Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 5 - NJĖ "ALIEN" QĖ KA SHALUAR "KALIN PREJ BORE"

Shkruan: Pėrparim HYSI

      

NJĖ "ALIEN" QĖ KA SHALUAR "KALIN PREJ BORE"

 

"Kali im prej bore" i Adem Zaplluzhės

(esse)

 

 

       Librin e autorit Adem Zaplluzha, "Kali im prej bore "mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

 

(E falėnderojmė pėrzemėrsisht autorin)

 

 

 

 

            Mos kujtoni se jam subjektiv, tek i jap  kėtė "atribut" poetit Adem Zaplluzha. Jo vetėm e meriton kėtė atribut, por, tek shkruaj pėr tė, mė vjen ndėrmend nobelisti hebre-rus qė vdiq si amerikan: Josif Brodski. Njihet prej shumėkujt ai kalvar pėrndjekjesh dhe gjyqesh tė stisura tė tij si anti -rrymės, por nė njė  nga gjyqet, ai shkėmbeu me gjyqtarin kėtė replikė:

            - Si shkruake poezi ti,- shprehu habi gjyqtari militant,- kur je bėrė objekt i  kaq e kaq gjyqesh dhe po kaq herė je dhe pushuar nga puna?

            Dhe Brodski:- Tė shkruash poezi, tė duhet dhunti nga Zoti! Mė tej, dihet se si vazhdon historia: Brodski u arratis nė USA dhe atje u bė nobelist dhe mbante leksione nė universitete presticioz tė Amerikės.

            Duke sjellė vetėm njė pasazh tė shkurtėr nga jeta e atij nobelisti, ja tek bėj njė analogji me poetin e shquar mbarėshqiptar ( unė nuk jam nė atė nominimin qė e ka kapėrcyer koha tanimė: jo kosovar, jo shqiptaro-maqedonas e ku tė di unė), Adem Zaplluzha. Dhe them: nobelisti ka shumė tė drejtė. Jo kushdo mund tė shkruaj poezi. Kur them poezi, flas pėr poezi cilėsore dhe jo vetėm vargėzim ku poezia ka shijen e njė paste tė thatė. Poezia del nga shpirti dhe njė shpirt i thatė dhe i ftohtė kurrė nuk mund tė shkruaj njė poezi qė tė ngrohė shpirtin. Parė me kėtė sy, them qė Adem Zaplluzha ėshtė njė "alien" apo ajo "qenia inteligjente"  qė  ha pak bukė veē tė tjerėve. Pa tjetėr, qė Zoti i ka dhėnė bekimin dhe dhuntinė pėr  tė na dhėnė poezi tė njė cilėsie tė veēantė. Njė poezi ku metaforat hedhin "valle" dhe ku ngarkesa emocionale ėshtė e tillė qė ta ngre adrenalinėn e gjakut.

 

            Natyrisht, qė njė poet me staturėn e Adem Zaplluzhės nuk ėshtė i panjohur pėr lexuesit. Ai me kohė i ka kapėrcyer kufijtė gjeografikė tė hartės mbarė shqiptare dhe kėtė e ka bėrė jo se emrin i tij fillon me A  si germė e parė e alfabetit, po pėr vlerat aq  cilėsore tė poezisė sė tij. Nėse ėshtė i pėrkthyer nė gjuhė tė huaja, kjo ka ndodhur se ai ka meritėn qė lexuesit t'i japė njė mesazh me vlerė. Kumti poetik qė vjen prej poezive tė tij, ėshtė i bardhė dhe shumė domethėnės. Natyrisht, ky kumt nuk ėshtė i kapshėm pėr ēdo lexues,se poezia e Zaplluzhės ka aq figura, sa lexuesi e "humb pusullėn" dhe orvatet nė mėdyshje qė zor se ua gjen fillin. Kjo ndodh se Zaplluzha e ka filluar "vallen e poezisė" kėtu e gati gjashtėdhjetė vjet mė parė, kur nuk flisje ashtu siē ndjeje; flisje pėrmjet figurave dhe, tanimė, kur kjo "frikė" ėshtė vrarė, ai, sado qė ka perfeksionuar vargun, metaforėn e ka nė ballė tė vargjeve dhe tė zbėrthesh mesazhin  qė fsheh poezia, do pak mundim, po se po, po dhe intelekt. Se, nė fund tė fundit, nė burimin me ujė kristal jo kushdo mund tė shuajė etjen.

Sidoqoftė, duke u rimarr me krijimtarinė e Zaplluzhės ( me tė janė marr e vazhdojnė tė merren dhjetėra shkrimtarė, poetė e kritikė), nuk kam se si mos nėnvizoj atė atributin tim "alien". Po i tillė ėshtė. Kėtė atribut e kam pėrdorur pėr tė bukurin, Frederik Rreshpja dhe tani pėr Zaplluzhėn. Rreshpjen pėr ato metafora aq tė bukura qė i jepnin poezisė njė butėsi prej femre, kristaline dhe tėrė vlagė. Zaplluzha jo vetėm ka njė dendėsi figurash, por ėshtė njė pėrjashtim nė  gjithė poetėt shqiptarė: ėshtė njė makineri letrare qė punon pa pushim. Makina,sado perfekt tė jetė, njė ditė del jashtė pėrdorimit dhe kthehet nė njė vjeturinė, kurse Adem Zaplluzha ėshtė "makina" qė ka filluar tė "guidohet" nė udhėt e poezisė qysh nga viti 1957 dhe, pėr ēudi, jo vetėm"guidohet" nga i njėjti "shofer", por ka "pėrshkuar kilometra tė tėra me poezi".

