Tju jetojё! Sapo lindi njё fёmijё!
Fёmija ynё sapo erdhi nё jetё!
Kështu festojnë shfaqjen e njё qёnieje tё re nё
tokё. Gjithçka duket pak pёr atё trup tё vockёl qё ka nevojё mbrojtjen
absolute dhe pёrkujdesimin mё tё madh. Puthje, dhurata, lotё gёzimi dhe
mallёngjimi shoqёrojnё kёtё fakt jetёsor.
– Çfarё dhimbjeje! Sa dhimbje mund tё nxejё
shpirti im! Sapo humba njё nga njerёzit e mi mё tё dashur! Kёshtu qajnё
njerёzit pёr humbjen e atyre qё na shoqёrojnё dhe zhytja e tyre nё atё
mister tё errёt tё vdekjes. Lotё mёrzitjeje, morti dhe dёshpёrimi shёnjojnё kalimin
e njё shpirti nga njёra botё nё tjetrёn.
Rrallё herё u ndalёm tё mendonim nga ku vijmё
kur lindim. Nuk kemi tё bёjmё kёtu me temёn filozofike ose fetare tё
prejardhjes tё shpirtave. Kemi tё bёjmё me diçka mё tё thjeshtё: nёse
arrijmё nё jetё, ёshtё sepse vijmё nga diku tjetёr, cilido dhe çfarёdo lloj
vendi tё jetё ai.
Nuk do tё lemё pra disa krijesa tё tjera tё
hidhёruara dhe duke qarё, kur shpirti vendos t'i braktisё ata e tё kthehet
nё tokёn e tё gjallёve? Ajo qё prindёrit festojnё me gёzim, nuk ёshtё njё
dhimbje pёr prindёrit e tjerё tё patrup qё shikojnё tё ikё njё shpirt qё i
shoqёronte deri nё atё moment? Dhe kur vdesim dhe lemё tokёn, ku shkojmё?
Nesё vijmё nga njё vend tjetёr, sigurisht qё do tё shkojmё nё njё vend
tjetёr. Nё pafundёsi nuk kanё vend kufinjtё e pёrcaktuar.
Dhe kur ikim atje, nuk do tё na presin me
buzёqeshje dhe gёzim pёr ribashkimin, ndёrsa tё afёrmit tokёsorё do tё jenё
duke qarё?
Jeta dhe Vdekja janё dy anёt e sё njёjtёs
monedhe. Ne qё ndodhemi nё kёtё botё, kemi ardhur nga njё vend dhe
drejtohemi drejt njё tjetri, por pa rreshtur kurrё sё ekzistuari.
Atё qё njerёzit quajnё jetё ёshtё shfaqja nё
botёn materiale tё njё shpirti nё kёtё botё. Dhe ajo qё njerёzit quajnё
vdekje, ёshtё i njёjti shpirt qё, ndahet nga trupi i tij fizik, dhe meqёnёse
nuk mund tё jetojё mё nё kёtё botё, i drejtohet njё bote tjetёr.
Jeta tokёsore ёshtё mbretёria e lёndёs
materiale. Kёtu ёshtё ku Iluzioni bёhet i fortё dhe i sigurt. Ai luan me
jetёn, luan me format jetёsore, i ndryshon dhe i pёrshtat, nё mёnyrё qё tё
arrijё qёllimin e tij: mё tepёr jetё materiale, mё tepёr lёndё materiale, mё
tepёr shumёllojshmёri.
Kur shfaqen format nё botёn e Iluzionit, marrin
analogji tё vogla. Ёshtё mbrojtja e shqisave tё rreme, pёr tё mbrojtur
trupat e rinj. Asnjeri nuk mund tё mos ndjejё njё simpati pёr dhe
pёrkujdesi kundrejt njё jete tё vockёl dhe tё re. Njё bebe, njё kafshё e
vogёl, njё bimё e vogёl qё hapet… tё gjitha tё udhёheqin pёr tu pёrkujdesur
dhe pёr t'i dashur ato.
Njerёzit kanё njё dobёsi, jo vetёm tek fёmijtё e
tyre tё vegjёl, por edhe pёr kafshёt e vogla, sado qё tё rrezikshme ato mund
tё bёhen kur tё rriten. Nuk ёshtё i njёjtё njё tigёr i madh me njё tigёr tё
vockёl, njёri ёshtё njё bishё e rrezikshme dhe tё fut frikёn, dhe tjetri tё
bёn ta pёrkёdhelёsh dhe tё gёzohesh me tё. Madje dhe vetё kafshёt
mallёngjehen pёrpara foshnjave dhe fёmijёve tё vegjёl dhe e njёjta bishё qё
u versulet njerёzve, mbron foshnjat e tyre, sepse Iluzion mbulon sytë e
egёrsuar me njё tyl tё bashkёdhimbjeje: duhet tё shpёtojmё jetёn me çdo
lloj kushti. Pёr kёto forma jetёsore u desh shumё pёrpjekje dhe durim pёr tu
krijuar, dhe nuk mund tё shkatёrrohen me njё goditje tё lehtё.
