Njė ndėr krijimtaritė mė tė
lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku
bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor... shprehen pėrmes
shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime,
mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė
cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim
dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė jetės.
Qė nga Lekė Matrėnga e
Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės,
duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik
tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e
shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u
bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi...
nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni,
Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė
kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė
nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...
Dua ta falėnderoj nga zemra
mikun tim dhe poetin e mirėnjohur,
ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė
jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do tua
prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e
plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.
(www.sa-kra.ch)

Pėrgatiti:
Adem ZAPLLUZHA
ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE
HASAN
M. SHAHINAJ
Hyrje
Hasan
M. Shahinaj ka mbaruar UT-nė me diplomėn "Dalluar" mė 1970- ėn, degėn e
gjuhė-letėrsisė shqiptare, si dhe kursin e gazetarisė me dėshminė pėrkatėse.
Zotėron gjuhėt frėnge, ruse e maqedonase.
Ka punuar redaktor nė gazetėn "Mėsuesi", mė pas mėsues nė
rrethin e Dibrės e tė Bulqizės; prej vitit 1989 shėrben arsimtar nė rrethin
e Durrėsit, nė qytezėn Sallmonaj tė Shijakut, shkolla "Bajram Curri" nė
Plazh tė Durrėsit, ku atje del nė pension pleqėrie nė vitin 2014.
Krahas veprimtarisė publicistike tė pandėrprerė, ka botuar vėllimin
poetik me titull "Virgjėri e pa faj", maj 1998. Nė vitin 1999 boton vėllimin
e dytė me lirika "Struga magjike", si dhe ka dorėshkrime tė tjera pėr
fėmijė e tė rritur nė poezi e prozė.
Ai ka vite qė drejton gazetėn lokale "Golloborda", ku ėshtė edhe
kryeredaktor i saj.
Hasan M. Shahinaj ėshtė anėtar i Klubit tė Shkrimtarėve e
Artistėve tė qytetit Durrės.
DIELLI
Lindi, lindi dhe sot universali Dielli
Ja ia shoh tė madhin sy pėrsipėr
Kodrės, te Vilė e ish mbretit;
Porsi e bukura dhe e papėrsėritshmja
Afėrditė nga valėt e argjenda tė detit
Lind, veē lind pėrditė
E mos pėrėndo ti kurrė,
O Diell jetėdhėnės, se pa ty ska jetė
E ska etė!...
NO KOMENT
Atje, atje mes udhės
Gėzhoja dhe vetėm gėzhoja,
Pashė degė ullinjsh tė thyera,
Vreshta tė ēvrigjėruara,
Tė djegura;
skėndon as pulė, as kėndes.
(mu kujtua lashtėsi e Apollonit,
Athinasė, Budės
koka e delfintė e Dante Aligerit)
Ēspjegim ka e sotmja, vėllezėr
siamezė,
furi e padndalė e barotit dhe furtunės?
KEQADASHĖSVE
Plaēin, plaēin
keqadashėsit e mi,
tė vjetėr e tė rinj
Ngado qė tė vinė
toka, deti, ajri
Pse qesėndisė ti miku
im Bahri?
Le tė provojnė, pra,
tė Makbethit gjumė tani
PIGMENTI
Nė sytė e Brikenės
shoh detin qė shkumbėzon,
qiellin qė kaltėron.
Brikena,
Brikena
.
qielli,
toka,
deti dhe hėna;
blero mal e prill e maj
qė kemi sytė e saj!
|