Shtėpia e dashurisė ėshtė zemra e ēiltėr.
Natyrisht, qė
tregimet e ndryshme pėr dashurinė romantike deri nė flijim, nuk i kanė
munguar as mitologjisė sė lashtė shqiptare. Pėr fat tė keq, pėr to ne sot
dimė fare pak, pėr tė mos thėnė aspak, ndoshta edhe jo aq shumė pėr fajin
tonė! Rrethanat e ndryshme historike duket se kanė qenė gjithmonė nė
disfavor tė paraardhėsve tanė. Nuk ėshtė fare e ēuditshme qė shumė mite, tė
cilat sot konsiderohen si greke, apo romake, tė kenė qenė thesar i Ilirėve.
Historitė e shumta, qė nga antikiteti, na dėshmojnė manipulime tė ndryshme
pėr interes pėrvetėsimesh, siē ėshtė edhe rasti i Erosit - Amorit ose Aresit
- Marsit etj. Bile flitet se edhe origjinali i veprave tė para tė letėrsisė
Evropiane - Iliadės dhe Odiseut tė Homerit, janė tė shkruara nė gjuhėn ilire
(shqipe)! Kėtė tezė e mbėshtet edhe studiuesi Aristidh Kola nė librin e tij
Arvanitasit dhe prejardhja e grekėve.
Mjerisht, vetėm disa prej tyre kanė arritur ti
rezistojnė deformimeve, manipulimeve, pėrvetėsimeve etj. tė dhunshme qė u
ushtruan shekuj me radhė mbi menēuritė dhe vlerat e traditės sonė. Por falė
gjeniut tė mrekullueshėm popullor ato, edhe pse tė pakta, arritėn tė barten
nė njėrėn apo tjetrėn formė, deri nė ditėt tona.
Unė do tė pėrqendrohem nė njėrin prej atyre tregimeve,
gojėdhėnave, legjendave apo miteve (quajeni si tė doni), qė na ėshtė i
njohur pothuajse tė gjithėve, pėrmes kėngės: Hasan Aga dhe ēika Poturesh.
Njė kėngė qė hyjnizon dashurinė e sinqertė, perlėn e lumturisė, vlerėn e sė
cilės nuk ka pasuri qė mund ta shpaguaj dhe pėr tė cilėn ia vlen edhe tė
flijohet, siē ndodh rasti edhe me personazhet e kėsaj ngjarjeje.
Nė njė vendbanim nė Kosovė, jetonte njė nėnė me
djalin e saj. I takonin njė familjeje agallarėsh. Kur djali ishte i vogėl,
nėna e vet e dėrgonte pėr ti ruajtur vjetat (viēat). Duke kaluar nėpėr
lagjen e poturve, ai takohej me vajzėn Poturesh, me tė cilėn edhe i ruanin
vjetat sbashku. Edhe pse tė ri nė moshė, ata bien nė dashuri dhe i japin
besėn njėri - tjetrit, se vetėm vdekja mund ti ndaj. Dhe kėnga thotė:
Se npotur vjetat kur po i qonė,
Me ni ēik po i ruan vjetet bashkė,
Ne mes veti fort kankan dasht,
Shoqi-shojt besėn ja kanė dhanė,
Shoqit-shojt ja kanė dhanun besėn,
Kur ti bajna ka gjashtėmbėdhjetė vjet,
Na te dy kena me hy ngjerdeke...
Kjo ndjenjė e pastėr engjėllore, kjo shkėndijė e
parė qė shkrepi nga thellėsitė e zemrave te kėta dy tė rinj, do ta mbaj
pėrjetėsisht tė ndezur pishtarin e dashurisė nė shpirtin e tyre tė ēiltėr
dhe tė njomė.
Vitet kalonin e Hasan Aga vinte gjithnjė duke
lėshuar shtat. Nėna e tij dėshironte ta martoj, dhe filloi ti kėrkoj nuse
ndėr bejlerė. Kur merr vesh djali, i tregon historinė e dashurisė me vajzėn
Poturesh dhe besėn e dhėnė asaj. Meqė ajo vajzė i takonte njė shtrese tė
ulėt, nėna e tij e refuzon kategorikisht kėtė martesė, duke ia pėrkujtuar
Hasan Agės edhe fjalėt e babait tė tij:
Hajt Hasan mos u banė budall,
Potureshen nuse sbanė me marr,
Baba yt a dinė kosh asht kanė,
Baba yt asht kanė bajraktar,
Nsahat tdekės e ka fol ni fjalė,
Ti gjithkanė nuse mos me nxanė,
E korit biro gjakun tonė...
