...qa me thonė, shpesh ish ma mirė me hesht,
tak, hiē mos me fol, po kjo gojė ku rrinė rahat pa pėrzie e me u mundu
dynjanė me e ndreq!
Mė ka mėsuar vet jeta, se sa herė e kam marr
jetėn seriozisht me ka ec keq, e sa herė kam arrit ta marr si lojė, kanė
shkuar gjėrat shumė mirė; sa herė jam mundur tė imponoj diēka, kam fituar
diēka invalide, e sa herė i kam lėnė gjėrat tė rrjedhin vetvetiu, ka dal
diēka e mrekullueshme; sa herė kam pas frikė tė veproj diēka, sepse kam pas
bindjen se kjo punė ska asnjė mundėsi qė tė ketė njė ardhmėri tė bukur, pas
njė kohe kam parė se gjėra janė rregulluar pėr mrekulli dhe kam mbetur duke
thėnė: Ah sikur ta kisha ditur se do bėhej kėshtu!
Kam kuptuar se ata qė janė nė gjendje tė "heqin"
dorė nga madhėshtia dhe idealja, pėr tė pėrqafuar me sinqeritet dhe dashuri
modesten dhe tė arsyeshėm, do ta fitojnė shpejt IDEALEN DHE MADHĖSHTINĖ,
edhe atė, jo pėrkohėsisht, po pėr tėre jetėn e tyre... kam kuptuar se e
pamundura ndodhet vetėm nė mendjen e ndonjė budallai si unė!
Kam kuptuar se tė gjithė njerėzit e botės mund
tė kenė dėshtuar tė realizojnė njė gjė, dhe ti, mund te jesh i pari qė mund
ta bėsh atė!
Kam kuptuar se lumturinė nuk e prodhojnė
fabrikat, dhe atė, nuk ta sjellin as pėlhurat e shtrenjta, as margaritarėt e
shndritshėm. Kam kuptuar se lumturia nuk gjendėt nė Amerikė, as ne Zvicėr,
as nė Austri as nė Dubai, por mund tė gjendet edhe nė Aganistan, Zimbabve
apo nė Siera Leone.
Kam kuptuar se njeriu ėshtė shumė krijesė
dyshuese dhe e pasinqertė, nė radhė tė parė me vetėn... kam kuptuar se
njeriu ėshtė krijesė shumėfytyrėshe - nė tė njėjtėn kohė bėrtet me zė tė
lartė, se me e rėndėsishme se gjithēka ėshtė nderi, morali, humanizmi,
karakteri, talenti, dashuria e se asgjė nuk janė gjėrat materiale, e pastaj
kthehet dhe me tepėr se gjithēka, me tėrė brendinė e vet, e ēmon paranė!
Kam kuptuar se tė shkelėsh nė dėrrasė tė kalbur
nuk do tė thotė se do ta thyesh dėrrasėn, por edhe se do ta thyesh kėmbėn e
shpesh edhe qafėn!

Kam kuptuar se femrat, tepėr, tepėr rrallė, duan
tė din se sa tė pastra a sa tė pista janė parat me cilat dikush mund t'iu
plotėsonte teket, mjafton, thjesht, t'ua plotėsoj. Kam kuptuar se prapa njė
fytyre engjėllore, mund tė fshihet njė djall me brirė!
Kam kuptuar se ti mund tė sakrifikosh shumė e tė
mundohesh me gjithė shpirt, veē tė mos e humbėsesh dikė, dhe ai "dikush", tė
mos e ketė pėr asgjė tė tė humbas ty!
Kam kuptuar se kufijtė e vizat mund tė ta
ndalojnė tė shkelėsh nė njė pjesė tė kėtij rruzulli, por pėr tė fluturuar e
pėr t'i pėrshkuar cep me cep shtigjet e hapėsirat e lumturisė, dashurisė dhe
mirėsisė, nuk duhet as pasaportė biometrike as diplomatike!
Kam kuptuar se jeta reale nuk ėshtė njė pėrrallė
apo film i bukur, por ne mund ta bėjmė jetėn tonė njė pėrralle a njė film tė
bukur!
Kam kuptuar se shpesh e bukura, e mira dhe e
madhėrishmja, kur na mungon, na mungon jo pse nuk kemi pasur mundėsin ta
kemi por, sepse nuk kemi pasur guximin dhe kurajėn ta pranojmė a ta
rrėmbejmė atėherė kur na ėshtė ofruar nga Krijuesi!
Kam kuptuar se njerėzit dallojnė mes tyre: ka
njerėz shumė tė mirė, mė pak tė mirė dhe njerėz tė kėqij, por krijesat
njerėzore nė pėrgjithėsi, pak a shumė, janė te ngjashme tė gjithė - thjesht
nuk ka person super-ekstra! Kam kuptuar se njė person "ekstra" mund tė tė
bėjė tė lumtur, por asnjė person, cilido qoftė ai, nuk mund tė tė rrėmbej
lumturinė po nuk ja fale ti!
Kam kuptuar se duhet mėsuar shpejt, sepse jeta
ėshtė e shkurtėr, e tė mėsosh me vonesė, shpesh ėshtė mė e kot, se sa tė mos
e mėsoje asnjėherė!
Kam kuptuar se Bota, Jeta dhe Lumturia i takojnė
GUXIMTARĖVE, atyre qė nuk kanė frikė tė provojnė gjėra tė reja dhe qė
hidhen, pa menduar dy herė, drejtė dėshirės sė tyre tė zemrės...!
|