BALADĖ QYTETSE
Mbramė
qiella dhe hyjt e vramė
njė ngjarje tė trishtueme panė:
Hije... jo! - por njė grue
me ftyrė tė zbetė edhe me sy
tė zez si jeta e saj,
me buzėn tė vyshkuna nė vaj,
me plagė nė gjoks e stolisun
me veshje dhe me shpirt tė grisun,
me hije grueje,
njė kens kėso bote,
njė fantom uje
vallzonte valle nė rrugė tė madhe.
Dy hapa para, dy hapa mbrapa
me kambė tė zbathun,
me zemėr tė plasun.
Dy hapa djathtas, dy hapa majtas,
me flokė tė thime,
me ndjesi tė ngrime.
(Dikur,
kur gjit e saj me kreni
shpėrtheheshin naromė,
kur ish e njomė -
atėherė e dashunojshin shum zotni.
E sot?)
Jeta e saj asht kjo vall e ēmendun
nė rrugat e qytetit tonė,
njė jetėn e fikun, njė jetė e shterun,
shpin i molisun, zemėr e therun,
njė za vorri, njė jehonė
qė vallzon natėn vonė
nėpėr rrugat e qytetit tonė.
RECITAL MALSORIT
O, si nuk kam njė grusht tė fortė
ti bij mu nė zemėr malit qė sbėzanė,
ta dij dhe ai se ēdomethanė i dobėt -
nagoni tė pėrdihet si vigan i vramė.
Unė - lugat si hij e trazueme,
trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit,
endem mbi bark tė malit me ujėn e zgjueme
dhe me klithma tė pakėnaqura tinstinktit.
Mali hesht. Edhe pse pėrditė
mbi lėkurė tė tij, nė lojė varrimtare,
kėrkoj me gjetė njė kafshatė ma tė mirė...
Por mė rren shaka, shpresa gėnjeshtare.
Mali hesht - dhe nė heshtje qesh.
E unė vuej - dhe nė vuejtje vdes.
Po unė, kur? heu! kur kam pėr tu qesh?
Apo ndoshta duhet ma parė tė vdes?
O, si nuk kam njė grusht tė fuqishėm!
Malit, qė hesht, mu nė zemėr me ia njesh!
Ta shof si dridhet nga grusht i paligjshėm...
E unė tė kėnaqem, tė kėnaqem tu u qesh.
LAGJA E VARFUN
Krahėt e zez tė njė nate pa fund
e varrosėn lagjen pranė,
dritė, jetė, gjallsi - askund,
vetėm errsinė e skam.
U harrue jeta e ditės
ndėr shtresat e natės, e pagja
u derdh nga parzm e errsinės...
nandrra pėrkundet lagja.
Njerzit ndėr shtėpia flejnė
me gjoksa tė lakurtė e tė thatė
e gratė... fėmi po u lejnė
pa ushqim nė gji, pa fat,
Pushojnė gjymtyrt e shkallmueme
nė punėn e ditės sė kalueme,
shėrohen trutė e helmueme
nė gjumin e natės sadhrueme.
Veē zemrat e njerzve tė lanun
me tė rektunt prralla rrfejnė:
mbi barrat e jetės sė namun
qė shpirt dhe korriz thejnė.
Prralla mbi fėmij rrugaēa
barkjashtė e me hundė tė ndyta,
qė dorė shtrijnė me vjedhė, me lypė
e ngihen me fjalė tė ndyta.
Prralla mbi varza tė fyeme
me faqe e me buzė tė thithna.
Prralla mbi djelm, me tė thyeme
shprese, nė burg me duer tė lidhna,
tė cilt nesėr para gjyqit
pėr delikt do tė pėrgjegjin, -
vetėm dreqit e hyllit
tė gjith fajet tash ua mbshtesin.
Kėshtu lagj e varfun pėshpritė
dhe errsinės hallet tregon.
Njė gjel i undshėm, me dritė
tė hanės i rrejtun, kėndon.
Hesht! or gjel kryengritės,
i lagjės sė varfun. - Kėtu
nuk zbardh pėr ty drita e dritės.
i gjikuem je me ngordhė nu.
Poezi nga libri "Kangėt e mjerimit"
|