A mund ti caktohen kufij hapėsinorė gjuhės?
Jetojmė nė kohėn e lėvizjeve tė mėdha tė popullatės nė hapėsirėn shqiptare.
Kėto lėvizje dhe zhvillimet e shpejta shoqėrore, ekonomike, dhe, sidomos,
ato teknikoteknologjike, nė dy dhjetėvjetėshat e fundit, e kanė lėkundur
ndjeshėm pamjen gjuhėsore nė arealin gjuhėsor tė shqiptarėve, duke krijuar
situatėn qė nė njė territor jo tė madh gjeografik e gjuhėsor tė
bashkėjetojnė folės tė tė gjitha tė folmeve tona, rrjedhimisht tė
bashkėjetojnė tė folme tė ndryshme tė tė dyja dialekteve tona, brenda
Shqipėrisė dhe Kosovės e mė gjerė. Rezultate tė lėvizjeve tė tilla dhe
rrjedhimisht edhe tė pėrzierjeve ēdo ditė e mė tė dukshme gjuhėsore, janė
ligjėrimet tė cilat nėn ndikimin e ndėrsjellė mė tė madh a mė tė vogėl dhe,
sidomos, tė ndikimit tė gjuhės standarde, po marrin pak a shumė fizionomi tė
reja. Shembuj pėr tė dėshmuar njė pėrzierje tė tillė janė sidomos
ligjėrimet a tė folurat e qyteteve tė mėdha, posaēėrisht tė dy kryeqyteteve
tona, Tiranės e Prishtinės [i], tė cilat, sidomos nė dy dhjetėvjetėshat e
fundit, kanė shėnuar rritje tė madhe tė popullsisė, si pasojė e lėvizjeve
fshat qytet, por edhe lėvizjeve prej qyteteve te tjera kah ato dhe
lėvizjeve tė tjera mė tė gjera hapėsinore. Siē dihet, tė folmet dialektore
shpesh janė identifikuar si forma rurale tė ligjėrimit, ndėrkaq sot po
shtohen edhe dialektet urbane, tė cilat nuk janė vetėm identitete
gjeografike po edhe identitete shoqėrore dhe kontekstuale.
Ndikimi i ndėrsjellė ligjėrimor po ndodh sot nė gjithė arealin gjuhėsor
shqip, pra nė tė gjitha tė folmet e tė dyja dialekteve, po sidomos nė tė
folmet e dialektit gegė, nė tė folmet verilindore, tė cilat pėr rrjedhojė
janė ēdo ditė jo vetėm, ta themi, mė pak tė pastra, por po marrin njė
pamje dukshėm tė pėrzier. Ky ndėrndikim pėrmbajtjesor lidhet me ndryshimin e
kontekstit tė ri sociolinguistik nė hapėsirėn shqiptare, me lėvizjen e
shpejtuar dhe tė shpeshtuar demografike ndėrshqiptare e ndėrqytetėse, me
komunikimin e papenguar nė gjithė hapėsirėn shqiptare, po edhe me ndikimin
shumė tė gjerė tė gjuhės standarde nė kėtė areal gjuhėsor dhe, sidomos, me
mosnjohjen e normės sė saj gjuhėsore, moszotėrimin ose zotėrimin e pjesshėm
ose jo tė kėnaqshėm tė saj. Pėr ato qė u thanė deri kėtu, gjuhėtarėt qė
merren me studimet dialektologjike dhe, sidomos me studimet
sociolinguistike, sot nuk duhet tė kėnaqen vetėm me pėrfundime pėrshkruese
tė gjendjes dhe as me aktualizimin sipėrfaqėsor tė dukurive aktuale pėr tė
cilat e kemi fjalėn kėtu.
