Bujarin, mjek i sapo diplomuar, ndryshe nga sa e priste, e
emėruan mjek nė Bregas, fshat i lokalitetit me te njėjtin emėr. Ambulanca,
njė ngrehinė me dy dhoma, gjendej nė qendrėn administrative. Aty ishin zyrat
e kooperativės bujqėsore, vatra e kulturės, shkolla shtatėvjeēare, menca dhe
njė dyqan shitblerje. Ngrehinat ishin vendosur nė plan katror, nė mes ishte
hapėsira bosh e sheshit dhe njė rrap i vjetėr, ku kishin vėnė ca stola druri
pėr pleqtė.
Bujarin qė sefte e thirrėn doktor dhe pati dyndje pacientėsh.
Qėlloi qė kartelėn e parė mjekėsore e hapi pėr Xhezmiun.
E quanin Xhezmiu i Vezikos, ngaqė i ati i vdekur e kishte lėnė
tė vogėl dhe e kishte rritur e ėma, Vezikua, qė e lidhi jetėn me tė dhe su
martua sė dyti. Shtat mesatar, i hajthėm e i brishtė, fytyrė tė hijshme,
syzi, flokė tė gjatė e tė dallgėzuar, ngjyrė lajthie me buzagazin qė si
shqitej nga ēereja, me vėshtrimin tė hapėrdarė, hedhur diku nė hapėsirė,
veshur me rrobe tė vjetra por tė pastra, ishte nga personat e zakonshėm qė
vinte te sheshi i fshatit. Mbante nėn sqetull njė libėr dhe shpesh fliste me
vete, por edhe me zogjtė, fluturat e lulet, me retė, qiellin e diellin, me
zė tė ultė. Njerėzit i shmangeshin. Mė sė shumti u vinte keq pėr tė dhe tė
shkretėn Veziko. Njėzet e dy vjeē, nė lule tė moshės. E keqja e kishte
gjetur kur ishte nė vitin e fundit tė Normales nė Elbasan. Ca thoshin nga tė
mėsuarit e tepėrt, ca nga njė dashuri e pafat, por askush nuk dinte gjė tė
saktė. Pėr ta ai ishte njė i marrė, mėndjeēartur.
Nuk i bėnte keq kujt. Qėllonte qė kishte ēaste kthjelltėsie dhe
biseda e tij ishte e kėndshme, dhe zėri melodioz, por mė sė shumti i hipte
dallga e marrėzisė dhe ai bėnte veprime tė pakontrolluara: sillej rrotull si
fugė, kėrcente me njė kėmbė, hidhej pupthi, kalėronte mbi njė shkop qė e
grahte me fshkull duke thirrur Hyja kuqo fliste me vete dhe thoshte
broēkulla tė pakuptueshme pėr tė tjerėt. Nė shesh nuk mungonin sehirxhinjtė,
djemuri, vajza e djem, nxėnėsit e shkollės ca pleq qė loznin domino. Me tė
zbaviteshin. Ata e nxisnin, e duartrokisnin e vėrshėllenin, e tallnin, por
Xhezmiu sdonte tė dinte pėr ta.
Atė paradite maji, nė ambulancė nuk kishte pacientė se njerėzia
ishin nė punė. Xhezmiu pėrshkoi sheshin dhe kur pa nga dera e hapur se nė
ambulancė ishte vetėm Bujari me ndihmės mjekun Ramadanin dhe infermiere
Shegėn, hyri Brenda pa droje si njė i njohur i hershėm.
-Kam leje doktor? - dhe pa pritur miratim, u ul nė karrige
pėrball Bujarit.
-Ētė reja na sjell Xhezo?
Sikur tė priste atė pyetje, Xhezmiu ia nisi ligjėratės sė tij:
- Lere, lere! E di doktor, qė bota popullohet nga pese miliard
budallenj dhe toka po humbet drejtpeshimin dhe ankohet se i rėndojnė. Unė i
ndjej rėnkimet e saj! Botės po i vjen fundi!
-Si kėshtu? Tė gjithė, edhe burrat edhe gratė, edhe drejtuesit,
udhėheqėsit, politikanėt dhe burrat e shteteve?
-Tė gjithė. E di se ēlojė bėjnė: gratė fusin shejtanin nė
shishe, burrat e nxjerrin. Pastaj ata deshtė pėrēorė qė i prijnė kopesė, e
kanė tė varur nė qafė zilen e budallait!
