Askush smund
ta kuptojė njerėzimin pa kuptuar sė pari fenė e tij, sepse feja pėrfshin
jetėn e njeriut prej kohės mė tė lashtė.
(Ninuan
Suart)
Feja ka
qenė dhe mbetet njė temė madhore pėr mendimin njerėzor. Ndjenja fetare ėshtė
instinkt i natyrshėm i njeriut dhe ai u shfaq qė nga kohėt mė tė lashta.
Ernest Renana nė librin e tij Historia e feve, thotė: Mund tė
ndodhė tė pakėsohet ēdo gjė qė ne dėshirojmė, tė dobėsohet mendja, tė
stagnojė shkenca dhe tė menduarit, tė zvogėlohet entuziazmi i njeriut pėr
pėrdorimin e lirive tė njeriut. Mirėpo ėshtė e pamundur tė pėrfytyrojmė
mėnjanimin e fesė nė shoqėri apo pezullimin e dukurisė sė bindjes fetare.
Kėtė mė sė miri e vėrtetoi dėshtimi i materializmit qė nuk pati sukses tė
bindė shoqėrinė me teoritė dhe konceptet e tij, sepse njeriu me instinktin
e tij tė natyrshėm orvatet tė ngrihet mbi botėn e materies, tė plotėsojė
nevojat e tij shpirtėrore dhe intuitive. Besimi i sjell njeriut qetėsinė,
i zvogėlon streset, tenton ta pajtojė me realitetin, sado i hidhur qoftė
ai, i ushqen shpresėn pėr diēka mė tė mirė, e largon nga hakmarrja, i
forcon mbi tė gjitha ndjenjėn e drejtėsisė, duke goditur egoizmin, burimin
e tė gjitha tė kėqijave sociale.
Hulumtimet
dhe studimet e fesė tek ne janė ende nė shkallėn fillestare. Aty-kėtu
kemi ndonjė vlerėsim mė tepėr nė nivel intuitiv, sipas njohurive tė pakta
dhe sipėrfaqėsore, shpeshherė edhe tė ngarkuara me pėrcaktime e vlerėsime
ideologjike, politike e fetare, pa ndonjė shqyrtim ndėrdisiplinor dhe
shkencor.
Kjo edhe sot e vėshtirėson vlerėsimin fetar tė popullit shqiptar, nė kėtė
gjendje tė ndėrlikuar politike, ekonomike, sociale, kulturore e fetare. Vlen
tė theksohet se ndėr shqiptarėt deri mė tash bartėset e vetme tė jetės
fetare janė bashkėsitė fetare, qofshin ato islame apo tė krishtera.
Institucionet e tjera kombėtare deri tani nuk kanė treguar ndonjė interesim
tė veēantė ndaj fesė dhe avancimit tė saj. Pėr kėtė arsye, vetiu shtrohet
pyetja: Ēfarė roli a rėndėsie ka pasur dhe duhet tė ketė feja te populli
shqiptar? Kjo do shikuar nga shumė kėndvėshtrime, nė radhė tė parė nga ai
historik, sociologjik, psikologjik, kulturor dhe moral. Askush smund
ta kuptojė njerėzimin pa kuptuar sė pari fenė e tij
, sepse feja pėrfshin
jetėn e njeriut prej kohės mė tė lashtė.
Roli i fesė
ndėr shqiptarėt
Nėse i
hedhim njė vėshtrim rolit tė fesė ndėr shqiptarėt, do tė shohim se feja ka
luajtur rol pozitiv gjatė historisė. Pėr kėtė, meritė tė veēantė kanė
prijėsit e fesė, tė cilėt ishin nė nivel tė misionit tė tyre dhe nuk lejuan
keqinterpretimin e parimeve fetare. Bashkekzistenca par exellence
trikonfesionale ndėr shqiptarėt, e verifikuar ndėr shekuj, me njė ekumenizėm
dhe dialog shembullor, ėshtė shtyllė e qytetėrimit shqiptar.
Multikonfesionaliteti ėshtė njė proces i pėrfunduar historik, prandaj
shqiptarėt evropianė nuk kanė drojė se mund tė ballafaqohen me thyerje
tė reja dhe konvertime fetare. Fundja, pėr shqiptarėt
trikonfesionaliteti paraqet njė begati tė trashėgimisė shpirtėrore dhe
mendore. Nuk mund tė mohohet roli i kulturės kristiane nė krijimin dhe
ruajtjen e individualitetit shqiptar tė kulturės dhe gjuhės, siē nuk mund
tė mohohet roli i kulturės islame nė ruajtjen e qenies kolektive shqiptare.