Shfrytėzimi i tė arriturave tė gjuhėsisė sė sotme ofron njė bazė e mirė qė
mundėson tė gjenden pėrgjigjet pėr njė varg ēėshtjesh tė rėndėsishme pėr
temėn e ngritur pėr shqyrtim. Studimi i raporteve tė reja gjuhėsore brenda
vetė shqipes ėshtė i rėndėsishėm posaēėrisht pėr gjuhėn standarde dhe jetėn
e saj, por edhe pėr tė folmet nė kontakt, sepse ato mund tė vijojnė rrugėt e
tyre zhvilluese nė drejtime, shpesh, edhe tė papritura, kurse studiuesit
mund dhe duhet tė hetojnė e tė identifikojnė drejtimet e prirjet zhvilluese
gjuhėsore, sepse jo vetėm gjuha standarde po edhe ēdo dialekt e ēdo idiomė
dialektore paraqet pasuri mė vete gjuhėsore e kulturore: njėra nga to ruan
mė shumė lashtėsinė tonė gjuhėsore, tjetra shpreh mė shumė gjallėsinė tonė
shekullore, e para qėndrueshmėrinė, e dyta risimtarinė, e kėshtu me radhė,
por tė gjitha bashkė paraqesin pasuri e larmi tė madhe gjuhėsore, pasuri e
larmi tė madhe kulturore. Zhvillimi gjuhėsor dhe ndryshimet dialektore mė sė
miri pėrfushin larminė gjuhėsore, pra larminė dialektore. Nuk duhet tė
harrohet asnjėherė qė dialektet e njė gjuhe janė zhvillim i saj hapėsinor
[ii], prandaj ndryshimet qė ndodhin nė dialektet pa marrė parasysh nėse
fjala ėshtė pėr ndryshime gjuhėsore tė ndikuara sė jashtmi a sė brendshmi,
nuk mund tė jenė tė parėndėsishme pėr teorinė e pragmatikėn e saj.
Kur flasim nė mėnyrė tė pėrgjithėsuar pėr pėrzierjen gjuhėsore para sė
gjithash parakuptojmė kontaktet dhe ndikimet ndėrgjuhėsore, por kjo vlen
deri nė njė farė mase edhe pėr kontaktet e ndikimet ndėrdialektore,
rrjedhimisht edhe pėr pėrzierje ndėrdialektore. Parimet themelore dhe
ligjėsitė e pėrzierjes gjuhėsore janė tė njėjta si pėr gjuhėt nė kontakt
ashtu edhe pėr dialektet nė kontakt. Pėrzierjet realizohen, nė tė dyja
rastet, sipas ligjėsive tė pėrcaktuara, nė mėnyrė sistemore, por, nėse gjatė
kėtyre pėrzierjeve gjuhėsore kėto ligjėsi nuk janė sistemore nė vazhdimėsinė
dhe natyrshmėrinė e tyre, por ndodhin si rezultat vetėm i nevojave tė
domosdoshme komunikuese tė pjesėtarėve tė bashkėsive tė ndryshme ti quajmė,
kushtimisht, dialektore, mund tė krijohet situatė mjaft e pėrbėrė gjuhėsore,
pėr tė mos thėnė se mund tė lindin ligjėrime tė pėrziera dhe pa njė
identitet tė qartė gjuhėsor, pra as dialektor. Shembuj tė tillė sot, besoj,
se kemi edhe jashtė gjuhės shqipe.
