atė:
"Idhuli im baba!
Mamaja
kishte tė drejtė, por ne nuk ia
dhamė.
I "fejuari
im", doli MASKARA. Mė ka nxjerrė nė
trotuar nė shoqėrinė e dy vajzave tė
tjera nga kombinati.
Tė
lutem mė shpėto pėrpara se tė
hidhem nė rrotat e ndonjė makine.
Me
lot nė sy: Dobėsia jote: Moza!"
Njė ditė mė parė ia kishte treguar psikologut tė akademisė
fotografinė fotozhenike tė tutorit dhe ky, si e pa me vėmėndje, qe shprehur:
"shkathtėsitė verbale dhe matematikore,
janė frytdhėnėse nė kulturėn e amerikanėve,
tė cilėn e kanė pėrvetėsuar lehtėsisht tė tillė tipa... BELAMI.
("bukuroshė").
Por kėtyre mund t'u kundėrvihemi me shpejtėsinė dhe
shkathtėsinė e hedhjes sė heshtės,
karakteristikė kjo e kulturės sė gjahtarėve.
A nuk kemi ne njė detyrė tė
tillė, i dashur koleg?
Dhe oficeri hodhi me pezm kujin e shkrepses nė taketuke pėr tė
vėnė midis dhėmbėve njė tjetėr sfinė, tė cilėn, pas dy a tre minutash edhe
kjo do tė pėrfundonte nė zjarrishte, pa e kuptuar aspak se pėr vete goja e
tij qe kthyer nė..., shpuzore.
Qe dita e fundit pėr tė pėrfituar nga AMNISTIA disa kategori ish
tė dėnuarish, tė cilėt jetonin nė liri jashtė burgjeve. Mjafton tė
ktheheshin me dėshirėn e tyre nė vėndin e kryerjes sė dėnimit. Kėtu futej
edhe ky kalorės qė kishte llogaritur t'ia hidhte paq, pa i hyrė asnjė
gjėmb nė kėmbė, vetėm tė gdhihej njė natė nė burg.
Gerti zbrazi himbajtėsen nė koshin e plehrave dhe, pasi morri me
vete gjithēka qė duhej, pėrfshi edhe grykėgjatėn (domethėnė pistoletėn
heshtėse), doli.
2.
Rrugica ishte bosh. Oficer ynė, furgonin me portėn e hapur e
kishte puthitur nė trotuar.
Vetė, qėndronte nė kabinė, nė ndenjėsen e pasagjerit dhe
vėzhgonte rrugėn nga tė dy pasqyrat: atė nė qėndėr tė makinės, tepėr e madhe
dhe e gjėrė qė e kishte montuar vetė, si dhe tjetėn nė krahun e djathtė.
Qėndronte kėshtu i gatshėm me orė tė tėra. Sytė i qenė bėrė ujė.
Kujat e shkrepses i pėrtypte nga nervozizmi pėrpara se t'i pėshtynte te
hapsira e vockėl e derės paksa e hapur. Ndėrsa kokat i hidhte jashtė, si tė
qenė koka peshku.
Aty, nė tė ngrysur, atėhere kur durimi po e lėshonte, ndėrsa
kėmbėngulja luftonte me 'tė, u pėrputhėn si t'a quajmė: thepi me shtjegėzėn.
Ky
qe: parashikimi dhe fati.
Nė tė dy pasqyrat u shfaq peshku, tė cilin ai e kishte
pagėzuar: BELAMI, i veshur si pėr nė bordello.
Oficerit i hypi gjaku nė tru. Vendosi menjėherė kapuēin-maskė
mbi krye dhe nė ēastin e pėrshtatshėm, u hodh jashtė kabinės.
Grykėgjata nė dorėn e..., maskės e tmerroi BUKUROSHIN.
Ky, kur pa se, arma lėvizi pak nė tė majtėn e tij e kuptoi se
duhet tė futej nė kabinė dhe u bind.
Kaq duhej qė oficeri vetėm me njė gjest tjetėr, t'a detyronte tė
shtrihej pėrmbys me duar dhe kėmbė tė hapura si bretėkoca nė fekondim. Atij
iu kujtua biseda me mbarėshtruesin e viēave atė paradite herėt, qė dėrgonte
nė thertore vilat dhe u ētensionua. Madje, tek po i lidhte duart me litar,
ashtu siē ai dinte, i erdhi edhe pėr tė qeshur. Por, s'qe koha. Duhet t'ia
vinte nė krye edhe thesin e zi. Pa duhej lidhur edhe me litar: midis
ganxheve rrafsh nė dyshemenė e mjetit, i cili ishte enkas pėr kafshė.

