Gotfrid Vilhelm Lajbnici (Gottfried
Wilhelm Leibniz, 1 korrik 1646 14 nėntor 1716), ishte filozof,
shkencėtar, matematikan, diplomat dhe jurist gjerman. i cili kryesisht
shkruante nė gjuhėn latine dhe frėnge.
Filozofia e Leibniz
Laibnici ishte i pakėnaqur nga mėnyra se si Dekarti dhe Spinoza kishin
pėrshkruar natyrėn e substancės, sepse ai e ndiente qė ata i kishin
shtrėmbėruar idenė tonė pėr natyrėn njerėzore, lirinė dhe Zotin. Tė thuash,
siē thoshte Dekarti, qė mendimi dhe shtrirja janė dy substanca tė pavarura,
do tė thotė tė krijosh njė dilemė tė fortė pėr shpjegimin e ndėrveprimit
mendje-trup, si tek njeriu ashtu edhe tek Zoti. Spinoza u pėrpoq ta zgjidhte
kėtė dilemė duke thėnė se egziston vetėm njė lloj substance me dy lloj
atribute tė ndryshme, qė janė mendimi dhe shtrirja. Por tė reduktosh tė
gjithė realitetin nė njė substancė tė vetme, do tė thotė tė humbėsh dallimin
midis elementeve tė ndryshėm natyror. Megjithse Spinoza u pėrpoq tė na e
jepte botėn e pėrbėrė nga shumė mėnyra, tė krijuara nga format e ndryshme qė
merrte mendimi dhe shtrirja, pėrsėri monizmi i tij ishte njė panteizėm ku
Zoti ishte gjithēka dhe ēdo gjė ishte pjesė e diēkaje tjetėr. Pėr Laibnicin
konceptimi i tyre pėr substoncėn ishte i pėrshtatshėm, sepse ai turbullonte
dallimin midis Zotit, njeriut dhe natyrės, tė cilat Laibnici donte t'i
veēonte. Nė mėnytė paradoksale, Laibnici pranoi teorinė e Spinozės pėr njė
substancė tė vetme dhe modelin e tij mekanik tė universit; por ai e paraqiti
nė njė mėnyrė kaq unike teorinė e njė substonce, sa qė ishte nė gjendje tė
fliste pėr individualitetin njerėzor, transhendencėn e Zotit, si dhe pėr
realitetin e pėrbėrė nga liria dhe qėllimet universale.
Laibnici ishte ai qė ndryshoi supozimin bazė, mbi tė cilin Dekarti dhe
Spinoza kishin ndėrtuar teorinė e tyre tė substancės, dhe pikėrisht atė qė
shtrirja merr pėrmasa dhe formė tė caktuar. Dekarti supozonte se shtrirja i
referohet njė substance materiale, qė shtrihet njėsoj nė hapsirė dhe nuk
ėshtė e ndashme nė diēka mė parėsore. Spinoza, nga ana tjetėr, e
konsideronte shtrirjen tė reduktuar vetėm nė vetitė e Zotit apo Natyrės.
Laibnici nuk pojtohej me asnjė nga idetė e mėsipėrme. Duke vėrejtur me anė
tė shqisave tona, se tė gjithė trupat apo objektet janė tė ndarė nė pjesė mė
tė vogla, atėherė, pyeste Laibnici, pse ne nuk mundemi tė supozojmė se tė
gjitha gjėrat janė agregate ose tė pėrbėra? "Duhet tė ketė substanca tė
thjeshta, - thoshte ai, "pėrderisa ka substanca tė pėrbėra; pėrderisa njė
pėrbėrje nuk ėshtė gjė tjetėr veēse bashkim apo agregat i substancave tė
thjeshta".
Megjithatė, nė thėnien se ēdo gjė pėrbėhet nga substanca mė tė vogla, nuk ka
asgjė tė re sepse, qė nė kohėn e Demokritit dhe Epikurit ėshtė diskutuar qė
substancat pėrbėhen nga atome. Por Lajbnici ishte ai qė e hodhi poshtė
nocionin e atomit, sepse Demokriti e kishte pėrshkruar atė si trup nė
shtrirje, si njė pjesėz tė reduktuar tė materies. Kėto pjesėza tė vogla
konsidėroheshin pa jetė ose interne dhe tė cilat duhet ta merrnin lėvizjen
nga diēka qė ndodhej jashtė tyre. Duke hedhur poshtė idenė e materies si
primare, Lajbnici argumentonte se substancat vėrtet tė thjeshta janė monadat,
tė cilat "janė atomet e vėrteta tė natyrės...elementet e gjithēkaje".
