 |
Hypnoz - Zoti i gjumit nė mitologjinė greke |
Tė gjitha lėmitė tė
definuara shkencore (empirike), burimin e kanė nė paragjykimet, besėtytnitė
etj, me njė fjalė, nė magjitė e ndryshme. Hipnoza nė kėtė rrafsh, edhe pse
e pranuar shkencėrisht, edhe sot e kėsaj dite nuk ėshtė liruar plotėsisht
nga sharlatanizmat, absurditetet dhe keqkuptimet.
Fenomenet e hipnozės,
padyshim janė tė njohura pėr njerėzimin qė nga kohėt mė tė lashta, pasi
pėr to ekzistojnė tė dhėna historike dhe zakonisht janė shfrytėzuar pėr
nevoja fetare e mjekėsore.
Shėnimet e ruajtura nga popujt e lashtė qė
jetonin rreth lumenjve Efurat dhe Tigėr, tregojnė se populli mė i vjetėr, i
njohur pėr kulturė nė botė - Sumerėt, qysh 4000 vjet p.e.r. e kanė njohur
hipnozėn dhe janė shėrbyer me tė.
Gjithashtu ėshtė i
njohur edhe miti pėr Eskulapin, i cili te sėmurit i shėronte nė atė mėnyrė,
qė sė bashku me barėrat popullore, u pėshpėriste nė vesh fjalė sekrete
magjike.

|
Nė Indi, Asiri dhe nė
vendet e tjera tė Lindjes sė Largėt, hipnoza pėrdorej kryesisht pėr tė
rritur rolin e fesė nė masat e gjėra tė popullit. Si klerik pranohej vetėm
ai qė zotėronte nė mėnyrė tė mjaftueshme hipnozėn. Gjatė ceremonive fetare,
predikuesit e fesė duke folur kryenin veprime tė ēuditshme me anė tė
duarve; bėrtisnin kur i lexonin librat e shenjtė dhe nė kėtė mėnyrė
arrinin ti sugjestiononin dėgjuesit, apo edhe ta hipnotizonin ndonjėrin
prej tyre, i cili pastaj kthehej nė njė kukull qė u nėnshtrohej verbėrisht
urdhrave tė klerikut. Tė tjerėt mund tė humbisnin zėrin, tu paralizoheshin
kėmbėt etj. Ngjarjet e tilla, natyrisht, i magjepsnin tė gjithė tė
pranishmit, e sidomos ata qė hipnotizoheshin. Nė kėtė mėnyrė pėrhapej dhe
forcohej bindja nė masat e gjėra tė popullit, se klerikėt ishin tė pajisur
me forca tė mbinatyrshme. Njė besim tipik mbizotėron edhe sot nė mesin e
besimtarėve Sufit.
 |
Nė Egjiptin e Vjetėr, gjithashtu ėshtė
pėrdorur hipnoza si metodė terapeutike. Nė papirusin e vjetėr, 3000 vjet
p.e.r., i ashtuquajturi Papirusi i Ebersonit, janė pėrshkruar metoda me
tė cilat janė shėruar njerėzit, e qė sjanė gjė tjetėr, pos metoda tė
hipnozės. Klerikėt egjiptas njėherit ishin edhe si mjekė popullor. Pėr
hiponotizimin e tė sėmurėve ata pėrdornin njė pllakė tė shndritshme
metalike, qė ia vinin tė sėmurit para syve, pėr tia lodhur sytė (kjo
metodė e fiksimit pėrdoret edhe sot), si dhe metodėn e tė pėrshkuarit me
duar nėpėr trupin e tė sėmurit, tė pėrcjellė me fjalė tė posaēme magjike.
Kėshtu ėshtė e njohur thėnia, qė figuron nė njė dokument tė vjetėr
egjiptas: ...vendosi nė tė pėllėmbėt e duarve qė tia qetėsosh dhembjet
dhe thuaj se do tė shėrohet.
Asokohe kanė ekzistuar
edhe faltore, ku tė sėmurit kanė kaluar natėn duke ju lutur Zotit qė ti
shėrojė. Mė e njohura ka qenė faltorja e Serapsit nė Kanape dhe faltorja e
Izdinit.
