I
FILLIKATSHĖM
Me poezinė e poetit prizrenas, Adem Zaplluzha
jam njohur prej shumė motesh, por pjekjen e parė e shėnojmė, nė Takimin
Poetik Kombėtarė, Ora e Muzės, Lissus, 2016, organizuar nga Kėshilli i
Qarkut Lezhė dhe Klubi i Letrave tė kėtij qyteti, nė 145 vjetorin e
datėlindjes sė poetik kombėtar, Gjergj Fishta.
Kam ndjerė impresion tė veēantė, kur poeti nxori
nga ēanta 20 vėllimet e fundit me poezi. Nuk mė kishte ndodh ndonjėherė,
qė njė autor tė mė sajdis me njėzetė veprat e tij.
Adem Zaplluzha ėshtė i fillikatshėm nė historinė
e letėrsisė shqipe e mė gjerė.
Plot 159 vėllime poetike. Askush nga poetėt e
deritashėm nuk i ka botuar, madje nuk kemi asnjė dėshmi se mund tė kenė,
qoftė edhe nė dorėshkrim njė korpus tė tillė gjigant.
Para do kohe, kur mė dėrgoi vėllimin e njėqind
e pesėdhjetė e nėntė, pėr ta kėndua, duke mė bėrė njėherėsh dhe ofertėn e
tė qenit redaktor e vlerėsova konsideratėn e mikut tim, por pyeta veten: A
thua mundem me marrė pėrsipėr njė pėrgjegjėsi tė tillė?!..
Vetėm me titujt e veprave tė tij, mund tė
kompozojmė njė poemė sepse nė secilin titull gjen njė varg me ngarkesa
emocionale e nėntekste, qė tė japin dorė tė shpalosh shumėēka nga stili
dhe gjuha e autorit.
Libri, Gjethi i kėputur nė vjeshtė, qė i jepet
nė dorė lexuesit, ėshtė vazhdim kreativ i gjithė opusit poetik tė autorit.
I kompozuar me tre cikle poetike,libri sjell
realitetin tronditės tė shoqėrisė shqiptare nė pėrgjithėsi nėpėrmjet njė
mesazhi universal:
Thėrras turmėn
Shurdhmemecėt si gjithmonė lozin
Njė valle tė lashtė pagane
Mė duket se nuk kam zė
Ose tė tjerėt
Kanė mbetur pa tė shtatė shqisat
Kjo shurdhėri e lėndon zemrėn e poetit, i cili
si pjesė e avangardės thėrret deri nė kupė tė qiellit se koha po na len
prapa e hapat e integrimit janė larg ritmit qė kėrkohet. Tani ėshtė koha pėr
ta zėnė trenin e agut tė madh.
Autori nė kėtė cikėl shpalon edhe dukuri tė
pasluftės nė Kosovė. Me tone drithėruese kėrkon qė mos tė harrohet epika e
ditėve tė pėrgjakshme tė qėndresės dhe luftės ēlirimtare ,por tė lartohet si
flamur i madh pėr shqiptarinė.
Pėr tė shtatėn herė
Vritej po i njėjti njeri
Vritej vdekja
E cila aq krenarisht e pėrbuzte armikun
Dhe vaji i zambakėve nuk diti me heshtė brigjeve
tė dhunuara tė Lumėbardhit
Pastaj:
I tėrė qyteti me shamia tė zeza
Vajtonte te kambana
Fatin e muranave qė kurrė mė nuk u ngritėn
I dhemb nė thellėsi poetit tė burrėruar mes
dhimbjeve dhe flakėve nė pritjet e gjata nė tė gjitha stinėt e qytetit tė
tij tė lavdishėm, qytetit tė kuvendeve, tė shpresės pėr agimin e madh tė
bashkimit kombėtar. Vdekja nuk e tut (tremb), Ai nuk donė tė vdes jo se i
dhimbset gjaku, por se i duhet Dheut tė tij.
Disa herė e pashė vdekjen me sy
Iu zgėrdhesha dhe i thashė troē
Sonte sdua tė vdes i duhem atdheut tim
I duhet poeti Adem Zaplluzha, Prizrenit tė tij
,vendit tė vet si qytetar e si kėngėtar, si ushtarė i vijės sė parė nė udhėn
e zhvillimit e integrimit .
Jeta vazhdon qytetit me kalldrėmet ilire, me
dashurinė e madhe nė zemėr,me sy nga e ardhmja.