Ky tip BUKUROSHI, miqtė e mi shkrimtarė, tė mos ju bėjė
pėrshtypje qė u lidh rrafsh. Se nuk mund t'a rendisni nė rradhėt e njerėzve.
Qė tė bindeni, mjafton t'u them se Ai, viktimat (dhe ato ishin vajza tė reja
e tė brishta), diktuar nga sadizmi i tij i detyronte tė ishin bashkėpunuese
nė seks.
Ashtu nga mbrapa. Dhe kur ato s'pranonin,
Ai i digjte nė shpatull me cigaren qė mbante nė buzė.
3.
Mbas dyzetėetetė orėsh oficeri, me maskė nė fytyrė dhe me gojėn
mbushur pėr tė ndryshuar zėrin, ia hapi derėn makinės dhe i tregoi telefonin
e tij:
-Thuamė tani numrin e telefonit te simahorrėt e tu nė Itali dhe
t'u japish urdhėr qė, jo mė larg se nesėr tė tria kėto vajza qė sheh nė kėto
fotografi, tė jenė kthyer nė Tiranė. Nė tė kundėrt, nesėr nė darkė, do tė
pėrfundosh i mbytur dhe askush nuk ka pėr t'a marrė vesh se ē'tė ndodhi.
4.
Belami
s'ishte budalla.
Tė tria vajzat tė nesėrmen u kthyen nė Rinas.
Kur oficeri mori konfirmimin nga aviacioni, mrekullia kishte
ndodhur. Tirana pėr 'to ishte qyteti mė i bukur nė botė!
Ndėrkaq, oficeri mendonte se tutorit po i plaste organi pėr tė
shuruar dhe fyti pėr njė pikė ujė.
Kur e hapi sėrish portėn e karrocerisė, nuk deshi t'a besonte,
se ajo qelbej e gjitha.
Bukuroshi qe kthyer nė njė kafshė qė vetėm frymonte. Se urina e
kishte mbushur tė gjithė dyshemenė
Kishin kaluar kėshtu tre ditė nga afati i kushtit pėr t'u KTHYER
NĖ BURG TĖ ATYRE QĖ PĖRFITONIN NGA AMNISTIA.
Kėrcėnimi se nė rast pėrsėritje, do t'i pritej fare vegla e
urinimit e tmerronte Belaminė.
5.
Zėvėndės shefi vendosi furgonin nė trotuar dhe u ngjit lart nė
zyrėn e tij. Vuri ēelsat e makinės mbi tryezė dhe nisi tė formulojė
DORĖHEQJEN. Ndėrkaq, erdhi i zoti i mjetit.
- Faleminderit! - i tha atij.
- Asgje, zoti zėvėndėsshef, asgjė.
- Serbatori ėshtė plot e pėrplot me karburant. Kurse brėnda e
ke tė pastėr se e ēova nė lavazh, nga qė m'u desh tė shpija njė viē dhuratė
pėr nė dasėm.
Tjetri buzėqeshi, si tė donte tė thoshte: qoftė kėshtu siē po e
thoni ju, zoti zėvėndės shef dhe paēim pėrherė viēa pėr tė shpėnė nė dasėm.
Ai doli.
- Viēi kishte ngrėnė shumė hasėll dhe e kish qelbur "shtrojėn",
- mendoi oficeri.
Gerti shkoi nė zyrėn e shefit tė tij. Ky ngrijti kryet dhe, nga
qė s'e priste t'a shihte kaq..., papandehur e disi vrullshėm si tė hiqte njė
barrė nga shpina, pyeti me habi:
- Mbarove punė, apo do tė shkosh pėrsėri? Se ti sikur kėrkove
shtatė ditė nga leja e zakonshme e prapambetur?
- Ashtu ėshtė zoti shef. Por viēi qė duhet tė siguroja pėr
dasmėn u gjet mė shpejt dhe mė lirė nga sa e mendova, - tha kėshtu dhe i la
mbi tryezė kėrkesėn pėr largimin e tij nga policia.
- DORĖHEQJE!?! - u befasua shefi.
- Po, - dhe ai la nė cep tė tryezės edhe pistoletėn me grykėn e
gjatė heshtėse.
- Pse e gjithė kjo?
Atė ēast ra zilja e telefonit. Flisnin nga burgu.
BELAMI, qė ishte futur njė natė mė parė nė burg,
shtatėdhjetėegjashtė orė pas skadimit tė afatit, me urdhėr tė prokurorit,
duhet tė linte qelinė.
