,,Shpesh rruga mė e vėshtirė tė ēon nė fatin mė
tė mirė --- Benjamin Franklin
Po shikoja njė dokumentar! Njė krijesė me
pamje njerėzore, i veshur me elegancė dhe me flokė tė krehura me kujdes po
deklaronte: Njeriu nuk ka lindur vetėm pėr ti marr erė luleve, por edhe qė
tė djeg, tė vras, tė shkatėrrojė, ndėrsa njerėz tė tjerė tė pafajshėm
prisnin radhėn e vdekjes qė shkaktonin xhelatėt e kėtij pėrbindėshi, diku nė
periferi tė Srebrenicės
Sėshtė e largėt koha kur gjėra tė tilla ndodhėn
nė vendin tonė. Si nėpėr mjegull, si nėpėr ėndrra tė tmerrshme qė ske
dėshirė ti kujtosh sepse tė shkaktojnė dhimbje, kujtojė grimca ngjarjesh
nga ajo kohė. Dokumentar tė parė mė herėt pėr luftėn nė Kosove sikur mi
qartėsojnė ėndrrat e tmerrshme tė asaj kohe. Krisma pushkėsh, detonime
minash, flakė shtėpish, sharje e bėrtima nė njė gjuhė qė se kuptoja,
karvanė qė nuk i shihej as fillimi as fundi me njerėz moshash tė ndryshme e
me fytyra tė dėshpėruara e tė frikėsuara qe ecnin pėr diku pa e ditur pėr
ku
.
Mė bėhej qė njeriun pėrbindėsh nga dokumentari,
tani i ulur nė bankė tė akuzuarish nė Hagė, sė bashku me shumė
bashkėpunėtorė tė tij, ta nxirrja nga ekrani, tia nxirrja sytė, ti lyeja
me benzinė, ti fusja flakėn dhe tė ulesha nė njė karrige dhe duke ngrėnė
chips ta shijoja kėnaqėsinė e hakmarrjes pėr poshtėrimin qė na ėshtė bėrė
dhe pėr dhimbjen qė na ėshtė shkaktua.
Pastaj pa e kuptuar zhytesha thellė nė mendime!
Pyesja vetėn sikur tė kisha nė dorė dhe ta bėja kėtė atėherė ēfarė do tė mė
dallonte nga ky njėri dhe nga soji i tij ? Diku nė librat e shenjėt kam
lexuar:
dhe Zoti tha, hakmarrja mė takon mua, unė e kthej. Ndonjėherė kam
menduar - kur do ta kthej Zoti? Pėrse nuk e kthen nė ēast? Pėrse tė mos i
ndihmojmė Zotit dhe ta kryejmė ne kėtė?...
Sigurisht se e kam gabim nė kėtė gjykim. E ka
vėrtetar jeta njerėzore se etja pėr hakmarrje, e dyzon dhe shpėrbėn
njeriun, e zhvesh nga tė qenit njėri dhe tė gjitha dėshirat e ambiciet i
shkrin vetėm nė njė dėshirė tashmė e dėshmuar si e sėmurė -hakmarrjen. Si
popull na ka kushtuar shumė, kur tė tjerėt e mbollėn nė ne dhe ne e
kultivuam pavetėdijshėm. Sa viktima, sa ngujime, sa varre i shkaktuam
vetvetes dhe nga ky dėm mund tė riparojmė diēka vetėm nėse e flakim tutje
pėrgjithmonė
.

Nuk ka mė dyshim. E thonė argumentet. Bazė e ēdo
pengese pėr tė ecur pėrpara, kancer i ēdo pėrparimi dhe burim i ēdo
sėmundje shpirtėrore e trupore ėshtė urrejtja, xhelozia dhe dėshira pėr
hakmarrje. Tashmė kjo ėshtė shumė e qartė. Duhet ta kemi parasysh secili nga
ne qė dėshirojmė tė arrijmė mė lartė. Si individ, si popull dhe si krijesa
njerėzore duhet tė mėsohemi qė tė harrojmė dhe qė tė falim pėr hir tė
Krijuesit tonė, pėr hir tė vetės sonė dhe tė njė jetė mė tė qetė e tė
lumtur. Urrejtja dhe hakmarrja sduhet ti pėrkasin epokės sonė, janė
zinxhirė tė rėndė qė ne mė sduhet ti tėrheqim zvarrė pas vetės siē kanė
bėrė tė tjerė para nesh. Gjėrat siē kanė qenė njė herė e njė kohė tashmė
janė vjetruar! Nė tė njėjtėn zemėr nuk ka vend pėr tė dyja, edhe pėr
urrejtje edhe pėr dashuri dhe zgjedhja ėshtė vetėm njė: dashuria dhe njė
zemėr qė di tė do, di edhe tė fal e tė harrojė
.
Nazistet po bėheshin gati tė ekzekutonin
infermieren angleze qė kishte ndihmuar disa ushtarė aleatė tė plagosur. Para
se ta vrisnin ajo tha: ,Kam kuptuar se patriotizmi dhe krenaria nuk
mjaftojnė, se nuk duhet ta urrejmė askėnd dhe se duhet ti falim tė gjithė!
Kjo duhet tė jetė motoja jonė. Hakmarrje, kurrė
mė, ajo i takon Zotit dhe ligjit, neve na takon ardhmėria.
|