Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 5 - KUR ERA TESHTINĖ

Shkruan: Sejdi BERISHA

      

KUR ERA TESHTINĖ

 

 

Librin me poezi tė autorit Adem Zaplluzha, "Kur era teshtinė"  mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

 

(E falėnderojmė pėrzemėrsisht autorin)

 

 

 

            Nė vend tė hyrjes

 

            POEZIA SI TESTAMENT GJAKU E LIRIE...!

 

            (Adem Zaplluzha: “Kur era teshtinė”- poezi, botoi: Shoqata e Shkrimtarėve “Fahri Fazliu”Kastriot-2014)

 

            Edhe nėse shkruan e krijon, ndijimi poetik asnjėherė nuk mund tė vi i thatė, pa lėng mendjeje, lumturie por edhe dhembjeje, pa ditarin e rrugėtimit jetėsor e historik. Kur ėshtė kėshtu, atėherė ēdo varg ka mesazhin dhe peshėn e mendimit si sublimė e zėrit tė krijuesit, e zėrit poetik. Nė kėtė aspekt, mund tė veēohet edhe mendimi pėr librin mė tė ri me poezi, “Kur era teshtinė”, tė autorit, Adem Zaplluzha.

            Nėse mėsojmė e lexojmė pėr biografinė e kėtij poeti, atėherė, nė shikim tė parė, sikur na krijohet pėrshtypja se ai “nxiton” pėr tė “radhitur” sa mė shumė tituj veprash tė tij, dhe kėshtu, automatikisht zvetėnon mendimin pėr aq shumė libra. Deri me tash, A. Zaplluzha ka botuar 106 tituj, qė janė njė bagazh interesant krijues me tema nga mė tė ndryshmet, tė cilat nuk janė gjė tjetėr veēse pjesė e jetės sė autorit, pjesė pasqyre e periudhave kohore dhe historike, tė cilat ndrisin rubikonin dhe pikturėn e jetės tė sajuar ashtu siē di tė kėndojė poeti. Mirėpo, me librin “Kur era teshtin”, Adem Zaplluzha,, edhe mė shumė e sforcon mendimin poetik, peshėn dhe rėndėsinė e vargut, i cili, nganjėherė, pothuaj se shndėrrohet nė dokument, i cili pastaj provokon pėr tė biseduar dhe elaboruar lexuesi me secilin varg me secilėn poezi. Thėnė shkurt, “Kur era teshtinė” ėshtė pasqyrė e rrugėtimit nėpėr kohė e periudha, tė cilat, tani  autorin e bezdisin dhe i sjellin kujtime me peshėn e mallit, tė dhembjes por edhe tė mendimit hidhėrak.

            Nė kėtė kontekst, vargjet dhe poezitė e sajuara nė tri njėsi ciklike: “Ishte njė tjetėr lloj bryme”, “Kur teshtinė era” dhe “Tė kujt janė kėto duar”, janė tėrėsia, nėse mund tė thuhet,  e njė rebelimi mbase shekullor, i cili shndėrrohet nė pelegrinazh aq karakteristik dhe me shumė ngjarje, me shumė drithėrima, me shumė tė arritura dhe tė paarritura, tė cilat poeti dėshiron t’i vė nė njė vrap tė detyrimit filozofik, por edhe tė ndėrgjegjėsimit, urtisė, tė forcimit, kujtimit dhe tė shprushjes sė rrėfimit historik, nė mėnyrė qė ēdo gjė tė merr formėn njerėzore, duke u ndriēuar pėrjetėsisht, ashtu siē mendon poeti se ėshtė mė sė miri. Kjo, ngase, nė ecjen me dritė, me plagė, me vendosmėri, me trimėri por edhe me etjen e shpirtit pėr lirinė e njeriut dhe tė kėsaj toke, poeti na ligjėron, sepse, tė gjitha kėto edhe ai vetė i ka bartur nė shpirt e zemėr, por edhe secili njeri. Pėr kėtė arsye, ai, qė nė poezinė e parė tėrė kėtė ngarkesė mbase edhe shpirtėrore, e vė nė binarė tė rrugėtimit poetik, qė e konsideron si rrugė tė cilėn duhet trasuar e ndėrtuar mirė e sinqertė:“Sonte duhet tė pezullohen mėkatet/Nuk kemi kohė/Tė ecim nėpėr mjegull/Eja ulu kėtu/Kjo sofėr ka bukė pėr ēdo kė”. Pra, poeti, kėtė libėr na ofron si sofėr, nė tė cilėn mund tė hasėsh, prekėsh e tė shijosh tė gjitha bereqetet dhe tė mirat e jetės, por edhe trakullimat e saj, qė janė dėshmi e kohėrave, janė thesar e qėndresė me nderė e me besė, tė njeriut tė kėtij nėnqielli.

            Po ashtu, nė kėtė pėrmbledhje poezish, sikur insistohet qė lexuesit t’i servohet edhe pėrjetimi poetik, edhe pesha e ēdo rrjedhe, tė cilėn rrjedhė e rėndojnė por edhe figurativisht e stolisin mjegullat nga mė tė ndryshmet, duke bėrė pėrpjekje qė tė krijojė pamje e peizazhe nga kohėrat ndryshme, qė kanė lėnė gjurmė pėr t’i kujtuar e kėnduar edhe poeti, dhe kėshtu pėr t’i sjellė tek opinioni si madhėshti kohėrash tė pėrplasur, tė zgjuar e tė fjetur, tė rehatuar e tė ēmenduar, gjėra qė bashkė autorit ia bėjnė me vlerė vargun, gjithnjė duke e begatuar atė me “kalldrėmet” dhe shikimet jo rrallė tė zymta pėr ēdo gjė e pėr gjithēka.

            Andaj, vargu i poetit, ndoshta edhe pa vetėdijen e tij, shpeshherė shndėrrohet nė melankoli, qė ai thotė se ėshtė e vjetėr, por mund tė jetė edhe e re, e cila luhatėt e pedatet nėpėr stinėt e vitit, nėpėr gjelbėrimin dhe ngjyrėn lules tė vjeshtės. Kjo nuk ėshtė gjė tjetėr, veēse kallėzim poetik i furtunave qė jetėn e njeriut e bėjnė lapidar, mbase edhe spirancė pėr tė qėndruar vertikalisht dhe i papėrkulur dot.

            Autorit, nuk ėshtė qė i pėrvidhet dhembja qė ka peshėn dhe tharmin e moshės, por ai vetė ka atė dallgėn pėr tė thėnė e treguar se jeta ecėn dhe ėshtė edhe e pamėshirshme: “Ishte njė tjetėr lloj bryme/Pak e bardhė/ E mė shumė e murrme/ Hingėllonte si shiu nė binarėt e trenit/Ikėn udhėtarėt e mėngjesit/Askush nuk mbeti/ Nė kėtė stacion tė vetmisė”. Mirėpo, gjithnjė ėshtė i kujdesshėm qė tė kėndojė lirshėm pėr ta “shfryer” mllefin e mendjes e tė shpirtit, por edhe pėr dėshmuar pėrgjegjėsinė e pėrjetėsisė te tė gjitha rrjedhave, qė ndonjėherė rrinė apo mund tė qėndrojnė kacavjerrė nė pritjet pėr zbardhjen e historisė. Pėr kėtė arsye, ai na sjell ndėrmend shumė gjėra, tė cilat duan koment dhe shqyrtim tė drejtė, sepse, nė tė kundėrtėn: “Mbi pergamenėn e kujtesės/Pikojnė shirat”...

 

            Pjesė nga parathėnie e librit "Kur era teshtinė"