Pjesa e Parė pėrfundoi me fjalėt: Atė natė bėra
njė gjumė me ėndėrra tė pakuptimta...
Ndiqni tani ndiqni vazhdimin miqtė e mi!
PJESA E DYTĖ
Atė natė bėra njė gjumė tė trazuar e me ėndrra tė pakuptimta.
Vetėm nga mėngjesi gjėrat nisėn tė kthjellohen e mbase tė ndėrlikohen edhe
mė. Se u ndodha nė studion e shokut tim piktor.
- Ti bėn shtatore nudo? - e pyeta unė befas dhe
i pataksur nga ajo qė mė shihnin sytė.
- Po, - tha ai, - ē'ka kėtu pėr t'u ēuditur? Aq mė pak tė ngrish
e bėhesh statujė, siē ke marrė ti pamjen. Madje, dukesh i tronditur sikur po
sheh trupin e EVĖS... Pastaj, pse paske ardhur deri kėtu me tė mbathura?
Unė u befasova dhe u skuqa kur pashė veten dhe u
binda qė kjo ishte plotėsisht e vėrtetė. Mė kot u rreka pėr tė pėrimtuar
trupėzimin e punimit, kur ai tha:
- Ti e di se unė nė shkollė pėrherė kam shfaqur
dhunti e dėshira femrore..
- Ėshtė e vėrtetė.
- Prandaj edhe shoqėrohesha me vajza.
- Edhe kjo ėshtė po ashtu: e vėrtetė.
- Unė mė vonė, shumė mė vonė, nė Akademi, do tė
kuptoja se kisha atė qė quhet "energji pozitive". Mendimi im, s'i linte
hapėsirė pėr kundėrshtim nga ana e shokėve tė grupit.
Unė nuk e kisha fare mėndjen. Ai vazhdoi: - Po Kasemin, ē'e shtynte tė
grindje me tė gjithė e pėr ēdo gjė? A nuk vėrehej tek ai, njė lloj paudhėsie
djallėzore, qė fillon me sherr e pėrfundon me grushte? Dhe a nuk mund tė
quhet kjo "energji negative "?
- Mė mirė tė mos flasim pėr 'tė. Ai, tashmė
ėshtė nisur nė atė udhėtimin e gjatė pėr te Zoti.
- Ku s'ka pėr tė mbėrritur kurrė. Nė ferr mbase po. Nė skėterrė
se pėr atje ia preu biletėn njė hundėlesh. Gjeti atė qė kėrkoi: katranin.
E vėrteta ishte se Kasemi gjithmonė u binte mė
qafė binjakėve. I tillė qe edhe Borani me vėllanė e tij, Arjanin. Pėr kėtė
arsye shoku im, Borani, fliste me mllėf kundėr tij. Por, ajo qė mė tronditi
ishte fakti se sapo ai pėrmendi fjalėn FERR, menjėherė m'u shfaq tabela e
dyqanit: VIA DEI.
Hapa sytė me njė dridhėrimė skandaloze. Ē'tė
ishte kjo vallė?
Aty nga ora dymbėdhjetė e gjysmė, tek po
shkumoheshin me derėn e banjės hapur, ndjeva ardhjen e tim eti nga jashtė.
Qe i ngrysur nė fytyrė se i kishte dėshtuar edhe
njė tjetėr m'undėsi punėsimi. Nė kėto raste, vetullat i vareshin mbi sy dhe
zymtėsia e tregonte edhe mė tė plakur. Veē kėsaj, flokėt i qenė zbardhur
plotėsisht, karakteristikė kjo, pėr shumicėn e moshatarėve tė tij tiranas.
Gjė qė, e tregonte mė fisnik, por edhe mė tė moshuar e aspak tė pėrshtatshėm
pėr tregun e egėr tė punės nė kapitalizėm.
Mbase do tė qe mė mirė t'i lyente flokėt, ashtu
siē bėjnė gratė. Por edhe siē kishin vepruar shumė vėrsnik tė tij
bashkatdhetarė. Tok me 'ta, edhe njėri nga xhaxhallarėt e mi qė, vetėm pas
kėsaj, gjeti njė vend pune.
Por, tim eti, nuk mund t'i flisje vetėm pėr dy
gjėra: lyerjen e flokėve dhe heqjen e kollaros..
Nėna i kujtonte shpesh shprehjen e Hygoit: "Institucionet nė
shembje, fillojnė e zbukurohen". Bėje dhe ti, - e nxiste ajo. Por ai, e
gjente shtegun e daljes nga ky "rrethim", madje po me ato mjete: - Ai
thoshte: - dakort me restaurimet, por po ky Hygo ka thėnė: "Ndėrron guacka,
ndėrron molusku". Se kėtu bėhet fjalė pėr Institucionin e Mėndėsisė. Ti
kėrkon qė unė tė tjetėrsohem?