Monadat ndryshojnė nga atomet, pasi kėto tė fundit deri tani ishin parė si
trupa nė shtrirje. Ndėrsa Lajbnici i pėrshkruante monadat si forcė ose
energji. Ai, mė tej, thoshte se materia nuk ėshtė element primar i sendeve,
por monadat, me elementin e tyre forcė, pėrbėnin substancat bazė tė sendeve.
Lajbnici donte tė vinte nė dukje se substanca pėrmban jetė ose forcė
dinamike. Ndėrkohė qė atomi material i Demokritit duhej tė ndikohej nga
jashtė, me qėllim qė tė lėvizte apo tė bėhej pjesė e tufės sė madhe tė
atomeve, Lajbnici thoshte, se substanca e thjeshtė, monada ėshtė, "e aftė
pėr tė vepruar". Fjala monadė rrjedh nga fjala greke monas, e cila do tė
thotė bashkim, prandaj ai shtonte se "substancat e pėrbėra janė njė bashkim
monadash. Kėshtu pra, substancat e thjeshta, jetėt, shpirtėrat janė njėsi.
Rrjedhimisht e gjithė natyra ėshtė plot me jetė".
Sipas Lajbnicit, monadat janė elemente pa shtrirje, ato nuk kanė formė apo
pėrmasa. Njė monadė ėshtė njė pikė, e cila nuk nėnkupton as pikė fizike dhe
as atė matematike, por njė pikė metafizike ekzistence. Ēdo monadė ėshtė e
ndarė nga tjetra dhe ato nuk kanė ndonjė lidhje tė rastit me njėra-tjetrėn.
Megjithėse ishte e vėshtirė tė imagjinoje njė pikė pa pėrmasa dhe formė,
Lajbnici donte ta theksonte kėtė me qėllim qė tė bėnte diferencimin nga
atomi material i Demokritit. Mendimi i tij nė kėtė fazė ėshtė i ngjashėm me
nocionet e shekullit XX, ku thuhet se pjesėzat e vogla fizike janė forma tė
veēanta tė energjisė. Kryesisht, Lajbnici thoshte se monadat janė logjikisht
parėsore ndaj ēdo lloj forme tjetėr trupore. Atėherė, vazhdonte ai,
substanca e vėrtetė janė monadat, tė cilat i quante substanca shpirtėrore,
pėr tė theksuar natyrėn e tyre jomateriale. Ēdo monadė ėshtė e ndryshme nga
tė tjerat dhe zotėronte forcėn dhe parimet e saj tė veprimit, dhe, thoshte
Lajbnici, "ato kanė njė siguri tė mjaftueshme, qė shėrben si burim i
lėvizjeve tė tyre tė brendshme. Ato, gjithashtu, pėrmbajnė brenda vetes
burimin e veprimeve tė tyre". Pėrveē kėsaj, pėr tė theksuar se gjithė pjesa
tjetėr e universit nuk mund tė ndikonte nė sjelljen e tyre, Lajbnici thoshte
se monadat janė krejt tė mbyllura (pa dritare) ndaj tij. Por duhet tė jenė
lidhjet midis monadave ato qė i japin universit shpjegimet pėr veprimet e
tyre tė rregullt. Kėto shpjegime, Lajbnici i gjeti nė idenė e tij tė
harmonisė sė paravendosur.
Ēdo monadė vepron nė pėrputhje me qėllimin e saj. Monadat e mbyllura, tė
cilat ndjekin qėllimet e tyre formojnė njė bashkim apo univers tė rregullt.