Prandaj, pėrkatėsia fetare tradicionale ndėr shqiptarėt duhet konsideruar si
vlerė qytetėruese, kulturore, por edhe kombėtare, e cila duhet kultivuar e
avancuar nė tė gjitha shtresat e popullatės dhe pėr kėtė kontributin e
tyre duhet ta japin tė gjitha institucionet tona kombėtare.
Nuk ka
dyshim se sundimi gjysmėshekullor komunist te shqiptarėt dėmtoi nė njė masė
tė madhe ēėshtjen fetare, sidomos nė Shqipėri. Pėr kėtė shkak, me fillimin e
procesit tė demokratizimit tė saj, aty nxituan misionarė nga tė gjitha anėt
e botės, sepse mendonin se Shqipėria ishte terren i pėrshtatshėm pėr
pėrhapjen e propagandės fetare, sepse aty shqiptarėt e nė mėnyrė tė veēantė
rinia, kishin humbur identitetin fetar gjatė periudhės sė diktaturės sė
regjimit komunist, i cili bėnte shpėlarjen e trurit nga besimet fetare, duke
edukuar popullin nė frymėn ateiste.
Feja ėshtė
trajtuar si formė e vetėdijes konservatore e reaksionare, si opium pėr
popullin dhe si e tillė, ėshtė luftuar nė mėnyra tė ndryshme, duke
varfėruar shpirtėsinė e njeriut. Pėr fat tė keq, kjo frymė ateizmi ishte
pėrhapur edhe nė Kosovė, nė mėnyrė tė veēantė, mes intelegjencės. Nė kėtė
mėnyrė, ateizmi iu hakmor popullit shqiptar dhe po i hakmerret edhe sot e
kėsaj dite. Ende janė tė freskėta pamjet e vėrshimit tė ambasadave tė huaja
nė Tiranė, si dhe fluksi i madh i refugjatėve shqiptarė, dėshira e vetme
e tė cilėve ishte tė largoheshin nga Shqipėria dhe tė merrnin botėn nė sy.

Cili
ėshtė identiteti fetar i shqiptarėve?
Shqiptarėt
gjatė historisė sė tyre tė gjatė nuk kanė treguar ndonjė lloj fanatizmi tė
tepruar pėr pėrkatėsitė e tyre fetare. Ata tradicionalisht ishin tolerantė
nė aspektin fetar. Kėtė e kanė vėrtetuar edhe shumė autorė tė huaj, tė cilėt
janė marrė me ēėshtjen shqiptare. Ky realitet vihet nė pah edhe nė kohėt e
sotme. Nė njė raport tė Grupit Ndėrkombėtar tė Krizės, me titull Feja nė
Kosovė
tė 31 janarit 2001, rreth rolit tė fesė nė konfliktin nė Kosovė, pėrveē tė
tjerash, thuhet: Shqiptarėt e Kosovės nuk e identifikojnė identitetin
e tyre fetar nėpėrmjet pėrkatėsisė fetare, por atė e bėjnė nėpėrmjet gjuhės
dhe kanė njė qasje relativisht qetėsuese kundruall formave dhe veprimeve
tė fesė islame. As prijėsit e fesė islame dhe as feja islame nuk kanė
luajtur ndonjė rol vendimtar gjatė tetė vjetėve tė fushatės sė
rezistencės paqėsore, gjatė okupimit tė regjimit serb apo rezistencės sė
armatosur tė viteve 1998-99. Islami politik apo fundamentalizmi social,
terma kėto qė pėrmenden me respekt nė Lindjen e Mesme, kanė njė ndikim shumė
tė vogėl nė Kosovė.
Nė anėn
tjetėr, imazhi i serbėve tė Kosovės paraqitet nėpėrmjet panoramave tė
manastireve dhe kishave ortodokse serbe.
