Pėrhapja e shkollave dhe e
mėsimit tė gjuhės shqipe, si edhe zhvillimi i kulturės kombėtare nė
pėrgjithėsi, shtruan nė rend tė ditės nevojėn e caktimit tė njė alfabeti tė
vetėm. Rilindėsit me tė drejtė e shihnin mungesėn e njė alfabeti tė njėjtė
tė gjuhės shqipe jo vetėm si njė problem gjuhėsor e kulturor, por edhe si
njė ēėshtje politike, njė shenjė ndasie, qė pengonte bashkimin e
shqiptarėve. Zgjidhja e saj do tė ndihmonte si nė lėvrimin e mėtejshėm tė
gjuhės e tė letėrsisė shqipe, ashtu edhe nė konsolidimin e unitetit kombėtar
dhe tė bashkimit politik tė popullit shqiptar.
Vendosja e njė alfabeti tė
njėjtė tė gjuhės shqipe u pėrgatit gjatė njė epoke tė tėrė tė Rilindjes,
falė veprimtarisė krijuese nė lėmin e gjuhėsisė dhe tė letėrsisė tė brezave
tė tėrė tė iluministėve shqiptarė, gjuhėtarė, shkrimtarė, poetė, publicistė
etj. Njė ndihmesė tė vyer dhanė organet e shtypit, sidomos ato tė viteve tė
fundit tė shek. XIX dhe tė fillimit tė shek. XX, ku spikati nė mėnyrė tė
veēantė revista Albania (Bruksel-Londėr, 1897-1909) e Faik Konicės.
Miratimi i alfabetit (alfabetares) sė Stambollit, nė vitin 1879, ndonėse
shėnoi njė hap tė rėndėsishėm pėrpara nė rrugėn e vendosjes sė njė alfabeti
tė njėjtė tė gjuhės shqipe, nuk arriti ta zgjidhte pėrfundimisht kėtė
ēėshtje.
Alfabeti i Stambollit u
pėrhap vetėm nė Shqipėrinė e Jugut e tė Mesme, ndėrsa nė Shqipėrinė e
Veriut, posaēėrisht nė Shkodėr pėrdoreshin tri alfabete tė tjera pėr
shkrimin e shqipes, ai i shoqėrisė Bashkimi (1899), i Agimit (i
jezuitėve) dhe alfabeti i shkrimtarėve tė vjetėr tė Veriut, qė pėrdorej mė
shumė nga klerikėt katolikė. Organet e shtypit shqiptar, ndonėse botoheshin
tė gjitha me alfabetin latin, kishin ndryshime ndėrmjet tyre. Nė rrethana tė
tilla, vendosja e njė alfabeti tė njėjtė tė gjuhės shqipe do tė arrihej jo
vetėm nė luftė me sunduesit e huaj osmanė, qė pėrpiqeshin ta pengonin atė si
njė arritje qė do tė ēonte nė afirmimin e mėtejshėm tė kombit shqiptar, por
edhe duke kapėrcyer frymėn dhe interesat lokalė tė shoqėrive e tė grupeve
kulturore shqiptare, qė ushqeheshin edhe nga dasitė krahinore tė trashėguara
nga e kaluara.
Ndonėse nė thelb ishte njė
ēėshtje kulture, njėsimi i alfabetit tė gjuhės shqipe paraqitej njėherazi
njė nga problemet mė tė rėndėsishme politike tė kohės, zgjidhja e tė cilit
do tė varej nga zhvillimi i lėvizjes kombėtare nė pėrgjithėsi. Nė tė
vėrtetė, thirrja e kongresit pėr njėsimin e alfabetit tė gjuhės shqipe u bė
e mundur vetėm nė rrethanat e reja, qė u krijuan pėr lėvizjen
kulturore-kombėtare pas shpalljes sė kushtetutės nė vitin 1908.
Nismėn pėr thirrjen e kongresit pėr
njėsimin e alfabetit tė gjuhės shqipe e mori klubi Bashkimi i
Manastirit, qė luante rolin kryesor ndėrmjet klubeve shqiptare. Drejtuesit e
kėtij klubi, menjėherė pas themelimit tė tij, e shpallėn zgjidhjen e kėsaj
ēėshtjeje si detyrėn mė tė ngutshme tė lėvizjes kombėtare. Gjatė muajve
gusht-shtator, pasi kishte marrė edhe pėlqimin e klubeve e tė shoqėrive tė
tjera atdhetare, klubi i Manastirit ndėrmori masat konkrete pėr thirrjen e
kongresit kombėtar pėr ēėshtjen e alfabetit. Nė Zėdhėnien qė u shpėrnda me
kėtė rast, ftoheshin tė merrnin pjesė nė kongres gjithė shqiptarėt, brenda
dhe jashtė Shqipėrisė, si edhe ēdo filolog shqiptar. Nisma e tij u prit
mirė nga atdhetarėt shqiptarė dhe nga klubet e shoqėritė patriotike brenda e
jashtė vendit, qė u treguan tė gatshme tė dėrgonin pėrfaqėsuesit e tyre nė
kėtė kongres.