            Kur them kėshtu, mos mė merrni si njė marroq qė shkruaj dhe flas pėrēud. Pėrkundrazi. Mė gjeni njė tjetėr,qė tė ketė botuar mbi njėqind e njėzetė e pesė libra me poezi si Adem Zaplluzha. Kur e quaj "alien", nuk nisem nga sasia. As nuk jam i mendimit se sasia, patjetėr bėn cilėsi. Por nisem nga njė ballafaqim real. Shfletoni dhe lexoni me syrin e njė njohėsi tė poezisė, Adem Zaplluzhėn, dhe, patjetėr, do mė jepni tė drejtė. Ėshtė si njė fshat qė duket dhe nuk ka nevojė pėr kallauz.

 

            Kėtė herė ka "shaluar" njė "Kalė prej bore". Ky ėshtė vėllimi  i fundit me poezi qė ka dalė nė gjysmėn e parė tė muajit shkurt 2015. I fundit, mė duhet ta korrigjoj: jam i sigurt qė, nė kėtė ēast qė unė shkruaj kėtė "esse" modeste pėr tė, ai sapo i ka dhėnė fund librit tjetėr. Se ka bekimin e ZOTIT. Unė nuk e vė nė dyshim,se ndryshe nuk kishte mundėsi tė ndodhte.
E ka shaluar atė "Kalė prej bore" jo si Don Kishoti mbi Rosinantin proverbial, po si njė poet qė nuk fle nga njė shqetėsim i madh qytetar: se nuk sheh njė nuse pėr tė mbushur bucelat tek ēezma/ se sheh shelgun e pikėlluar qė qan si tėrfili me katėr gjethe/  Duke shaluar atė "Kalė prej bore", Poeti tutje-t'hu shtron atė pyetjen tronditėse dhe retorike: - Kujt do t'ia lamė A T D H E U N?

            Ai nuk e ka shaluar "Kalin prej bore" as pėr hobi dhe as si snob, por si njė Atdhetar qė rėnkon dhe nė gjumė "se ndjen qė nė supet e Atdheut po fryjnė erėra tė zeza/ se asnjė zog qielli nuk ka mbetur nė qytet/ Dhe poeti lėshon pyetjen-kujė:- Kush do tė ujisė varret e braktisur?
"Kali prej bore" i poetit ka shpirtin e njė fluture, por  ja qė njė ditė" ngjan me kallkanin e ēative". Kalorėsi mbi "Kalin prej bore" vė re se ėshtė ajo kohė kur"fqinjėt"/ na shkulnin pemėt nga rrėnjėt/ dhe ca mė bukur kur" jemi mėsuar tė ecim vertikalisht".

            Po kėshtu mbi "Kalin prej bore" ai vėren se" kur nuk kishim pushkė/ lisat kafshonin me dhėmbė armiqtė/ Ai ka parė qė / ... vetėm nė Dardani binte borė e kuqe/ēdo gjė shqiptare i  acaronte dreqėrit / Ka parė qė/ nga etja tė vdisnin zogjtė/ Ka parė "dyndjet e mėdha dhe, po kėshtu ka parė qė/ mbi brigjet e Lumėbardhit/ retė e purpurta sajojnė dashurinė/.

            Me pėrmasa epike "Kalorėsi mbi "Kalin prej bore, pėrshkruan figurėn e babait tė tij. Tek vė pėrbri se ē'shkruan, mė vjen ndėrmend figura e Gjeto Basho Mujės tek "Visaret e Kombit". Ashtu si  Muji qė kur merrte frymė shkulte pemėt nga rrėnjėt, poeti pa rėnė nė folklorizėm, skalit portretin e tij: /... kish njė shikim prej shqiponje/ sa tė shtinte dridhėn/... kur teshtinte/ binin nė tokė/ gjethe e bjeshkės/ Dhe ky njeri (babai) donte mė shumė "kondakun e pushkės" se sa fėmijėt!!! Sa domethėnės! Mos kujtoni se kemi tė bėjmė me njė figurė militare  e luftėnxitėse, por shiko se sa bukur:/ sa herė qė pėrmallej pėr fshatin e lindjes/ si foshnjė pushtonte kondakun e pushkės/

            Po a mund qė  t'i thuash tė tėra pėr kėtė  K A V A L I E R tė POEZISĖ  MBARĖSHQIPTARE qė tek ka shaluar atė "Kalin prej bore" lėshon kushtrimin e tij patriotik:- Po ku vini o njerėz?/ Andej ju pret njė diell i verbėt, o njerėz tė Atdheut tim!

            Apo kush qanė si njė nėnė mė bukur se Adem Zaplluzha: / Nga ikjet e mėdha/ pėr ēdo ditė e po bėhemi mė tė vegjėl/ Nėno, nga kush e kemi kėtė mallkim?/ Drynat varur mbi porta dhe njė dorė nuk gjendet pėr t'i ēelur.../ Nuk ka njė nuse fshati qė tė mbushė bucelat...

            Dhe mund tė vazhdoja edhe mė pėr kėtė poet kaq tė veēantė, kaq patriot, kaq prodhimtar dhe kaq cilėsor, njėkohėsisht.

            Duke e mbyllur, i uroj atij vetėm krijimtari tė mbarė dhe, kur thonė nė ato treva, shėndet dhe Zoti tė dhėntė bereqet! Bereqet tė bardhė poezie.

 

            Tiranė, 27 shkurt 2015