Situata e re gjuhėsore qė po krijohet, sidomos nė Kosovė, kėrkon vėmendjen e
studiuesit shqiptar. Nėse ndikimet ndėrgjuhėsore, pėr tė cilat kanė tėrhequr
vėmendjen me kohė edhe studiues tė shumtė, ndėr ta nė mėnyrė tė veēantė
Jesperseni, Meje, Martine e tė tjerė, janė fare tė kuptueshme, pėr ndikimet
brendagjuhėsore tė shqipes sot, pėr shkaqet dhe rrjedhojat e tyre, duhet tė
pėrcaktohen tė dhėna, kritere e pėrmasa tė reja pėr analizat dhe studimet qė
duhen tė ndėrmerren nė kėtė fushė. Pėrzierjet gjuhėsore lindin nga nevoja
pėr komunikim, ndėrkaq nevoja tė tilla themelore komunikuese nuk ka brenda
njė gjuhe dhe, rrjedhimisht, as brenda gjuhės shqipe, sepse ngjashmėria a
afria e strukturave gjuhėsore midis atyre tė gjuhės standarde dhe atyre tė
dialekteve, pra edhe tė atyre gege, ėshtė shumė reale dhe nuk ēon nė
krijimin e formimeve tė veēanta gjuhėsore ēfarė njeh, pa dyshim, historia e
gjuhėve botėrore. Ndonėse parimet themelore tė pėrzierjes sė gjuhėve tė
veēanta dhe tė pėrzierjes sė dialekteve tė njė gjuhe janė tė njėjta ose tė
pėrafėrta, nė mjaft raste edhe faktorėt gjuhėsorė dhe ata jashtėgjuhėsorė
mund tė pėrcaktojnė rrugė tė ndryshme tė zhvillimit tė dialekteve qė gjenden
nė kontakt dhe, sidomos, tė zhvillimit tė gjuhės standarde dhe tė dialekteve
nė kontakt - rrugė kėto tė ndryshme nga ato qė njihen e qė vlejnė pėr
pėrzierjet gjuhėsore, pėrkatėsisht pėr gjuhėt nė kontakt nė pėrgjithėsi.
Dialektet e sė njėjtės gjuhė nuk janė entitete gjuhėsore plotėsisht tė huaja
ndėrmjet tyre, siē janė gjuhėt me struktura plotėsisht tė ndryshme, ose
dialektet strukturat e tė cilave shprehin shkallė tė ndryshme dallimi.
Dallime tė caktuara midis dialekteve tė njė gjuhe mund tė ekzistojnė edhe
vetėm nė njė rrafsh tė sistemit tė gjuhės, pra jo domosdoshmėrisht nė tė
gjitha rrafshet e gjuhės. Kėshtu, siē dihet, brenda dy dialekteve tė shqipes
a tė folmeve ndėrdialektore, ka elemente dalluese nė rrafshin fonetik dhe nė
rrafshin morfosintaksor, pėrkatėsisht foljor, dallime tė cilat,
rrjedhimisht, ndėrtojnė raportin gjuhė standarde dialekte. Pėr tė kuptuar
dhe shpjeguar mė pėr sė afėrmi pėrzierjen dialektore dhe pėrzierjen
gjuhė standarde dialekt ėshtė e nevojshme tė pėrcaktohen qartė strukturat
ligjėrimore tė tė dyja dialekteve qė marrin pjesė nė pėrzierjen qė ndodh
gjatė kontaktit tė tyre dhe tė shpjegohen faktorėt kryesorė qė e shkaktojnė
kėtė pėrzierje. Pra, e rėndėsishme ėshtė tė pėrcaktohet se pėr ēfarė
kontaktesh e pėr ēfarė ndikimesh bėhet fjalė.

Tėrėsia e mikrosistemeve gjuhėsore tė njė krahine krijon njė makrosistem qė
ėshtė pėrmbledhje e veēorive karakteristike pėr atė makrosistem nė tėrėsi
dhe e atyre veēorive qė e bėjnė atė makrosistem tė dallueshėm prej
makrosistemeve tė tjera. Areali ynė gjuhėsor nga ana dialektore ėshtė mjaft
i degėzuar. Brenda dy makrostrukturave tė rendit mė tė lartė (dialekti
gegėrisht dhe dialekti toskėrisht) pėrfshihen shumėsi strukturash sikundėr
edhe brenda kėtyre dy strukturave qė ekzistojnė shumėsi mikrostrukturash tė
rendit mė tė ulėt. Nė studimet dialektore, sidomos tė kėtyre dy
dhjetėvjetėshave tė fundit, janė trajtuar edhe risitė fonetike e
morfosintaksore nė tė folmet tona tė konkretizuara mjaftueshėm me lėndė nga
terreni. Kėto risime flasin pėr ndryshimet aktuale qė kanė ndodhur dhe qė po
ndodhin nė rrafshin e shprehjes dhe nė rrafshin e pėrmbajtjes ose vetėm nė
njėrin prej kėtyre rrafsheve, si pasojė e pėrzierjeve, nė tė vėrtetė si
pasojė e kontakteve dialekt dialekt dhe sidomos si pasojė e kontaktit
gjuhė standarde dialekt. Gjuhėtarėve u takon tė pėrcaktojnė llojin e
kėtyre ndikimeve si dhe tė identifikojnė ndryshimet dhe risimet qė janė
rezultat i bashkėjetesės dhe i lėvizjeve. Nė kėtė rast faktorėt e jashtėm
jogjuhėsorė, historik-shoqėrorė, duhet tė zėnė vend tė rėndėsishėm nė
studimin dhe nė analizat e situatės sė re gjuhėsore nė hapėsirėn shqiptare.