Megjithėse secila prej tyre ėshtė e ndarė nga tjetra, qėllimet e tyre tė
veēuar formojnė njė harmoni tė njė shkalle tė lartė. Kjo ėshtė njėsoj sikur
njė shumicė sahatesh tė ndryshėm tė bien tė gjithė nė tė njėjtėn orė, pasi
secili e llogarit kohėn mjaft saktė. Lajbnici i krahasonte tė gjitha kėto
monada me njė numėr koresh dhe bandash muzikantėsh tė cilėt luanin secili
pjesėt e tyre tė ndara, qė as mos e dėgjonin apo shikonin njėri-tjetrin,
por, megjithatė, shkonin sė bashku nė mėnyrė tė pėrsosur secili duke ndjekur
notat e tij, sa dikush, qė i dėgjonte nga jashtė, gjente tek to hormoninė e
mrekullueshme dhe habinė pėr mos ekzistencėn e asnjė lloj lidhjeje midis
tyre". Pra, sipas kėsaj, ēdo monadė ishte njė botė mė vete, por secila prej
tyre vepronte nė harmoni me tė tjerat. Kėshtu mund tė thuhet se ēdo monadė
pasqyronte universin (por sipas njė prespektive unike) nė mėnyrė tė tillė qė
sikur njė gjė "tė ndryshonte apo tė largohej prej tij, tė gjitha tė tjerat
do tė ndryshonin". Njė harmoni nuk mund tė jetė pasojė e njė krijimi tė
rastėsishėm monadash, por, thoshte Lajbnici, duhet tė jetė si rezultat i
veprimtarisė sė Zotit; pra, kjo lloj harmonie ėshtė e paravendosur.
Harmonia, qė ekziston tashmė nė botė, e bėri Lajbnicin tė argumentonte se
Zoti jo vetėm i kishte paravendosur gjėrat nė botė, por, gjithashtu, ai
kishte krijuar mė tė mirėn e mundėshme tė gjithė botėve. Megjithėse kjo
ėshtė mė e mira e botėve ose qoftė vetėm e mirė, gjithmonė mbetet e hapur
pyetja pėr arsyen e rrėmujės dhe tė kėqijave tė saj. Nė tė vėrtetė,
Shopenhaueri mendonte se, me gjithė kėtė tė keqe qė mbizotėron nė tė, kjo
ėshtė mė e keqja e tė gjithė botėve; kėshtu ne nuk jemi tė bindur, nėse Zoti
ekziston apo ai Zot qė e ka krijuar atė ka qėnė njė Zot i mirė. Lajbnici
ishte i ndėrgjegjshėm pėr rrėmujėn dhe tė keqen qė ekziston, por ai e
konsideronte kėtė tė pajtueshme me konceptin e njė krijuesi me vullnet tė
mirė. Nė njohjen e tij tė pėrsosur, Zoti merr parasysh tė gjithė llojet e
botėve qė ai mund tė krijojė; por zgjedhja e tij duhet tė jetė nė pėrputhje
me kėrkesat morale qė njė botė duhet tė pėrbėhet nga e mira, sa mė shumė qė
tė mundet. Por, botė tė tilla nuk mund tė jenė tė pėrsosura. Pėrkundrazi,
njė botė e krijuar konsiston nė kufizime dhe papėrsosmėri tė sendeve, "pasi
Zoti nuk mund t'i japė krijesės sė tij gjithēka tė pėrsosur, pa e bėrė atė
gjithashtu Zot, prandaj gjithēka nė botė ka kufizime tė ēforėdo lloji".
Burimi i sė keqes nuk ėshtė Zoti, por natyra jo e pėrsosur dhe e kufizuar e
sendeve qė Ai ka krijuar. Akoma mė tej, e keqja nuk ėshtė thelbėsore, por
thjesht njė mungesė pėrsosje, apo privim. Prandaj Lajbnici thotė se "Zoti
dėshiron tė paraprijė e mira dhe rrjedhimisht mė e mira." Pėrfundimisht,
Lajbnici mendon se ne nuk mund tė bėjmė njė vlerėsim tė drejtė tė sė keqes,
nė qoftė se do ta shikojmė atė, vetėm nėpėrmjet objekteve apo ngjarjeve tė
veēanta. Shumė gjėra, tė cilat nė vetvete duken se janė tė kėqia,
shndėrrohen nė paraprirėse tė sė mirės; si pėr shembull, "ėmbėlsirat bėhen
tė mėrzitshme, nė qoftė se ne hamė vetėm ato; por po t'i kombinonim me diēka
tė thartė, tė athėt apo qoftė dhe pak tė hidhur, atėherė do tė stimulonim
shumė shijen tonė". Akoma mė tej, ngjarjet e humbin prespektivėn e tyre tė
vėrtetė. Lajbnici pyet: "Nė qoftė se shikoni njė pikturė tė mrekullueshme,
pasi kemi mbuluar njė pjesė fare tė vogėl tė saj, ēfarė tjetėr do tė shikoni
prej saj, pamvarėsisht nga analiza e kujdesshme, qė mund t'i bėni, veēse njė
masė ngjyrash pa zgjedhje dhe pa art? Por nė qoftė se do tė hiqni mbulesėn
dhe do tė shikoni tė gjithė pikturėn prej njė kėndvėshtrimi tė duhur, do tė
kuptoni se ajo, ēfarė ju duk si njė shkarravinė e pakujdesshme, ėshtė nė tė
vėrtetė njė punė e bėrė prej piktori me shumė art".