Atė kohė, gabimisht, mua mė dukej se s'kishte tė
drejtė ai. Pėr kėtė do tė bindesha njė dekadė mė vonė. Thjesht se, njė djalė
i dajės sim oficer nė repartet e kimisė, vuante nga zemra dhe se ajo, i qe
dėmtuar aq shumė nga kimikatet me tė cilat edhe punonte, sa i kėshilluan
transplantin, tė cilėn, po tė mos e bėnte, jetėn e kishte, nė mos me javė,
me disa muaj. Por ai kishte tre fėmijė, dy nga tė cilat vajza dhe kėto qenė
meraku i tij. Ky ishte shkaku i vetėm qė fundin e priti me stoicizėm. Ai
kishte frikė nga TJETĖRSIMI. Zemra e huaj mund tė rrihte ndryshe pėr vajzat
e tij tė bukura, SI ATO.
Kėto, unė do t'i mėsoja njė dekadė mė vonė...
Babai hyri nė shtėpi tejet i dėshpėruar me njė
heshtje qė nxinte. Tėrhoqi njė karike nga nėntrapeza dhe u shėmb mbi tė si
tė donte tė zbrazte barrėn e mėrrisė qė po ia ulte pėrherė e mė shumė supet.
Se jetonim te ungji im i cili kishte shkuar pėr dhjetė ditė nė plazh. Ata do
tė ktheheshin dhe duhet t'ua lironim shtėpinė e cila, s'kishte mė shumė se
dy dhoma e njė guzhinė. Kėsisoj, ne mund tė mbėlidheshim vėllazėrisht,
secila familje nga njė dhomė. Veēse, qė tė ndodhte kjo, duhej jo vetėm tė
ishte dakort xhaxhai. Madje familjarisht me xhaxheshėn dhe tre fėmijėt
thuajse vėrsnik tė mi, por edhe i zoti i shtėpisė.
Ne, nuk ishim tė sigurt as pėr njėrėn palė e as
pėr tjetrėn: domethėnė, tė zotėrve tė shtėpisė. Se mund tė ndodhte tė binte
dakort burri, por s'qe e kėtij mendimi e shoqja e tij. Kjo, siē po dėgjonim,
mund tė kėrkonte nga im ungj, rritjen e qerasė, pėr tė cilėn, nuk e besoja
kurrė se do t'a pranonte si zgjidhje. Nga ana tjetėr: im atė nuk i lejonte
vetes qė familja e tij, tė kishte detyrime tė kėsaj natyre, qoftė edhe nga
vėllai i vet. Domethėnė im ungj. Kjo nuk duhet tė ndodhte Kurrėsesi. Por
edhe qė tė paguante ai qeranė, do tė thoshte tė mos dilnin tė hollat pėr
shpenzimet e ushqimit. Kjo mėdyshje e ky udhėkryq e kishin rrėzuar shumė tim
atė. Ja pse qe urgjente zgjidhja e shtėpisė.

Ktheva kryet se im atė ndezi njė cigare, flaka e
shkrepjes reflektoi nė pasqyrė. Qe njė shkėlqim qė, vetėm pėr tė tillė
s'mund tė merrej. Pėr ogur tė mirė, jo se jo. Atė ēast u preva dhe si bestyt
qė jam, kisha bindjen qė dita ime e parė e punės, nuk do tė shkonte mbrodh.
Mamaja iu afrua tim eti dhe nisi t'i flasė zėėmbėl:
- Mos u mėrzit, mor burrė! Kush e di se ku do tė
dalė njė vėnd pune edhe pėr ty. Tė tė bėj njė kafe?
Ai nxorri njė tjetėr cigare nga kutia DS qė
kishte lėnė mbi trapezė dhe me kapuēin e sė parės, ndezi tjetrėn. Atėhere
kuptova se sa shpejt e piu atė. Paketat i kishim sjellė nga Tirana dhe ai i
kishte llogaritur qė me 'to, t'a shtynte deri nė janar. Ishim ende nė
shtator. Dhe ai kishte pirė vetėm pėr njė javė, tė gjithė kuotėn e muajit
pasardhės.
Mamaja e pėrsėriti pyetjen me njė ton mė tė ėmbėl e me njė formulim tė ri: -
Ka mbetur edhe ca kafe e bluar nė mulli. T'a vė xhezvenė e tė ulem edhe unė
pranė, o burrė? Se bashkė do tė tiganisemi e do t'ia dalim edhe kėtė rradhė.
