Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 3 - Kėngė tė vonuara

Shkruan: Kasam SHAQIRVELA

      

KĖNGĖ TĖ VONUARA

(Poezi)

 

 

Librin e autorit Kasam Shaqirvela, "Kėngė tė vonuara" mund ta shkarkon falas nė sektorin

 

 "Literaturė"

dhe nė

www.syri3.com

 

 

 

PĖRKUSHTIM

 

Kėtė libėr, ua kushtoj tė gjithė atyre si: (dėshmorėve, luftėtarėve, tė burgosurve politikė, punėtorėve, intelektualėve.....) qė, nė njė formė apo tjetėr, e dhanė jetėn dhe mundin e vet, me pėrkushtim, pėr: lirinė e atdheut, kulturėn dhe pėrparimin e popullit tim !

Autori

 

 

 

 

DRITA E YLLIT

 

Drita e Yllit hapėsirėn e ēanė

Rrugėtimit shqip dhe muret pėrmbysė

Sojeve pėrēarėse qė ndėrtuar i kanė

Errėsirėn sterrė, mėdyshė ua grisė

 

 

 

 

ATJE TE DODONA

 

Zenafillen e kam

I ngjizur nga vetja ime

Rrojtur me zulme e nam

TEMIRET e fares sime

Qe kur thane e thona

Atje ku ishte DODONA

Ku qe vendosur Froni

I Atit Perendi

Te vjeter e te ri

Sot e lashtesi

Nga Zojsi i Joni

Qe e lindi Kroni

E mbronte Froni

I bekuar nga i pari

Deri tek shqiptari

Per jete e mot

Mos t’i ndalet karvani

Sa e ngrohe Ati Diell

Sepse e tij eshte pjelle.

 

 

 

JAM AI QE ISHA

 

Une jam i njejti!

Po ai qe isha

Perkunder kohes

Perplot me tufane

Si atehere kur kisha-isha?!

Edhe tani kur s’kam-jam?!

Dhe vazhdoj te jem

Ai qe sot jam

Per disa melhem

I shpirtit, qetesues.

Sa here t’ me kerkojne

Me gjejne dhurues.

Ca tjereve n’u behem

Ferre ne sy

Shqetesues une jam,

Madje pengese per zemra

Te zeza sterre

Dimer e vere,

Perballe rrebesheve

Qendroj e s’perkulem

Rri kemben permbi kembe,

Une jam boem dhe poet!

Qe hap vet shtegun tim

Dhe shkel rruges se vet

N’te rendin rrugetim?!

Nuk pyes per sfida

E as per ngritje, a

Kukurekje gjelash?

Qe koha i tret, e

S’i le per jete!

 

 

 

MALLI PER ATDHEUN

 

(M e r g i m t a r i t)

Sa here qe une shkoj

Atje, drejt perendimit

Apo lindjes te udhetoj

Qofte te rri atje kohesisht

Ose te shperngulem per krejt

Si i thuan ndryshe ne jete

Larg e larg te migroje

Une s`jam i qete,

Trupi s’me dhemb

Por i teri lengoj

Eshte vete trolli

Qe mua me polli

Dhe s`me mbeshtolli

Nder vete te me mbaje

Nga tjeret mos t`me ndaje

Porse me la te vuaj

Ketu ne dhe te huaj

Ah! vec ky truall

Endrat mi ben lemsh

Dhe un’ ketu, n`perbuzje

Jam ne percmime

Rri gjithnje ne ankth

Sa s`me plas ky temth

Kudo qe prek e shkel

Ne shpirt jam rebel, e

Zemra forte me rreh

Per t’imin Atdhe

Dashuri qe me deh

Rehati dot nuk gjej

Syri nuk mu mshel

As edhe kur flej

Nga prapa me ndjek

Si hija ne shteg

Unin po ma vjel

Ai Malli me djeg

Dhe me pervelon

Mendjen ma turbullon

Vuajtjet mi shton

E me mban pezull

Ne flake t’ndezur,

Qiri per se gjalli

Ah, i Atdheut malli...

 

...... Vullkan Tetova

 

 

 

 

SI ERDHI ZAMANI

 

Lume ne te lumet

Si erdhi zamani1

Po te vazhdoje keshtu

Do t’na humbe nishani

Shume kukulla bostani

Shetiten bulevardit

Qofte pike e zhegut

Apo ere e marsit

Veshur me xhybe

Leshuar gjer tek thembra

S’dallohen nga prapa

Jane meshkuj apo femra

Nderron meselja prore

Kur i shikon nga para

meshkujt mjekrosha n’ done

femrat, ‘’kacubet ‘’ lara-lara

lidhur me do callma

per fyti dhe pas qafe

nuk cajne koken dollamat

as ne pike vape

sikur bythe majmuni

leshrat per fytyre

ukubet katundi

po duket n’pasqyre

u shite kombesia

nuk vlen me njerezia

per ca para-dollare

peshqesh nga Azia

sa nje grusht leblebia

Si shume te perdale

Dhe ca mysibete

Pasurine kombetare

Na e bene kurbet !?

 

..… Uk Sharri

 

 

Poezi nga libri "Kėngė tė vonuara"