Hipnozėn e kanė njohur
edhe grekėt e vjetėr si gjumė i faltores. Ata, tė cilėt shkonin pėr tu
shėruar (pėr tė fjetur) nė faltore, duhet tė pėrgatiteshin nėpėrmjet
dietave dhe ritualeve tė ndryshme, pėr tu arritur gjumi hipnotik - Atėherė
klerikėt (deri sa ata flinin) u afroheshin dhe u pėshpėritnin atyre
sugjestionet e caktuara, e qė ata, nėn ndikimin e atmosferės sė faltorės
dhe besimit nė tė, tė aktivizonin forcėn e tyre shėruese. Para se tė binin
pėr tė fjetur, tė sėmurėt kėshilloheshin, se duhet tu pėrmbahen dhe ti
kryejnė tė gjitha veprimet qė Zoti do tua thotė gjatė gjumit. Tė
nesėrmen, kur ata zgjoheshin, klerikėt ua interpretonin ėndrrat dhe i
kėshillonin edhe njėherė seriozisht se duhet ti pėrmbahen vullnetit tė
Zotit, nė qoftė se dėshironin tė shėroheshin.
Pasi nė atė kohė, sikurse edhe sot, disa njerėz
nuk i nėnshtrohen sugjestionit hipnotik, nė shumė faltore, arritja e
gjendjes hipnotike bėhej nėpėrmjet bimėve tė caktuara narkotike.
Ndikimi i njė individi mbi tjetrin dhe vėnia nė
gjumė pėr qėllime mjekuese, njihej edhe nga populli i vjetėr romak.
Shkrimtarėt romakė, Marciali, Apuleu dhe Plauti, njihnin metoda pėr ti vėnė
nė gjumė njerėzit, veēanėrisht metodėn e prekjės sė trupit me duar, e
shoqėruar kjo edhe me lutje e fjalė magjike.
Metoda e hipnozės nė formė tė gjumit tė
faltorės u praktikua deri kah mesi i shekullit tė gjashtė. Mė pas kėtė
metodė, gjithnjė e mė shumė, filluan ta pėrdorin murgjit kristianė, duke
arritur shėrime tė ēuditshme me anė tė lutjeve, ujit tė bekuar, prekjes me
anė tė duarve e metodave tjera.
Me kėto rituale u morėn edhe mbretėrit, si dhe
vetė Papa. Nė Dhiatėn e Re mund tė lexojmė: Do ti vendos duart nė tė
sėmuritė dhe ata do tė ndihen mė mirė...
Hipnoza, posaēėrisht u praktikua nė Indi.
Jogistėt indianė, me qėllime tė posaēme religjioze, kanė provokuar nė
vetvete gjendje tė njėjtė si tė gjumit. Atė gjendje e kanė arritur duke e
vėshtruar njė objekt me shikim tė fiksuar, deri sa u lotonin sytė. Ata, nė
fakt, provokonin gjendje autohipnotike, dhe pastaj me forcėn habitėse tė
vullnetit tė tyre, demonstronin fenomene tė ndryshme, qė edhe sot e kėsaj
dite janė tė pashpjegueshme.
Nė mesjetė, shfaqjet e ndryshme tė hipnozės
filluan tė shpjegohen nė mėnyrė mistike, metafizike e fetare, si futje e
djallit nė trupin e njeriut, dhe nėn kėtė pretekst fillon edhe gjuetia e
shtrigave. Klerikėt kudo gjurmonin tė djallėzuarit (tė pushtuarit nga
djalli); mėkatarėt qė ia kishin shitur shpirtin djallit. Tė dyshimtėt
torturoheshin nė mėnyra tė ndryshme, qė tė pohonin bashkimin me frymėn e
keqe. Pėr ta vėrtetuar bashkėpunimin me djallin, tė dyshimtėt (sidomos
gratė), hidheshin nė ujė (lumė) me kėmbė dhe duar tė lidhura.
Nė qoftė se ata fundoseshin atėherė ishin tė
pastėr, e nė qoftė se rrinin mbi sipėrfaqe, vėrtetohej njė bashkėpunim i
tillė dhe pastaj pasonin ndėshkimet duke i djegur pėr sė gjalli, nė mėnyrė
qė bashkė me trupin e mekatarit-ės tė bėhej hi edhe djalli (demoni).
Pavarėsisht se ēfarė ėshtė objekti i besimit
tuaj, qoftė i vėrtetė qoftė i imagjinuar, do tė arrini rezultat tė njėjtė.
Kėta rreshta qė i ka shkruar natyralisti dhe mjeku Theophrastus Bombastus
nga Honhenheimi (1493-1541), i njohur me emrin humanitar Paracelsus, disa
shekuj mė parė, na i vėrteton sot psikologjia moderne. Paracelsusi ndėr tė
parėt u mor me ndikimin e poleve magnetike nė organizmin e njeriut. Ai
vėrtetoi se agjensi vendimtar i shėrimeve tė pėrgjithshme ėshtė mjeku i
brendshėm, pra vetė besimi.
|