Edhe kėtu dalin nė pah antagonizmat e dualitetit
si pasoj e traditės, mentalitetit, xhelozisė, egos etj., tė cilat i hasim
edhe te miti pėr Erosin dhe Psikėn.
Mirėpo djali ishte i vendosur dhe nuk pranonte
tjetėr vajzė pėr nuse. Gjeniu popullor edhe kėtu dashurinė e vendos mbi
zakonet patriarkale, mbi amanetin (e babait) qė konsiderohej, jo vetėm si
akt i lartė moral, por edhe kanunor. Kjo e irriton nėnėn e tij, dhe pa dijen
e djalit, ajo e fejon me njė vajzė bejlerėsh. Dhe, pėr tė mos i lėnė
hapėsirė djalit, ajo cakton ditėn e dasmės pas dy javėsh. Thėrret mbi 300
dasmorė, disa tupangjinjė, kėngėtarė dhe nė fund e njofton tė birin, pėr tė
cilin tanimė gjithēka ishte vonė:
Dy javė vaden, po ma shumė se ndanė,
Merr tupan besa kangatarė,
300 krushq rrafsh po i bashkon,
Muhabet sa ēmundet po u banė...
Bėhet dasmė e madhe dhe pasdite e bien nusen nė
shtėpi. Kur erdhi koha pėr gjerdek (dhėndri), Hasan Aga nuk pranonte tė
futej brenda. Pas intervenimeve tė shumta tė familjarėve dhe nėn ndikimin tė
dokeve e zakoneve tė traditės, e detyrojnė qė tė ndėrmarr kėtė hap,
natyrisht jashtė dėshirės dhe vullnetit tė tij. Ai futet brenda, ulet nė njė
shkom (ulėse trekėmbėsh prej druri) dhe fillon tė pijė duhan. Rrinte heshtur
dhe thithte cigaret pandėrprerė njėrėn pas tjetrės, por as nuk merrte
guximin qė ti fliste nuses sė re e cila gjatė gjithė kohės qėndronte nė
kėmbė.
Nusja kishte qėlluar e derės fisnore. Ajo e
vėren shqetėsimin e Hasanit dhe pas njė kohe bukur tė gjatė, i drejtohet
atij me kėto fjalė:
A po ngon Hasan, po ja banė,
Qe tre sahat mrenda ke ardhė,
Ti me mua spe fol asnjė fjalė,
A fort e keqe jam tu tardhė,
A pak ēejz e takėm me veta kam marr...
Kėto fjalė e prekin zemrėn e helmuar tė Hasanit,
i cili fillon dhe i rrėfehet nuses sė re duke i treguar pėr lidhjen e tij tė
dashurisė dhe besėn e dhėnė njė vajze tjetėr:
A po ngon, bre fisnike i kish thanė,
Nuk po mdukesh e keqe, ja banė,
Me ēejz boll e me takėm,
Shyhret Zoti, ty tpaska falė,
Unė drejt tash po tkallxoj,
Pa ize teme nona tka nxanė,
Kam dhanė besėn tjetėr kund...
Dhe kėtu pastaj dalin nė pah vlerat e larta tė
fisnikėrisė, besnikėrisė, madhėshtisė e moralit tė pashoq qė e
karakterizojnė shpirtin e gruas shqiptare; respektin ndaj dashurisė, fjalės
sė dhėnė, besės etj. Kėtė e dėshmojnė fjalėt e saj drejtuar Hasanit:
A po ngon Hasan i ka thanė.
Edhe nant nuse tjera ti me i marr,
Unė e dhjeta hyzmeqare kam me kanė...
Por djali kishte marr vendim tė prerė. Duke mos
pasur mundėsi tu kundėrvihet zakoneve tė traditės, atyre kanunore e
patriarkale, pasi njė veprim i tillė do ta poshtėronte familjen dhe fisin,
ai vendos qė tė martirizohet pėr hir tė dashurisė, vendim tė cilin nusja e
re e respektoi. Ai shkruan njė letėr dhe ia lė nuses amanet qė nesėr, nė
mėngjes, tia jep nėnės sė tij. Meqė nėna ishte analfabete, ai e lut nusen
qė nėna atė letėr tia dėrgoj hoxhės sė fshatit qė ai ta lexoj para
dasmorėve. Atėherė nxjerr thikėn nga brezi dhe vetėvritet:
Hasan Aga me pa ēka po banė,
Thikė txehrume vetes po i mshonė,
Pa pik tshpirtit ranėn koka konė...
