Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime 2 - Hėna

Shkruan:  Xhevahir CIRONGU

Esse

HĖNA

 

        ...Eci drejt gjurmėve qė lė pas drita e hėnės! Zgjas njėrėn dorė pėr ta kapur dritėn e saj. Ajo herė mė afrohet e herė mė largohet duke mė buzėqeshur ėmbėlsisht. Provoj edhe njė herė duke zgjatur duart drejt rrezeve tė argjendta, por mė kot. Ato vetėm mė buzėqeshin, e ashtu me butėsinė e tyre mė pėrkėdhelin trupin tim duke lėnė ngrohtėsinė e dashurisė nė "Oqeanin" e syve tė mi.

 

 

            E bukura hėnė ēdo mbrėmje rrezaton dritėn e saj mbi tokėn tonė. Ajo zbret ngadalė nga kupa qiellore rrezet drejt nesh tė ngarkuara me ngjyrėn e argjend dhe na "puthė" ėmbėlsisht  ėndrrat tona tė pėrgjumura. Hedh shikimin tim buzėmbrėmjeve atje ku hėna mban nė gjirin e saj miliona yje, dhe u buzėqesh  atyre si mbretėreshė e qiellit tonė. Edhe unė, ti, ajo, tė gjithė ne frymorėt e tokės e prekim atė qenie tė bukur qė e cila na dhuron mbarėsi e fat. Ajo ėshtė udhėrrėfyesja e jetės sonė. Tek "mbretėresha"  e   qiellit tonė  vallėzojnė s’bashku me hėnėn yjet e ėndrrat tona.  Vrapoj pas dritės sė argjend tė hėnės pėr ta kapur edhe unė, sepse aty  ėshtė  fati im, atje jam unė me ėndrrat e jetės sime!... Pa hėnėn e dritėn e saj, bota jonė do tė ishte e zbraztė dhe kaotike. Hėna ka mbi vete shumė mistere tė fshehta. Nga gjiri i saj, valėzojnė pėr te toka jonė ėndrrat e dashurisė sė jetės.!

            Po, kjo ėshtė e vėrtet, sepse shumė legjenda janė thėnė e shkruar  qė nga lashtėsia e gjer  sot pėr  "nėnėn e qiellit tonė" hėnėn! Sa bukur do tė ishte qė nė dorėn time tė kisha njė buqetė me lule tė arta nga drita e hėnės sonė!?  Vrapoj "fushės" sė  globit tonė pėr tė mbledhur njė tufė rrezesh  tė arta nga hėna jonė qė ato t’i vendos tek pragu i shtėpisė e t’u them "Tunjatjeta" edhe gjatė ditės....!  E lash gjumin e natės dhe vrapova nėpėr kontinente pėr t’u thėnė rrezeve tė argjendta tė hėnės se  jam me ju, sepse jeni juve tė parat qė flini ēdo natė me mua!.

             -E ku ka mė bukur, qė sapo bie mbrėmja, toka jonė vesh kostumin e argjend tė hėnės!

            Bie tė fle gjumė...! Qepallat e syve mbyllen ngadalė si dy kanata porte tė drunjtė tė lodhura nga pesha e kohės, apo nga lodhja e ditės; e mbulojnė dy "oqeanet" e qelqta pėr  tė pushuar nė valėn e dritės sė syve. Si njė anije me vela shpalosen  nė lundrim e sipėr edhe ėndrrat e mija tė pėrgjumura! Unė fle gjumė aty nė shtratin tim... bashkė me mua bien tė flenė edhe ėndrrat ...!  Marr frymė nė qetėsinė e natės, ku yjet rrinė roje pėr mua. E ndjej veten tė lehtė, si njė gjethe vjeshte qė ka humbur klorofilin e saj, e cila shkėputet nga dega e pemės pas njė flladi ere tė natės, e merr udhėn drejt ėndrrave tė jetės. Ja, edhe ajo ėndrra ime, atje te bregu i detit kaltėrosh ėshtė ulur e bisedon me dritėn e hėnės. Ajo e pėrqafon rrezen e argjend tė zbritur nga hėna Mbretėreshė, e bashkė me valėt e bardha tė detit buzėqeshin gėzueshėm e marrin fluturim drejt kupės sė qiellit me pulėbardhat pėr te Hėna!        

