Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegëza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZËRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRË

ZËRI I AMERIKËS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHËNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime 3 - HISTORI SPIRITUALE (2)

https://explorerunivers.albanianforum.net

       HISTORI SPIRITUALE (2)

 

"Kur dy njerëz janë të zemëruar kundër njëri-tjetrit, dy zemrat e tyre largohet shumë nga njëra-tjetra. Për të mbuluar distancën ata duhet që të bërtasin që të dëgjohen. Dhe sa më shumë që janë të zemëruar, aq më shumë ata duhet të bërtasin me zë të lartë për shkak se distanca është edhe më e madhe."

 

 

 

Një ditë, një nxënës sufi po ecte i vetëm në shkretëtirë. Nata po binte dhe përpara tij dalloi një grup njerëzish të hipur mbi kuaj që po shkonin drejt tij.

Imagjinata filloi t’i punonte dhe filloi të frikësohej se mund ta grabisnin, apo edhe ta dorëzonin në ushtri. Aq e madhe ishte frika saqë u shtri në një gur dhe po shtirej si i vdekur.

Udhëtarët, të pafajshëm u bën kurioz nga ky veprim i tij, dhe ju afruan. Kur e panë që nuk po lëvizte, njëri nga udhëtarët e pyet:

"Ke nevoje për ndihmë?"

Sufisti e kuptoi gabimin që kishte bere dhe përgjigjet:

"Shiko, është me e komplikuar nga ç’duket. Unë jam këtu për shkakun tuaj. Ndërsa ju, ju jeni këtu për shkakun tim."

 

 

 

 

Një ditë, një i urtë Hindu i cili shkonte në Gangë për t’u larë, pa në një breg, njerëz të së njëjtës familje që ulërinin ndaj njëri-tjetrit, të mbushur nga zemërimi.

Duke parë këtë, ai buzëqeshi, iu kthye dishepujve të tij dhe i pyeti ata:

"A e dini pse njerëzit e zemëruar bërtasin mbi njëri-tjetrin?”

Dishepujt menduan një moment, pastaj njëri prej tyre tha:

"Kjo është për shkak se kanë humbur qetësinë e tyre dhe shajnë".

"Por - tha njeriu i shenjtë - nuk kanë nevojë të bërtasin, sepse janë shumë afër mes vete, mund të shprehin në mënyrë të përkryer atë çfarë kanë për të thënë, me një ton të butë. "

Dishepujt u futën në mendime dhe gjetën disa përgjigje, por asnjëra nuk ishte e kënaqshme.

Në fund, njeriu i shenjtë u tha atyre:

"Kur dy njerëz janë të zemëruar kundër njëri-tjetrit, dy zemrat e tyre largohet shumë nga njëra-tjetra. Për të mbuluar distancën ata duhet që të bërtasin që të dëgjohen. Dhe sa më shumë që janë të zemëruar, aq më shumë ata duhet të bërtasin me zë të lartë për shkak se distanca është edhe më e madhe."

"Merrni njerëzit e dashuruar - vazhdoi ai - ata flasin me zë të ultë, ata murmurisin sepse zemrat e tyre janë shumë afër me njëra-tjetrën, dhe distanca është minimale. Gjithashtu, shpesh edhe nuk flasim fare; mjafton shikimi."

Ai i shikoi dishepujt e vet dhe tha:

"Pra, kur ju të bisedoni me dikë, mos lejoni që zemra juaj të largohet nga njëra-tjetra, përndryshe do të vijë një ditë kur distanca do jetë aq e madhe sa që ju nuk do e gjeni më rrugën e kthimit."

 

 

 

 

Një djalë i ri fliste gjithmonë keq për sufitë. Një ditë, një sufi hoqi nga dora unazën e tij, ia dha në dore dhe i thotë:

"Shko në treg, dhe shite këtë unaze për një dollar."

Djaloshi shkoi në treg, por asnjëri nuk dha me shumë se 10 cent për atë unaze. Kthehet dhe ritakon përsëri sufin.

"Tani dërgoje unazën në argjendari dhe pyet sa do ta vlerësojnë" - thotë sufi.

Argjendaritë e vlerësonin unazën 100 dollar.

Kthehet dhe i habitur për çmimin e njofton sufin!

Atëherë sufia i thotë:

"Djalosh, ti di aq shumë për sufitë, aq sa personat në treg dinin rreth unazës".

 

 

 

 

Gjatë shekullit të shkuar një turist amerikan vizitoi një Yogi të famshëm indian. Ai u çudit kur pa që shtëpia e Yogit ishte vetëm një dhomë e thjeshtë e mbushur me libra. Të vetmet orendi që kishte ishte një qilim dhe një llambë me gaz.