- Tė mos zbatohet ky urdhėr,
- tha shefi pa ditur ende se si ishte problemi, por vetėm nga kėnaqėsia qė
njė tip si BELAMI, mė nė fund ishte mbėrthyer. - Tė mos
zbatohet, - pėrsėriti,- deri sa tė vij
unė atje.
Dhe shefi, nė ato nerva e sipėr i tha zėvėndėsit tė tij: - Edhe
ti do tė mė lėsh, zoti Gerti? "Edhe ti, o BRUT?
- Po.
- Pse?
- Sepse..., - E para, Bruti, ishte shok i Ēesarit, por Ai
qe kundėr Ēesarit Diktator. Kurse unė jam shoku
yt nė luftėn me keqbėrėsit, tutorėt, kriminelėt. Dhe... nė vėnd tė
pėrgjigjes mė konkrete, zėvėndės shefi nxorri nga
xhepi njė gazetė.
Aty me gėrma tė mėdha shkruhej pėr njeriun me maskė qė e kishte
detyruar BELAMI-nė tė sillte me
telefon nga Italia tė tri vajzat e
trafikuara.
Kaq u desh qė shef Mentori tė bindej se viēin
e kishte futur nė stallė Gerti,
zėvėndės i tij dhe kjo e mbushte me admirim pėr guximin. Ai
kuptoi tri gjėra. E para se kolegu i tij kishte sfiduar ligjin (edhe pse nė
emėr tė sė mirės).
E dyta: njė kuadėr si ai, rrezikonte karrierėn.
Dhe e treta:
Njė prokuror duhet tė ishte i mbleksur nė aferė koruptive, pėr
derisa jepte urdhėr tė lirohej njė tip i tillė: BELAMI.
Shefi ngrijti receptorin e telefonit. Formoi njė numur dhe tha:
- Sekretaria? - Po, flisni, ju lutem! - Jam Mentori, shefi i komisariatit
"X". Kam nevojė urgjente tė takohem me ministrin. Kur tė jetė i lirė, bėmėni
njė zile, ju lutem. Uli dorezėn e aparatit nė vėnd dhe i hodhi njė vėshtrim
plot admirim kolegut tė tij njė dekadė e ca mė tė ri:
- Nuk ke biseduar ende me tjetėr kėnd mbi kėtė DORĖHEQJE,
sigurisht?
- Jo, zoti shef Mentori dhe s'e kam aspak ndėrmėnd t'a bėj me
kėrkėnd.
- As pėr atė qė shkruhej nė shtyp?
- Jo, zoti shef.
- Shumė mirė. Puna, mbas ikjes nga kjo botė, aksidentalisht tė
gruas sime, fare e re dhe pa fėmijė; qė u gjet nė vėndin dhe kohėn e gabuar
nga shpėrthimi i njė bombe, mua mė la njė beqar tė pėrjetshėm, - i tha ai
dhe si ndezi njė cingare, e morri DORĖHEQJEN dhe e grisi.
- Nė qoftė-se ministri, nuk do tė gjejė kohė tė mė presė, dije se, do tė
jetė i detyruar ai palo prokuroruc i koruptuar tė anullojė urdhėrin e tij
qė, "bukuroshi" - BELAMI tė mos pėrfitojė
nga AMNISTIA. Atėhere do tė bėj unė njė DORĖHEQJE dhe
do t'a paraqes ministrit. Edhe njė vit mė duhet tė dal nė pension. Pėr mua
s'ėshtė ndonjė humbje qė peshon.
Atė ēast mori armėn nga cepi i tryezės dhe pėrpara se t'a fuste
nė sirtar, shtoi: - kjo, padyshim qė e ndreq punėn, - dhe e futi grykėgjatėn
nė paisej e tij personale.
Zėvėndės shef - Gerti, kur u takua sėrisht me psikologun nė
Akademi, thuhet se njė nga bisedat, larg e larg, ishte edhe kjo batutė:
- Qė Bota rrotullohet, ka thėnė Gėte, e kanė ditur edhe tė tjerė
pėrpara Galileo Galileut por, ata kanė qėnė tė martuar dhe me fėmijė.
- "EPUR SIMUOVE" (ME GJITHĖ ATĖ RROTULLOHET).
Shef Mentori dha DOTĖHEQJE e cila u pranua nga zoti ministėr.
Zėvėndėsi i tij , Berti, u bė shef i komisarjatit.
BELAMI
mbeti nė burg.
Athinė, 5, Shkurt, 2017!
|