Kongresi u hap nė Manastir
mė 14 nėntor 1908 dhe i vijoi punimet deri mė 22 nėntor. Nė Kongres morėn
pjesė 32 delegatė me tė drejtė vote, qė pėrfaqėsonin 26 qytete e shoqėri tė
ndryshme shqiptare brenda dhe jashtė atdheut, si dhe 18 delegatė tė tjerė si
pjesėmarrės pa tė drejtė vote. Kongresi i Manastirit u shndėrrua kėshtu nė
njė kuvend tė vėrtetė mbarėshqiptar, nė tė cilin morėn pjesė gjithsej 50
delegatė nga tė gjitha anėt e Shqipėrisė, nga qytetet e vilajeteve tė
Manastirit, tė Kosovės, tė Janinės e tė Shkodrės, si edhe nga shoqėritė
shqiptare tė Bukureshtit, tė Sofjes, tė ShBA-sė, tė Egjiptit, tė Italisė
etj.
Kongresi i Manastirit pėr
ēėshtjet qė diskutoi e zgjidhi dhe si njė nga tubimet mė tė gjera e mė
pėrfaqėsuese nga pėrbėrja e tij, vlerėsohet me tė drejtė si kuvendi mė i
rėndėsishėm kombėtar nė historinė politike e kulturore tė shqiptarėve nė
fillim tė shek. XX. Delegatė tė tij ishin shkrimtarėt dhe publicistėt mė tė
njohur, lėvrues tė gjuhės shqipe, laikė e klerikė, si Gjergj Fishta, Nikollė
Kaēori, Ndre Mjeda, Gjergj Qiriazi, Mithat Frashėri, Hilė Mosi, Mati
Logoreci, Thoma Avrami, Sotir Peci, Shahin Kolonja, Luigj Gurakuqi, Adam
Shkaba; veprimtarė tė lėvizjes kombėtare dhe tė klubeve shqiptare, si Bajram
e Ēerēis Topulli, Mihal Gramenoja, Fehim Zavalani, Dhimitėr Mole, Nyzhet
Vrioni, Rrok Berisha, Leonidha Naēo, Dhimitraq Buda, Akil Eftimi, Shefqet
Frashėri, Refik Toptani, Gligor Cilka, Emin bej Shkupi, Hafiz Ibrahim
efendiu (nga Shkupi), Ramiz Daci, Xhemal Beu (nga Ohri), Fahri Frashėri (nga
Resna) etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashėri, ndėrsa nėnkryetarė
Luigj Gurakuqi e Gjergj Qiriazi. Megjithatė, pėr njė varg arsyesh tė
diktuara nga rrethanat e kohės, pati edhe intelektualė tė shquar (si Faik
Konica etj.) qė nuk arritėn tė merrnin pjesė nė punimet e kėtij Kongresi.
Gjatė dy ditėve tė para tė
Kongresit u zhvilluan mbledhje tė gjera e tė hapura, ku morėn pjesė, pėrveē
delegatėve, edhe intelektualė e nxėnės tė shkollave tė Manastirit, si edhe
banorė tė tjerė tė kėtij qyteti, rreth 400 veta. Kėto mbledhje u shndėrruan
nė manifestime kombėtare, nė tė cilat u mbajtėn fjalime patriotike pėr
nevojėn e bashkimit tė tė gjithė shqiptarėve, gegė e toskė, myslimanė e tė
krishterė, si dhe pėr pėrparimin e kombit e tė kulturės sė tij.
