Edhe buzėqeshja
humb... kur e harrojmė diku rrugėve tė jetės... dhe ikim vazhdojmė pa atė...
Edhe buzėqeshja
humb... kur ia falim dikujt dhe harrojmė ta marrim prapė... kur ikim ne...
ose kur largohen ata...
Edhe buzėqeshja
humb... kur ajo ikėn me lotėt e lamtumirės pėr dike...
Edhe buzėqeshja
humb... kur shpresa kthehet nė njė fjalė tė huaj pėr ditėn tonė...
Edhe buzėqeshja
humb... kur lotėt bėhen ''zot'' nė fytyrėn tonė...
Edhe buzėqeshja
humb... kur ngjyra gri, fillon e dominon nė ylberin e jetės...
Buzėqeshja humb... kur
ne harrojmė qė duhet tė buzėqeshim...!!!
E braktisim shpeshherė
si njė mall pa rėndėsi.
E flakim pa mėshirė.
E hedhim poshtė.
E shtypim.
E thyejmė.
E grisim.
E shajmė.
E lėndojmė.
E harrojmė... diku...
buzėqeshjen tonė.
Tregohemi tė dobėt nė
betejat e jetės dhe lėmė dėshmor nė to buzėqeshjen tonė.
Lodhemi se luftuari
dhe dorėzojmė ''rob luftė'' buzėqeshjen.
Pesimizmi kur fiton
mbi optimizmin flak tej, buzėqeshjen.
Kur i themi hyr
trishtimit nė derėn e ditės sonė, ai hedh pėrjashta nga dritarja buzėqeshjen
tonė.
Zhgėnjimi bėhet mbret
dhe i tund kėmbėt princeshės buzėqeshje.
Tradhtia e mashtron
buzėqeshjen dhe i tregon rrugėn e gabuar pėr nė jetėn tonė.
Gėnjeshtra e gėnjen
buzėqeshjen se ne nuk kemi mė nevojė pėr atė...
Mosbesimi na mbush
mendjen se buzėqeshjes nuk i duhet besuar...
Dhe ne harrojmė tė
buzėqeshim...!
Dhe... buzėqeshja...
ikėn... largohet... humb...!

Buzėqeshja ka njė veti
tė mirė, ajo nuk na braktis tėrėsisht... thjeshtė qėndron e fshehur
thellė-thellė nė shpirtin tonė.
Si njė feniks qė
ngjallet nga hiri i tij, edhe buzėqeshja sado qė ta zhdukim e vėrvitim tutje
larg jetės sonė... rrėnjėt i ka tė ngulura thellė nėpėr zemrat tona... dhe
ringjallet... prapė... gjithmonė...
Mjafton njė
shkėndijė... dhe ajo ndizet... merr flake... shpėrthen... rrezet e saj
pozitive mbi fytyrėn tonė...!
Mjafton njė dėshirė e
vogėl, e fshehur, e menduar e pashprehur... qė hija gri tė zėvendėsohet nga
rrezet e dobėta tė buzėqeshjes...!
Mjafton njė shtyse e
vogėl nga dikush, tė na zgjojė, qė tė reagojmė nga grija qė na ka zymtuar
shpirtin dhe ditėn... qė drita e optimizmit tė shpėrthejė nė fishekzjarre
buzėqeshjesh...!
Mjafton dėshira e
mirė, pėr tė rifilluar dhe buzėqeshja do jetė bashkudhėtarja jonė nė sfidat
e reja qė na presin...!
Mjafton guximi pėr tė
ecur edhe njė hap...
Mjafton njė rrahje
zemre...
Mjafton njė shtrėngim
dore...
Mjafton njė
pėrqafim...
Mjafton njė buzėqeshje
tjetėr pėr tu infektuar...!!!
Mos e harroni :
''Ju nuk e keni humbur
buzėqeshjen tuaj, ajo ėshtė nėn hundėn tuaj... Thjesht e kishit harruar qė
ishte atje...!''
© E. K.
|