Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegëza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZËRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRË

ZËRI I AMERIKËS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHËNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturë 5 - GJURMË REALITETESH

Shkruan: Ardian RAMADANI

      

GJURMË REALITETESH

(Artikuj publicistikë dhe polemikë)

 

 

 

Librin e autorit Ardian Ramadani, "Gjurmë realitetesh" mund ta shkarkoni falas në sektorin

 

„Literaturë“

 

 

 

 

            KOMUNITETET NË BELGJIKË BASHKËQEVERISIN APO.....

 

            Pyetja dilemë që shpesh parashtrohet nga shumë qytetarë është se vallë komunitetet në Belgjikë bashkëqeverisin apo bëhet fjalë për ndonjë farsë. Si është e mundur që një komunitet pakicë të ketë kompetenca të njëjta si komuniteti shumicë. Le të analizojmë me radhë.

            Federalizmi belg siç edhe cekëm diku më lart mundëson prezencën e rajoneve në tre komunitetet e ndryshme, sepse thamë se ky shtet kishte tre komunitete të ndryshme. Deputetët e Parlamentit valon dhe brukselas zgjedhën direkt. Partia në përbërje me deputetë frankofonë brukselasë (bruxellois) formon së bashku me numrin total të deputetëve valon, Parlamentin e Valoni-Brukselit. Habia më e madhe është se rajoni i Brukselit edhe pse me shumicë frankofone ka në krye një qeveri ku numri i ministrave flaman është strikt identik me numrin e ministrave frankofonë, përderisa flamanët përfaqësojnë 10 % të popullatës së përgjithshme brukselase. Me këtë rast një analist francez me emrin Philippe Van Parijs gjatë një diskursi të tij më 5 korrik 2005 në Bruksel, në seancën e tretë të Parlamentit frankofon të të rinjve në Bruksel citon se ka një asimetri në nivel të përfaqësimit demografik dhe institucional në Bruksel. Sipas tij meqenëse banorët frankofon të Brukselit nuk dalin në votime, sepse janë të zhgënjyer nga një lloj politike e tillë, përfaqësimi flaman atëherë sillet me rreth 14 % të votave, por këto 14 % të votave zgjedhin 19 % të përfaqësuesve të Këshillit rajonal (17 përfaqësues përkundër 72 përfaqësuesve frankofon). Pra, me gjithë dallimin në nivel të përfaqësuesve të Këshillit rajonal, edhe pse përfaqësuesit frankofon janë më të shumtë në numër në Bruksel, fushëveprimi i tyre nuk është aq i theksuar përkundër përfaqësuesve flaman që janë më minor në këtë Këshill rajonal.

            Ndërsa në Qeverinë federale, numri i ministrave frankofon është ekuivok me numrin e ministrave flaman, pa e llogaritur këtu numrin e kryeministrit, edhe pse frankofonët janë me një pozicion minoritar 40 me 45 % në nivel federal nëse ia bashkëngjisim këtu numrin e frankofonëve të pjesës së Flandrisë. Por, sipas mendimit tim, këto dy pozicione nuk janë të krahasueshme. Pse? Sepse njëri krahasim, pra ai i flamanëve të Brukselit konstituon një komunitet në një qytet, përderisa ai Valon dhe ai i Brukselit frankofon konstituon popullatën pothuajse të tërë një entiteti të federuar (pra rajonin Valon), i cili përfshinë pjesën më të madhe të territorit belg. Abstraksioni i bërë ndaj minoritetit gjermanofon, raportet e forcës përcaktuese të politikës belge, e posaçërisht ato flamane-frankofone, çuan drejt një bipolarizimi i cili implikoi vendosjen e një serie të mekanizmave të cilët do të siguronin tretmanin e barabartë të secilit komunitet në nivel federal. Kjo domethënë që u pajtuan të tre komunitetet për:

            1. rregullimin i miratimit të disa ligjeve të ashtuquajtura të veçanta në aspekt institucional me shumicën e secilit grup linguistik (artikulli 4 i Kushtetutës)

            2. paritet linguistik në kuadër të këshillit të ministrave federal

            3. paritet në funksionin e lartë publik federal dhe në juridiksionin më të lartë.

 

            Pjesë nga libri "Gjurmë realitetesh"