Kur format jetёsore kalojnё njё periudhё
ekzistence brёnda botёs Iluzionste, mund tё mos kenё vlerё ato vetё, dhe
kёshtu nuk zgjojnё dhёmbshurinё por konkurencёn. Ёshtё lufta pёr
vetёmirёmbajtje, ku mё i forti ja arrin nё shpinё tё mё tё dobtit. Vetёm
dashuria mund ta zhdukё kёtё luftё, pavarёsisht se nё tё vёrtetё gjithçka
ёshtё temё e forcёs fizike, psikologjike mendore dhe shpirtёrore. Dhe
gjithmonё fiton mё i forti, nё çdo nivel.
Konkurencat atletike, qё kaq shumё argёtojnё
njerёzit, janё njё lojё, njё kopje e lojёs sё Iluzionit qё zbatohet nё
ndeshjen e jetёs sё pёrditshme. Para se format tё treten dhe tё pёsojnё njё
decadencё, kanё pёr detyrё tё plotёsojnё detyrat e tyre kryesore qё i
detyron vetёm Iluzioni: tё vazhdojnё tё prodhojnё forma tё tjera.
Me mijra tyle mbuluese dhe arsyetime, Iluzion do
tё bёjё qё trupa tё rinj tё njohin jetёn materiale, dhe pёr kёtё qёllim
duhet tё thjeshtёsohen trupat qё ekzistojnё deri tani. Egoizmi natyral i tё
gjallёve do tё çonte nё mos riprodhimin e kurrshёm tё tyre nёse nё kёtё mes
nuk ishte loja e Magias/Iluziont, ndjenja e rremё e kёnaqёsisё, iliuzioni
qё kanё njerёzit se janё vetё ata qё marrin vendimin pёr tu riprodhuar.
Dhe pastaj vjen dekadenca e formave jetёsore.
Ёshtё kapitulli i fundit, ai qё njerёzit quajnё pleqёri. Gjёrat e vjetra nuk
inspirojnё me dashuri, por as edhe nuk krijojnё konkurrencё. Janё elementё
tё thata e tё tretura, qё kanё nevojё tё ndёrrohen. Ёshtё njё mёnyrё e mirё
pёr tё pёrshёndetur dikush jetёn, nё mёnyrё qё tё mos dashurohet sё tepёrmi
me shkёlqimin e formave. Shpirti vetё kёrkon tё çlirohet nga maskat qё
pёrdorte, nё mёnyrё qё tё fitojё pёrsёri njё botё ideale, me lehtёsinё dhe
tёrheqjen e saj qё nuk mund tё pёrjetohen brёnda njё trupi tё tretshёm.
Vetё Maja, perёndesha e Iluziont, shpejtёson
procedurёn me njё lloj mungese vullneti dhe njё gjumi pa ёndrra, por
megjithatё duke mos humbur kurrё energji, pasi format e vjetra do tё
rinovohen nё thellёsinё e tokёs ose nё prekjen e brishtё tё hirit. Asgjё nuk
humbet, gjithçka ripёrtёrihet.
Jeta dhe Vdekja janё dy anёt e sё njёjtёs
monedhё dhe dy momente tё njё loje tё pambaruar qё pёrsёrit momentet e saj,
duke prodhuar ato qё njerёzit quajnё rrethe. E gjithё natyra luan me rrethe:
nata dhe dita, dielli dhe hёna, vera dhe dimri, gjumi dhe vigjilenca,
fёmijria dhe pleqёria… Nёse gjithçka rikthehet, nёse pemёt qё dukeshin tё
thara mbulohen nё vazhdim me gjethe tё jeshilta, i njёjti det qё ishte i
qetё dhe me njё nivel stable, fryhet me ujra tё egёrsuara, atёherё pёrse ne
njerёzit duhet t'i mungojmё kёsaj loje?
Nuk ekziston rastёsia. Ekziston njё lojё e
vazhdueshme e Majas, qё sipas ligjit tё shkaqeve, na tёrheq dhe na detyron
tё plotёsojmё ecurinё e ekzistimit tonё. Tё jetojmё dhe te vdesim nё verbёri,
duke luajtur me Maja-n … ose tё jetojmё e tё vdesim duke njohur rregullat e
lojёs…
Kjo ёshtё temё zhvillimi.
|