Pėrzierja dialektore, pėrzierja e idiomave organike a e tė folmeve lokale si
mikrosisteme gjuhėsore bazė, dhe ndikimi i shqipes standarde mbi dialektet
dhe tė folmet, sidomos pėrmes shkollės dhe mjeteve tė informimit (tė
shkruara dhe elektronike), rrjedhimisht edhe shfaqja e dukurive dhe e
risimeve gjuhėsore, ende nuk janė bėrė gjerėsisht objekt studimi nė
gjuhėsinė shqiptare. Nė Sociolinguistikėn [iii] e studiuesit Gjovalin
Shkurtaj, nė tė cilėn, pos tė tjerash, janė trajtuar e analizuar dallueshėm
edhe aspekte tė shtresėzimeve gjuhėsore, rrjedhimisht edhe tė diferencimeve
gjuhėsore-shoqėrore sipas kritereve tė ndryshme brenda bashkėsive folėse,
pėrkatėsisht etniteteve gjuhėsore, dhe ndėrmjet tyre, gjejmė tė trajtuara
edhe kėto pėrzierje bashkė me klasifikimet e variacioneve gjuhėsore, si
forma gjuhėsore tė sistemuara dhe tė pėrkufizuara qartė, si: kohore,
krahinore, sociale, funksionale e tė tjera.
Ndryshime dhe risitė e pėrftuara nga kėto kontakte e provojnė mirė se gjuha,
pasojisht edhe dialektet a tė folmet, nuk janė tė mbyllura nė vetvete dhe as
nuk janė monosisteme dhunshėm homogjene, po janė polisisteme tė veēanta, tė
pėrbėra, tė gjalla, tė epshme, tė cilat pėr sė brendshmi ndėrdepėrtohen
pėrmes lėvizjeve tė pashkėputshme, kurse pėr sė jashtmi shtrihen edhe pėrtej
bazės sė vet. Mund tė thuhet, prandaj, se nuk ėshtė e mundshme tė
pėrcaktohen qartė asnjėherė kufijtė hapėsinorė gjuhėsorė, as dialektorė dhe
as nuk ėshtė gjithmonė e lehtė tė pėrcaktohet cilat janė ndryshime tė
brendshme nė njė dialekt e cilat ndryshime tė jashtme, ēka ėshtė zhvillim i
vetė atij e ēka ėshtė ndikim, ta themi kushtimisht, i ardhur sė jashtmi,
natyrisht duke i parė kėto procese gjithnjė sipas njė rregullsie tė
parasupozuar.
Nėse, megjithatė, kėta kufij mund tė pėrcaktohen qartė nė raport me gjuhėt e
tjera, ēka mund tė thuhet pėr kufijtė e brendshėm, ose ēka ndodh brenda
njė gjuhe ku bashkohen e ku ndahen dialektet, nėndialektet a tė folmet
tona? Po kufiri midis gjuhės standarde dhe dialekteve a mund tė
pėrkufizohet? Ėshtė vėrtetuar se veēantitė gjuhėsore a dialektore asnjėherė
nuk kanė shkallė tė njėjtė tė pėrshtrirjes hapėsinore, qė do tė thotė se
kufijtė e izoglosave nuk pajtohen, ato janė tė pavarura njėra kundrejt
tjetrės siē e provon edhe vetė Atlasi dialektologjik i gjuhės shqipe [iv].
