Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

TV KLAN

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

NACIONALE

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.AL

KOSOVARJA

Tema tė tjera 3 - KRIZA E PERĖNDIMIT

https://bota.al

KRIZA E PERĖNDIMIT

Trashėgimtarėt e iluminizmit besonin nė emancipimin njerėzor, duke menduar se rruga drejt njė tė ardhmeje mė tė mirė do tė ishte e pakthyeshme. Kritikėt e modernitetit, dukshėm mė tė shumtė, tregonin me gisht natyrėn iluzore tė kėsaj shprese nga kėndvėshtrime tė ndryshme.

 

Kur flasim pėr krizėn e Perėndimit, shpesh pėrmendim Oswald Spengler, njė mėsues i shkollės sė mesme, i cili nė vitin 1918 pati sukses tė jashtėzakonshėm me “Der Untergang des Abendlandes”, d.m.th. “Rėnia e Perėndimit”.

Spengler besonte se ēdo qytetėrim, si ēdo organizėm i gjallė, kishte fėmijėrinė, rininė, moshėn e rritur dhe plakjen e tij dhe mendonte se ai perėndimor kishte hyrė nė njė rėnie tė pakthyeshme. Ai nuk ishte i vetmi qė diagnostikoi rėnien e epokės sė tij. Pas Luftės sė Madhe, reflektimi pėr fatin e modernitetit shoqėroi veprat e shumė intelektualėve dhe artistėve. Deri nė atė moment bota nuk kishte pėrjetuar kurrė, nė njė periudhė kaq tė shkurtėr, pėrvojėn katastrofike tė vdekjeve masive.

Evropa, e cila dominonte globin me armė, pasuri dhe kulturė, dukej se po zhytej nė njė humnerė sė bashku me dhjetė milionė vdekjet e saj. Nė realitet, Spengler nuk kishte prezantuar njė temė tė re. Gjatė shekullit tė 19-tė, romantizmi ushqeu pesimizmin e atyre qė profetizonin fundin e Evropės. Pėrballė rrėnojave tė sė kaluarės, tė cilat kishin filluar tė zbuloheshin me gėrmimet e para tė mėdha arkeologjike, shumėkush diagnostikoi rėnien e progresit. Ngjashėm me tė gjitha qytetėrimet e mėdha e tė zhdukura, edhe ai evropian, pasi tė kishte arritur apogjeun e tij, do tė ishte nisur drejt rėnies.

Siē u pa qartė, sidomos duke filluar nga tridhjetė vitet e fundit tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė, kultura perėndimore u godit nga konfliktet e modernitetit dhe paqartėsia e tij. Ai kishte braktisur besimin se historia pėrkonte me zgjerimin e lirisė. Ai e kishte shkatėrruar idenė e pėrsosmėrisė sė njerėzve, tė ushqyer nga prirja pėr tė kėrkuar kushte gjithnjė e mė tė mira jetese. Kishte vėnė nė dyshim besimin nė tė ardhmen.

Trashėgimtarėt e iluminizmit besonin nė emancipimin njerėzor, duke menduar se rruga drejt njė tė ardhmeje mė tė mirė do tė ishte e pakthyeshme. Kritikėt e modernitetit, dukshėm mė tė shumtė, tregonin me gisht natyrėn iluzore tė kėsaj shprese nga kėndvėshtrime tė ndryshme. Duke filluar me shumė katolikė qė e konsideronin Revolucionin Francez si produkt djallėzor tė njė njeriu tė etur pėr tė jetuar pa Zot, lista do tė bėhej shumė e gjatė dhe do tė pėrfshinte protagonistėt e mėdhenj tė kulturės perėndimore: letrarė, sociologė, historianė, filozofė, artistė me orientim politik tė ndryshėm.

 

Disa e mirėpritėn fundin e njė bote qė e pėrbuznin, tė tjerė shpallėn me ankth katastrofėn. Kujtojmė njė autor qė ėshtė sigurisht mė pak i njohur se Friedrich Nietzsche, Sigmund Freud dhe Martin Heidegger, por edhe Robert Musil. Historiani zviceran Jacob Burckhardt, pas luftės franko-prusiane tė vitit 1870 dhe pėrvojės sė Komunės sė Parisit tė vitit 1871, shkroi se qytetėrimi modern kishte shprehur, me optimizėm tė ēmendur, bindjen se natyra njerėzore ishte e mirė, duke iu kthyer besimit tek progresi dhe tek njė ideologji e rehatisė dhe fitimit. Pėrballė saj, ai tėrhiqej me njė shpirt melankolik vetėm nga dėshira pėr dije. Njė djalosh me emrin Niēe ndiqte mėsimet e tij dhe e konsideronte njė mjeshtėr.

Njėqind e pesėdhjetė vjet mė vonė themi se Perėndimi ėshtė nė krizė. Nė fund tė fundit, Perėndim do tė thotė toka ku perėndon dielli. Kjo mund tė jetė arsyeja pse qė nga Revolucioni Francez, i cili pėrfaqėson origjinėn e atij moderniteti perėndimor, sigurisht nga pikėpamja politike, perceptimi i fundit nuk i ka braktisur reflektimet tona?

Nė realitet, sot, si atėherė, nuk ka asnjė marrėveshje mes perėndimorėve pėr simptomat e dekadencės. Kush dhe ēfarė ėshtė nė rėnie nė kohėn tonė? Demokracia liberale, Evropa, meshkujt e bardhė, Shtetet e Bashkuara, familja, vlera e tė mėsuarit si rrugė drejt dijes dhe jo si konsumim i menjėhershėm i informacionit?

Ndoshta duhet tė pyesim veten se pėr ēfarė jemi nostalgjikė. Nė njė intervistė tė dhėnė nga Jonathan Franzen pėr “La Stampa” tė Torinos dhe botuar mė 28 korrik, shkrimtari i njohur amerikan distancohet nga kjo narrativė. Franzen beson se perceptimi i krizės vjen kryesisht «nga paranoja qė kanė shumė evropianė, se mos shohin arritjet e grumbulluara gjatė viteve tė tėra studime dhe dijenxėnie, tė fshira nga diēka e papritur, qė vjen nga Afrika, nga Lindja, nga e gjithė ajo pjesė e botės qė Vetė Perėndimi ėshtė pėrpjekur ta kolonizojė jo vetėm kulturalisht, por edhe fizikisht”. / La Lettura