Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 3 - KUR HESHTJA HESHT

Shkruan: Bujar PLLOSHTANI

KUR HESHTJA HESHT

 

            Kur heshtja hesht ne totalisht pushojmė sė qeni me vetveten nė vartėsi me qenien e domosdoshme, sepse nė kėtė ekzistencė duket se nuk pėrkon me vullnetin e lirė dhe dėshirėn tonė pėr t'iu pėrkushtuar ambicieve dhe interesit pėr tė arritur deri te e vėrteta.

 

 

Heshtja ndonjėherė ėshtė nxitje, maturi intelektuale, dhe ndonjėherė revoltė. Kur heshtja hesht ndodh atėherė kur gjėsendi nuk arrin tė zhvillohet normalisht drejt njė progresi tė nevojshėm nė shkallė intelektuale e me radhė, atėherė ndodh tė lind njė vullnet i papėrcaktuar psikik duke e betonuar zhvillimin e mundshėm. Pra, si pasojė e kėtij zhgėnjimi vjen deri tek revolta. Paraqitja e saj, pra heshtja hesht ndodh atėherė, kur ēdo lloj procesi i cili nuk arrin tė kėmbehet lirshėm si pasojė e njė zhvillimi tė nevojshėm mbi planet dhe realitetin njerėzor vjen deri tek revolta, si pėrpjekje e pakėnaqėsisė. Mosrealizimi i ēėshtjes apo fenomeneve tė dėshiruara nga njeriu i shkencės nxit revoltė, ndėrsa revolta shtyn drejt heshtjes qė zbeh gjithēka duke tė shtyrė me mjete tė dhunshme tė heqėsh dorė nga planet vetjake. Plani i dėshiruar nė qiell, njeriu nė tokė, ky ėshtė ndryshimi qė sjell heshtjen, atė qė tė detyron me ēdo kusht tė shmangėsh nga e bukura dhe e mira e pėrgjithshme.

Njeriu i pajisur me sens shpirtėror, kur humb prirjen ndaj tė mirės mund tė ndodhė tė zhytet drejt mureve tė tij, duke humbur ēdo guxim sapere aude ndaj natyrės sė tij sociale. Kjo heshtje e detyron tė goditet nė drithėrimat e tij shpirtėrore duke miopur forcėn intuitive apo dashurinė shpirtėrore, pasi vetėm kėshtu ambiciet pėr jetė fatlume bien nė humbėtirė pa asnjė ndritje tė vullnetit pėr jetė. Dhe heshtja mbulon fjalėt, por jo dhe drithėrimėn shpirtėrore. Ka tė bėjė me njė zhgėnjim totalisht tė forcuar, qė rrėnon muret e kėsaj ekzistence tė brishtė duke e kthyer njeriun nė mpirje tė zakonshme. Nė marrėzi tė kėtij nėnqielli tė bezdisshėm ku ēdo molekulė e oksigjenit duket sikur po i rrėmben trofetė e sensit pėr njohje. Dhe heshtja mbulon fjalėn, dashurinė, ekzistencėn, zotin, por jo dhe drithėrimėn e shpirtit drejt tė kuptuarit, pra njohjes. Kjo udhė pra, kur heshtja hesht paraqet nxitimin e rėnies sė lirė nga qiejt e largėt qė lėshon copėza ciflash tė vobekta poshtė tokės sė ftohtė. Ėshtė e ndryshueshme nė vartėsi tė referimit tė zotit qė pėrkon me forcat e tij hyjnore drejt njeriut pėr ta nxitur dhe mė tej revoltės shpėrthyese...

 

 

Kur heshtja hesht ne totalisht pushojmė sė qeni me vetveten nė vartėsi me qenien e domosdoshme, sepse nė kėtė ekzistencė duket se nuk pėrkon me vullnetin e lirė dhe dėshirėn tonė pėr t'iu pėrkushtuar ambicieve dhe interesit pėr tė arritur deri te e vėrteta. Ndofta ekziston njė faktor i jashtėm krejt i padukshėm qė na ndikon nė vullnetin pėr njohje. Edhe pse heshtja e tillė na ndikon si dukuri e jashtme e pavullnetshme e jona, njė vetmi dritash sipėr qiellit tek po kėrkojmė me zili t'i shquajmė tė metat e njė syri dashakeq pėr tė mos na ndikuar mė. Kjo heshtje na errėson qiejt pėr tė mos vazhduar mė tej. Mė kot, mbetet vetėm njė tendencė e zakonshme ku qėllimi i arsyeshėm pėrfundon nė hon. Kur heshtja hesht duket sikur na godet drithėrimėn, por veēse nuk na gjunjėzon bindjet tėrėsisht. Me ēdo kusht tė heqėsh dorė nga gjithēka qė ti po ndėrton me guximin e pasionit pėr tė ditur apo pėr tė pėrfituar, njė heshtje tė zė, si ndikim i jashtėm pėr t'u dorėzuar, e qė s'mund tė rikthehesh fill pas nė realitetin e duhur. Shtrėngon gjithė sistemin inteligjent, dhe e kthen pėrmbys duke mos pasur brenda asnjė monedhė tė ndritshme pėr tė reflektuar njė maske tjetėr ndriēuese. Kur heshtja hesht ndryshimi ndodhet midis revoltės dhe maturisė pėr ta kthyer bindjen intelektuale si forcė reale.

Edhe trupi fizik i yni nėse do tė ndeshej me heshtjen do t'ia ngurtėsonte jetėn me ēdo kusht, por veēse njė drithėrimė shpirtėrore kapėrcen mė tė fshehtat shkallė tė mendimit mbi heshtjen qė pezullon vetėdijen tonė tė kthyer nė formė fizike. Edhe shpejtėsia e kėsaj revoltė sado e shpejtė tė ishte nuk do tė arrinte tė gjunjėzonte njė shpirt drithėrues, qė paqen dhe dashurinė pėr njohjen i ka parė pėrtej tė pamundurės sė mundur. Ligjet fizike tė natyrės sado teka hėnore tė kenė, realisht nuk do tė kenė aftėsi pėr tė ndryshuar drithėrimėn shpirtėrore nė nxitje drejt revoltės, sepse kjo drithėrimė shpirtėrore ėshtė forcė hyjnore qė tejkalon ēdo kohe e hapėsire. Kjo do tė thotė qė heshtja ka njė pikė ku mund tė ndalojė tė keqen e saj, ndėrsa drithėrima shpirtėrore nuk ka asnjė pikė dhe se zgjerohet pafundėsisht nė mėnyrė konstante sipas virtytit dhe ndėrgjegjes. Edhe zoti qė do tė nxiste heshtjen, si sprovė ndaj njeriut nuk do tė arrinte ta kthente pėrmbys edhe drithėrimėn shpirtėrore. Prandaj, heshtja mund tė ketė njė fund tė hidhur pėrsa i takon rrugėtimit, ndėrsa drithėrima shpirtėrore tė jep ēdo guxim pėr triumf tė sė vėrtetės.

 

            Nga libri "Etikė dhe politikė"