Nga kjo anė hulumtimi dhe studimi i ligjėrimit tė shqiptarėve tė Kosovės
paraqet interes pėr studime tė kėsaj natyre. Konteksti i ri socio-gjuhėsor
sidomos kėtu e mbi 20 vjet ka nxitur e pėrshpejtuar njė varg ndryshimesh,
prirjesh zhvilluese e procesesh, qė flasin pėr ndėrndikime nė rrafshe tė
ndryshme gjuhėsore, rrjedhimisht edhe nė raportet dialekt gjuhė standarde
dhe sidomos nė raportet e anasjella gjuhė standarde dialekt, por edhe
dialekt dialekt. Jo vetėm pėr studiuesit e gjuhės standarde dhe pėr
dialektologėt, po sidomos pėr sociolinguistėt, janė me interes sot studimet
qė do tė kenė pėr objekt kėto kontakte brendagjuhėsore dhe rrjedhojat e
tyre, gjithnjė duke pasur parasysh faktin, si thotė gjuhėtari Zhozef
Vandrie, [v] se mėnyra se si ėshtė formuar njė gjuhė e pėrbashkėt mund tė
ndikojė nė raportin midis saj dhe dialekteve, sepse kur njė gjuhė e
pėrbashkėt nė thelb pėrfaqėson dialektin, i cili falė rrethanave ėshtė
zgjedhur si bazė e gjuhės letrare, ai do tė pėrthithė mė lehtė a mė pak tė
vėshtirė gjuhėn e pėrbashkėt, kurse dialekti tjetėr qė nuk ėshtė marrė pėr
bazė, me kohė e shkallė-shkallė, do tė shkrihet nė gjuhėn e pėrbashkėt.
Ndonėse ato pėrfaqėsojnė nivele tė ndryshme gjuhėsore dhe funksionale, ndaj
ndėrdepėrtimeve gjuhėsore nuk janė imune asnjėra palė, sepse, siē e thamė
mė lart, kufij tė prerė midis tyre nuk mund tė ekzistojnė dhe se, ashtu siē
ėshtė e natyrshme dhe e pritshme, midis tyre realizohen ndėrkėmbime tė
ndėrsjella, por jo me sasi, me peshė e me vlerė tė njėjtė. Rezultatet e
hulumtimeve pėr kėto raporte nė rrethanat e krijuara sot do tė sillnin tė
dhėna teorike me interes pėr gjendjen e lėndės sonė gjuhėsore dhe tė
elementeve tė saj, qė do tė dėshmonin qartė pėr korpusin tonė gjuhėsor nėn
trysninė e lėvizjeve shoqėrore e gjuhėsore dhe prirjet qė shfaqen nė kėtė
korpus nga kėto trysni.
Pėrzierjet krijojnė variacione gjuhėsore tė rrafshit shqiptimor, rrafshit
gramatikor dhe rrafshit leksikor dhe ato tė shumtėn e herės kanė karakter
sistemor dhe janė rezultat i ndikimeve tė ndėrsjella tė faktorėve gjuhėsorė
e socialė, por jo rrallė kėto variacione kanė karakter rastėsor.
Ndėrndikimet si rrjedhojė e kėsaj pėrzierjeje mund tė shihen nė tė gjitha
rrafshet e gjuhės, por mė tė dukshmet janė nė rrafshet: fonetik, fonologjik,
morfosintaksor dhe, patjetėr, leksikor. Faktorėt pragmatikė, siē e thotė
enciklopedisti Dejvid Kristal [vi], ndikojnė gjithmonė nė pėrzgjedhjen tonė
gjuhėsore duke filluar nga rrafshi fonetik e deri te fjalori. Kėshtu nė
rrafshin fonetik-fonologjik gjuha standarde dhe dialekti gegė ose edhe tė
dyja dialektet shprehin mjaft kundėrvėnie (fonetike dhe fonologjike) sipas
kualitetit, kuantitetit dhe sipas njėsive segmentore dhe mbisegmentore.