Pėr ti dhėnė
aktit tragjik tė vetėvrasjes kuptim bindės, duke mėnjanuar ēdo dyshim nė
vendimin, nė vendosmėrinė e personazhit, edhe kėtu gjeniu popullor gjene
shprehjen shumė tė pėrshtatshme duke pėrmendur, pėrveē armės, edhe helmin (xeher-in).
Nė shenjė nderimi dhe respekti tė thellė pėr
Hasanin, nusja e mbulon atė me ēarēafėt e ēejznisė dhe i qėndron te koka
gjatė gjithė natės, pa vėnė gjumė nė sy.
Nė mėngjes, kur djali e as nusja nuk po dukeshin
gjėkundi, afrohet nėna e Hasanit dhe troket te dera. Nusja nuk ja hapė
derėn, por i thotė qė tė afrohet te dritarja. Duke ia dhėnė letrėn, i
drejtohet hallės:
Tu ja zgjat letrėn, hallė i ka thanė,
Ta ka nxanė djalin gjumi i randė,
Ni amanet ai ta ka lanė,
Se pėr jetė ky gjumė ska me i dalė...
Dhe me sa sentencė, sėrish gjeniu popullor arrin
tė shprehet pėrmes vargjeve tė mėsipėrme, edhe kur bėhet fjalė pėr lajme tė
hidhura, pėr kumte pikėlluese, siē ėshtė rasti i Hasan Agės.
Nėna e Hasanit, pa frymė, vrapon drejt e te
Hoxha qė ishte nė mesin e dasmorėve tė cilėt po festonin akoma. Sapo i lexon
rreshtat e parė, hoxhės fillojnė ti rrjedhin lotėt pėr faqe dhe gjithė
dasmorėt shpėrthejnė nė vajė.

Pėrmes kėtij amaneti, Hasani mundohet tia
dėrgoj mė tė dashurės sė tij mesazhin e fuqishėm pėr besėn e dhėnė, pėr
dashurinė e ēiltėr e cila nuk u zbehė asnjėherė nė shpirtin e tij, e tė
cilės ai i mbeti besnik:
A nė vorre ju kur tmė qoni,
Hiē tupanat ju mos ti ndalni,
Me mshetit kah jam kanė me vjeta,
Kah mahalla, besa Paturesha...
Derisa po kalonin
pėrmes lagjes sė poturve, vajza e vėrėn kėtė dukuri tė pazakontė (sepse nuk
kishte ndodhur kurrė qė tė varroset dikush me dajre) dhe thėrret nėnėn e vet
duke ju drejtuar:
Paja, paja, o jemja nanė,
Ni xhenaze nvorre po e ēojnė,
A me dajre nanė me tupan...
Kur nėna i tregon se ishte Hasan Aga, qė ishte
martuar mbrėmė, vajza stepet! I kėrkon leje nėnės qė ta shoh mė afėr dhe
rrufeshėm i del pėrpara kortezhit mortor. E lut hoxhėn qė tė ndalojnė dhe
tia lėshojnė kufomėn pėrpara:
E pėrpara hoxhės i ka dalė,
Kėtė xhenaze tlutna me ma nal,
Se me ta, herėt jena dashuru,
Se me ta, moti jena besatu,
Kur ti bajna ka gjashtėmbėdhjetė vjet,
Na te dy kena me hy ngjerdeke,
Hajt medet skanka kanė kysmet...
Atėherė vajza hidhet mbi kufomė dhe fillon ta
vajton. Kur hoxha merr vesh lidhjen e kėtyre te dyve, ia tregon vajzės
amanetin e fundit tė Hasan Agės. Ajo menjėherė e kupton mesazhin e letrės...