Bujari u step nga ajo qė dėgjoi dhe hodhi njė sy nga ndihmėsit e
tij, por ata ishin mėsuar me tė tilla broēkulla tė Xhezos dhe vetėm sa
buzėqeshėn.
-Po unė?
-Aha. Ti bėn pjesė nė ata budallenj qė i mbushin mendjen vetes
se janė tė menēur!
-Atėherė, pse vjen e vizitohesh te mua?
Xhezua u mendua pak, pastaj e dha pėrgjigjen.
-I mbyturi, pėr tė shpėtuar kapet edhe pas fillit tė kashtės.
-Po ti ku bėn pjese?
-Pėr mua thonė qė jam i marrė. - tha si tė donte tė shfajėsohej.
-Ku ėshtė dallimi?
-Ti duhet ta dish se je doktor. Budalla lind, i marrė bėhesh.
-Po tjetėr?
-Budallallėku ėshtė i trashėgushėm, nga prindi te fėmija, qė nga
Adami deri te ai qė lind kėtė cast. Po tė mos ishte budalla, nuk e hante
pemėn e ndaluar qė ta pėrzinin nga parajsa si langaraq. Marrėzia jo. Ajo
ėshtė sėmundje, por jo ngjitėse. Disa thonė se janė tė shkarė, tė rrjedhur,
ca tė tjerė se kanė ndonjė dėrrasė mangėt. Per mua thonė se i kam te trija!
-Budallenjtė flasin dhe bėjnė budallallėqe, tė marrėt marrėzira,
a nuk ėshtė njėsoj?
-Jo. Tė parėt e bėjnė me dashje, nga padituria dhe ligėsia, dhe
e keqja ėshtė qė tė tjerėt i besojnė. Ata bėjnė dėm. Tė dytėt
. Si ta them?
Nga ēartallosja e mendjes, por pa dėm se ata si besojnė.
Bujari po zbulonte ca gjėra tė reja te pacienti i tij dhe
vazhdoi me pyetje:
- Po ēmenduria?
-Ėshtė binjake me marrėzinė, por shperthyese, si dinamiti brėnda
granatės, rri e fjetur dhe plas kur i heq siguresėn. Bum! Ēmendurira bėjnė
edhe budallenjtė. A sjanė ēmenduri e lemerishme luftėrat e sotme? I dėgjon
bombat nė Vietnam: Bum! I shikon flakėt e zjarreve? E ndjen erėn e tymit dhe
tė shkrumbit? Janė pjellė e ēmendurisė.
-Tė dy palėt janė njėsoj tė rrezikshėm, apo jo?
-Mė tė rrezikshėm janė budallenjtė, sepse ata e dine veten pėr
tė menēur dhe duke qėnė tė gjithė tė tillė, e besojnė njėri-tjetrin. Me tė
marrėt gaxhiten dhe si beson njeri, e posa ata bėjnė ndonjė proēkė i mbyllin
nė ēmendinė.
-Mė kanė thėnė se ti spunon.
-E vėrtetė. Nuk bėj pjesė nė skllevėrit qė ndėrtojnė piramidėn.
Budallenjtė punojnė e ndėrtojnė. I ke parė si nisen nė mėngjes: vargan si
delet, u prin si dash pėrēor brigadieri, qė ėshtė mė budalla se ata dhe ato
qė i shkojnė pas. Tė ēmendurit shkatrrojnė.

Pėlhura e Penelopės.
Kalaja e Rozafės.
-Shiko se nuk po flet mirė!
-Si njė i marrė. Ēprisje tjetėr.
-Kij mendjen!
-Ku ta gjej? Kujt i hyn nė punė mendja gėnjen veten. Me mėndjen
gjen belanė. Mėndja tė merr nė qafė, tė le nė baltė. Tė shpije nė shtigje tė
pashkelur, nė botė ėndėrrash, pastaj tė pėrplas nė humnerė. Mėndja ėshtė
gjithmonė njė ēgėnjim. Bėn kala dhe bėn hata! Po pėr dreq, ēdo budallaj i
pėlqen mendja e tij. Tė marrit i flet gjuha para mendjes.