Si mund tė ketė liri, vazhdon Lajbnici, nė njė botė tė krijuar prej Zotit,
ku ai pėrcakton njė rregull sistematik, duke futur qėllime specifike brenda
ēdo monade? Secila monadė ėshtė e pėrfshirė nė zhvillimin e qėllimeve tė saj
dhe "ēdo gjėndje e njė substance tė thjeshtė ėshtė rrjedhim i njė gjėndje
paraprirėse". Ēdo person, identiteti i tė cilit pėrqėndrohet rreth njė
monade mbisunduese, mund tė paraqesė, nė kėtė pamje mekanike, njė shpalosje
tė jetės sė tij qė prej fillimit. Mė tej, pėrderisa natyra bazė e kėtij
pėrsoni ėshtė mendimi, sipas tij, zhvillimi jetėsor konsiston nė mposhtjen e
mendimeve konfuze dhe arritjen e ideve tė vėrteta, tė cilat ndodhen tė
gjitha brenda nesh nė formėn e potencialeve tė errėta, qė kėrkojnė tė marrin
pėrmasa aktuale.
Kur kėto potenciale bėhen aktuale, atėherė ne i shohim gjėrat siē janė dhe
kjo, thotė Lajbnici, do tė thotė tė jesh i lirė. Me kėtė tė fundit nuk
kuptohet vullneti i lirė, apo fuqia e zgjedhjes, por njė vetėzhvillim i
brendshėm, qė tregon se pamvarėsisht nga pėrcaktimi qė secili tė veprojė
sipas drejtimeve specifike, ėshtė natyra e tij e brendshme ajo qė pėrcakton
veprimet dhe jo forcat e jashtme. Sipas kėtij kuptimi, liria nėnkupton
aftėsitė e dikujt pėr t'u bėrė pa kufizime, ēfarė ai ėshtė pėrcaktuar tė
jetė qė mė parė dhe kjo, njėkohėsisht, nėnkupton njė ekzistencė cilėsore,
pamvarėsisht se njohja e tij ka kaluar nga konfuzja tek mė e qarta. Njeriu i
lirė ėshtė ai qė e di pse dhe pėr ēfarė e bėn diēka. Kjo ishte rruga qė
Lajbnici zgjodhi pėr tė pajtuar pikėpamjet e tij tė determinizmit nė natyrė
me konceptin e lirisė.
Se si Lajbnici arriti nė pajtimin e botės sė monadave me nocionin e lirisė,
ėshtė e dyshimtė. Gjithashtu ishte ai qė fliste pėr lirinė si njė "zgjidhje
e vullnetit tė lirė" dhe shtonte se "liria dhe vullneti i lirė nėnkuptojnė
tė njėjtėn gjė". Akoma, kėtu, duket se ai e vė theksin, mė shumė se kudo,
mbi idenė e determinimit, mbi nocionin e universit mekanik dhe makinės
shpirtėrore. Nė kėtė kohė Lajbnici nuk pėrdori modelin e tij mekanik pėr
shpjegimin e universit, sepse, nė qoftė se do ta bėnte, ai do tė thoshte se
pjesė tė ndryshme tė universit ndikojnė mbi njėra-tjetrėn nė mėnyrė tė tillė
siē ndikojnė pjesėt e orės nė lėvizjen e njėra-tjetrės. Nė njėfarė mėnyrė
shpjegimi i tij ishte shumė mė rigoroz nė pikėpamjen determinuese, se sa si
sugjerim i modelit mekanik. Monadat e tij ishin krejt tė pavarura dhe nuk
ndikoheshin nga njėra-tjetra, por vepronin nė pėrputhje mė qėllimin e tyre,
tė cilin i kishin qė prej momentit tė krijimit nga Zoti. Ky lloj
determinizmi ėshtė mė rigoroz, sepse nuk varet nga shkaqet e jashtme, por
nga natyra e brendshme, e pėrhershme dhe e fiksuar e ēdo monade.