Nė kėtė kontekst, siē u tha mė sipėr, ėshtė me interes tė dihet se, nė kėto
ndėrkėmbime, cilat elemente gjuhėsore tregojnė qėndrueshmėri,
paqėndrueshmėri a dobėsi mė tė madhe nė raport me tjetrėn, nė tė vėrtetė
cila ėshtė shkalla e zbutjes sė shėnjuesve pėrdallues tė tė dyja kėtyre
niveleve ligjėrimore. Duke qenė se fjala ėshtė pėr dy dialekte mjaft tė
afėrta, gegėrishten dhe toskėrishten, do tė ishte mirė tė studiohej cila
ėshtė hierarkia dhe shkalla e ndryshimeve si rrjedhojė e pėrzierjes sė dy
dialekteve ose e pėrzierjes sė gjuhės standarde me dialektet nė kėto afėr 30
vjetėsh, mė saktėsisht nga fillim vitet 90 e kėndej.
Edhe nė rrafshet e tjera gjuhėsore mund tė identifikohen shumė risime
elemente tė reja, forma tė pėrziera foljore, ndėrtime tė reja strukturore,
fjalė e togfjalėsha deri edhe terma, si pasojė e ndėrndikimeve nga raportet
e sipėrpėrmendura. Duhet tė thuhet se ndryshimet a risimet zakonisht ndodhin
nė ato rrafshe gjuhėsore midis tė cilave ekzistojnė dallime mė tė mėdha
strukturore, por duke qenė se te dialektet tona kėto dallime nuk janė
gjithmonė tė njėjta, ashtu siē nuk ėshtė e njėjtė as shtrirja e tyre,
rezultatet e pėrzierjes sė tyre mund tė jenė tė ndryshme dhe tė papritshme.
Studimi i gjerė i kėtyre ndryshimeve dhe risimeve do tė ndihmonte nėse jo
pėr tė parė njė pamje sado kudo tė qartė gjuhėsore, pėrkatėsisht dialektore
tė shqiptarėve sot, atėherė ai do tė dokumentonte dukuri tė reja gjuhėsore
nė gjuhėn standarde dhe nė tė ligjėrimet e shqiptarėve sot.
Nėse pėr ndėrkėmbimet e rrafshit fonetiko-fonologjik dhe tė atij
morfo-sintaksor duhen analiza tė gjera dhe tė pėrbėra, ēėshtja e
ndėrndikimeve nė rrafshin e leksikut duket mė e thjeshtė dhe mė konkrete.
Duke qenė se leksiku ėshtė shprehje e jetės shpirtėrore e materiale tė
njerėzve nė njė mikro e makroterritor tė caktuar dhe, njėkohėsisht, shprehje
e qenėsisė dhe e veprimtarisė sė pėrgjithshme tė folėsve tė tij, dialektet e
shqipes, nėndialektet dhe tė folmet e saj ofrojnė shtresa shumė tė larmishme
leksikore tė kushtėzuara nga hapėsira, tradita, historia dhe kultura, pėr
ēka kontaktet midis kėtyre shtresave janė me rėndėsi tė pamatshme jo vetėm
pėr zhvillimet gjuhėsore. Nė kėtė kontekst vlen tė shtohet mendimi se norma
gjuhėsore nuk mund tė ndjekė ēdo zhvillim gjuhėsor nė hapėsirėn shqiptare.
Detyra kryesore e gjuhės standarde, pėrkatėsisht pėrcaktimi i normės sė saj
gjuhėsore, siē parakuptohet, ėshtė tė zvogėlojė natyrshėm sa tė jetė e
mundur larminė kohore e hapėsinore tė formave gjuhėsore, nė mėnyrė qė tė
zotėrohet sa mė lehtė e sa mė shpejt prej folėsve tė saj.