Dhe kėtu sėrish shfaqet fuqia e ndjenjės sė dashurisė, energjia e saj e
pafund tė cilėn nuk arrin ta sfidojė as vdekja. Kthehet me vrap nė shtėpi,
merr njė thikė, del para turmės dhe ja lė hoxhės amanet qė ta varrosin pranė
tij. Afrohet pranė trupit tė pajetė tė Hasanit, nxjerr thikėn, ia ngul vetes
dhe bie mbi tė:
Amanet hoxhė i ka thanė,
Se ngatė tij vorrin me ma lanė,
Thikė txehrume vetes i ka mshue,
Mbi trup tHasanit, trupi saj asht palue...
Me kėtė akt, gjeniu popullor simbolizon jo vetėm
formėn mė tė lartė tė besnikėrisė e sakrificės, por edhe bashkimin e
pėrjetshėm tė dy zemrave qė nuk arritėn tė bashkohen nė kėtė jetė e qė tani
pėrqafoheshin nė pėrjetėsi.
Por gjeniu ynė popullor as kėtu nuk ka harruar,
qė pėrkrah dashurisė romantike, ta fusė edhe elementin e dashurisė amnore,
qė ėshtė po aq i fuqishėm sa edhe format tjera tė dashurisė universale,
dashurisė hyjnore. Por, njėkohėsisht, edhe elementin e pendesės.
Kur merr vesh nėna e Hasanit pėr flijimin edhe
tė ēikės Poturesh, ajo e ndjenė nė shpirt barrėn e fajit dhe me vrap i del
turmės para, qė vinte duke u shtuar gjithnjė e mė shumė nė shenjė nderimi e
respektit pėr martirėt e dashurisė. E ndalon turmėn dhe ia lė hoxhės amanet
qė ta varrosin nė mes tė birit dhe ēikės Poturesh. Nxjerr thikėn dhe
vetėvritet edhe ajo.
Vargjet e mėposhtme gjithashtu pėrmbajnė njė
mesazh, sa prekės aq edhe domethėnės. Pėrmes tyre hyjnizohet dashuria e
sinqertė e cila, edhe nė kėtė kėngė, nuk shuhet pėr asnjė moment, nuk tretet
asnjėherė, nuk vdes me trupin por lind sėrish e re dhe mė e fuqishme,
ringjallet si feniksi, merr formėn e energjisė universale, rrezet e sė cilės
shndrisin pafundėsisht:
Kohė e pranverės ishte kanė,
E do lule mbi vorre po lulojnė,
Mbi vorr tdjalit lule trandafil,
Mbi vorr tēikes lule karafil...
Aq i madh
konsiderohej mėkati i hallės sa qė gjeniu popullor nuk mund ta shfajėsonte,
pavarėsisht flijimit tė saj. Derisa pėr djalin dhe vajzėn ai zgjesh
trėndafilin dhe karafilin, si simbolikėn e bukurisė dhe parajsės, pėr hallėn
ai zgjedh therėn (gjembin), si simbolikė e sė shėmtuarės dhe e ferrit pasi
ajo, me veprime djallėzore, kishte penguar bashkimin e dy zemrave, kishte
shkatėrruar lumturinė, kishte ndėrprerė ėndrrėn engjėllore duke i detyruar
ata tė kryejnė aktin tragjik:
Mbi vorr thalles therr paska bi,
A ni therr qė shkojke pėrpjet,
Si le lulat medet me u pėrpjek,
I pėrpjektė Zoti ani nahiret.
Fuqia e dashurisė ėshtė mė e madhe se fuqia e
mbretėrve..., pa dashuri sdo tė kishte as njerėz, as mbretėr.
Nuk e di se a ka shembull mė tė mirė, se tregimi
i mėsipėrm, pėr ta pėrshkruar fuqinė e dashurisė. Mjerisht, ne si popull mė
i lashtė nė truallin Ballkanik, nuk patėm fatin qė botės tia prezantojmė
vlerat tona madhėshtore. Ne nuk e patėm njė Apulej (ose na pėrvetėsuan tė
tjerėt), qė ti ngrit edhe mitet tona nė piedestalin e merituar, edhe pse
tregimi ynė ngjason shumė me mitin e famshėm mbi Erosin dhe Psiken, por me
njė ndryshim - sepse personazhet tanė pėrfundojnė tragjikisht, sikurse te
vepra e Shekspirit. Por neve na mungonte edhe Shekspiri, qė tragjedinė e
Hasanit dhe ēikės Poturesh ta bėjė tė famshme mu sikurse dashurinė e
fuqishme tė Romeos dhe Zhulietės, qė u bėnė po ashtu viktimė e urrejtjes sė
familjarėve tė tyre dhe pėrfunduan sikurse personazhet tanė, tragjikisht.