Shpjegimi pėrfundimtar i botės, thotė Lojbnici, ėshtė se "disa gjėra
ekzistojnė mė shumė se disa tė tjera, posi kjo ėshtė pėrcaktuar nga fjala e
shenjtė...". Gjėrat janė kėshtu, siē janė, pasi Zoti i donte ato tė tilla.
Duke dėshiruar qė disa gjėra tė jenė kėshtu, siē janė, ai kufizoi numrin e
mundėsive tė tjera dhe pėrcaktoi se cilat ngjarje mund tė jenė tė
bashkemundshme. Zoti mund tė ketė dėshiruar universe dhe bashkime tė tjera
tė mundėsive, por dėshira pėr kėtė lloj universi bėri qė tani tė ekzistojnė
kėto lloj lidhje tė domosdoshme midis sendeve. Gjithashtu, nga prespektiva e
arsyetimit njerėzor, thėniet nė lidhje me botėn e fakteve janė sintetike ose
i referohen pėrvojės apo verifikimit, nė qoftė se do tė kėrkojmė tė vėrtetėn
e tyre, duhet tė dimė qė janė thėnie analitike tė pėrcaktuaro ngo Zoti.
Vetėm Ai mund tė arrijė nė tė vėrtetėn e tė gjithė substancave. Dhe ėshtė
vetėm injoranca, ajo qė na pengon tė shikojmė, nė persona tė veēantė, tė
gjitha tė vėrtetat qė janė lidhur me to. Sė fundi, tė vėrtetat e faktit,
sipas Lajbnicit, janė po ashtu analitike. Kėshtu njė njeri i pėrmban brenda
tij tė gjitha tė vėrtetat pėr veten dhe, nė qoftė se do tė arrijmė ta njohim
atė, sipas njė nocioni tė plotė, atėherė do tė arrijmė nė zbulimin e asaj qė
ėshtė e vėrtetė prej tij, si pėr shembull, "ēfarė pėrfaqėson mbreti
Aleksandri i Madh...". Zoti duke njohur nocionin individual tė Aleksandrit,
e shihte atė, nė tė njėjtėn kohė, si krijuesin dhe shkakun e tė gjitha tė
vėrtetave, tė cilat i atribuoheshin vėrtetė atij. Pėr shembull, ai dinte
nėse do tė mposhtėte Darius-in dhe Porus-in; nėse ai vdiq nė mėnyrė natyrale
apo i helmuar, tė vėrteta kėto tė cilat ai i dinte a priori [jo nga
pėrvoja], ndryshe nga ne [me intelektin tonė tė kufizuor njerėzor], qė i
njohim kėto vetėm nga historia".