"Yogi Ji, ku janë mobilet?" - pyeti turisti.

"Ku janë të tuat?" - u përgjigj Yogi.

"Të miat? Por unë jam vizitor këtu."

"Vizitor jam dhe unë" - u përgjigj Yogi.

 

 

 

 

Një natë Faridi, një mistik sufi, ëndërron sikur me fuqinë e Zotit shkon të vizitojë parajsën. E gjithë parajsa ishte zbukuruar! Miliona drita dhe lule nga të gjitha anët, kishte festë dhe muzikë.

Ai pyet:

"Çfarë po ndodh kështu?"

I përgjigjen:

"Sot është ditëlindja e Zotit dhe ne po festojmë. Ke ardhur në momentin e duhur."

Hipën sipër një peme të shikoje, sepse një parade e madhe po kalonte në rruge. Shikon një burrë të hipur mbi kalë dhe pyet:

"Kush është ai njeri?"

I përgjigjen:

"Nuk e njeh?! Ai është i madhërishmi Muhammed."

Më pas shikon miliona njerëz që po i shkonin pas tij, dhe përsëri pyet:

"Po ato njerëz kush janë?"

I përgjigjen: "Ata janë ndjekësit e Muhammedit."

E më pas kalon Jesusi, dhe miliona e ndjekin nga pas. Më pas kalon Krishna me kalin e tij mbretëror, dhe përsëri miliona njerëz e ndjekin nga pas. E kështu procesi vazhdon e vazhdon...

Në fund kalon një burrë i moshuar me gomarin e tij e tij të plakur. Dhe asnjeri nuk po e ndjek nga pas. Ecën i vetëm.

Faridi fillon të qesh me të madhe nga kjo situatë paradoksale: asnjë nuk e ndiqte nga pas të moshuarin. Pse po ecte ai plakush me gomarin e tij? Vendos t’i afrohet dhe e pyet:

"Kush je ti zotëri? Kam parë Muhammedin, Jesusin, Buddhen, Krishnan – po ti kush je? Dukesh si shaka. Dhe aq me teper që asnjeri nuk po të ndjek ty."

Plaku i moshuar ishte shumë i mërzitur, i thotë:

"Po, unë jam Zoti. Kjo është ditëlindja ime. Por disa njerëz janë bërë Muhammedianë, disa Kristianë, disa Hindu, e disa Buddhistë - nuk ka mbetur me njeri të qëndroje me mua.

 

 

 

 

Një njeri që po kërkonte Perëndinë. Ju afrua një njeriu të mençur dhe i tha:

-Dua të gjej rrugën për tek Perëndia. Të lutem më ndihmo!

I mençuri e pa me kujdes dhe ju përgjigj:

- Më thuaj, a ke dashur ndonjëherë ndonjë njeri?

- Nuk më interesojnë njerëzit. Unë dua të shkoj drejtpërdrejtë tek Perëndia!

- Të lutem kujtohu, a ke dashur me zemër ndonjëherë, ndonjë femër, fëmijë apo ndonjë njeri tjetër?

- Unë të thashë se nuk jam një njeri i thjeshtë. Jam një njeri që po kërkon rrugën për të shkuar tek Perëndia. Të tjerat nuk më interesojnë fare. Nuk kam dashur kurrë asnjeri.

Sytë e të mençurit u mbushën me një trishtim të thellë. Në vijim ju përgjigj njeriut:

- Është e pamundur për ty që ta gjesh atë rrugë. Fillimisht duhet të mësosh të duash ndonjë njeri. Ky është hapi i parë drejt Perëndisë. Ti po më pyet për hapin e fundit, ndërsa ende nuk ke bërë as të parin. Shko dhe mëso të duash të tjerët!

 

 

 

 

Një ditë, një njeri i pasur, vendos të çojë djalin e tij të vetëm në fshat, që ai të kuptonte, se sa me fat ishin kundrejt njerëzve të thjeshtë dhe të varfër... Ata kaluan një ditë dhe një natë si mysafirë në një familje fshatare të varfër, të cilët jetonin në një fermë të vogël.

Pas kthimit nga fshati babai e pyet të birin:

-Si ishte udhëtimi?

-Shumë i mirë baba.

-E vërejte se si jetonin njerëzit e varfër? Çfarë mësove biri im?