Ne, po ashtu, nuk arritėm qė mitin e personazheve tė kėngės sonė ta
lartėsojmė nė nivelin e mitit tė Tristanit dhe Isoldės, tė cilėt fuqia e
dashurisė i shtyri ti thyejnė tė gjitha rregullat dhe ligjet religjioze e
shoqėrore tė kohės dhe pėr hir tė saj edhe tė viktimizohen. Ne nuk e patėm
as edhe njė Tolstoj, qė me kėtė tregim, ta magjeps opinionin botėror sikurse
me romanin e tij Ana Karenina, kur personazhet, nė ndikimin e fuqishėm tė
dashurisė sfidojnė edhe normat morale duke u ballafaquar me konflikte,
vuajtje... dhe njė pėrfundim tragjik. Por ne patėm gjeniun tonė popullor,
i cili ndonėse nuk ishte gjeni i penės e letrės, por gjithsesi ishte gjeni i
fjalės sė shpirtit; i cili diti ti ruaj kėto vlera me krenari, po edhe me
xhelozi, dhe pėrmes kėngės dhe formave tjera arriti ti trashėgoi, shekuj me
radhė, deri nė ditėt tona. Dhe pa mė tė voglin dyshim, pa asfare hezitimi
vlerėsoj se ky tregim apo mit shqiptar, kjo tragjedi e dhembshme shqiptare,
ia kalon edhe tragjedisė shekspiriane Romeo e Zhulieta, edhe mitit pėr
Tristanin dhe Isoldėn, edhe romanit tė Tolstojit Ana Karenina, por edhe
shumė miteve e veprave tė tjera qė edhe sot e kėsaj dite konsiderohen si
kulmi i letėrsisė dhe arti romantik. E them me bindje tė plotė kėtė, pasi nė
kėtė histori gėrshetohet njė univers i tėrė elementesh si: filozofik,
psikologjik, estetik, etik etj. Element tė dashurisė romantike, element tė
dashurisė amnore, element tė dashurisė njerėzore, me njė fjalė, element tė
dashurisė hyjnore. Gjithashtu, tregimin tonė e karakterizojnė edhe element
tė tjerė si: morali, besnikėria, fisnikėria, e bukura dhe e madhėrishmja,
por edhe xhelozia, tradhtia, e shėmtuara dhe tragjikja, qė nuk i pėrmban si
tėrėsi asnjėra nga veprat e lartpėrmendura.
Nuk besoj se ka njeri qė kjo ndjenjė tė mos ja
ketė pėrshkuar, sė paku, njė herė trupin, shpirtin dhe zemrėn e tij. Secili
nga ne e ka pėrjetuar ndjenjėn e dashurisė, kėtė energji madhėshtore por
edhe hyjnore. E them hyjnore, pasi cili burim i energjisė ėshtė mė i
fuqishėm se ndjenja e dashurisė? A ka gjenerues mė tė fuqishėm se sa
dashuria? Ajo vė nė lėvizje ēdo qelizė tė organizmit tonė. Fryma e dashurisė
ėshtė fryma e jetės. Ajo nuk njeh kufij, nuk njeh barriera, nuk njeh sfida,
nuk dallon gjini, moshė, kombe, raca.
Sa dridhje zemrash, sa lot gėzimi apo hidhėrimi,
sa net pa gjumė, sa ėndrra pa fund, sa shpresa njerėzore, sa lutje
shpirtėrore... E cili njeri nuk ka gjetur sadopak fuqi frymėzuese te kjo
ndjenjė e madhėrishme e dashurisė?
Sa bukur, sa ėmbėl, sa kėndshėm, sa tėrheqėse e
magjepse tingėllojnė fjalėt: ti je shpirti im; ti je zemra ime, ti je jeta
ime andaj tė dua pėrjetėsisht. A nuk kanė vėrtet kuptim e fuqi hyjnore kėto
thėnie tė mrekullueshme - simbolikė e materiales, simbolikė e shpirtėrores.
Kėtu nuk aludoj vetėm nė dashurinė romantike (kur i thonė tė dashuruarit
njėri-tjetrit), por nė konceptin e pėrgjithshėm tė tė kuptuarit tė dukurisė
sė quajtur dashuri, pra edhe nė dashurinė prindėrore (kur i thotė nėna
fėmijės).