Ai heshti njė valė herė, pastaj vijoi:
-Do njė fjalė tė menēur? E di ēėshtė njė i marrė: ai qė kėrkon
tė dijė ndryshimin midis asaj qė ishte dhe asaj se kush ėshtė. Kjo e dyta
i duket mė e mirė dhe ndjehet rehat!
Nė derėn e hapur tė ambulancės me parė hyri hija pastaj personi
qė e pasonte. Ishte i plotfuqishmi i zonės, Zalua, i veshur ushtarak, por pa
grada.
-Doktor, paske vizitorė. Tė ka nderuar me praninė e tij Mbreti i
tė Marrėve. Si vizitor apo si pacient? -Ai i hodhi njė vėshtrim asgjėsues
Xhezmiut, u ngėrdhesh dhe i shkeli syrin doktorit.
-Kujdes se do tė vėngėrohet syri. Unė edhe po tė dua, se fsheh
kush jam: njė i marrė e aq, por ti pse se pranon qė je Mbreti i
Peshkatarėve, qė peshkon njerėz nė ujrat e turbullta. Ka zėnė gjė sot grepi?
Zalua u skėrmit dhe kėrceu vendit si t a kishte pickuar
gjarpri.
-Kafsho gjuhėn kur flet me mua, se stė shpėton as perėndia as
marrėzia.
Ra heshtje. Doktori shkoi nė kthinėn pas pėr tė parė
sterilizatorin ku kish vėnė ca instrumenta. Xhezmiu u ngurtėsua dhe u
kruspullos si kėrmilli brenda guackės, nga fytyra i iku ajo buzėqeshja e
pafajshme. E ndjente se rrezikun e kishte afėr.
Fol o mur, fol o gur!
-Doktor, bėfsh ditėn e mirė-tha Xhezmiu qė u ngrit tė vazhdoi me
qetėsuesit qė mė ke dhėnė dhe kamomilin nė darkė? Pasi mori pėrgjigjen qė
priste, ai thumboi Zalon: -gjueti tė mbarė o peshkatar dhe iku.
Kur u kthye mjeku, Zalua u dystua, nxori paketėn diamant dhe pa
kėrkuar lejė ndezi njė cigare.
-Xhezmiu nuk ėshtė i marrė. Do dhe bėn, hiqet si shejtan budalla
qė tė mos punojė. Ėshtė njė parazit. E ke vėnė re, nė ato qė thotė, vetėm
tallet e pėrqesh kėdo e pa dallim. Vė nė lojė edhe udhėheqjen e partisė e tė
shtetit. Pse nuk i shkojnė ndėr mend gjėra tė mira por vetėm prapėsira. Ti
si thua?
-Nė kartelėn e lėshuar nga komisjoni mjeko-ligjor thuhet se ai
vuan nga shrregullime mendore kronike dhe kriza periodike. I besoj
profesionalizmit tė tyre. Pastaj ai ka qėndruar gjatė pėr kurim nė pavionin
e psikiatrisė nė Tiranė.
-Ēfarė tė tha sot? I pėrmendi ata pesė milliard budallenjtė?
Bujari e nuhati se Zalua deshi tė blinte gjėsendi prej tij dhe i
shkau pyetjes.
-Po merresha me punė dhe nuk pata kohė, por dėgjova se kishte
biseduar me lulet, ishte zemėruar me njė zog qė kishte gėlltitur njė flutur,
i kishte gjuajtur me gurė njė qeni qė lehte e nuk pushonte, qė kishte hequr
pėr dore Bilal qorrin, pastaj recitoi njė vjershė ēapraze qė e kishte bėrė
vetė.
-E mban mend?
-E mbaj se mu duk pa kuptim: Arabi moj Arabi/piqet buka nė
sini/Arabia vend borgjez/kėndon gjeli nė qymez!
Zalo finoku e nuhati qė mjeku po i thoshte broēkulla, por e ngau
bisedėn mė tej.
-Xhezmiut tė marrė po i mblidhet lėmshi, po i kopsitet dosja.
Paēka se nuk ėshtė sherrxhi dhe agresiv. Ato qė thotė lart e poshtė me
dykuptimėsinė dhe marrėzitė e tyre janė tėrė helm e armiqsore, trazojnė
shpirtrat e njerėzve dhe e shpien ujin nė mullirin e armikut. Bėn mirė tė
mos e qasėsh nė ambulancė. E dimė qė je nga familje e mirė dhe mos harro qė
partia tė ka dhėnė njė barrė shkollė.