Vendin kryesor nė punimet e
Kongresit, duke pėrfshirė edhe mbledhjet e hapura, e zuri ēėshtja e caktimit
tė njė alfabeti tė pėrbashkėt pėr tė gjithė shqiptarėt. Gjatė diskutimeve qė
u bėnė nė ditėt e para, tė gjithė shfaqėn mendimin se alfabeti qė do tė
vendosej duhej tė kishte si bazė atė latin. Por pikėpamjet e delegatėve mė
tej u ndanė, prandaj nė ditėn e tretė tė punimeve Kongresi zgjodhi njė
komision prej 11 vetash, tė kryesuar nga at Gjergj Fishta, ku bėnin pjesė
njohėsit mė tė mirė tė gjuhės shqipe, pėrkrahės tė alfabeteve tė Stambollit,
tė Bashkimit, tė Agimit, si dhe intelektualė tė tjerė tė shquar.
Komisionit iu dhanė fuqi tė plota pėr tė vendosur pėr kėtė ēėshtje.

Pas shumė diskutimesh
Komisioni vendosi qė tė mos merrej nė vėshtrim asnjėri nga tri alfabetet e
pėrmendura mė sipėr, por tė krijohej njė alfabet i ri mbi bazėn e atij
latin, duke u dhėnė shkronjave latine vlera fonetike nė pėrputhje me nevojat
e gjuhės shqipe. Por Komisioni ndeshi nė vėshtirėsi pėr caktimin e
shkronjave dyshe, qė nevojiteshin pėr ata tinguj tė shqipes, qė i mungonin
latinishtes (pėr dh, gj, nj, th etj.). Nė kėto rrethana, pas tri ditė
diskutimesh (17-19 nėntor), anėtarėt e Komisionit, sikurse thuhej nė
vendimin e Kongresit, tė shtyrė edhe nga disa shkaqe tė pėrjashtme, nuk
arritėn tė caktonin njė alfabet tė vetėm pėr gjuhėn shqipe, prandaj vendosėn
tė kthehen prapa, duke pranuar alfabetin e Stambollit e me tė bashkė edhe
njė abece thjesht latine, qė tė pėrdoreshin e tė mėsoheshin bashkarisht nė
mes tė shqiptarėve. Tė dy alfabetet do tė pėrdoreshin detyrimisht nė
shkolla.
Ky vendim, qė vetė Kongresi
e quajti kthim prapa, u argumentua nga Komisioni me disa shkaqe tė
pėrjashtme dhe pikėrisht me nevojėn pėr tė shtypur me alfabetin thjesht
latin libra jashtė Shqipėrisė dhe pėr korrespondencat me jashtė. Nė tė
vėrtetė, me shkaqe tė jashtme nuk kuptoheshin vetėm ato thjesht teknike, por
edhe trysnia e ushtruar mbi Komisionin nga qarqet e shoqėritė e ndryshme
shqiptare, qė ishin pėr alfabetin e Stambollit (nė Shqipėrinė e Jugut) dhe
atė tė Bashkimit nė Gegėri e sidomos nė Shkodėr. Vendimi pėr tė pėrdorur
bashkėrisht dy alfabete u mor pėr tė mos shkaktuar pėrēarje nė radhėt e
delegatėve dhe tė shqiptarėve nė pėrgjithėsi. Nė tė njėjtėn kohė ai u quajt
si njė zgjidhje e pėrkohshme pėr tė kaluar nė tė ardhmen nė pėrdorimin e njė
alfabeti tė vetėm.
Ndonėse nuk caktoi njė
alfabet tė vetėm, vendimi i Kongresit tė Manastirit ishte njė hap i
rėndėsishėm pėrpara nė rrugėn e zgjidhjes pėrfundimtare tė ēėshtjes sė
alfabetit tė shqipes dhe ushtroi njė ndikim tė fuqishėm nė bashkimin politik
dhe pėrparimin e mėtejshėm kulturor tė kombit shqiptar. Me kėtė vendim iu
dha fund kaosit qė mbretėronte deri atėherė nė ēėshtjen e shkrimit tė
shqipes. Nė vend tė alfabeteve tė shumta qė ishin pėrhapur nė Shqipėri e nė
kolonitė e mėrgimit, tani do tė pėrdoreshin vetėm dy, edhe kėta bashkėrisht.
Pėrveē kėsaj, duke vendosur pėr dy alfabete, qė mbėshteteshin nė atė latin,
Kongresi i Manastirit ripohoi edhe njėherė vendosmėrinė e shqiptarėve pėr tė
mbrojtur individualitetin e tyre kombėtar, kundėr orvatjeve tė xhonturqve
pėr tu imponuar alfabetin arab dhe pėr ti identifikuar ata me turqit.