Njė pjesė e
intelegjencės shqiptare, duke u mbėshtetur nė paragjykimet qė Perėndimi
kishte nė tė kaluarėn ndaj Islamit, disi hezitojnė tė shprehin identitetin e
tyre fetar islam. Sa pėr ilustrim, presidenti i Kosovės, dr. Ibrahim
Rugova, i cili pėrfaqėson unitetin e njė populli me mbi 95% muslimanė,
deklaron se ai simbolikisht ėshtė musliman dhe sillet vazhdimisht brenda njė
universi simbolik kristian. Nė kėtė aspekt, duhet kuptuar edhe formimi i
Partisė Demokristiane, tė vetmes parti me konotacion fetar, edhe pse shumica
e anėtarėsisė sė saj janė tė besimit islam. Nė kėtė vazhdė, duhen kuptuar
edhe paraqitjet e liderėve partiakė, si dhe tė disa intelektualėve nė faqet
e shtypit tonė me deklarime, si: Do ti jap Tiranės shkėlqim perėndimor,
(Besnik Mustafaj, me rastin e zgjedhjeve lokale nė Shqipėri, Bota sot,
28/8/2000); Sami Repishti: Krishtėrimi, pararojė e hyrjes sė shqiptarėve
nė Evropė. (Drita, nr. 2-3, 149-150, viti XXIII); Me PSHD-nė nė Evropė,
me rastin e zgjedhjeve lokale tė PSHD-sė nė Kosovė; Vetėm Perėndimi mund
ti nxjerrė nė dritė vlerat tona kombėtare, dr. Engjėll Sedaj,
(Opinioni i tretė, nr. 4, 29/9/2000); Selia e Shenjtė shqiptarėt i
konsideron perėndimorė (Opinioni i tretė, nr. 3, 22/9/2000); Nga tė gjitha
gjėrat qė ka krijuar Zoti, mė e madhja ishte Nėnė Tereza, (Bota sot,
27/8/2000); Krishtėrimi, identitet shqiptar, (Rilindja, 4 janar 2001); Nė
Prishtinė tė ngrihet katedralja e identitetit tonė, (Rilindja, 24 mars
2001); Ku ėshtė kisha jonė?, (Ali Podrimja, Gazeta e Re, 28 janar 2001);
Shqiptarėt janė popull perėndimor, (Qerim Ujkani Interesi
nacional, nr. 8, 12 nėntor 2001), etj.
Nė anėn
tjetėr, kur nė shtypin tonė shkruhet pėr Islamin, fesė sė cilės i pėrkasin
shumica dėrrmuese e shqiptarėve, ku nuk vėrehen kurrfarė shenjash tė
ndonjė ekstremizmi, hasim nė titujt si vijon: Islami kulturė a rrezik?
(Java, nr. 36, 13 fruer 2003); Tradhtitė ndaj shtetit shqiptar, (dr.
Kajmak H. Deda, Opinioni i tretė, nr. 16, 3 tetor 2001), Rreziku i afėrm
i shqiptarėve muhamedanė, (Fjala e lirė, janar 1996); Fundamentalizmi
islamik nė Ballkan, (Stefan Shfarc, Kombi, 20 tetor 2000); Kėrcėnimi
islam pėr Shqipėrinė; Bijtė e rinj tė Allahut; Bij tė ndarė tė Allahut,
(Revista Klan, Tiranė); Konaqet e Bin Ladenit (Bota sot) etj.
Nga kėta
pak shembuj qė pėrmenda, mund tė sjellim pėrfundimin se nė momentin aktual,
fetė tona nuk kanė njė trajtim tė barabartė, si rezultat i faktorėve tė
jashtėm. Jemi dėshmitarė se shprehja publike e identitetit fetar tė njerėzve
publikė, qoftė nė Kosovė, Shqipėri, Maqedoni, Mal tė Zi apo nė diasporė,
vlen vetėm pėr ata tė pėrkatėsisė sė krishterė e jo edhe pėr ata tė
pėrkatėsisė islame. Sa pėr ilustrim mund tė marrim kryeministrin e
Shqipėrisė, Fatos Nano. Atė asgjė nuk e pengon qė ta bėjė martesėn nė kishė
para kryepeshkopit tė Kishės Ortodokse, Janullatos. Ndėrsa deri mė sot nuk
dimė se ndonjė nga figurat publike me pėrkatėsi islame tė ketė marrė pjesė
sė paku nė njė ceremoni fetare islame. Nė Kosovė disa nga figurat publike
praktikojnė pjesėmarrjen nė mesha me rastin e festave tė Kishės
katolike, por jo edhe nė xhami me rastin e faljes sė namazit tė Bajramit.