Neve s'na rrėzoi e s'na vuri poshtė diktatura. Tė na gremisi tani
demokracia?
Ai pohoi me krye dhe vuri pak, po fare pak, po
ju them, buzėn nė gaz. E njihja mirė atė grimasė. Ngjasonte me qesėndisje. E
mbase edhe e tillė, mund tė qe. Por jo pėr nėnėn time. Aspak! Se atė e
respektonte si tė qe e shenjtė. Ateizmi i tij mė jep tė drejtėn t'a
pėrcaktoj ndofta edhe kėshtu. Ai ato ēaste tallej kėsisoj me problemin. Ku i
dihej? LUFTA E KLASAVE e kishte vėnė nė pozicione tė ngjajshme me tė
tanishmen, disa herė. Dhe e pėrbashkėta qe se, ajo niste me zbėrthimin e
kollares.
Se isha i vogėl dhe kur vėrreja kėtė veprim tek
im atė, e dija qė atė natė, ai do t'a gdhinte sė toku me time mė. Bashkė me
'ta, edhe unė pas derės sė dhomės sė gjumit. Pėrgjoja bisedat e tyre dhe
gėlltisja lotėt e dhimbjes pėr sedrėn e vrarė tė tim eti. Se kėshtu niste
zhgradimi civil e qytetar. Dhe kishte filluar atje, ditėn pėr diell, nė atė
zyrėn e errėt tė kuadrit.
Aty ku, PĖRIMTĖSOHESHIN BIOGRAFITĖ, siē i quante
babai. Nė ato OBSERVATOR GJIGAND. Nuk kishte nė 'to shkencėtarė. Jo. Por ca
nėpunėsa pėrbindėsha e ciklopė arshivash. Aty ku ia kishin deklaruar shkurt,
prerė e nė sy. Se " partia flet hapėt .
Kjo thėnie kishte vėrtetėsi, ashtu siē qe e mbrujtur me paciptėsi dhe
pashpirtėsi. Se thuhej nga njė surrat qė rrėzėllente nga kėnaqėsia e kėtij
kumti e ngjajshme me ēehren e atyre kryetarėve tė kooperativave, kur
raportonin nė zyrat e Partisė, rendimentin e lartė tė grurit, ndėrsa pėr
vete, hanin bukė misri.
Tė gjitha kėto cilėsime, veēanti e xhevahire pėr
kohėn e shkuar tė LUFTĖS SĖ KLASAVE, mė kujtoheshin tani, kur im atė, me njė
lėvizje vendimtare, e flaku tutje kollaren po me atė neveri siē do tė bėnte
po tė qenė vendosur nė 'tė poshtėrsitė e gjithė botės:
- Sot, kur tė zbresish pėr bukė, shko nė market,
moj grua dhe shih tė gjesh bojė tė pėrshtatshme pėr kėto cullufet e mia.
Pra: ai kishte arritur nė dy pėrfundime tė
skajshme pėr secilėn nė vetvete. Braktisjen e kollaros dhe ngjyerjen e
flokėve.
Pėr kollaren ai nuk qe tėrhequr edhe kur e
kishin qesėndisur se "nuk kemi nevojė pėr ARKITEKTĖ". Njeriut qė kishte
dashur t'a pėrcjellė, nė kėtė mėnyrė, njė tip GEI, im atė i qe pėrgjigjur:
keni tė drejtė, zotri. Ju mbase kėrkoni GJENOKOLOGĖ. Dhe qe penduar. Duhet
tė tregohej mė i duruar. Ndryshe nuk do tė gjente asnjėherė punė. Me pak
fjalė: me ardhjen nė Greqi, vėnd me demokraci funksionale, brėnda javės,
atij i qe thyer njė nga kollonat, qė diktatura nuk kishte mundur as t'ia
lėkundte. Gjithsesi e parė kėsisoj, ėshtė dėshpėruese tė mendohet. Por
njerėzit, nga mungesa e orientimit, kanė pėsuar edhe ngjarje mė dramatike se
sa heqja e njė kollaroje. Prandaj, nuk duheshin hedhur armėt e as tė
shuheshin shpresat.
- Si thua? - e pyeti sėrish nėna babanė.
