Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegëza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZËRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRË

ZËRI I AMERIKËS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHËNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturë 4 - Kur dehen perënditë

Shkruan: Adem ZAPLLUZHA

      

KUR DEHEN PERËNDITË

 

 

Librin me poezi të autorit Adem Zaplluzha, "Kur dehen perënditë"  mund ta shkarkoni falas në sektorin

 

„Literaturë“

 

 

E falënderojmë përzemërsisht autorin për këtë kontribut tejet të çmuar, për  veprimtarinë e tij humane, duke ua ofruar lexuesve të nderuar, edhe këtë libër, për shkarkim  falas.

 

 

 

 

 

NGA FISI IM BYTYQ

 

Më duket se kur gjeneza e njeriut

Ishte në udhëkryq

Në këto shpirtra malesh!

Si nëpër balada

Mbiu nga dheu amë

Një fis i pavdekshëm

Fisi im bytyq.

 

Aq shumë i donte dyndjet

Saqë foletë e ekzistencës

I ndërtoi nëpër botë,

Ky fis sa trim

Po aq edhe bujar.

Ka se për çfarë të mburret

Ndër shekuj

Me të kaluarën edhe sot.

 

Shikoni këto male

Atje pas shpinës së atyre kreshtave,

Dhe nëpër udhët e kujtesës...

Kudo do të rastisni

Të ngulur në shpirtin e tokës.

Nga një kryq

Lënë një lloj pengu,

Në shpirtin e këtyre trojeve

Nga fisi im bytyq.

 

 

 

PO TË ISHTE NDRYSHE

 

Prolog

 

Kur kohërat e zeza

Depërtuan nëpër grykat e maleve

Nga gjiri i Ilirisë,

Dolën sheshit

Burrat ngjeshur me patërshana.

 

Si një sëmundje e keqe

Legjionet e tmerrit,

U vërtitën fushave

Dogjën anijet,

Por një anije legjendare

U bëri ballë vdekjeve!

 

Diku në parzmën e maleve

Tok me pishat e bardha,

Ndizeshin zjarret e lirisë

Çoheshin peshë

Dallgët  e shthurura të Adriatikut.

 

 

 

Atdheu në rrezik

Nën bedenat e kështjellave

Nga një kllapi e madhe,

Si kuçedrat zgjoheshin burrat

Në të katër anët e vendit

Jehuan daullet e kushtrimit.

 

Për ta mbrojtur nderin e Arbrit

Nga legjionet e zeza,

Dolën djemuria në bejleg 

Ku trimat e çartur

Ia kalonin

Me dhjetëra herë  trimave.  

 

 

 

1.

 

Prijësi im

Ju nuk e deshët famën,

As pekulet

Nuk ju thirri kryqi i shkulur,

Por u kthyet , o Gjergj i madh

Pas zërit të atdheut.

 

Sytë  tuaja të kaltër

I përngjanin lotit të Adriatikut,

Erdhët

Mbi një kalë prej vetëtime!

Në majat e Krujës krenare

Mbollët pas një kohe të gjatë,

Shumë të gjatë

Mbollët ullirin e lirisë.

 

 

 

2.

 

Pas Jush u ngritën ortekët

Prej njerëzve,

Lirinë si ormi ia sollët atdheut.

 

Disa thonë se ishit atleti

I krishterimit,

Sykaltri im

Unë pohoj të kundërtën.

 

Erdhët mbi një kalë të bardhë

Si dëbora e Krujës,

Dhe populli Ju pagëzoi

Atleti i lirisë.

 

 

 

3

 

Akoma edhe sot

Kudo nëpër Dardani përsëriten

Fjalët e tuaja:

“Lirinë nuk ua solla unë

Por e gjeta në shpirtin e juaj”

 

Kryetrimi im

Sa shumë i përngjani Krishtit,

Kryqi i Juaj ishte shpata

Dhe shpirti i popullit.

 

Kalëruat nëpër shtigjet e viteve

Kalëruat si perëndi

Mbi një kalë prej vetëtime.

 

Si zëri i një perëndie ilire

Dëgjohej piskama e maleve

Sykaltri im.

Si zëri i juaj prej zjarri

Dëgjohej ajo thirrje e lashtë

Ilire

E atdheut të shkelur.

 

 

 

4.

 

Sa herë që burrat i grithnin fytyrat

Ju ishit pranë tyre,

Dhe si engjëlli i mirë

Me gjuhë prej shpate

I shëronit dhembjet.

Jo vetëm të  njerëzve

Por edhe kuajve

Dhe të gurëve.

 

Vetullat si patërshanat ilire

I mbulonin plagët e lisave,

Kur qanin nënat

Nga trishtimi

Hingëllonin edhe kuajt e luftës.

E luftërat

Nuk kishin të ndalur

Në zemrën e shkrumbuar të Ilirisë.

 

 

 

 

5.

 

Prej një lufte në tjetrën

Shndritnin shpatat mprehta,

Nuk pushonin së kënduari

As xhubletat.

 

Daullet e kushtrimit

Zgjoheshin para agimeve të pagjumë,

Aq shumë e donin lirinë njerëzit

Sa që asnjëherë nuk fjetën.

 

Kurse Ju Imzot

Zgjoheshit mbi kalin e erërave!

Zgjoheshit i përgjumur

Dhe si dragonjtë e përrallave

I shtrëngonit  dizgjinët.

 

Shpeshherë e dëgjoja plakun tim

Kur thoshte:

Biro !

Gjergji kurrë nuk ka fjetur!?

 

Po të ishte ndryshe

Nuk di!...

Se në cilin Ferr

Do të zgjoheshim

O Gjergj beu i madh.

 

 

 

EPILOG

 

Një popull që fle

E pret një rrugë e ngratë

Thoshte im atë.

 

O lum miku

Uji fle,

Por jo edhe armiku!

 

Ti, o i lumi hapi sytë

Nëse do

Në lotin tënd mos me u mbytë.

 

Thonë se,

kështu fliste një urtarë

Kur thyhej ndonjë degë e tharë.

                           

Prishtinë, 01 shtator 2013

 

 

Poezi nga libri "Kur dehen perënditë"