Ashtu siē mund tė flitet pėr raportin midis dialekteve dhe gjuhės standarde,
mund tė flitet edhe pėr raportin midis leksikut dialektor dhe leksikut
standard. Kur njė gjuhė e kulturės ka standardizim tė gjatė dhe tė
qėndrueshėm ky raport ėshtė mjaft i qartė dhe kufijtė midis kėtyre dy
realiteteve janė tė pėrcaktuar plotėsisht, ndėrkaq nė rastet kur historia e
standardit ėshtė e shkurtėr dhe kur ky standardizim ende nuk ėshtė i
stabilizuar mjaftueshėm ose ky stabilizim ėshtė i pjesshėm, siē ėshtė rasti
me standardin e gjuhės shqipe ky raport paraqitet mė i ndėrlikuar, kurse
pėrcaktimi i kufijve midis njėrės dhe tjetrės shtresė leksikore nuk ėshtė
shumė i qartė edhe pėr faktin se pėrzgjedhja shpesh ėshtė subjektive. Fjala
dialektore si element i ēdo idiome jonormuese i kundėrvihet asaj standarde
me faktin e thjeshtė se ajo ėshtė normuar mė vonė. Nė kėtė kontekst duhet tė
vėshtrohen edhe raportet kryesore midis fjalorit dialektor dhe fjalorit tė
gjuhės standarde.
Kur normohet njė fjalė, ajo njėkohėsisht normohet nė tė gjitha nivelet e
strukturės sė saj: fonologjike, morfologjike-fjalėformuese dhe semantike dhe
pėr kėtė arsye ēdo realizim i saj i veēantė i konsideruar i ndryshėm nga ai
qė quhet standard duhet tė pranohet si jostandard, do tė thotė si realizim
nėnstandard. Si do tė pėrcaktohet mė tej statusi i asaj njėsie leksikore, nė
tė vėrtetė cila do tė jetė rruga e saj normuese do tė varet nga shumė
tregues tė tjerė, sepse ajo mund tė jete dialektore, bisedore, zhargonore
ose e shėnjuar nė ēfarėdo mėnyre tjetėr.
Leksiku i gjuhės standarde mund tė pasurohet me leksikun dialektor mė lehtė
kur ai shpreh gjallėsi dhe kur asnjanėsohet prejardhja e tij dialektore
ose kur njė njėsie leksikore i pėrcaktohet plotėsisht ngjyrimi i saj
stilistik, semantik ose funksional, me fjalė tė tjera, ēdo fjalė dialektore,
sipas disa mekanizmave pak a shume tė qėndrueshėm, mund tė standardizohet,
sepse gjuha standarde shqipe ėshtė njė strukturė e hapur pėr tė gjitha ato
njėsi qė sjellin mundėsi tė reja tė shprehjes sė nocioneve a tė ngjyrimeve
tė holla semantike e stilistikore-shprehėse. [vii]
Dialektet dhe leksiku dialektor janė pjesė pėrbėrėse tė pasurisė sonė tė
pėrbashkėt gjuhėsore, rrjedhimisht edhe kulturore e kombėtare, kurse
pėrshtrirja dhe larmia e tyre janė dėshmi tė historisė sonė nė pėrgjithėsi
dhe tė historisė sonė politike nė veēanti, sepse ēdo lėvizje e popullsisė
dhe ēdo lėvizje kufijsh ėshtė shoqėruar dhe shoqėrohet edhe me lėvizjen e
fjalėve dhe me ndryshime tė shumta dhe tė llojllojshme tė strukturave tė
tyre, kurse shkalla e ndryshimeve mė drejtpėrdrejt kushtėzohet nga faktorė
tė jashtėm.
Literatura
Bugarski, Ranko, Jezik u drutvu, Prosveta, Beograd, 1996.
Dejvis Kristal, Enciklopedijski rečnik moderne lingvistike, Nolit,
Beograd. 1997.
Katičić, Radoslav, Jezikoslovni ogledi, kolska knjiga, Zagreb, 1974.
Lloshi, Xhevat, Shqipja gjuhė e hapur dhe dinamike, Onufri, Tiranė, 2011.
Simeon, Rikard, Enciklopedijski rečnik lingvističkih naziva, Matica
Hrvatska, Zagreb, 1969.
kiljan, Dubravko, Pogled u lingvistiku, kolska knjiga,Zagreb, 1985.
Shkurtaj, Gjovalin, Disa dukuri tė sė folmes sė Kurbinit nė dritėn e
sociolinguistikės, Studime filologjike 34, IGJL, ASHSH, Tiranė, 2000.
