Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 7 - KUR DĖNESIN VARRET

Shkruan: Gjin MUSA

      

KUR DĖNESIN VARRET

 

 

Librin e autorit Adem Zaplluzha "Kur dėnesin varret"

mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

 

„Literaturė“

 

 

(E falėnderoj pėrzemėrsisht autorin)

 

 

 

         Kur nė poezinė e Zaplluzhės dėnesin varret

 

            Nė legjendėn madhėshtore tė besės sė dhėnė kemi figurėn emblematike tė Kostandinit, i cili ngrihet nga varri pėr tė mbajtur fjalėn qė i kishte dhėnė nėnės pėr t'ia sjellė motrėn Doruntinė. Mbi kalė ecin i vdekuri me tė gjallė, vėllai i rėnė nė luftė me tė motrėn e gjallė qė kthehet tek nėna, e cila i ka varrosur tė gjithė djemtė e saj, qė ranė pėr vatan. Kurse nė poezinė e Adem Zaplluzhės gjejmė tė unifikuar nė njė, tė vdekurin dhe tė gjallin. Mendoni pėr njė ēast njė njeri qė lėviz trotuarit duk,e mbajtur brenda tij kufomėn e vet. Duket makabre, por nė tė vėrtetė poeti Zaplluzha me kėtė metaforė tė goditur ngre simbolin e atij njeriut inaktiv e tė padobishėm pėr asgjė, qė nė fakt ka vdekur pėr sė gjalli. Nė qendėr tė poezisė sė tij autori ve unin e vet poetik, njė njeri qė lėviz nė njė kohė pa kohė, qė ndihet i vdekur edhe kur ėshtė nė ambiente me tė gjallėt, kur edhe ata kanė vdekur shpirtėrisht, duke u kthyer gati nė qenie surreale. Librin e tij autori e titullon “Kur dėnesin varret”.

            Metafora ėshtė e bukur dhe e madhe qė nė titull. Imagjinoni njė varrezė tė madhe, sa mezi i shihet fundi, ku nga varret vijnė vazhdimisht dėnesa. Zakonisht dėnesin tė gjallėt pėr ata qė janė ndarė nga jeta, kurse nė poezinė e Zaplluzhės janė vetė varret qė dėnesin. Qėndroja i stepur ose isha ulur kacule dhe i numėroja lopatat me dhe qė binin mbi kurmin tim. Ende edhe sot mė kujtohen ēastet isha i vdekur ose dheu ishte njė shi i imagjinuar. Kėshtu shkruan autori nė poezinė qė hap vėllimin. Kurse nė poezinė qė vjen mė pas ai u drejtohet tė tjerėve:

 

            Kurse ju tė vdekurit e gjallė mendoni

            Se kurmi juaj mund tė preket me sytė e vėngėr tė erės.

            Jo, miqtė e mi tė vdekur,

            para shumė viteve i pėrpitė lopatat me dhe.

 

            Autori i kushton njė cikėl tė tėrė nė vėllim dėnesės sė varreve. Por nuk mund tė thuhet se poezia e tij ėshtė e trishtė. Edhe pse ajo vjen pas luftės nė Kosovė, ku familje tė tėra u shuan plotėsisht nė altarin e lirisė, duke derdhur gjak pėr Kosovėn martire, autori e vėzhgon me sy kritik realitetin, duke evokuar

ringjalljen, por njė ringjallje nėpėrmjet njerėzish aktivė, qė e duan vendlindjen, qė e duan tė ardhmen e fėmijėve dhe punojnė aktivisht pėr tė. Pėr tė ėshtė i papranueshėm ai realitet ku edhe “kufomat jetojnė duke mbledhur tasat e konservave ose ushqehen me konserva tė skaduar”...

 

Gjin Musa, Gazetar, analist dhe publicist.

Romė, 29 nėntor 2018

 

 

 

Poezi nga libri i autorit Adem Zaplluzha "Kur dėnesin varret"

 

 

PASHĖ SE SI DĖNESTE VARRI

 

Nuk mė kujtohet

Se si dukej dikur ky rrap

Mbase i ngjante vdekjes sime

Ose kufoma ime u shėmbėllente

Drurėve tė ngrirė nė hapėsirė

 

Asnjėherė nuk isha nė gjendje

Tė dalloj vegimin e erės

Qė nga vdekja ime

Sa herė qė e barta kufomėn time

Mes duarve dukej si njė ēilimi i dehidruar

 

Pėr herė tė parė atė vit

Pashė se si dėneste varri

Kurse njė kufomė e kaltėr dukej nė qiell

Nga kafshimet e tėrbuara tė cerberėve

Si njė copė mjegull e grisur

 

Qėndroja i stepur ose isha ulur kacule

Dhe i numėroja lopatat me dhe

Qė binin mbi kurmin tim

Ende edhe sot mė kujtohen ēastet

Isha i vdekur ose dheu ishte njė shi i imagjinuar

 

 

SOT MĖ NUK JENI NĖ GJENDJE

 

Mė shikoni pėr sė gjalli

Pėrse u besoni thashethemeve

Unė nuk jam i vdekur

Kurmi im doli nga zjarri

Doli si feniksi

Dhe kurrė mė nuk e ndali fluturimin

 

Kurse ju tė vdekurit e gjallė

Mendoni se kurmi i juaj

Mund tė preket

Me sytė e vėngėr tė erės

Jo miqtė e mi tė vdekur

Para shumė viteve i pėrpitė lopatat me dhe

 

Sot mė nuk jeni nė gjendje

Tė dalloni vetveten

As duart e juaja tė djegura

Shikoni atė lis

Qė i shėmbėllen kufomės sė juaj

Nėn rrėnjėt e kalbura i pėrkundni ninullat

 

 

VETĖM ĒAFKAT E BARDHA QANIN ME NGASHĖRIM

 

Mė kujtohet si sot

Kur mbi qiellin e Kosovės

Fluturonin kukuvajkat e zeza

Fluturonin

Nėpėr udhėt e mjegullave tė plagosura

 

Nuk kishte pikė shiu ato ditė

Disa lloje stėrkalash tė mykura

Qė pėshtynte qielli i grisur

Nuk mund ta shuanin atė zjarrin

E ndezur para njėqind viteve

 

Mė duket se atė ditė

Nuk pati asnjė rrugėdalje

Drita nė fund tė tunelit

Kishte mbetur diku nė mes tė udhės

Vetėm ēafkat e bardha qanin me ngashėrim

 

 

SA ORA NDRYSHON KOHA

 

Pėr befasinė time the tė gjithėve

Shoh disa lloje njerėzish

Tė gėzuar dhe tė pikėlluar

Kjo vdekje mė bėri mė tė menēur

T’i dalloj njerėzit

Prej atyre tė tjerėve

 

Nė shpirtin e dikujt

Dėgjoheshin tingujt e njė muzike

Kurse te dikush tjetėr

Me njė pikėllim i thellė

Lėshonte rrėnjė

Mbi kufomėn time tė gjallė

 

Tė tillė jemi ne

Tek e fundit jemi njerėz

Dimė tė gėzohemi dhe tė pikėllohemi

Sa ora ndryshon koha

Nė mendjen e destabilizuar tė njeriut

Sa ora mbi kokat tona

Zbresin mjegullat e zeza