            -Sa bukur, - them me veten!

 

 

            ...Eci drejt gjurmėve qė lė pas drita e hėnės! Zgjas njėrėn dorė pėr ta kapur dritėn e saj. Ajo herė mė afrohet e herė mė largohet duke mė buzėqeshur ėmbėlsisht. Provoj edhe njė herė duke zgjatur duart drejt rrezeve tė argjendta, por mė kot. Ato vetėm mė buzėqeshin, e ashtu me butėsinė e tyre mė pėrkėdhelin trupin tim duke lėnė ngrohtėsinė e dashurisė nė "Oqeanin" e syve tė mi. Miliona petale tė bardha mirėsie bien nga kupa qiellore mbi tokėn tonė, nga rrezet e argjendta tė hėnės! Mbi kėllėfin e bardhė tė jastėkut ku fle gjumė; s’bashku me mua flenė edhe rrezet e  hėnės tė  cilat kanė hyrė nga dritarja e dhomės e bisedojnė ēdo natė me ėndrrat e mija. Me hėnėn bisedojmė ēdo natė tė gjithė ne, duke filluar nga njerėzit e gjithė gjallesat e tjera tė globit tonė. Te hėna Mbretėreshė, ngrihen e thyhen baticat e zbaticat e oqeaneve... por edhe ėndrrat tona jetėdhėnėse aty kanė zanafillėn e tyre! Jemi dashuruar me dritėn e hėnės tė gjithė ne, sepse drita e saj qė depėrton netėve tė errėta  mbi rruzullin tokėsor, ndikon fuqishėm  me valėt zanore drejtpėrdrejt nė qenien tonė tė jetės, duke lartėsuar vetėdijen dhe forcėn mendore me thurjen e gėrshetit tė ėndrrave nė hapėsirėn kozmike.

            E dua hėnėn, sepse ajo mė zgjon nga gjumi tė bukurat ėndrra! Si mos ta duash e tė shkruash qoftė edhe njė fjalė tė vetme pėr kėtė dritėjetėdhėnėse  qė i jep gjallesave tė globit, nga ku jemi edhe ne pjesėtarė tė saj!?

            Zgjohem nga gjumi me ėndrrėn e falur nga drita e hėnės. Sa bukur mė shfaqet para syve bota e ėndrrave!  Aty ėshtė gjithė qenia ime...!?  Pse jo, udhėrrėfyesja e jetės sime, por edhe e jotja, merr krahėt e shqiponjės e fluturon me dritėn e hėnės sė argjend duke thithur vesėn e mėngjesit e oksigjenin drejt hapėsirės qiellore pėr te hėna! Atje gjen qetėsinė trupi im, aty nė gjirin e hėnės sė argjend flenė ėndrrat tona. Thėrrmijat e trupit tim janė gatuar edhe me dritėargjendtėn e hėnės Mbretėreshė qė na bėn roje atje nė qiell. Ah, hėna jonė, qė veē puthjes tėnde nga rrezet qė hedh si vello nusėrie mbi tokėn tonė, edhe unė preka  me ėndrrėn time trupin tėnd me plot mistere jete qė na dhuron kėtu nė tokė! Tė erdha njė ditė aty me ėndrrėn time pas kaq shekujsh, e u ula nė "gjirin" tėnd ku piva sisėn e argjend tė jetės sonė. Ashtu nė heshtje, edhe ti mė pėrqafove fortė nga malli i thellėsive tė shekujve duke mė thėnė "Eja o njeri i mirė tė kuvendojmė kėtu tė dy sepse je shėmbėlltyra e imja dritėjete qė dole nga drita e argjend e imja!"

             -Me hėnėn u pėrqafova dhe ėndrrat morėn udhėn e jetės.

            Nė parmakun e dritares sime, prapė do vijė nesėr drita e hėnės, do  tė ulet e do bisedojė me mua, pastaj qetėsisht do flemė nė livadhin e bukur tė ėndrrave, ...do kuvendojmė gjatė ku hėna me dritėzat e saja pėrcjell fat, lumturi pėr tė gjithė ne. Prandaj e adhurojmė Hėnėn!

 

Durrės, 06 shtator 2015