- Mos ma kėrko kėtė. Si pacient i sėmurė, skam si ia mohoj
vizitat.
-Unė tė dola borxhit- tha i plotfuqishmi duke u dhėnė peshė e
rėndesė fjalėve dhe doli pėrjashta.
Ai ishte i bindur se nė mos njė dita apo njė tjetėr, Xhezmiu do
ta kafshonte grepin.
Kalonin ditėt, muajt dhe Xhezmiu bėnte ritualin e tij tė
zakonshėm. Dilte nė sheshin e fshatit, kthehej nė ambulancė, zbrazte thesin
e marrėzive tė tij dhe ikte i lehtėsuar si tė kishte hequr nga shpina njė
barrė tė rėndė.
Zalua i bėnte sytė katėr dhe veshėt ngrehur. Grepi ishte hedhur.
Njė pasdite qershori, Vezikua, me tė birin qė i hiqte kėmbėt
branė hyri nė Ambulancė. Xhezmiu, e kishte fytyrėn tė pėrgjakur, buzėn e
sipėrme dhe vetullėn tė ēarė, njė dhėmb tė thyer dhe fytyrėn me vurrata tė
murrėtyera. Kėmishėn ja kishin shqyer. Frymėmerrte duke dihatur. Bujarin e
tronditi handakosja e tij dhe nė gjoks ndjeu njė dhimbje therėse. E shtriu
nė shtratin ambulator, i pastroi fytyrėn me ujė tė oksigjenuar, ja
disinfektoi me jod dhe ia qepi tė ēarėn e buzės dhe tė vetullės, pastaj ja
fashoi. I bėri njė kontroll nė brinjė, duke e prekur me majat e gishtave,
posht tė nxirave nga shkelmat, por nuk kishte thyerje.
Vezikua i rrinte mbi krye tė birit dhe lotėt i rridhnin ēurk.
-Kush tė katandisi kėshtu? I njeh?
-Xhindet e Zalos dhe zagarėt e komisarit, Islam Kordhės. -Ai
zėshuar, mezi fliste.
- Ah more doktor, qė mos i zėntė e nesėrmja! Me kėtė gjetėn tė
trimėrohen, po kėtė e ka vrarė zoti!
-Kush ishte shkaku?
-Se gjasme me ato qė thotė lart e poshtė merr nėpėr gojė tallet,
perqesh e poshtėron ata lart. Mezi ua nxorėm nga thonjtė se do ta kishin
bėrė tė vdekur!
Bujari plotėsoi raportin mjeko-ligjor.
-Merre dhe shko nė polici, denoncoi ata plehrat!
Vezikua fshiu lotėt.
-Ti trashėgofsh tė ritė e tu, qė na u gjende, po si thoshin
pleqtė tanė: po ta bėri kadiu, ske kujt t'i qahesh. Ai raporti sna bėn
punė. Pėr ne bėftė emėr Zoti. Hajde bir, tė ikim.
Ikėn duke hequr zvarrė kėmbėt dhe brengat e tyre.
U bėnė kohė qė Xhezmiu nuk ishte dukur. Kur u bė mė mirė, ai u
shfaq sėrish bashkė me marrėzitė e tij tė ēartura, qė ia thoshte kujtdo.
*
* *
Bujarit i tėrhoqi vėmendjen Gazi i degės qė frenoi fort nė mes
tė sheshit. Prej tij zbritėn dy civilė dhe Zalua. Xhezmiu ishte ulur te
shkallėt e vatrės sė kulturės. Civilėt u afruan dhe pa i thėnė asnjė fjalė i
kapėn duart, ia pėrdrodhėn dhe i vunė prangat. Xhezmiu nuk i kundėrshtoi,
por i pyeti:
-Pėrse? Amani, jo nė Elbasan!
-Neni 55. Agjitacion e propagandė kundėr partisė dhe pushtetit
popullor. Sje pėr Elbasan, por te shtatė penxheret, qė ose tėt tė vinė
mendtė, ose tė tė dalin edhe kėto qė ke!
Gazi ungėriu, la prapa njė shtėllungė tymi tė zi dhe ngau tutje
pėr atje ku dergjeshin armiqtė, pėr tė shtuar edhe njė tjetėr.
Tiranė, mars 2017.
|