Shikimet tona pėr njė sekondė u takuan dhe tė
dy, tashmė, shihnim nė drejtim tė tim eti. Pėr sytė e nėnės, isha zėnė disa
herė me Kasemin. Se ai, kur mė shante, do tė thoshte: "Atė sybukurėn ku t'a
kesh!" Dhe unė, edhe pse krenohesh me njė tė tillė sharje, pėrsėri kėrciste
grushti. Herė fitoja dhe herė humbisja. Por tani, te syzeze e sybukura nėna
ime, kishte ca rrudha rreth tyre. Pėr kėto, jo vetėm qė shpėrfilleshin nė
sharjet e Kasemit, por edhe s'kishe me kė tė zihesha me grushte. Cili ėshtė
ai qė nuk e do nėnėn e tij tė jetė pėrherė e bukur?
Ndjeva dhimbje dhe nga kjo mė shkėputi zėri
nanuritės i saj qė i drejtohej tim eti:
- Prit, mor burrė, prit njė herė!
- Prit baba!, - pėrsėrita dhe unė. Mbase mė ecėn
mbarė puna dhe i marr ato para. Me aq tė holla qė do tė sjell dhe me
ekonominė e mamasė, do tė shtyjmė sa tė bėhet diēka edhe pėr ty. Pastaj...
Nėna ndėrhyri. Diē donte tė thoshte, por unė s'e
lashė. Dhe pėr t'ia ngrijtur disi moralin IDHULLIT tim, BABAIT, shtova:
- Ja vuri njė herė nė pėrdorim ato simbolet e
tua dhe deshifroje njė ėndėrr qė pashė.
- Pa hė, po tė dėgjoj, - tha ai, sa shpėrfillės,
aq edhe mėdyshas pėr tė mos ma prishur, se sa pėr tė dėgjuar se ēfarė kisha
parė unė nė gjumė.
Ia tregova atė dhe prisja me ankth spjegimin. Ai
ndenji gjatė pa folur. Kėshtu ndodhte "kur problemi ishte serioz". Nė kėto
raste, mendimi i tij, kėrkonte njė lloj ballafaqimi me njerėzit dhe kohėn.
Pėr mua, tek e shih-ja, ashtu si tė pėrgjumur, herė - herė mė ngjante si i
nemitur.
- Pa ma thuaj edhe njė herė, - tha dhe sėrish
ndezi njė cigare.
Unė e ritregova ėndrrėn fill e pėr pe. Kėsaj
here mė me hov, e gėzim qė e kisha nxjerrė tim atė nga ajo gjėndje
dėshpėrimi.
- Sublimim ! - thirri. - Sublimim! - pėrsėriti
dhe mundohej tė tregohej sa mė i qetė, se sė brėndėshmi, e ndjeja qė kishte
shqetėsim.
- Qė do tė thotė?
- Mbulim.
- Tė kujt?
- Tė sjelljes, tė karakterit, tė impulseve,
shoqėrish tė papranueshme, por aspak tė dėmshme dhe ky ėshtė shoku yt
piktor. Atij i pėlqen shoqėria me femra dhe ju, me siguri, e keni tallur.
- E gjete, pėr kokėn e mamasė. Dhe...?
- Dhe, ai i vizaton ato nudo. E bėn kėtė se ua
njeh shpirtin dhe i idealizon si subjektet qė pikturon. Ai kėrkon tė
harmonizojė bukurinė shpirtėrore edhe nėpėrmjet linjave tė tyre trupore.
Kėtu, s'ka asgjė tė keqe. Ajo qėndron gjetiu. Te Kasemi.
- Po ai ka vdekur?
- Ashtu ėshtė. Por shoku yt piktor, tė
paralajmėron pėr tė bėrė kujdes. Mund tė ndeshesh me KASEMIZMA edhe mė tė
kėqinj dhe qė e lėnė ku e ku, pėr nga ligėsia KASEMIN. Se veprimet e tyre tė
papranueshme, ata i mbulojnė me sjellje tė mirėpritura pėr shoqėrinė. Hap
sytė! Ėndrra tė thotė se do tė vihet nė provė karakteri yt!
- Mos e frikso djalin! - I tha nėna me njė ton
qortues. - Po shih se do tė derdhin kafenė qė ke pėrpara. Atė bėj! Pa
ėndrrat, ėndrra janė.
Ajo kishte tė drejtė. Unė njėmend u trėmba. Se
fjalėt dhe kėshillat e tim eti, i vlerėsoja gjithėnjė. Edhe pėr ėndrrat.
- Mos harro! - mė tėrhoqi ai vėmėndjen! Jemi nė
Greqi dhe kėtu e ka burimin ajo fjala e urtė:
KARAVI I MIRĖ, DUKET NĖ FURTUNĖ?
* * *
DHE FURTUNA, KISHTE FILLUAR. . .
Vazhdon nė pjesėn e tretė
Athinė, 15, Mars, 2018!
Rired.: 5, Maj, 2018!
(1)
(3)
|