Nė anėn
tjetėr, nėse dikush nga intelektualėt tanė merr pjesė nė ndonjė ceremoni
fetare islame, gjė qė ėshtė e drejtė e ēdonjėrit, pėr fat tė keq, ai bėhet
objekt talljeje nga ana e shtypit tonė. Ky akt tregon nivelin e ulėt tė
kulturės sė njė pjese tė inteligjencies sonė. Sa pėr ilustrim, po pėrmend
vetėm dy shkrime: Lulet e verdha tė Xhenetit, (Bujku, tetor 1995), ku
kritikohen disa poetė pėr pjesėmarrje nė njė iftar, si dhe shkrimi i
Mehmet Krajės Miqtė e mi pelegrinė, (Koha ditore, 23 shkurt 2002).
Kėtu vlen
tė pėrmendim se Kėshilli Kombėtar Shqiptaro-Amerikan i kishte bėrė vėrejtje
senatores sė Nju Jorkut, Hillay Klinton, lidhur me komentet e saj ku kishte
pėrmendur mbrojtjen amerikane tė muslimanėve tė Kosovės, si fakt se SHBA
nuk ėshtė nė luftė me Botėn Islame. Kėshilli Kombėtar Shqiptaro-Amerikan
zonjės Klinton i kishte shkruar: Nė Kosovė dhe mė gjerė ka
shqiptarė qė janė katolikė, ortodoksė, hebrej dhe muslimanė. Prandaj,
shqiptarėt nuk e identifikojnė veten nga ndonjė religjion, por sipas
etnitetit tė tyre.
Nė vend tė
pėrmbylljes
Nga e
gjithė kjo qė u tha mund tė nxjerr kėto konkluzione:
E para: Inferioriteti i
tė qenit musliman ėshtė njė psikozė me synime tė dėmshme, si nė aspektin
fetar, ashtu edhe nė atė kombėtar. Prandaj ėshtė koha e fundit qė
inteligjenca jonė tė lirohet nga ky kompleks qė i ėshtė imponuar pėr shkak
tė mosnjohjes sė mjaftueshme me vlerat e larta qė predikon Islami.
E dyta: Tek
shumica e intelektualėve tanė, Islamizmi identifikohet si fe e Lindjes. Ata
harrojnė se edhe Krishtėrimi e ka burimin nė Lindje. Tė dyja fetė, nė
mėnyrėn e tyre, shprehin tė njėjtėn gjė: tė mos i gjunjėzohemi askujt
pėrveēse Zotit; njeriu tė dojė njeriun, tė ndryshojė egoizmin vetjak, tė
mos cenojė lumturinė e tė tjerėve dhe ti japė paqe e begati njerėzimit.
E treta: Ne
muslimanėt shqiptarė duhet tė jemi krenarė pėr pėrkatėsinė tonė fetare.
Nga radhėt e hoxhallarėve tanė kanė dalė jo pak patriotė pėr fatet e kombit,
midis tė cilėve mjafton tė pėrmendim muderriz Ymer efendi Prizrenin, kryetar
i Lidhjes sė Prizrenit dhe Haxhi Vehbi Dibrėn, i cili mė 1912 u zgjodh
kryetar i Pleqėrisė, organ konsultativ nė ndihmė tė Qeverisė sė Vlorės, me
tė drejtė tė zėvendėsonte kryeministrin Ismail Qemali kur mungonte.
E katėrta:
Ne shqiptarėt duhet tė kuptojmė se ushtrojmė besimin islam nė Evropė, tė
rrethuar nga shtete kristiane, gjė qė na detyron tė jemi pėrfaqėsues tė
denjė tė besimit islam.
E pesta: Publiku
evropian dhe ai perėndimor e kupton sot fenė nė mėnyrė demokratike, prandaj,
nėse edhe ne e kuptojmė fenė dhe rolin e saj nė shoqėri nė mėnyrė tė
qytetėruar, nuk duhet tė krijojmė inferioritet ndaj Evropės pėr cilėndo fe
tonėn.
Nga gjithė
sa u tha, besoj se intelektualėt tanė, nė tė ardhmen, ēėshtjes sė
identitetit fetar dhe atij islam nė veēanti, do ti qasen me njė maturi dhe
nė mėnyrė mė shkencore.
Don Lush Gjergji, Drita, nr. 6/91, f. 8.
Ninuan Suart, Religije svijeta, enciklopedijski prirucnik, f. 15.
Shih: Zėri (revistė javore), nr. 1564, 9 dhjetor 1995, f. 4, Prishtinė.
Religion in Kosova, International Crisis Group, 31 January 2001.
Pjesė nga libri : Shtresimet e identitetit kulturor
shqiptar
|