Edhe pse dashuria prindėrore shpeshherė ngjason
me instinktin, nė tė vėrtetė, ajo nuk ka ndonjė lidhshmėri tė fuqishme me
tė. Nė realitet, burimi i saj fillon qė nga lindja (ardhja nė jetė), por
kultivohet dhe merr pėrmasa tė caktuara nė raport me faktorėt e tjerė
kohorė. Nė shoqėritė ku relacioni prind-fėmijė ėshtė nė lidhje tė ngushtė
emocionale, aty edhe afėrsia mes tyre, lidhshmėria mes tyre, me njė fjalė -
energjia e dashurisė ėshtė mė e fuqishme. Njė koherencė e tillė ėshtė
padyshim primare edhe akoma shumė e fuqishme edhe nė shoqėrinė tonė
shqiptare. Pėr ne fėmija ėshtė gjėja mė e ēmuar, prandaj edhe dashuria pėr
tė ėshtė pothuajse mbi tė gjitha. Natyrisht, kjo nuk do shumė mend: tė
gjithė ata qė janė prindėr u ėshtė e njohur kjo ndjesi. Padyshim qė secili
prej tyre, pa mė tė voglėn mėdyshje, do tė sakrifikonte gjithēka, edhe
jetėn, pėr hir tė dashurisė prindėrore qė ushqen ndajė fėmijės sė tij i
cili, nė realitet, edhe ėshtė fryt i ndjenjės sė dashurisė.
Shikojeni fuqinė e dashurisė edhe te besimtarėt,
pavarėsisht se cilės fe i takojnė. Njė besimtar i devotshėm, me sa
pėrkushtim, respekt e dashuri i drejtohet Perėndisė. Nė shpirtin e
besimtarit, dashuria ndaj Zotit (qė konsiderohet si forma mė e lartė e
dashurisė njerėzore) njėkohėsisht ngjallė dashurinė edhe ndaj vetės por edhe
ndaj tė tjerėve, pasi ne jemi krijesa tė tij, tė krijuara sipas
shėmbėlltyrės sė tij. Nganjėherė kjo dashuri ėshtė aq dominuese, sa qė vė nė
pah gatishmėrinė pėr ēdo lloj sakrifice. Shembull mė i mirė pėr kėtė ėshtė
sakrifica e Jezuit apo Isait, i cili nuk kishte bėrė kur ndonjė mėkat
personal, por vetėm pėr hir tė dashurisė njerėzore, u gozhdua pėr sė gjalli.
Kjo ėshtė dashuria hyjnore, manifestimi i vet
Zotit brenda shpirtit tė njeriut, dashuria e tij e derdhur nė zemrat tona.
Dhe kėtė dashuri e hasim nė pėrmbajtjen esenciale tė secilės doktrinė
fetare, nga krishterimi e deri tek budizmi. Tė gjitha religjionet predikojnė
dashuri, tė cilėn edhe e konsiderojnė si virtytin mė tė lartė njerėzor. Sa
bukur e thotė kėtė Shėn J. Klimakos: Kur e tėrė qenia e njeriut ėshtė e
pėrzier me dashurinė e Zotit atėherė trupi, si njė pasqyrė, tregon
shkėlqimin e shpirtit ė tij.
Kur ėshtė fjala te fuqia e dashurisė, nuk mund
mos ti pėrmend edhe vitet e lavdishme tė pajtimit tė gjaqeve. Sa e sa
njerėz, tė gjymtuar fizikisht e shpirtėrisht nga kjo murtajė e mallkuar,
falėn gjakun e mė tė dashurve tė tyre vetėm e vetėm pėr hir tė dashurisė
ndaj atdheut, pėr hir tė dashurisė njerėzore. A nuk ėshtė kjo vėrtet
Hyjnore?
Prandaj, le ta hedhim farėn e dashurisė nė zemrat tona, le ta kultivojmė
kėtė ndjenjė Hyjnore. Kur dashuria kultivohet, ajo bėhet pjesė e pėrhershme
e qenies sonė, bėhet njė ēelės qė hap ēdo portė, bėhet
njė pishtar qė ndriēon secilėn rrugė, njė
shkėndijė qė ndez secilėn zemrėn, njė ndjenjė qė zbukuron dhe shenjtėron
shpirtin.
|