Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 7 - KUR DASHURONTE POETI

Shkruan: Resmi OSMANI

      

Novelė

KUR DASHURONTE POETI

 

Kujtimit tė poetit Zef Serembe

 

 

Novelėn e autorit Resmi Osmani "Kur dashuronte poeti" mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

 

„Literaturė“

 

 

(E falėnderoj pėrzemėrsisht autorin)

 

 

 

1.                   Kangjela e mallit tė parė

 

Dielli ishte ngritur mbi det nė lindje. Nga dritarja vėrshonin vrundujt e dritės sė artė tė ditės sė re, me magjinė kėndellėse e tė hareshme  tė majit, qė tė grishte pėr tė jetuar gėzueshėm sė toku me dalldinė e hovshme tė natyrės sė ringjallur.

Nė vetminė e dhomės sė heshtur, Zefi qėndroi para pasqyrės. Po kundronte veten: i gjatė, i hollė si lumak, por shpatullgjerė, leshra tė gėshtenjta, ndarė me njė vijė nė mes, tė krehura anash e tė hedhura prapa, balli i lartė prej mentari, vetullat e trasha  u bėnin hije syve tė menduar ėndėrrimtarė, hunda e drejtė, goja e vogėl me buzė tė rrepta, mustaqe tė plota, tė spėrdredhura. I hijshėm e burrėror. Psherėtiu. Kjo ishte dukja, ajo qė shihnin edhe tė tjerėt. Ai shihte atė qė s’dukej, por ndjehej, qė tė tjerėt s’mund ta shihnin. Zemrėn e tij, tė vuajtur, tė vrarė e tė helmuar, shpirtin e paprehje, dokėndisur nga fati i prapėt, qė e godiste me hobe e shigjeta hidhėrimi, mendime herė tė vrullshme e herė tė paqta, hem tė gėzuara e hem tė dėshpėruara, hem tė ėmbla si mjalti e hem te idhėta si farmaku, qė i ēartnin mendjen, trupin e shpirtin e sido qė ato tė ishin, ēuditėrisht, prej tyre buronte rrėkeja e vrullshme e vjershave, qė tingėllonin si kambana, herė me hare, e herė pėrzishėm, me ato fjalė, qė ishin klithma e jetės sė tij, e shpirtit tė vuajtur e tė sfilitur nga sėmundja e varfėria. Klithma, rėnkime e lot pėr dashurinė e pafat, pėr atė qė ishte mė e bukura e vashave. Dėshperimi pėr mizoritė e jetės, varfėrinė, dhe brenga qė s’i shqitej asnjėherė: pėr mėmėdheun, Arbėrinė e robėruar pėrtej detit.

Kėto ishte duke menduar, kur  ndjeu hapa tė  lehta, pastaj njė dorė nė sup. Ishte mėmėzonjė Maria. Ai u kthye ballas. I buzėqeshi, ashtu si mund t’i buzėqeshet mėmės, por buzėqeshja ishte e trishtuar, e dhimbshme, si tė vinte nga njė botė e largėt. Shikimi i mėms,  me pamjen e saj tė dashur , nuk e fshihte dot vuajtjen dhe brengėn pėr djalin e saj tė parė. I dukej i lodhur, i pėrhumbur, i mėrzitur, i ligur  e i fitiqur.

-Zdrigu tė hamė sillėn. Sapo e kam pjekur kafen.

-S’mė hahet mėmėzonjė,por njė filxhan kafe do t’a rruf.

-Duhet tė hash, tė marrish veten, je hequr si tė kesh shkuar njė lėngatė. Eja. Franēesku me Maria – Antonian po na presin.

Polenta e pėrvėluar me gjalpė, avullonte dhe ermironte kuzhinėn. Zefi thėrrmoi mbi tė edhe pak djathė dhe  mori disa lugė, por fyti i ishte lidhur, e la lugėn mbi tryezė dhe mbushi nje filxhan kafe qė e pinte pa sheqer. Heshtje. Dėgjohej vetėm tringėllima e lugėve. Franēesku i hidhte tė vėllait ca vėshtrime qė s’ishin miqėsore. Nga koha kur Zefi nisi tė vjershėronte dhe kur nuk i zinte vendi-vend. Edhe tani kishte njė muaj mėrguar nga katundi. Me njė shkop nė dorė, njė torbė me libra e letra nė sup dhe kapelen e zezė mbi krye, si pelegrin i vetmuar, ngarendėte nė katundet arbėreshe tė Kalabrisė, Molizes dhe deri ne Siēili, nė Horėn e Arbėreshėve, si i thonė, ku rafsha mos u vrafsha. Franēesku nuk mund ta dinte se nė ato rrugėtime, i vėllai s’ishte vetėm. I rrinte nė krah Muza, mendimet qė buisnin vetiu si njė lumė i rrėmbyer e qė nė zemėr, vrundullonin gjakun dhe ngjallnin pėrfytyrimin, pėr tu ngjizur  nė vargje tė kangjelave: pėr mė tė bukurėn e vashave, pėr dashurinė dhe mirėsinė, pėr arbėrinė e roberuar, pėr dhimbjet dhe brengat e jetės. Ngado shkonte, kėndonte si bilbil, rrefente si pėrralltar, njerėzit e donin, e gostitnin me nga njė kupė verė dhe e ftonin nėpėr shtėpira pėr tė bujtur. Franēeskut, qė s’dinte nga ato, dinte qė shtėpia s’mbahet me kangjela. Atij i kishte mbetur mbi vete barra e familjes. Edhe Maria-Antonia dukej e trishtuar. I kishte shkuar tė njėzetat, askush nė katund e jashtė katundi se kėrkonte pėr nuse , jo se s’ish e pashme, por ngaqė ata ishin tė vobekėt dhe ajo e papajė. Edhe pse s’e thoshte, nė heshtje, bėnte fajtor tė vėllanė. I dukej vetja si lėneshė fatpadalė. Zefit heshtja iu bė e rėndė. Muret e shtypnin, i merrnin frymėn. Deshi tė mbetej vetėm. Vetmia dhe udhėtimet ishin natyra e tij. Hapsira, ajri, drita dhe dielli, muzgu gushėpėllumbi, netėt me kupen e yjėzuar tė qiellit ishin bota e tij. E nė kėtė botė, nga shpirti qė ngazėllehej, vetiu buisnin kangjelat, sipas herės: Herė tė gėzuara, herė tė trishtuara, qė i kėndonin hem bukurisė sė vashės, hem vuajtjeve te shpirtit. Shpirti i tij ishte si korda e tendosur e harpės, si bilbili kėngėtar…

 

            Nga novela "Kur dashuronte poeti"