PARATHĖNIE
Duke ditur se sa
mungojnė librat nė Shqipėri, dhe sa tė madhe nevojė kemi pėr dituri nė
gjuhėn amėtare, e quajta tė mirė qė tė pėrkthej disa nga biografitė e
njerėzve tė shquar (celebre), tė cilėt i sollėn ato mė tė mėdha shėrbime
kombeve tė tyre, si edhe mbarė njerėzimit. Se e dimė mirė, se mė e madhja
pjesė e qytetėrimit u detyrohet kėtyre njerėzve tė shquar. Prandaj neve,
Shqiptarėve na lipset ti marrim si pėr shembull, dhe ti kėndojmė dendur
veprat e tyre, se nė jetėshkrimin e tyre gjejmė shumė gjėra tė dobishme,
qysh njeriu me dashjen e tij mund tė bėhet njeri i madh dhe ti shėrbejė
atdheut se, sikundėr i shohim nė jetėshkrimin e tyre, me gjithė vuajtjet qė
ata kanė duruar, kurrė skanė hequr dorė nga veprat qė kishin nisur.
Me Nder: Petro
Qirias //Constance, 1921
SKĖNDERBEU
Kohėn e djalėrisė e
tė burrėrisė, nė periudhėn 1413-1443, Skėnderbeu e shkoi nė oborrin
sulltanor tė Turqisė, nė Andrianopojė.
Kėtu u stėrvit e u
arsimua duke marrė njohuritė e duhura prej mėsuesve shqiptarė, por edhe
atyre mė tė mirė mėsues tė Turqisė. Kėtu u thellua nė mėsimet e mėnyrės sė
luftimit. U stėrvit shumė mirė me kuaj dhe, edhe mė mirė pėr pėrdorimin e
shpatės. Mėsimet e gjeografisė, ato tė matematikės e tė historisė u bėnė pėr
tė ushqimi mendor i pėrditshėm dhe, me ndihmėn e kėtyre, arrin nė atė
shkallė aq tė lartė nė artin e luftės, kudo qė tė ndodhej as qė nuk mundej
ta mendonte kurrė humbjen, por vetėm fitimin e luftės. Midis mėsimeve tė
tjera, si dhe ai i gjuhės i merrte vėmendjen e njė shkallė tepėr tė lartė.
Heroi shqiptar fliste bukur veē gjuhės amėtare, edhe Turqishten, Arabishten,
Greqishten, Sllavishten, Italishten dhe Latinishten. Oratoria (tė folurit e
bukur) ishte mjeti mė i fortė pėr tė zbutur dhe pėr tė ndezur zemrėn e
gjithkujt.
Fjalimi i tij nė
Kuvendin e pėrgjithshėm nė Lezhė, mė 2 Mars 1444 dhe, ai nė Romė, mė 1465
para Kollegut Kardinal tė Papės Palit II, si dhe gjithė tė tjerat para
fillimit tė ēdo beteje, janė monumente tė pavdekshme tė kėsaj mjeshtėrie e
dhurate natyrore tė paēmuar. Nė fjalimet qė u mbante luftėtarėve u shtronte
pėrpara vleftėn e lirisė sė atdheut, poshtėrimin dhe robėrinė nėn zgjedhėn e
huaj, popullin e ngratė tė shkelur nėn kėmbėt e ndyra tė armikut vuajtjet,
rėnkimet e pėsimet e popullit, si dhe burrėritė e prindėrve tė tyre.
Fjalėt e tij ishin si
njė shkėndijė zjarri qė hidhet nė barut dhe i ndizte luftėtarėt e tij aq sa
nuk dėshironin tjetėr gjė pėrveē se luftė, zjarr, gjak e vdekje.
Nuk ishte vetėm
oratoria, me tė cilėn Skėnderbeu rrėmbente zemrėn e gjithkujt; virtytet e
tjera tė tij tė larta si nderi, zemra e butė e gjerė, urtėsia, mėshira,
shpirtmadhėsia, dashuria si dhe goja e ėmbėl, altruizmi e lidhnin cilindo me
dashurinė e tij. Egoizmi dhe mendjemadhėsia nuk kishin vend nė shpirtin e
tij.
Me karakterin e tij tė
pastėr e vullnetin e paepur i ktheu kraharorėt e shqiptarėve kundėr armikut,
ashtu si njė shkėmb i fortė nė buzė tė detit qė u qėndron i patundur valėve
mė tė rrepta tė shtrėngatės mė tė keqe tė ujėrave qė goditnin mbi tė. ...
 |