Pra pėr Lajbnicin, logjika ishte ēelėsi i metafizikės. Nga gramatika e
thėnieve, ai arriti nė konkluzionin e botės reale. Sė fundi, ai hodhi idenė
se tė gjitho thėniet e vėrteta janė analitike. Si rrjedhim, si substancat
ashtu dhe njerėzit, pėr Lajbnicin janė tė njėjta me kryefjalėt e njė thėnie
analitike, tė cilat pėrfshijnė kollėzuesit (pohimet, tė vėrtetat) brenda
tyre. Ai, gjithashtu, zbatoi ligjin e tij tė vazhdimėsisė tek ideja e tij e
substancės, me qėllim qė tė vėrtetonte teorinė e tij, qė ēdo substancė i
shpalos tė vėrtetat e saj sipas njė renditje dhe parashikimi tė pėrcaktuar
nga Zoti. Ligji i vazhdimėsisė hedh idenė se "natyra nuk bėn shmangie". Nė
botėn e krijuar prej Zotit ēdo pozicion ėshtė i zėnė; kėshtu tė gjitha
ndryshimet janė nė vazhdimėsi. Pra monadat e mbyllura, mbajnė brenda tyre
gjithė reagimet pėr tė ardhmen. Dhe ashtu siē ėshtė e vėrtetė pėr monadat,
po oshtu ėshtė e vėrtetė se tė gjitha kombinacionet dhe mundėsitė e ndryshme
tė ngjarjeve mbajnė brenda tyre gjithė tė ardhmen e botės dhe arsyeja e
mjaftueshme pėr kėtė rregull ėshtė "shkaku suprem, i cili e bėn gjithēka nė
mėnyrėn mė tė pėrsosur". Gjithashtu, pamvarėsisht se mendja njerėzore
pėrmban shumė ide tė lidhura dhe tė vėrteta, ajo nuk mund tė njohė
realitetin ashtu siē e njeh Zoti. Njė fėmijė nuk mund tė njohė gjithshka
menjėherė, por duhet tė presė derisa tė rritet dhe derisa raste tė veēoantė
tė pėrvojės sė pėrditshme, t'ia vėrtetojnė ato. Pikėrisht fakti qė kėto ide
bėhen tė njohura vetėm nė raste tė tillė, i bėn ato tepėr tė natyrshme.
Megjithatė doktrina e idesė sė lindur, shoqėruar me realitetin, pasqyroi
vlerėsimin e tij optimist, pėr aftėsinė e arsyes nė njohjen e realitetit dhe
besimin e tij qė nga tė vėrtetat e brendshme tė natyrshme mund tė burojnė
dije, pothuajse tė plota, tė botės reale.
Biografia
Gotfrid Vilhelm Lajbnici lindi mė 1 korrik 1646 nė Leipzig, babai i vdiq kur
ai kishte 6 vjet kėshtu qė mėsimet e para nga feja dhe morali i mori nga
nėna e tij. Kėto mėsime zgjuan tek ai njė nxitje pėr tu marrė me filozofi.
Nė moshėn madhore prezantohej si "von Leibniz". Babai i tij ishte profesor i
filozofisė sė moralit nė Universitetin Leipzigut i la njė bibliotekė
personale mjaft tė pasur nė tė cilėn Lajbnici filloi tė studionte libra qė
nė moshėn 7 vjeēare. Kur i mbushi 12 vjet pa problem e zotėronte gjuhėn
latine e cila nė atė kohė ishte gjuha e shkencės. Pastaj filloi tė
interesohej pėr gjuhėn greke. Nė moshėn 14 vjeēare i filloi studimet nė
Univerzitetin ku punoi babai i tij tė cilin pas 4 vjetėsh e mbaroi nė degėn
e jurisprudencės aty ai gjithashtu mori leksione nga logjika dhe
filozofia skolastike. Edukimi i tij matematik ishte nė nivelet si nė Francė
dhe Britani. Nė vitin 1666 (ai e publikoi librin e tij tė parė si temė
diplome Mbi artin e Kombinatorikės.
Letrat shqiptare
Janė tė njohura tri letra, si duket letėrkėrkesa tė Lajbnicit dėrguar njė
bibliotekisti nė Berlin. Nė letrėn e parė tė datės 24 janar tė vitit 1705,
Lajbnici shprehte mendimin se shqipja duhej tė ishte njė gjuhė sllave, kurse
gjuha e ilirėve tė lashtė mund tė ekzistonte diku nė Epir.
Letrėn e dytė ai e shkroi pothuajse pesė vjetė mė vonė, mė 10 dhjetor 1709,
pasi kishte shtėnė nė dorė njė libėr dhe njė fjalor tė gjuhės shqipe, qė
ishte identifikuar (nga Erik Hemp), pėrkatėsisht Fjalorin latinisht-shqip tė
frang Bardhit (Dictioarium latinoepiroticum, Romė 1635) dhe veprėn e Pjetėr
Budit.
Duke hedhur poshtė mendimin e shprehur nė letrėn e parė se "gjuha e ilirėve
tė lashtė ishte njė gjuhė krejt e ndryshme nga shqipja", nė kėtė letėr tė
dytė ai arriti nė pėrfundim se: "... kjo ishte gjuha e ilirėve tė lashtė".
|