Atė qė nuk e ēoi dot deri nė
fund Kongresi i Manastirit, e zgjidhi pėrfundimisht vetė jeta e popullit
shqiptar. Alfabeti thjesht latin, duke qenė i papėrzier e mė homogjen nga
karakteri i shkronjave, mė i lehtė e mė praktik pėr shtyp, u pėrhap gjithnjė
e mė shumė dhe nga fundi i Luftės sė Parė Botėrore u bė tashmė alfabeti i
pėrbashkėt e i vetėm pėr gjithė shqiptarėt, alfabeti i sotėm i gjuhės
shqipe. Megjithėse ēėshtja e njėsimit tė alfabetit zuri vendin kryesor nė
punimet e Kongresit tė Manastirit, vetė Kongresi nuk ishte njė mbledhje
thjesht gjuhėsore, por edhe njė manifestim politik. Krahas tubimeve tė
hapura, u organizuan edhe mbledhje tė fshehta kushtuar ēėshtjeve politike tė
ditės. Objekti kryesor i diskutimeve nė kėto mbledhje ishin marrėdhėniet e
shqiptarėve me turqit, lufta pėr tė drejtat kombėtare tė popullit shqiptar,
pėr zhvillimin kulturor dhe ekonomik tė vendit, si edhe marrėdhėniet me
shtetet evropiane. Pėrfundimet e kėtyre diskutimeve dhe vendimet qė u morėn
nė kėto mbledhje, u pėrfshinė nė programin kombėtar prej 18 pikash qė iu dha
deputetit tė Korēės, Shahin Kolonjės, pėr ta paraqitur nė parlament nė emėr
tė shqiptarėve. Ky program ėshte njė nga dokumentet mė tė rėndėsishme tė
Kongresit tė Manastirit, nė tė cilin u pasqyruan aspiratat e shqiptarėve pėr
autonominė territoriale-administrative tė Shqipėrisė.
Vendin kryesor nė program e
zinin kėrkesat politike pėr njohjen zyrtare tė kombėsisė shqiptare dhe tė
gjuhės shqipe. Nė lidhje tė ngushtė me kėtė kėrkohej emėrimi i nėpunėsve
shqiptarė nė tė katėr vilajetet, zgjedhja e tė gjitha organeve lokale,
zgjerimi i kompetencave tė tyre dhe kryerja e shėrbimit ushtarak nga dy deri
nė dy vjet e gjysmė nė Shqipėri, nėn drejtimin e oficerėve shqiptarė tė dalė
nga shkollat ushtarake qė do tė ngriheshin nė vend.
Pjesė pėrbėrėse e kėrkesės
pėr njohjen e kombėsisė shqiptare dhe e tė drejtave tė saj, ishte edhe
themelimi i shkollės sė pavarur shqipe, qė do tė arrihej duke i kthyer tė
gjitha shkollat shtetėrore turke nė Shqipėri, ato fillore, qytetėse e tė
mesme, nė shkolla kombėtare dhe duke vendosur gjuhėn amtare shqipe si gjuhė
mėsimi nė tė gjitha kėto shkolla shtetėrore, ndėrsa turqishtja do tė
mėsohej si lėndė e veēantė, duke filluar nga viti katėrt i shkollės fillore.
Tė lidhura ngushtė me kėtė ishin edhe masat qė parashikohej tė merreshin pėr
kthimin e shkollave nė gjuhėn greke, qė funksiononin pėr shqiptarėt e
krishterė, nė shkolla kombėtare, me gjuhėn shqipe si gjuhė mėsimi, duke i
hequr ato nga administrimi i klerit dhe duke i shpallur shkolla shtetėrore.
Kėto shkolla do tė mbaheshin me tė ardhurat nga pasuritė e kishave, tė cilat
duhej tė administroheshin nga shteti dhe me tė ardhurat e buxhetit tė
shtetit osman. Pėr tu prerė rrugėn ndėrhyrjeve tė Austrisė, tė Italisė e tė
Greqisė nė Shqipėri, kėrkohej qė klerikėt katolikė e ortodoksė tė paguheshin
nga shteti turk. Me kėto masa do tė kufizohej ndikimi i propagandave tė
huaja shkollore e kishtare nė Shqipėri, sidomos i asaj greke.
Njė nga kėrkesat mė tė
rėndėsishme nė fushėn e arsimit ishte ajo pėr themelimin e njė universiteti
shqiptar, qė kishte qenė aspiratė e hershme e rilindėsve. Pėr pėrgatitjen e
profesorėve pėr kėtė universitet do tė dėrgoheshin ēdo vit, me bursa tė
shtetit, tė rinj qė do tė mėsonin nė shkollat e larta tė Evropės dhe tė
ShBA-sė. Po kėshtu kėrkohej tė themelohej njė muze arkeologjik kombėtar nė
njė nga qytetet e Shqipėrisė.