Dy nuse ktheheshin nga spitali
Me nga dy binjak nė prehėr
Kalldrėmet ilire pranė Shatėrvanit
Shkėlqenin si asnjėherė mė parė
I shkruar me gjuhė tė pasur e me njė stil tė
dallueshėm, produkti poetik i Zaplluzhės e pasuron traditėn tonė, duke sjell
nė letėrsinė shqipe njė kontribut tė fillikatshėm jo vetėm nga masa, por
edhe nga niveli artistik, motivet qė sjell e mesazhet qytetare e humaniste
qė pėrcjell Autori me freskinė qė na e sjell vjeshtėn nė kėtė vėllim,
dimrin e len larg nė ftohtėsinė e vet. Ai ndjehet i ri nė vjeshtėn e tij,
larg muzgjeve e pranė Agut tė madh tė bashkimit.
E na presim librin tjetėr me kėngė tė reja pėr pranverėn tonė.
Lezhė, mė 11 shtator 2017
DĖNESIN DUART E KALBURA
Kohė e vranėt pa shi
Shikoj diellin e humbur pas maleve
Njė lehje e lashtė dhe misterioze
Nuk paska tė ndalur sonte
Ēdo gjė ėshtė duke lehur
Spushojnė as mjegullat e hirta
Si nėpėr faltore
Dėnesin duart e kalbura
Diku nė lagje qajnė nuset
Dielli nuk duket askund sot
Njė re e zezė
Paska mbuluar gjysmėn e qytetit
Kurse gjysma tjetėr
Pėrpėlitet nėn kėmishėn e pėrgjakur
Bari i ndrydhur ka humbur gjelbėrimin
Kudo nėpėr rrugė hinore tė thyera
SI NJĖ MAKINĖ E PĖRDORUR
Ajo kishte njė pamje mistike
Dukej si era e ndrydhur
Nga bishtalecat e shkurtuara
Pikonte naftalina e tejdukshme
Gishtat e erės kishin mbetur peng
Mes fijeve tė thyera tė flokėve
Njė djersė e akullt
Pikonte nga sytė e gėshtenjtė tė mėngjesit
Disa pika gjaku paskan mbetur
Mbi gjelbėrimin e turpėruar
Ajo parakalonte kalldrėmeve tė lashtė
Si njė hije e shpėrdorur
Thonė se kishte marr udhė
Mė duket se shkonte diku larg
Ecte mendje shthurur
Ishte nisur pėr diku askund
PRAPĖ NUK DINTE TĖ NDALEJ
Asnjėherė nuk e arriti cakun
I ngjante kėrmillit
Nė muret e lagshta tė dhomės
Dy hapa para dhe po aq mbrapa
Ishte mėsuar me zejen e fjalėve
Besonte aq shumė kashelashave
Sa qė njė ditė u shndėrruan
Nė njė gjė e gjėzė asnjanėse
Prapė nuk dinte tė ndalej
Sa herė qė hipte majave
Po aq herė
Me njė shpejtėsi marramendėse binte nė fund
Dikur vonė miku im kuptoi
Se fundi nuk kishte tė sosur
Por ishte fillimi i trishtuar
I fundosjes nė honin e pafund
DIKUR VONĖ LINDI FJALA
Atje nė fund ėshtė fillimi
Po ai fillim
Ku lindi fjala
Kur njeriu nuk ishte njeri
Por njė krijesė krejtėsisht tjetėr
Pas njėmijė ose dy mijė vjetėve
Mes gjetheve tė fishkura
E gjeti vetveten kruspull
Fetus mbi njė gjethe tė kaltėr
I cili aq shumė i ngjante fluturės
Kaluan edhe po aq vite
Sė pari e mėsoi ulėrimėn
Njė lloj kėnge
E cila ende kėndohet sot
Siē kėndohej nė fillimin tė gjenezės
Dikur vonė lindi
Nė krahėt e njė fluture tė verdhė
Fjala e cila ende sot jeton
Mes gjetheve dhe fluturave
Jeton si njė nocion ende i pathėnė
TĖ HY OSE TĖ DALĖ
Asgjė nuk paska mbetur
Mbi tavolinėn e kujtimit
Vetėm dy gishta kripė
Dhe njė copė djathi i mykur
Tė cilin me vite nuk e prekėn minjtė
Perdet e vjetruara
Valėviten si flamujt e grisur tė luftės
Nė njė skutė tė dhomės
Lagėshtia kishte zėnė vend
Dhe lexonte njė libėr gjysmė tė grisur
Mbi dyshemenė e vjetėr
Skisha ku tė shkeli nga tė ēarat
Vallja mortore e kandrave
Kurrė nuk kishte pushuar kėtu
Mbase ende dėgjohen daullet e luftės
Nuk jam nė gjendje tė vendos
Tė hy ose tė dalė
Nga kėto pamje fantazmagorike
Njė pasqyre pėrballė odės sė burrave
Fsheh diēka tė trishtueshme nė brendinė e saj

|