Shkurtaj, Gjovalin, Sociolinguistika e shqipes. Nga etnologjia te etnografia
e tė folurit, Tiranė, 2009.
Thomai, Jani, Leksiku dialektor e krahinor nė shqipen e sotme, Tiranė, 2000.
[i] Nė Prishtinė gjuha standarde funksionon nė njė farė realizimi tė vetin
variantor (varianti vendor i gjuhės standarde), kurse me tė bashkėjetojnė
edhe realizime tė tjera gjuhėsore, si urbanokrahinore, dialektorurale
sociolektale (idiomat shoqėrore), stilet funksionale dhe idiolektet. Mendoj
se edhe Tirana ka njė situatė pėrafėrsisht tė ngjashme gjuhėsore, nė tė
vėrtetė tė dyja kryeqytetet tona, Tirana dhe Prishtina, nė kuptimin
linguistik paraqiten si dy entitete tejet tė pėrbėra gjuhėsore. Edhe nė
qytetet e tjera tė mėdha shqiptare po ndodh njė lloj diferencimi jo vetėm
territorial i gjuhės, prandaj mund tė thuhet se sot nuk ekziston gjuha e
qytetit, por gjuhėt e qytetit, prandaj sot flitet edhe pėr dialektologjinė
urbane. Madje edhe pėr njė dialektologji sociale.
[ii] Radoslav Katičić, Jezikoslovni ogledi, Zagreb, kolska knjiga, 1971,
f. 127.
[iii] Gjovalin Shkurtaj, Sociolinguistika e shqipes. Nga dialekologjia te
etnografia e tė folurit, Morava , Tiranė, 2013.
[iv] Atlasi dialektologjik i gjuhės shqipe. Vėllimi I, Napoli, 2007; Vėllimi
II, Akademia e Shkencave e Shqipėrisė, Instituti i Gjuhėsisė dhe i
Letėrsisė. Universitą degli Studi di Napoli LOrientale, Napoli, 2008, 464
f. + harta me ngjyra; 601 f. Ky atlas, sipas gjuhėtarėve hartues tė tij,
paraqet realitetin dhe dukuritė gjuhėsore tė regjistruara, tė vėzhguara e tė
studiuara deri nė vitet tetėdhjetė dhe, siē thotė drejtuesi i kėtij projekti
tė madh, Jorgji Gjinari, me rastin e pėrurimit tė tij nė janar 2009, shėrben
pėr njohjen e dialekteve nė momentin kur ėshtė hartuar atlasi, pra nė
vitet 80-90 dhe ėshtė i rėndėsishėm pėr historinė e gjuhės shqipe, pėr
gjuhėn letrare, pėr marrėdhėnien e gjuhės letrare me dialektet pas formimit
tė saj, pėr pasurimin e saj (Panorama 23.1.2009), qė do tė thotė se nė tė
nuk kanė mundur realisht tė pėrfshihen e tė merren pėr bazė as lėnda
gjuhėsore dhe as realiteti i viteve nėntėdhjetė e tutje kur shoqėria
shqiptare nė gjithė hapėsirėn e saj njeh zhvillime tė gjera e tė
pėrshpejtuara, lėvizje tė ndėrsjella tė popullatės dhe pėrgjithėsisht
ndryshime edhe nė rrafshin gjuhėsor. Sė kėndejmi mund tė thuhet se
pėrcaktimi i kėtyre kufijve jo vetėm se ėshtė i vėshtirė, por sa vjen e
bėhet edhe mė i ndėrlikuar.
[v] ozef Vandrijes, Govor, Novi Sad, Knjiarnica Zorana Stojanovića,
1998, f. 257.
[vi] Dejvis Kristal, Enciklopedijski rečnik moderne lingvistike, Nolit,
Beograd, 1997, f.120.
[vii] Androkli Kostallari, Parimet themelore pėr hartimin e Fjalorit tė
gjuhės sė sotme shqipe, Studime mbi leksikun dhe mbi formimin e fjalėve nė
gjuhėn shqipe II, ASHSH, IGJL, Tiranė, 1972, f. 17.
|