Programi pėrmbante
gjithashtu njė varg masash, qė kishin pėr qėllim zhvillimin ekonomik tė
vendit, pėr tė cilin ishte interesuar borgjezia shqiptare. Tė tilla ishin
masat pėr hapjen dhe shfrytėzimin e minierave, pėr ndėrtimin e hekurudhave
nga sipėrmarrės shqiptarė, pėr ngritjen e ekonomive tė mėdha bujqėsore nė
Myzeqe etj. Nė pjesėn ekonomike pėrfshihej edhe kėrkesa pėr kufizimin e
depėrtimit tė kapitalit tė huaj nė ekonominė shqiptare, qė kishte pėr qėllim
tė ndalonte ekspansionin ekonomik tė shteteve tė huaja dhe nė mėnyrė tė
veēantė tu jepte mundėsi borgjezisė shqiptare e kapitalit vendas tė shtinte
nė dorė tregun dhe ekonominė e Shqipėrisė.
Programi politik, i miratuar
nė Kongresin e Manastirit, megjithėse nuk pėrmbante kėrkesa tė domosdoshme
pėr organizimin e njė shteti autonom, si veēimi i territoreve shqiptare dhe
forma e qeverisjes sė tyre, ai pati rėndėsi tė veēantė, sepse i pėrmbysi
shpresat e tyrqve tė rinj dhe tė bashkėpunėtorėve tė tyre shqiptarė pėr ta
kufizuar Kongresin vetėm me ēėshtjet e alfabetit, pėr ta mbajtur larg
problemeve politike e luftės kundėr regjimit xhonturk. Miratimi i tij
dėshmonte gjithashtu se Lėvizja Kombėtare Shqiptare edhe pas shpalljes sė
kushtetutės kishte ruajtur karakterin e saj politik e tė pavarur dhe kishte
si objektiv themelor realizimin e autonomisė sė Shqipėrisė.
Kongresi i Manastirit shėnoi
gjithashtu njė hap tė rėndėsishėm nė ngritjen e shkallės sė organizimit tė
Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Vetė thirrja e tij si njė forum mbarėkombėtar,
vendimet qė mori pėr ēėshtje tė tilla qė i takonin gjithė kombit dhe, nė
mėnyrė tė veēantė, njohja faktike e klubit tė Manastirit si klub qendror, me
tė cilin do tė mbanin lidhje gjithė klubet e tjera, dėshmojnė pėr vendosjen
e njė bashkėrendimi tė veprimtarisė organizative e politike-kulturore tė
klubeve dhe tė shoqėrive shqiptare, nėn drejtimin e klubit Bashkimi tė
Manastirit. Jo rastėsisht konsujt e huaj e trajtonin kėtė masė si njė
pėrpjekje qė do tė krijonte njėlloj federate tė klubeve shqiptare.
Vendimi pėr ti dhėnė klubit
Bashkimi tė Manastirit, qė qėndronte nė krye tė luftės pėr tė drejtat
kombėtare tė shqiptarėve, atributet e njė klubi qendror, u arrit pas
kundėrshtimit tė pėrpjekjeve tė krahut tė moderuar tė lėvizjes kombėtare pėr
tu imponuar klubeve e shoqėrive shqiptare udhėheqjen politike dhe
organizative tė klubit tė Stambollit, drejtuesit e tė cilit, pėrgjithėsisht,
njiheshin si pėrkrahės tė xhonturqve.
Kongresi i Manastirit dhe
vendimet e tij pėrbėjnė njė nga ngjarjet mė tė rėndėsishme nė historinė e re
tė popullit shqiptar. Pėr herė tė parė pas kuvendeve, qė u mbajtėn nė
periudhėn e Lidhjes sė Prizrenit (1878-1881) dhe tė Lidhjes sė Pejės
(1899-1900), u mblodhėn nė kėtė Kongres pėrfaqėsues nga tė gjitha krahinat e
Shqipėrisė dhe u morėn vendime tė rėndėsishme pėr ēėshtjen e alfabetit e pėr
ato politike, qė ndihmuan pėr ngritjen nė njė shkallė mė tė lartė tė
kulturės e tė arsimit shqiptar, si edhe pėr bashkimin e tij tė mėtejshėm nė
luftėn pėr ēlirimin kombėtar.
(Pėrgatiti pėr publikim moderatori i
www.pashtriku.org)
|