Djaloshi:

-Unë pashë se në shtëpinë tonë ne kemi dy qen, ndërsa ata kanë katër. Ne kemi një pishinë që na ka zënë gjysmën e sipërfaqes së kopshtit, ndërsa ata një lumë që nuk ka të mbaruar. Ne kemi një verandë të mbuluar dhe të ndriçuar me dritë elektrike, ata kanë diellin dhe hënën. Kopshti ynë mbaron te porta e hyrjes së shtëpisë, ndërsa ata kanë një pyll të tërë.

Së fundmi, për habinë e të atit ai shtoi:

-Babi, faleminderit që më bëre të kuptoj se sa të varfër jemi!

Çdo gjë varet nga mënyra se si ne shohim botën, nëse jemi të varfër në shpirt, s'kemi asgjë...!!!

 

 

 

 

Ishte një guru bashkë me nxënësin e tij. Nxënësi nuk kishte parë asnjëherë një lopë me sy, dhe as nuk kishte provuar qumështin e saj, por kishte lexuar në libra që qumështi është shumë i mire dhe e pyet gurun:

-"Di ndonjë gjë rreth lopës?"

-"Po"- përgjigjet guru.

-"A do të më shpjegosh si duket?" - iu lut nxënësi.

Guru përgjigjet: "Një lope ka katër këmbë, nuk jeton në pyll, është një kafshe shtëpiake. Mund ta shikosh në fshat, prodhon një qumësht të mire, i cili është i shëndetshëm.

Dhe kështu i dha shumë informacione rreth lopës, sytë, veshët, këmbët, stomakun, brirët.

Nxënësi me pas shkoi në fshat dhe atje gjeti një statuje lopë, dhe dikush që po pikturonte kishte lënë aty afër një kove plot me bojë.

Nxënësi e pa lopën dhe pasi u bind përfundimisht që ajo ishte një lopë, kur pa dhe bojën afër tha me vete:

-"Kjo është lopa, dhe ky me siguri duhet të jetë qumështi i saj."Dhe filloi ta pinte. Por menjëherë filloi të bërtiste nga dhimbja dhe e dërguan në spital.

Kur guru e vizitoi në spital pyeti:

-"Çfarë të ndodhi?"

Guru, ti nuk di asgjë për lopët, të gjitha mi the të gabuara - u përgjigj nxënësi.

-"Më thuaj çfarë ndodhi" -tha përsëri guru dhe nxënësi ja shpjegoi.

-"A e ke mjelë vetë lopën? " -pyeti guru.

-"Jo!" -u përgjigj nxënësi.

-"Prandaj je në këtë bela. Për sa kohe të mbështetësh tek ajo që thonë të tjerët nuk do ta zbulosh dot të vërtetën që do të të çlirojë" -përgjigjet guru.

 

 

 

 

Një ditë, në një fshat të largët, një gomar që po ecte bie në një gropë, që aksidentalisht fshatari e kishte lënë pa mbuluar. Kafsha qau me dënesë për orë të tëra ndërsa fermeri po vendoste se çfarë të bënte me të. Ishte shumë i  rende për t’u tërhequr lart. Si e mendoi mirë vendosi që ta mbulonte me dhe. Kafsha tashme ishte plakur, shpejt do të vdiste gjithsesi.

Fshatari ftoi të gjithë komshinjtë që ta ndihmojnë me groposjen. Të gjithë rrëmbyen nga një lopatë dhe filluan t’i hidhnin dhe. Gomari e kuptoi se çfarë po ndodhte dhe filloi të qante i tmerruar. Por më vonë, për çudinë e të gjithëve, pushoi!

Pas disa lopatave, fermeri shikoi poshtë në grope dhe u mahnit nga ajo që pa. Pas çdo lopatë që i hidhej gomarit, gomari e shkundte atë dhe ngjitej lartë.

Sa më shumë që fshatarët hidhnin dhe sipër, aq më shumë ngjitej lartë dhe në fund të gjithë e panë gomarin të ngrihej nga gropa.

 

 

 

 

Një grua, sapo u zgjua nga gjumi, i tha burrit të saj:

-Sapo pashë në ëndërr sikur ti më dhurove një varëse floriri?  -Çfarë kuptimi ka?

Burri buzëqeshi dhe e puthi gruan e tij:

-Do të tregoj sonte në darkë, i pëshpëriti.

Në darkë burri erdhi me një pako të vogël në dore dhe ja dhuroi gruas. Ajo kërceu drejt burrit, rrëmbeu pakon dhe e përqafoi burrin fort.

Pastaj u ul në cep të divanit dhe filloi të hapë pakon ku gjeti një libër që shkruante: "Kuptimi i ëndrrave."